Shansi për “JO-në” e parë!

31 Janar 2015, 20:42Editorial TEMA
Shansi për “JO-në” e parë!

 Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha është prej më shumë se një jave nën presionin e Familjes Berisha, për të qenë ai kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Për ta zyrtarizuar këtë qëndrim, Berisha e artikuloi vendimin e Familjes përmes dhëndrit biologjik, që tashmë e ka angazhuar dhe politikisht në PD, i cili pa asnjë hezitim tha se Lulzim Basha do të jetë kandidati për kryetar Bashkie.

Lajmi do të ishte normal sikur shkuarja e Bashës në krye të Bashkisë dhe më pas në krye të partisë, të mos kishte një histori atipike, që nuk lidhet me aftësitë e tij, por me vendimet e Berishës. Ai u bë kryetar Bashkie pas një procesi, për të cilin ka dëshmi ligjore dhe politike që ishte jo vetëm i manipuluar, por që në fund u detyruan të ndryshojnë dhe rezultatin e ngushtë të fitores së Ramës në mandate për Bashën, duke diskretituar gjithë procesin dhe zgjedhjen e tij. Pra, Berisha më shumë ishte i interesuar të ishte ai heroi i zgjedhjes së Bashës me dhunë në krye të Bashkisë, se sa ishte vet Basha i interesuar të merrte atë mandat në atë mënyrë aq poshtëruese.

E njëjta situatë u përsërit edhe në zgjedhjet formale brenda PD-së. Rivali serioz i Bashës, Sokol Olldashi, filloi një fushatë personale të ashpër brenda partisë dhe javën e fundit të zgjedhjeve, Basha u detyrua të shkojë në zyrën e Berishës dhe t’i kërkojë të largohej nga gara, pasi Olldashi po e rrezikonte me dhunë në gjithë degët.

Kjo mjaftoi, që Berisha t’i thoshte “Boll” djalit qaraman dhe ta urdhëronte të vazhdonte garën dhe të hynte vet në fushatë, duke marrë çdo kryetar dege në telefon dhe duke kërcënuar hapur mbështetësit e Olldashit. Si për ta bërë fare vulgare prishjen e lojës, dhe fletët e votimit u bënë me numër rendor, për t’u lexuar sot e 100 vjet se kush ka votuar, për kë.

Basha e pranoi edhe këtë emërim të përlyer pa garë dhe pa dinjitet në krye të partisë.

Tani është hera e tretë që Berisha po e dikton publikisht se çfarë duhet të bëjë. Po i kërkon të bëhet sërish kandidat për kryetar Bashkie, ndërkohë që ai është në pozitën që ishte Edi Rama më 2011-ën, pra duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër, edhe kandidat për kryetar Bashkie.

Ata që i thonë mos rikandido brenda Partisë Demokratike dhe afër Bashës, i mbështesin argumentat tek fakti që rikandidmi rrëzon fushatën elektorale të Bashës më 2011-ën, sidomos idenë që kryetar i Bashkisë nuk ka kohë të merret me qytetin etj…

Në fakt, Basha nuk fitoi nga fushata, por nga manipulimi dhe aleanca e gjerë PD-LSI në kryeqytet. Nëse i duhet të kandidojë për të fituar, i duhen sërish këta dy faktorë, të cilët nuk i ka. Nuk ka më as KQZ-në dhe as LSI-në në krah të tij dhe rikandidmi është një humbje e sigurtë për të.

Për të qenë korrekt me traditën politike, Lulzim Basha duhet të rikandidojë. Çdo kryetar Bashkie duhet të largohet nga detyra prej votave dhe jo prej skemave taktike të politikës. Në këtë pikë Familja është korrekte, sikur ta kishte çështjen parimore. Në të vërtetë ata nuk e kanë tek parimi, se sa e kanë tek fakti që Basha duhet të përballet me humbjen, që i jep fund një mini-pavarësie financiare që ka krijuar me pazaret e lejeve në Tiranë dhe të jetë thjeshtë një i bindur i tyre.

Në këtë pike, ata që këshillojnë moskandidimin janë miqtë e vërtetë të Bashës, që e dinë se çfarë e gjen. Por, e vërteta është se nuk është më në lojë mandati i Bashës për kryetar Bashkie, por fuqia e tij për t’i thënë “Po” ose “Jo” Berishës. Në këtë pikë duhet parë dhe vendimi për rikandidimin ose jo të tij.

Moskandidimi nuk vlen për të shpëtuar Bashën nga humbja, por vetëm si një shenjë që ai mund t’i thotë “Jo” Berishës dhe urdhërit të tij për të rikandiuar. Është shansi për “Jo-në” e parë të tij kundër Berishës, e cila mund të maskojë dhe “Jo-në” e qytetarëve kundër tij. E ndershme do të ishte të kandidonte, por lajm nuk përbën mandati i tij, por fuqia për t’i thënë “Jo” Berishës. Ajo do ta linte Bashën pa zyrë në Bashki, por do t’i jepte më shumë fuqi zyrës së tij në SHQUP.

41 komente në “Shansi për “JO-në” e parë!”

  1. Aron says:

    Nuk merret vesh se per cfare jeni i interesuar ju zoti Baze, per zhvillimin social te kryeqytetit, apo per lojrat zbavitese politike te Berishes, kur thoni se,”…E ndershme do ish te kandidonte, por lajm nuk perben mandati i tij, por fuqia per ti thene ‘Jo’ Berishes.” Sinqerisht, ky qendrim te habit.Sidoqofte, jeni i justifikuar ne kete qendrim aspak te pergjegjshem qe shfaqni, pasi tek e fundit gazetar jeni dhe per ju interes ka vetem ajo qe perben lajm dhe jo jeta e nje komuniteti afer 1 million banore.

    1. d.gorezi says:

      Merua thote qe Tiranes I duhet nje Burre ose dikushi ,dhe Basha qe te behet dikushi ,se seshte ,duhet te kete po -ne ose jo-ne e tij dhe jo gogesimen e Sali hijenes.Merua me ne qe e ndjekim perdite ka nj djalog te kuptushem por ti si duket e lexon rralle.

      1. bashkia says:

        o baze djali !!!!!!!!!

        teorikisht dhe logjikisht mund te jete si

        thua ti, por haron qe berisha po nuk te trodhi

        nuk te ferkon, keshtu eshte edhe luli i tredhur.

    2. brace says:

      ato qe thote Merua jane teper te qarta.Loja e Berishes eshte sa e dukshme aq edhe e ndyre.Merua z.Aron nuk merret me ate se si e shohin “zhvillimin social”lexuesit,por paralajmeron me nje pene te forte dhe shume koncize se e ardhmja e nje majmunuci si ai B…qe nuk ka mender bythe dhe nuk ka as ere e as shije e qe varet nga B…tjeter qe vjen ere e keqe…

    3. dik says:

      Kur ti MERO nuk do jesh hiene, kur ti do te fillosh te shkruash per poshtersite qe i behen ketij populli nga “miqte e tu” ne qeverisje, kur do te kujtohesh te krtikosh zullumet. Mesa kuptoj pas publikimit qe i eshte bere besoj nga ana juaj e tenderit te mjekesise per analizat e popullit ne kete gazete apo dita qe te gjithe e dine se eshte tauaj. Pra ju publikuat nje tender te keq kur mendojme ne se ju jame prekur interesat pra nuk ka fituar miku juaj ne mos keni qene te perfshire edhe ju/ Pra ju i prishni pamjen me artikujt vtuaj sa here qe dikush ne qeveri nuk ju ploteson tekat? Mos ndoshta ketun e ka zanafillen edhe urejta juaj ndaj doktorit? Sepse vetem per lek mundet te behesh armik me dike sot si ne rastin e tenderit te ministrise se shendetit.

  2. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Ja kete teme e qane merua te tema.
    Sa per enverin, enverizmin, politiken, rri menjane.
    Sjane pune per ty. Eshte barre e rende. Te kam thene do te urreje popullu sic urren robert prapan, koqe devolen, sali berishe. Fevzi bythziun, lubonjen e te tjere.
    Enverizmi eshte teori idealiste si krishterimi, myslymanizmi e budizmi.
    Vesi dhe ideologjia vdesin me shpurtin.

    1. .,.,.,., says:

      Enveri moj ruke debile eshte babai yt. Vetem Enver vrasesi s’ka lidheje me ideologjine, sepse ai ka qene thjesht trafikant duhani dhe i nipi sot esht ene burg si trafikant droge. Ti thuash kriminelit ideologji kete e bene vetem Rukja..ha ha hahaaaaahhh

    2. albcan says:

      Ti kujton se ata qe uren ti, i uren gjithe populli o debil.

    3. titi says:

      me te vertete qe qenke mendje PYKE,sepse enverizmi ka vdeke me kohe,ose ose ata enveristet e djeshem u bene berishiste,dhe berishizmi eshte me i rrezikshem se cdo gje sepse enveristet pedhit u bene aq te pasur sa vrasin dhe blejne kedo dhe cfaredo.
      enveristet ne vitet 90 kishin vetem ideollogjin dhe ca buste qe donin ti rivendosnin me anen e komunisteve si NISHANI,BODE edhe shume e shume te tjere qe jane bandat e pedhit.
      n.q.s enverizmi u zhduk gradualisht duke u konsumuar vetvetiu(sepse nje pjese u bene antar te pedhit dhe ca ngelen tek PS) dhe te dyja palet u bene aq te pasur sa nuk duan tja dine me per enverin.
      Berishizmi eshte me i rrezikshem se islamizmi apo alkaeda,ata jane gati te hedhin ne ere qe nga shtyllat e tensionit dhe deri makina vetem e vetem te shkaktojne panik dhe te vijne ne pushtet,se u kane ngel edhe ca toka pa pushtuar dhe ca gjera pa shkatrruar.

    4. karl zais jena says:

      ti moj ruke !!! nuk dua ti dal avokat Meros,por qe e barazon me emrat qe ke rreshtuar aty lart,nuk eshte e drejte.merua e “qan” zanatin.kjo pune nk eshte qe te jesh simpatik me popullin(turme)por te ndihmosh sa te mundesh ne korrigjimet e shoqerise….SA PER ENVERIZMIN QE PASKE NOSTELGJI ZOTROTE…NUK ISHTE GJE TJETER VEC NJE “SETE SATANIKE”ME NE KRYE NJE TE SEMURE PSIQIK DHE NDJEKES TURMA TE MARRA PENG.PASOJAT E SE CILES PREKEN ME DORE EDHE SOT NE PSIKEN E SHQIPTAREVE.

      1. SHQIPTAR says:

        Te lumte Carl Zais! Ke dhene nje argument specifik, por qe tingellon me gjere per fenomenin e shmangjes se realitetit me profanizem. Respekte!

  3. liri a vdekje says:

    basha bythpambuku nuk mendoj se e njef fjalen jo

  4. Teta says:

    Berisha e do Bashen te tredhur , prandaj kerkon kandidimin e tij.Ai eshte i sigurte per humbjen dhe kete do tja mbaje gjate si cekan mbi koke kur Basha te kthehet ne zyrat e SHQUP-it.Pastaj fillon historia e humbjes dhe gjoja kerkesa e llogarise per humbjen.Ateher do te shofim se si do te rezistoje Basha perpara “familjes”

  5. Upupupu says:

    Po cthua o Mero, si nuk e ka KQZ?
    Edi Rama, me papergjegjsi e la 4 me 3 perPD.

  6. Bulqiza says:

    Bashes i ka zene rrota bishtin, ai me zor pret konsumimin e t’ia mbathe nga syte kembet.

  7. albani says:

    Nuk ka si ti ktheje by.salës ky këlysh se do i nxjerrë gjithe te palarat.Por edhe ky këlysh ka për tia nxjerrë tërë të palarat sali-qenit
    Hajde gallatë kemi për të parë.Dihej ky fund i plerave.
    Qesh kush qesh i fundit

  8. NJE MILION QELBESIRA says:

    MERO DIHET SE E KENI FRIGE BASHEN SEPSE AI PO TE KANDIDOJ ESHTE E SIGURTE SE DO FITOJ POPULLI ESHTE I ZHGENJYER ME GENJESHTRAT E PREMTUARA TE PS

  9. Thupra says:

    Vese dhe ideollogji kane komunistet,nuk ju ikin deri sa tju dali shpirti qelbesirave.
    Besimi fetar nuk merret me plerat e Enver Hoxhes o kulish Enverist

    1. ivani i madh says:

      o te dhjefja mun ne besimin tend o idiot. Ti besoj do te jesh ndonje dembel i veshur me frak ose me callme e xhybe a ndonje zagar qe ndjek fene si shume injorante te tjere qe per nje koske shkoni pas velladonve e xhybeve te fetarve dhe lihni gjithe diten kunder te mires dhe shkencores .

  10. Eshte pak a shume nen presion siç eshte Edi Rama perball Ilir Metes.

  11. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Nastrudin.
    Qa stilesh I bente naltmadhnia te motres se sna I ke treguar?

  12. Pa emer says:

    Mero shpreh cafre do se e zoteron ate.JU qe replikoni keni internet ne shtepi.Keni bythe hapni websidin o gazeten tuaj.pa mendere dhe inlektual.MBRAOJ KY STILL JETE.

  13. petrit zela says:

    Me presionin qe familja Berisha po I ben Zotit Basha,per rikandidim si
    kryetar bashkije,per mua eshte nje thike me dy presa. Se duke njohur me
    se miri psikologjine e oborrit te familjes Berisha,ata kerkojn ta kthejn Z Basha ne Skllavin e tyre.Se ata jane te bindur,dhe pjesa derrmuese e shqiptareve,se kurr nuk do te mundet te fitoi zgjedhjet si
    kryetar bashkije.Duhet ta kuptoni me se miri,se me humbjen e zgjedhjeve,kerbac’i psikologjik I kundershtareve te tij politik,me ne
    krye Berishen,do te fshikulloi pa meshire ndaj Z Basha..Jam me se I sigurt,se ne menyre sistematike keta duan pa shum zhurme,dhe me deshiren e tij ta nxjerrin jasht lojes se politikes,se me Bashen kryetar te PD-es nuk mundet te krijojn Dinastin Familjare?????

  14. shitsi i bulmetit says:

    Me qi nanen e Sales e kam thene edhe me pare.
    Saliu do te largoj Bashen nga skena politike.
    E vetmja menyre eshte qe ta detyroj te kandidoj perseri duke e ditur qe e ka humbjen te sigurte.
    Sala ka menduar qe dhenderri qeros te behet kryetar i ri i PD.
    Me nje levizje Sala vret dy zogj.
    Keshtu siguron trashegimine familjare ne PD.
    Kohet e fundit, duke e ditur qe po e ben shurren ne pelena, ai e di qe nuk e ka te gjate prandaj po i ben sherbimin e fundit Shkerdhenit dhe hund-krrabes.

  15. aron says:

    Ju falenderoj per sqarimin. Nje sqarim vertete me shume vlere!!!….

  16. shoku " Shpati " says:

    Mero , Basha nuk fitoi vetem nga aleanca e Pd me Lsi . Pati edhe faktore te tjere . Nqs indirekt do ti rritesh kuotat Lsi eshte gje tjeter . Jeta ka treguar ne Shqiperi qe deshtaket kane ngjit shkallet e karrieres prandaj nuk keni pse e frenoni hecjen perpara te Bashes .

  17. Az.GJ.SE says:

    Mero,tani veq je shenderrua ne krunde analist!!

  18. tarrasi says:

    kot skandidon baze kapas mbeshtetjen e pedes kur kandidoj pere deputet dhe tash ka mbeshtetjen erilindjes qe esht ne pushtet pra esht iqir edhe para edhe mbrapa dhe tenashpetoj tiranen nga ekeqja megjith se meroja esht ikapur nga hakmarrja per drejtsi dhe smundet taluaj sumen nga djemet haredin shytit

  19. Treviso says:

    Nuk i heq dhe nuk i shtoj asnje presje mendimit te zotit Teta. Kete kanditim e pelqej dhe une, por jo duke menduar favoret e kryekriminelit, por duke pare se krimineli Basha eshte bere shume i padurushem ne politike. Duke menduar se kryekrimineli nuk e ka te gjate i shkurtohet jetegjatesia ne politike edhe pinjolit te tije. Persa i perket marrjes se frenave nga familja e kryekriminelit nuk eshte per tu preukupuar shume, se jane te paafte ne politike. Loja e kryekriminelit do te perfundoje shume shpejt dhe partia do marri drejtime te tjera, si ne shperberje apo riformim te ri.

  20. Lammadhi says:

    1.Sidoqe te zhvillohen ngjarjet, cilido qofte kandidati i PD per bashkine e Tiranes, sado masa shternguese te marre Qeveria Rama (ndertimet pa leje, energjia etj),Koalicioni qeveritar do t’i fitoje keto zgjedhje dhe jo vetem ne Tirane.Ne zgjedhjet e fundit parlamentare PS+LSI kishin rreth 40 mije vota ne qytetin e Tiranes. Si do te kompensohen ato?
    2. Une nuk mendoj se harta e re administrativo-territoriale favorizon mazhorancen, perkundrazi: ajo qartazi favorizon PD dhe opoziten. Kjo sepse PD eshte realisht nje parti fshatare. Ka humbur qytetet dhe ka fituar disa fshatra. Fjala vjen,qytetet e Rreshenit, Rubikut dhe Burrelit i ka fituar PS, ndersa fshatrat pothuajse te gjitha PD-ja. Po te mblidhen votat ne rang nenprefekture, fitimtare del PD. Po keshtu fshatrat e Korceds, Durresit e Elbasanit.Pra ankesa e PD= demagogji.

  21. martin. says:

    Ne baze te shkrimeve te Meros ne kete gazete normalisht PROKURORIA SHQIPTARE(nqs do egzistonte nje e tille)duhet te merren te pandehur ose Mero Baze per shpifjet e tij ose Lule Basha per krimet e tij.

    Sipas Foreign Policy keto dite jepet nje akuze e argumentuar per grabitjen e gjysem miliardi dollare ne rrugen e kombit qe eshte e thne hapur me poshte:

    Foreign Policy thote:
    Ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama në kohën e ngritjes së padisë, ajo llogariti se dëmi ndaj shtetit ishte 337 milionë dollarë.

    Ishte hera e parë që bëhej padi për korrupsion ndaj një ministri në detyrë në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Cështja u mbyll në prill 2009 mbi baza proceduriale. Rruga përfundoi në 2010, pikërisht kur nisi puna në Kosovë. Berisha, i cili nuk është më në detyrë, tha në një intervistë se prokuroria ishte “tërësisht e motivuar politikisht”.

    Në mars të 2014, FMN miratoi një kërkesë për hua prej 457 milionë dollarësh nga Shqipëria, pjeserisht për të paguar borxhet e shkaktuar nga projekti i Bechtelit. Raporti i borxhit publik ndaj GDP është rritur nga 56% në vitin 2006, kur u ndërtua rruga, në 71% në 2013. Sipas deklaratës financiare të lëshuar nga Bechtel tek autoritetet tatimore shqiptare, fitimi i kompanisë ishte afro 32% – ose 400 milionë dollarë – pothuajse aq sa huaja e FMN-së.

    Pra sa me siper;
    i pandehuri Lule Basha nuk duhet te ri kandidoje per bashkine e Tiranes
    por per ridenimin e tij per gjysem miliardi ne rrugen e kombit bashke dhe me ambasadoren Rais qe shkonte per nate te shtepia e te pandehurit Basha dhe vizitat e kesaj ambasadoreje jane te pershkruara me imtesi te gazeta Tema.

    i kujtojme lexuesit qe Fatos Nano ne 1993 u burgos si terroriste nga banditi berishe me elzbiberat,rajersonet,blerim selatpas bythe per kavanoza recelash te ndihmave italiavne kurse YLLI NE NGJITJE I ARVIZUSE jo vetem qe vrau ne 21 janar dhe shiti detin grekeve..por ju dha portofoli i bashkise tiranes dhe i kryetarit PD.

    perse mero baze,edi rama dhe ambasadoret rais,arvizu (ndoshta dhe lu)
    po i ngrene monumentin enver hoxhes ? se e kane katandisur shqiperine me poshte se nje koloni te afrikes ?? kujtoni majorin fukara te natos qe qe dha jeten ne spanje per mbijetes ///cfare duhet te ndodhe akoma ne shqiperi kur krimineli basha po tall lesht me ate popull bashke me gazetare si mero baze qe ka devijuar nga kauza e 21 janarit dhe 23 qershorit ?

  22. Mallakastrioti says:

    @@@ Shkurt Lulezim Basha nuk do me qe te merret me “PLAKARUQIN” Berisha..
    edhe nga Politika Shqipetare ai eshte Merzitur..
    LULEZIM BASHA MBUSHI XHEPAT ME MILJONAT E SHQIPETAREVE,dhe kerkon tja MBATHI NE HOLLANDE TE GRUAJA E TIJE….vec nje gje ka frike nga Berisha..

  23. Kujdesi says:

    Ky artikull shpjegon mire psikologjine primitive te lidhjeve te dhunes dhe interesave ne krye te PD dhe qe, natyrisht, nuk ka fare lidhje me demokracine dhe rendin ligjor qe duam si popull te vendoset ne Shqiperi! Kjo eshte fusha e lojes se Meros qe ai e njeh shume mire personalisht….Perss i perket historise se re te fqinjeve tane jugore (apo veriore) dhe marredheniet mes tyre dhe Shqiperise (para dhe pas luftes se II boterore) duhen studime te thella dhe me pas te nxirren konkluzione te pjekura nga institucione dhe studjues profesioniste! Prandaj eshte mire qe Z.Baze te rrije larg ketyre temave te veshtira per t’u trajtuar….Po ashtu inisiativa te ngjashme te veshtira jane marre dhe nga gazetare te tjere si Blendi Fevziu per te shkruar mbi figura mjaft komplekse si Ahmet Zogu apo Enver Hoxha…

  24. nrj says:

    Mjero Bazua,dhe lukunia e qenve qe i shkon pas per kotheren qe ju hedh, per te shkarravitur ne favor te kesaj mantenute, qe financohet me parate e vjedhura qytetareve dhe te kondrabendes se droges, nga aleanca e qelbesirave do te pushoje vetem kur ti shterrohen te ardhurat nga kondrabanda e droges.. Por or koke shinik nuk mbahet pushteti me pushta te qenalehes si ti e zorzopet qe te leshohen pas .. E DI O QELBESIRE SE NUK E PUBLIKON? POR NUK ME RRUHET FARE NGA NEVOJTORE SI TI !!!

  25. cimi says:

    BASHA eshte shume i sigurte qe nuke i fiton zgjedhje sepse ai i vodhi te parat ne 2011 do ishte shume qesharake te rikandidonte prape do ishte nje traum per te e nuke do ta mari veten me

  26. Albi says:

    O Mero, po permbytet Jugu, ti e ke mendjen te lojrat e Bashes me Berishen.

  27. emigranti says:

    Basha humbet,dhe pas kesaj nuk mund te kandidoj per kryeminister.Atehere c’ndodh?! Ridel ne skene Plaku Mere.Te mos ju duket cudi.NePD nuk mund te mendohet nje tjeter kandidat per kryeminister,ndryshe rrjedhja e votave ose abstenimi ,ne veri dhe tek “tokat e xanme” do shtohen

  28. Astrit S says:

    Z. Baze, Nje nder lirite themelore ne nje demokraci funksionale patjeter qe eshte media. Por ajo nuk munde te jete vektoriale se behet edhe varri i saj. E mjera Shqiptari e plagosur nga ky product i bandes politike dhe varferise mediatike.
    abs.

  29. Daniel says:

    Zgjedhja e Lilith si kryer at I pd eshte ne menyren me demokratike nuk duhet ta nxim ate

  30. Alphade says:

    Karnavalet e Rio de zhanieros ! O tempora, o mores !!! Quo Vadis ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje