Teprimi me paragjykimet mjekë–qeveri

5 Shkurt 2015, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Një grup mjekësh protestuan sot ndaj dy çështjeve të ndjeshme për profesionin e tyre, por që gjithashtu kanë impakt dhe tek qytetarët që marrin shërbimet e tyre. Është fjala për testimin e diskutueshëm të tyre dhe për debatin e hapur lidhur me bakshishet, që qytetarët detyrohen të paguajnë ndaj mjekëve.

Në të dy rastet mjekët kanë probleme me masat e qeverisë. Sa i përket testimit të tyre, problemi nuk është i pakorrigjueshëm. Qeveria duhet të jetë e qartë në këtë proces dhe duhet të hartojë një kuadër ligjor afatgjatë, ku të sanksionohet se cila është rruga e kualifikimit dhe testimit të mjekëve pas diplomimit. Aktualisht Shqipëria e ka një sistem të asaj që quhet kualifikim i vazhdueshëm, ku mjekët trajnohen përmes seminareve, konferencave ndërkombëtare apo kongreseve profesionale, organizuar për fusha të caktuara nga spitalet tona apo organizmat botërore të mjekësisë. Nuk është se këtu nuk ka abuzim. Fjala vjen, po ta organizojë konferencën Tritani, mund të marrësh 24 kredite dhe po të shkosh në Vjenë me lekët e tua në një kongres botëror ku referojnë baballarët e mjekësisë, merr 14 kredite. Është e qartë se edhe ky është një sistem i kapur, por është një sistem.

Nëse qeveria do të sanksionojë testimin e mjekëve si proces afatgjatë, ajo duhet të bëjë së pari ndryshimet ligjore. Të shfuqizojë këto që janë në fuqi dhe të miratojë të reja, më të mira e më të avancuara apo më të këqija, por gjithsesi do të miratojë rregullat sipas të cilave do të luhet loja. Dhe këto ndryshime ligjore duhet të kenë në thelb atë që qeveria të mos përzihet me testimin e tyre, por të ketë institucione vetërregulluese të fushës që të merren me këtë testim, i cili të garantojë karrierën profesionale të mjekut.

Ashtu siç ndodh në të gjitha vendet e civilizuara, ku për problemet profesionale të mjekëve gjykojnë profesionistët, jo zyrtarët e shëndetësisë. Nuk mund të ketë miksim të procedurës, ku përfshihet edhe përmirësimi i vazhduar i dijeve, dhe një procedurë testimi ku duket se roli i qeverisë dhe sidomos i Ministrisë, është më i madh sesa i takon. Mjeku është një profesion i vetërregulluar dhe duhet garantuar një sistem afatgjatë, që nuk e përzien qeverinë direkt në këtë çështje, veçse si monitoruese të procesit, pasi rreziku i paragjykimit, pastaj edhe i politizimit, është në derë dhe procesi hidhet në erë që pa nisur ende.

Mbi të gjitha, nëse ky nuk kthehet në një sistem të garantuar ligjor dhe i pavarur prej humorit te ministrit të radhës, nuk shoh as ndonjë shans që burokratët e Ministrisë të mund të diktojnë rregulla në një treg ujqërish, ku ka mjekë të shkëlqyer, gjysmë të shkëlqyer dhe aspak të shkëlqyer, siç ka matrapazë të shkëlqyer, gjysmë të shkëlqyer dhe aspak të shkëlqyer.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sistemin e korrupsionit në mjekësi. Qeveria ka detyrë ta prekë këtë kancer të sistemit, por para kësaj, ajo duhet të jetë vetë transparente për çdo prokurim në sistemin publik, për çdo sistem meritash që përdor për emërime dhe për çdo partneritet me tregun e sistemit farmaceutik.

Rasti i infermieres që mori 200 lekë dhe u bë shembull, është në thelb populist. Marrja e ryshfeteve dhe bakshisheve nga mjekët është një realitet qe askush nuk e mohon, madje as vetë mjekët. Por, duhet të dimë që të ndajmë qartë ryshfetin nga bakshishi. Atë që detyron të japë para, sepse i kushtëzon shërbimin, me dhënien e parave (që është po ashtu një ryshfet i pastër që duhet dënuar sigurisht), prej asaj që pacienti jep me dëshirë kur ka dalë prej spitalit.

Sepse, në fund rrezikojnë që mos të arrijnë asgjë, veç sofistikimit të marrjes dhe dhënies së bakshishit. Ne nuk jemi danezë apo suedezë në fund të fundit. Këtë mentalitet kemi mes nesh edhe për raste që s’kanë të bëjnë me shëndetin fare, dhe kulturën orientale të bakshsishit nuk e rrëzon dot me një të rënë të kalemit. Mentaliteti është një mur më i fortë se kokat e atyre që përpiqen ta thyejnë, dhe kjo s’bëhet për një ditë.

Mjekët kanë të drejtën e tyre të mbrohen për të mos u paragjykuar si hajdutë, dhe nuk mund të lihen në mëshirë të çdo denoncimi. Por, kjo s’do të thotë se duhen shmangur denoncimet.

Problemi i qeverisë, është që të mos bëjë shou me raste të tilla, por të verifikojë dhe pastaj të operojë me çdo rast individualisht. Në fund të fundit, duhet të krijojmë një klimë miqësore mes mjekut dhe pacientit, dhe jo një klimë lufte, ku mjeku ta shikojë pacientin si denoncues të mundshëm dhe pacienti ta shikojë mjekun si grabitës. Nëse krijojmë këtë klimë, atëherë mjeku nuk ka nevojë t’i marrë lekë për ta shëruar, pasi mund ta lërë të vdesë pa e mjekuar.

Korrupsioni në mjekësi është një fenomen që ndeshet në sistemin publik, aty ku mjekët e rëndësishëm kanë privatizuar sistemin, aty ku mjekët e rinj nuk gjejnë hapësirë për profesionin, aty ku farmacitë diktojnë fatin e pacientëve, aty ku duhet ta blesh shërbimin më shtrenjtë se tek privati, nëse nuk njeh njeri.

Ky është një realitet që nuk na e demanton dot askush dhe mund t’ia provosh përditë qeverisë dhe mjekëve.

Për këtë arsye duhet shmangur tensioni mes mjekëve dhe qeverisë, ku njëri bën sikur është vetëm në anën e Hipokaratit dhe tjetri sikur është vetëm në anën e popullit.

Mjeku dhe qeveria kanë detyrë t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo të bëjnë betejë politike me njëri-tjetrin në emër të qytetarëve. Qeveria e tepron me populizmin në masa flagrante pa hetim pas çdo denoncimi, pasi kështu mund të bien shumë njerëz pre e ligësive njerëzore, por edhe mjekët nuk duhet të marrin pamjen e viktimës, se nuk iu shkon. Është një histori ku ëngjëjt nga djajtë nuk ndahen dot në rrugë dhe me populizëm, por në pavion me shërbim ndaj qytetarit dhe në parlament me ligje.

Kjo është dhe thembra e Akilit, që kërkon një reformim rrënjësor të sistemit të shëndetësisë në Shqipëri, ku shërbimi publik është privatizuar realisht nga ata që kanë kontrollin mbi të, ndërsa shërbimi privat është kthyer në klient të qeverisë.

40 komente në “Teprimi me paragjykimet mjekë–qeveri”

  1. andromeda says:

    Jo more zotni Mero, pa u bërë një reformë e dhimbëshme fillestare me këta palo mjekët tanë që sajojnë gjithfarsoj sëmundjesh vetëm e vetëm që të fitojnë para dhe kur të fusin në dorë jo vetëm që s’të shërojnë por të shtojnë dhe disa diagnoza të tjera që të bëjnë të vrasësh veten. Ndaj jam dakord plotësisht që mjekët duhet ti nënshtrohen një testimi të rreptë.

    1. feniks says:

      Ja si mbron Mero Baze KRIMIN E BLUZAVE TE BARDHA:

      -Ne se krijojme kete klime,atehere …….mjeku nuk ka nevoje t’i marre leket per ta sheruar,pasi mund ta lere….. te vdese pa e mjekuar!
      Pikerisht kete kane bere mjeket deri tani,o Mero,qe po nuk u dhe TUFAT ME LEKE te lene te vdesesh!!!
      Pra edhe ti pajtohesh me mjeket,qe qeveria nuk duhet t’i …MERZISE ata,se te bejne gjemen!!!
      Jo,Mero!
      Mjeku duhet te jete jo vetem nen kontrollin e pacienteve, familjareve te tyre dhe te eproreve ,por ne cdo hap te tij te NDJEJE EREN E PRANGAVE NE RAST SE BEN KRIM!!!

      1. Skypion says:

        Mediat e qeverise,analistet dhe gazetaret e saj,ndjekin nje taktike te posacme ne sherbimet e tyre ndaj pushtetit,jo edhe aq te njohur keto dy dekada e gjysem demokraci,por shume familjare ne kohen e regjimit komunist.
        Behet fjale per nje pehlivanllek mediatik ku synohet te jepet pershtypja e kritikes ndaj te metave te qeverise dhe pushtetit ne ushtrimin e detyres porqe,ne fakt,nuk eshte gje tjeter ,vecse nje mbeshtetje dinake ndaj tyre.
        Ky pehlivanllek mediatik e ka origjinen ne kohen e regjimit komunist kur,me orientim nga lart,udhezohej shtypi qe te kritikonte kuadrot per rryshfetin,burokracine,hateret etj.Ata kishin te drejte te kritikonin te gjithe,pervec udheheqesit te madh,partise dhe regjimit.Shtypi i kohes e bente me zell nje gje te tille.Keshtu,ne popull jepej ideja se partia po i lufton te metat ne administrate;qe shtypi ishte i lire te bente kritike;qe partia kishte te drejte e regjimi ishte ai i duhuri.
        Atebote,kjo kritike quhej “kritike e shendoshe”.
        Te njejten gje bejne sot mediat e partise socialiste,e qeverise socialiste, e pushtetit socialist.Ato,ka dy vjet,qe po i bejne nje “kritike te shendoshe” pushtetit socialist.Kritikojne gjera shume te ndjeshme per opinionin publik,madje i gjejne edhe pergjegjesit e mbrapeshtive ne qeverisje,por e gjithe kjo,jo vetem qe nuk e cenon qeverine dhe partine ne pushtet,perkundrazi,e ben ate me te virtytshme ne syte e popullit.
        Editoriali i radhes i zotit Baze,ashtu si edhe shume te tjera te tij,eshte shembulli ilustrues per kete.Gjithcka eshte mire me partine,qeverine dhe pushtetin,ato jane ne rregull,jane okej,jane te duhurat … por puna e tyre e lodhshme ka edhe te meta,gabime(natyrshmen,apo jo?!),gjera qe duhen rregulluar e ndrequr,e per kete duhet mobilizim i pergjithshem shoqeror,vetedije shoqerore,solidaritet ,bashkepunim etj…!!!
        Nje taktike e tille eshte shume e lexueshme per te gjithe,por qenia njerezore eshte e cuditshme,ajo e han hallatin e hajdarit perhere,ne menyre konstante.Mashtruesit mediatike te oborrit te pushtetit e dine kete,dhe pa ndonje mundim te madh bejne lojen e tyre.
        Nje taktike e tille,jo se perdoret cdo dite.Cdo dite sulmohet opozita,apo sic e quanin baballaret e tyre “armiku”,i brendshem ose i jashtem.Por,kur kemi mbingopje te medias pushtetore nga ky pushtllek,dhe kur rrezikon te bajatoset edhe per mbeshtetesit e vet trushkulur e trushpelare,atehere vihet ne veprim taktika e “kritikes” ndaj fenomeneve ne qeverisje.
        Korrupsioni ne shendetesi – emerimet klienteliste,favorizimet ne tendera etj – eshte i qarte per te gjithe.Kesisoji,te sulmohet opozita ,mesepaku,do te ishte qesharake.Prandaj,media e pushtetit me gazetaret dhe analistet e saj,i del se keqes perpara,duke bere kete “kritiken e shendoshe”.

    2. ela says:

      Debile, Andromeda!…vertet mendon se e keqja e sistemit jane mjeket?!….Po ku do shkosh ti dhe te tjeret pa mjeket, moj e shkrete! Kur dole nga barku i nenes, mund te ishte edhe 2 e nates.. e kishe nje mjek a mami, qe te terhoqi, qe te pastroi dhe te mbeshtolli…po kur u semure, a kur bere vaksinat, apo kur u shtrove ne spital, patjeter te mjeku je perplasur, jo te hoxha a prifti, as te fallxhori! Po kur te plakesh e semuresh dhe te jesh lene vetem ne shtepi, per qamet..nje mjek, do te vije sigurisht per te pare, per te lehtesuar dhimbjet!!..Pse bie ne kurthin e politikes, ti edhe te tjere, qe pasi te premtuan se do kishe mjeksi falas dhe do haje me luge te argjente, te hedh ne sulm kunder mjekeve, per te hequr mendjen nga hallet e jetes dhe nga megakorrupsioni ne shendetsi, qe po pengon ato reforma qe ti po thua…Mjeket mezi po i presin reformat…dhe reforma nuk quhen cimkat, provokimet, denoncimet, celularet, filmimet…Po ku di ti moj andromede se cfare jane reformat…

      1. majlo says:

        debilja ne kete mes je ti moj Ela,se Andromeda nuk po thote qe te hiqen mjeket,por te behet nje testim i rrepte per mjekun! Te gjithe e dime qe per 23 vjet mjeket i kane blere dipllomat dhe jane nul nga zanati,kane dipllomen e mjekut,por zanatin e lekut!Plotesisht dakort me nje testim te rrepte duke i shkuar ne vrime te gjilperes!

        1. ela says:

          Ja e bere testimin nga lart…nga qeveria (kushedi sa i bukur do jete testimi!) Ja e zeme se dolen nul, ashtu sic thua zotrote..e pastaj?! Do ti heqim ata mjeke qe kane 30 vjet eksperience dhe do i zevendesojme me disa mjeke te tjere, qe jane po nul, por edhe pa eksperience e pa kualifikime…Ku ishim!??, Ku po shkojme!? Duhen reforma, po ju o popull nuk e dini kuptimin e kesaj fjale, reformat per ju jane denigrimi i mjekeve. Edhe dicka tjeter..a e dini rrogen e mjekut ju??!! Mbas 30 vjet pune, roje 24 oreshe (qe po ti mbledhesh vetem rojet mund te llogariten mbi 10 vjet te jetes te kaluara ne spital ne sherbim te njerezimit)Ai merr ne muaj jo me shume se 50000 leke! Tani kuptojeni vete se pse e merr bakshishin mjeku.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Testimi dhe kualifikimi i mjekve,mesuesve etj. eshte nje detyrim profesional,sa shtetror aq dhe individual.
    QEVERIA KA ZHVILLUAR TESTIMET E DREJTORVE,KUSH ESHTE REZULTATI?!
    Kane fituar cuditerisht,vetem partiaket!!!!!!!
    Ne kete pike,ka humbur besimi,per vlersimin e meritokracise,ka fituar militantizmi partiak.
    Vet ministrat e shendetesise dhe arsimit,si dhe kabinetet e tyre,jane te tejbushur me partiak,keta kerkojne testime,sepse kujtojne se dhe te tjeret,jane te paafte si ata!

  3. Populli says:

    Mjeke me bluza te zeza, vetem ne Shqiperi gjen. Kriminele me plot kuptimin e fjales, jane shumica prej tyre. Duhet testim rigoroz nga mjeke te huaj dhe jo nga dallkauket shqiptare qe jane ne gjendje te blejne cdo gje, perfshire edhe diploma e kualifikime fallco.

    1. olta says:

      Bravo shume mire popull qe u jep ide te reja drejtuesve.
      Me qene se mjekesia jone ka fonde per cdo gje, madje i teprojne, le te harxhojne dhe ca miliona te tjere per te marre kompani testimi te huaja (kuptohet me ca perqindje ne xhep per qeveritaret, se nuk dalin tenderat e ilaceve e pajisjeve).

      Po pastaj pasi t’i nxjerrim keta mjeket qe sipas jush jane te gjithe te paafte e do deshtojne ne testim, kush do i zevendesoje. Apo po pret ndonje dyndje mjekesh te huaj per te marre 500 mije lekeshin e rroges ketu.

      Bravo popull, je shume largpames, e zgjidhe gjithe ceshtjen e problemit. Zaten dhe politikeberesit tane nga ti kane dale e ty do te te shfrytezojne.

  4. ilir says:

    Eshte normale qe jo te gjithe mjeket duhet te trajtohen dhe paragjykohen. Une po ju sjell dy shembuj nga Spitali i Librazhdit, i pari mjeku okulist Sami Kulla i cili megjithese ka mbushur moshen e pensionit dhe ka lidhur kontrate per te punuar me kohe te pjeseshme, punon sikur te kishte vite e vite te tera perpara, me pasion dhe korrektese si me pacientet ashtu edhe me orarin dhe etiken profesionale, shembulli i dyte perballe dhomes se vizitave te tij eshte ajo e Abedin Isakut i cili e ka ulur dhe poshteruar profesionin e mjekut, mendja i punon se si te xhvate pacientet e gjore duke i perfolur se jane bere legena vine te vizitohen dhe te japin 200 leke, por qe rengun u’a punon te shkreteve nga ana tjeter pasi mer ato pare qe i japin i detyron me pas shkoni dhe merini ilacet tek farmaci “Isaku” e cila eshte njekohesisht dhe farmacia e te birit te tij. rcetat mbushen kot me se koti me ilace te shtrenjte, dhe propogandon te shkreteve edhe kur jane te siguruar, mos merni ato qe ka futur shteti ne rimbursim se jane pa efekte dhe te skaduara. Keto jane shembuj reale dhe kushdo qe fati apo semundja mund ti coje ne ato dyer i verteton menjehere. Po shteti a ka ne dore ne keto raste te beje dicka??? Mision i pa mundur po te jesh nga Librazhdi e di se si eshte kthyer ky Spital dhe cfare maskarenj palo mjekesh punojne dhe si punojne ty.

  5. Doktori says:

    Zoti Baze,
    Megjithese hiqesh si “analist” i zoti, nuk e ke kuptuar kurre sistemin mjekesor dhe botekuptimin e mjekeve ne lidhje me te. Pavaresisht mendimeve dje proqeveritare e sot anti qeveritare je shume larg temes qe mendon se e njeh. Te mjeku more zoti Baze, cdo njeri “zbath breket” dhe i tregon te fshehtat e organizmit te tij, gje qe eshte normale dhe e pa tregueshme per te tjeret ne baze te parimeve te te drejtave te njeriut. Ju keni shkelur keto parime, me te dyja kembet, megjithese hiqeni si “demokrate”. Shpresoj te mos kesh hemorragji nga hemorroidet (majaselli) se do t’u lutesh mjekeve te te bejne “tushe rektale” (dmth te ta fusin gishtin tregues ne bythe), per te vleresuar diagnozen dhe per te vendosur mjekimin e duhur. Uroj, po ashtu, mos e shohesh kete procedure si kenaqesi, se do ta besh Berishen te shkrihet se qeshuri, ….

  6. Jugu says:

    Qe ne fillim dua te them qe korrupsioni ne Shqiperi nuk behet vetem nga mjeket. Korrupsioni dhe hajdutizmi shkojne krah me krah me hierarkin e pushtetit. Sa me i madhe ne detyre aq me hajdut je. Pozicioni me i larte eshte ai i Kryeministrit dhe Kryetarit te Kuvendit dhe po keshtu hajdutet me te medhenj jane Rama (Berisha dje) dhe Meta, pavaresisht nese e dokumentojne me “bllok” apo jo.

    Per sa i takon shkrimit s’me duket as mish as peshk. Edhe qeveria ka e s’ka faj, edhe mjeket kane e s’kane faj, edhe populli/pacientet kane e s’kane faj. Jo zoteri, qeveria eshte votuar te luftoj korrupsionin dhe duhet ta bej, mjeket paguhen per punen qe bejne dhe nuk duhet tju imponojne pacienteve pagese nen dhe mbi dore. Nese pagesa e mjekeve ju duket e vogel le te hapin rrugen dhe te shkojne e bejne me shume leke privatisht, ka sa te duash mjeke te tjere qe vijne dhe punojne.

    Te legjitimosh te ashtuquajturin bakshish dhe rryshfet si kulture orientaliste dhe si e tille populli jone gjoja e ka zakon e te jape leke per sherbime, eshte e pa-pranushme dhe thjeshte te largosh vemendjen e njerezve nga problemi. Ne jemi edhe ne Shqiperi edhe ne perendim. Perse nuk jemi aq dore-dhenes ne perendim por marrim sherbimin nga mjeku, paraqesim karden e shendetit dhe largohem te dy palet te kenaqur. Jo or Mero jo, aty nuk behet fjale per bakshish, aty behet fjale per sistem hajdutizmi te ngritur nga mjeket dhe te pranuar nga e keqja nga populli. Shiko mjeket e rretheve, kane nga nje pale shtepi ne qytetet perkatese, dhe nga nje e dy ne Tirane ku dergojne femijet te arsimohen dhe u japin ne dispozicion nga nje apartament te madhe e luksoz. Kurse ata te Nene Terezes i kane me studime jashte shtetit me 25,000 – 30,000 dollare ne vite. Ku i gjeten leket?

    Me keto protesta te mjekeve, me kete media qe perkrah hajdutet (mjeket) dhe jo denoncuesit/popullin i bie qe askush te mos e ngrej zerin por vetem te heshtin se nga akuzues do perfundojne te akuzuar.

    Turp vertet turp, ne vend tu sherbeni njerezve po i ktheni ne skllever, qe duhet te pranojne cfare tju servirni.

  7. human says:

    Ky editorial eshte teper i sakte dhe shume i drejtpeshuar, ne kuptimin qe testimet profesionale nuk mund te behen nga burokratet e Ministrise ose Qeverise.

  8. sarandjoti says:

    z.Mero mir ben qe shkruan per te gjitha ,per cdo gje,qe jep mendim,por kam nje mendim,po do te ma ndigjosh .Kujdes pak me keshillat,per nje arsye te thjeshte fare,kur nje ministri ose nje qeveri merr inisiativen,per nje rreforme,une mendoj se kjo merret mbas nje studimi disa vjecar,te disa njerezve me dije te thella ne fushen e rreformes qe ndermeret.Nuk eshte absolutisht e mundur,i nderuar,as per nje gazetar gjeni,e as per nje politikan sado profesionist,ti jap mendje dhe keshilla nje grupi specialistesh.Cdo tentative e tille fatkeqesisht eshte mediokritet ose politizim alla Sali.Z. Mero ,po te jap nje shembull te thjeshte fare.Mjekesia ecen me dite d.m.th.cdo dite del nje ilac i ri,a duhet qe mjeket te njfen me ket ilac,sigurishte qe po,a njihen ne fakt mjeket tane me te rrejat e shkences,nuk e di.Ket qeveria do ta mesoje nepermjet testimit,si thua ti Mero ku qendrone e keqja e kesaj pune.Une them jo qe nuk ka as edhe nje te keqe,por per kundrazi eshte teper vone.

  9. Sphynx says:

    Bravo Mero, jeni i vetmi qe e keni kuptuar gravitetin e problemit dhe qe mundoheni t’i beni nje analize te hollesishme e te paanshme.

  10. prindi says:

    Ne Kliniken shteterore dentare te Elbasanit sa here kam shkuar me femijen nuk punohet sepse mjeket punojne ne klinikat e tyre private .e para eshte shefja e sherbimit qe gjithe diten punon tek klinika e saj private dhe nuk do t`ia dije per asnji njeri,Po keshtu nji fare mjekke qe vec mjeke nuk eshte qe i thone emrin Shqipe qendron gjate gjithe orarit te punes ne kliniken e saj private.Per femijet tane nuk mendon askush ne shkolla per mjekimin.

    1. kaktusi says:

      Kjo eshte e drejte sepse Beqja ka marre sugjerime nga mjeke te ditur dhe te vjeter qe duhet te ndaj sektorin privat nga ai shteteror, pra kush punion ne shtet sduhet te punoj privat, sepse e kthen punen shterero ne perfitim te punes private, madje paguhet nga shteti per te zhvatur te semuret qe vijne ne spitalin shteteror.Po Beqja nuk pranoi dhe kjo ehste e sigurte pos u be kjo ndarje shendetesia do te jet erokapuje dhe shqiptarete do te nxjerrin shume para nga xhepi, per te cilet qeveria preokupohet shume.
      Beqja nuk e ben se peshqit e medhenj qe jane shefa dhe qe e praktikojne kete gje jane miqte e Beqes, por kjo do te bej qe Beqja dhe qeveria te deshteojne ne shendetesi, kjo eshte e sigurt.

  11. joana says:

    Mjeke qe kerkojne para jane pergjithesisht kirurge dhe sidomos shefat sherbimesh pasi ata nuk paguhen nga QSUT por nga fakulteti i mjekesise keshtu qe ne pune vijne ça te nxjerrin! Ndersa ata qe nuk e kane kete luks akuzohen kot dhe jane viktima te tyre pasi perveçse nuk u japin zanatin se i shohin si konkurente nuk i lene as ta ushtrojne ate pa i kaluar njehere vete ne dore pacientet, madje nuk kane kerkuar asnjehere rritje rroge per te njetat arsye! Shefat e sherbimeve mbajne peng shendetesine ne Shqiperi!

  12. Besi says:

    Mero ke te drejte, nese mjeku kerkon para, sigurisht qe duhet denuar per mitmarrje, por nese dikujt i lind deshira ti dhuroje dicka, ska pse ta refuzoje… Fundja rroga qe i jep ky fare shteti eshte si bicim tallje per nje njeri qe ka studiuar mbi 10 vite per ta marre ate profesion.

  13. ateisti says:

    Po,si o Mero,si i dhenka para pacienti mjekut,pasi del nga spitali,thjesht se ka deshire?
    Po,ne ç’vend te Europes ku ne duam te shkojme, pelqehet dhe pranohet kjo gje?
    Kjo eshte nje “logjike” primtive levantine shqiptare dhe as qe duhet pranuar.
    Vete mjeket,s’duhet t’i a lejojne vetes,kete gje…

    1. En says:

      Po nuk jane gjithe njerzit si ty mosmirenjohes per shendetin, po kamarierit pse i le bakshish, apo dikujt tjeter. Duket nuk ke patur halle per shendetin se kur ke hall e sheh mjekun si perendi. Uroj qe mos te te bjere nje gja e tille.

    2. ccaff anticensurë ab says:

      ateisto
      merua është pjesë e mentalitetit shqiptar!!
      ai nuk ja ka idenë se nëpër botë,perëndim është pacienti ai që e mban me bukë mjekun!!në bazë të pacientave që ka merr shpërblimin!!
      i njëjti mentalitet është në çdo skutë të jetës shqiptare!!deri diku ka filluar të ndryshojë në tregëti dhe shërbim,por në pjesët e tjera ka mbetur atje ku ishte!!
      politikani,mjeku,mësuesi e të gjithë profesionet që në pjesën e madhe janë të paguar nga shteti e ndjejnë veten zotër!!harrojnë se pa “klientët e tyre”ata vetë nuk mund të rrojnë!!
      por dhe “klientët e tyre”ne të gjithë kemi atë ndjenjë inferioriteti duke i vlersuar këta si perëndi dhe jo thjeshtë si pjesë e shoqërisë sonë!pjesë e ndërthurjes reciproke!
      mero dhe shumë të tjerë rrotullohen e rrotullohen e vijnë e ulen në batakun e mentalitetit shqiptar!!
      mero nuk ja ka idenë se po të pranohet ligjërisht “dhurata”pas daljes nga spitali nuk do të ketë më mit marrje,por thjeshtë “dhurata”!për të cilat nuk mund të ndërhyjë ligji!!
      kjo që thotë mero është një idiotësi!!
      është e rëndë kur e thotë mero!nuk është ndonjë njeri i thjeshtë që mund të përdorë shprehjen “gjinje pa shkollë zotni hetues”!!
      është vetë hetuesi!

  14. Albi says:

    O Mero, kendej po behet nami me tendera fantazem per sherbime qe mjekesia i ofron qe tani ku fitojne firma qe nuk kane lidhje, e ti ben llogje kot per marrdheniet doktore-qeveri.

    Ka marre 150 milion dollare kot firma e Vilma Nushit, me shume se gjithe deficitetet e KESH per te cilat na cau veshet Rama, dhe te gjitha me nje tender. 150 milion o Mero. Ti ben llogje.

  15. An says:

    Bravo Mero!

    Mjekët janë heronj, bëjnë 10 vjet shkollë mbas mbarimit të gjimnazit. Punojnë natë e ditë, madje ka sektor jashtëzakonisht të lodhshëm, si për shembull reanimacioni, kirurgjia, urgjenca. Nuk kanë kushte, ju mungon laboratori, aparaturat, ilaçet dhe ju duhet ta vënë diagnozën me hamëndje. Duhet të dëgjojnë ankesat dhe hallet e të tjerëve duke harruar hallet e tyre. Rroga është 50 000 lekë, Berisha dhe qeveritë e tjera kanë menduar të kompensohet nga bakshishet e të sëmurëve. Rroga në Bosnje për mjekët ëshët 150 000 lekët të reja dhe po kështu në vendetnë kufij me ne.
    Po çfarë do ky milet, të largohen mjekët nga ky vend dhe ta bëjnë vetë punën e mjekut. Po pse nuk ngrihet ky milet për drejtësinë, për hipotekun e etj ku korupsioni gulon me shifra maramendëse.
    Përse reagon ky milet kur i sëmuri është i kënaqur dhe i lë mjekut 2000 lekë bakshish. Po kaq bakshish lëmë te kamarieri në restorant dhe përditë lëmë bakshish sa herë pimë kafe. Po shkoni shikoni te sporteli kur marrin pensionet pensionistët, sa lekë i lënë arkëtares, që fundja çfarë pune bënë ajo, vetëm se numëron paratë. Kjo sjelljeështë histerike
    Në çdo vend të botës të bësh ekzaminim është me planifikim, shqiptarët injorant e duan aty për awty, se kanë 24 vjet që janë pa shtet.
    Pjesa dërmuese e mjekëve janë model, por ka dhe mjekë matrapaz, të paaftë që dhe për këtë është faji i shtetit që shkatëroi shkollat dhe lejoi dyndjen e injorantëve në shkolla dhe në spitle dhe u bënë të gjithë doktor.
    Puna e mjekut dhe e mësuesit kanë thënë të parët nuk peshohet as me flori, de të shpëton jetën.
    Qëndrimi ngaj mjekëve është një histeri kolektive.
    Nuk flasim për drejtësinë se të gjithë shqiptarët bëjnë shkelje kur ka një gjë në dorë. Të gjithë janë të prirur të bëjnë shkelje dhe të anshkalojnë rregullat, vini re çfarë kandodhur me eneregjinë elektrike, spaska mbetur shqiptar që të paguaj energjinë.
    Por mjekët duhet ti kërkojnë qeverisë kushtem siguri, rregull dhe paga. Duhet të ndërpresin punën deri në plotësimin e kërkesave dhe të shohim se ku do të mjekohet gjithë mileti që ka vërshuar si turma në spitale.Mjekët ndeshen me një marsë injorantësh që vërshojnë në spitale pa sistem reference, pa një rekomandim, por se ashtu i thotë injoranca e tyre.

  16. GENI Karagjozi Austri says:

    Analiza e Zt.Mero pozitive dhe qytetare.Shpellari e krimineli Sali dhe te tjere si Ai e shkateruan Shqiperine,ligjin,njeriun,etj.Edhe Kancelaren Gjermane Merkel te biesh ne Shqiperi te drejtoje,do e zere koka me anomalite qytetare e shteterore.Ne princip Shoqeria Shqiptare kerkon kontroll dhe zbatim ligji.Eshte thene:”Nuk ka eresire por injorance,dhe per rastin Shqipetar shtoi kesaj edhe varferine dhe kjo e fundit eshte nena e gjithe te keqijave.
    Zt.Mero analizon,guxon e jep nje mendim per ceshtjen dhe kjo eshte qytetare.Ata qe dine me shume le te bejne me
    shume se keshtu ndertohet shteti e shoqeria.

  17. georges says:

    Shkrim i mire ky i juaji Z. Mero, por mjeku nuk eshte djall, sherbimi i tija eshte human dhe shume i nderuar. Anglezi ka nje fjale te urte” Ne se nuk do te jesh mbret, behu mjek”.Keta dy perverset e paditur, e kam fjalen per EDI RAMA dhe Ilir Beqaj, duhet te bejne detyren qe kane fituar me vota, e ta bejne mire. Ne se ka vend per te vjedh eshte pikerisht aty ku keta te dy operojne. Edi Rama njihet si grabites qe kur ishte Kryetar Bashkie, Beqaj njihet si grabites i pashpirt, aq sa u perjashtua edhe nga parlamenti i hajduteve. Tani keta te dy na bejne goxha burrin,dhe mendjelliun sa na dalin edhe poliglote me dije gjithandej. Ne e dime sa trapa jane dhe na u thafte dora qe votuam per kete palo “Rilindje” per keta maskarenj dhe kriminele ordinere. Ndjehem i turperuar dhe i perdhunuar nga keta horra qe ma morren voten me supermashtrime,jam betuar sa te kem jeten nuk votoj me as majtas as djathtas, vetem JO!

  18. eli-tiv says:

    ….para vitit ’90 nuk jepnim bakshish….as na kerkonin rryshfet ne mjekesi…perkundrazi kemi njohur mjeke te perkushtuar…
    ..Sot me ben pertypje mjeke te rinj..pa eksprience kerkojne specializim e behen pilaf ne Tirane…semundja e frekuentimit te kafeneve te Tirane….vendi ka nevoje per mjek ne cdo pjese te saj…aty behesh mjek…MUND te ponosh si mjek kudo ne shqiperi…e mund te kthehesh ne Tirane per dy ore…duhet te dryshoje kocpeti sali-malok qe zuri vend pas ’90.Jeta ndertohet kudo…pale te jesh edhe mjek..

    1. En says:

      Genjeshter, jepnim bakshish, ose ne natyre ose 250 leke te vjetra ne ate kohe, po ka dhe si ty qe nuk jane mirenjohes per shendetin e tyre, po kujt i jepet bakshish ne se nuk i jepet mjekut?

  19. fshatari says:

    Mero!Kjo puna e bakshishit eshte rryshfet i paster sepse askush nuk ka deshire te paguaje mjeket aq me teper fukarenjte
    Pooooor ti Mero nuk e ke pare ndonjehere fytyren e mjekut kur i vete per vizite-nuk ka fytyre me armiqesore ne Bote-me sy te ngrysur dhe pa fjale a thua se eshte zyre funerali…dhe fukarai e kupton se duhet te sjelle njehere mjekun ne humor.
    Pastaj ajo puna e testimit eshte jetike sepse neper provinca kane ngelur mjeket qe te betohem nuk e njohin profesionin dhe te fryjne me ilace kot me kot
    …ndersa ti thua prit sa te mblidhet fshati ta diskutojme te bejme ligjet etjetj…deri atehere vaten hallatet e mia -tha AI

    1. vetevetja says:

      Ky zotnia apo zonja kerkon buzeqeshje nga mjeku, ndonese mjeku ka nje hall familjar apo vetjak. Mjeku duhet te jete korekt ashtu si edhe semuri te jete korekt, te siilet mire, te mos bej te fortin dhe te diturin. Po nuk i pelqeu le te shkoj te privati se ai i qesh me buzen vesh me vesh mbas i ka bere analizat e gjithe trupit q dhe i semuri vete e gjen se cfare diagnoze ka. Ne jemi bere si ne kohen e revolucionit kulturor kinez, futen te gjithe ne diskutim dhe pse jane injorant.
      Po me avokati qe ta mat koken me pe per te fituar nje gjyq te drejte a te buzeqesh apo te buzeqesh me eurot qe te zhvat, po me noterin, po me hipoteken etj. Ketej e tutje mjeku le te jete serioz dhe tja hedh ne surrat ate 200 lekeshin e ndyre dhe te kerkoj te gjitha rregullat nje nga nje. I semuri po keshtu dhe te mos ti tregoj arrat babai, apo ta marr mjekun sikur te ishte hetues se pastaj del nga dera i semuri sikurse ka hyre.

  20. mafia says:

    Kemi pare dikur nje film Mafia e bluzave te bardha, dhe ketu ne Shqiperi eshte evidente,nuk e perjashtoj qe kemi me pikatore mjeke te afte,te sqarojne per semundjen,jane gojeembel,nuk te sorollatin,nuk te shikojne nga xhepat,u heq kapelen dhe perulem me nderim se kane studjuar per t’u sherbyer ketyre njereve,per 25 vjet kjo mjekesi po na rrjep,po ne heq skalipin e kokes,dhe kane kurajon dhe flasin,nuk kemi urrejtje,jo te jeni te sigurte,kur semuremi keni jetet tona ne duar, por ju jeni xhambaze,qe para se te futet ne operacion te ben llogarite e lekeve,po dielli me shosh nuk fshihet,jeni kaq te paskrullt sa qe ne ngrejme duart nga zoti dhe……..

  21. altini says:

    Artikull realist. Bravo Mero

  22. Selim Rroshi says:

    Mero ka shum te drejte nuk vihet ne test nje mjek me gjithate shkolle me nje ekip hajdut administrate.
    Njohuria e mjekve eshte shkencore dhe te testohet po nga forumet shkencore.
    Ktu behet fjale per depersonalizimin e tyre qe i ka shnderruar ne mostra lekesh ne vugare lekiste te ndyre.
    Se po deshi shteti ja ve kembet ne kepuce cdo mjeku jo per anen shkencore po per korrupsionin. Le ta fuse shikun me gjith mjetet qe ka dhe shifeni si do dalin nje nga nje hajdutet e mjeksise, ver dhe nje kauder ligjor te vecante per ryshfetet ne mjeksi sic bene me ndertimet pa leje e shikojeni si futet ne hulli mjeksia.
    E keqja eshte se vet ministri do futur ne burg i pari ketu ngec ceshtja e testimi mjekeve eshte nje argument me shume qe ta rrasin brenda kete palo minister shendetsie.

  23. shoku says:

    Duke jetuare per nje kohe te gjate jashte shtetit kemi pasur raste qe edhe ne shqiperi te vizitohemi ose te pakten na informojne te afermit tane ku e pergjithshmja eshte shume negative,por ne besojme aq sa duhet besuare duke shmangur emocionet dhe militantizmat partiake.
    Me sinqeritet ne dalim ne konkluzion se mjeket shqiptare me doemos duhet te testohen bile forte dhe domozdoshmerishte nga ekipe te huajsh kryesishte gjermane dhe italiane.Ne jemi te qarte se ata nuk do bejne gjemen por mendojme se mjeket tane do ti vene me ne seder dhe do tu japin nje shtytje per te mesuare dhe konkuruare edhe jashte shtetit ashtu siç ka plote shembuj,pikerishte ketu ku jetoj une nje mjek shqiptar gezon vertet nje reputacion me te mire se vendasit,kjo tregon se diçka duhet bere.Ta leme politiken ne mjekesi dhe politikanet te bejne ate qe bejne ketu dhe as me shume dhe as me pake ,te bejne siç behet ne Europe.Te mos merret akoma mjekesia me Tritan Shehun se ai nuk ka qene kurre doktor por fatkeqesia e jone eshte qe politika i dha tij ne dore mjekesine,kjo eshte e pafalshme dhe duhet te shkeputet menjehere mjkesia nga injorante te tille.Nje mjek i vertete i zoti dhe human ne shpirte duhet te kerkoje vete testet e njepasnjeshme si per vete dhe per koleget keshtu behet mjekesia dhe keshtu duhet ti sherbehet me mire nje populli dhe jo me peshqeshe dhe rfshfete siç flitet per 23 vjete rrjeshte dita dites.populli kerkon qe ti sherbeje nje mjek vertete i mire dhe human,dhe kete mjek e siguron kualifikimi ,mesimi nga çdo mjek i shkences evolucionare dhe te perditeshme,jo mjeku te beje vizita me bagazhin qe ka marre ne shkolle dhe kaq,jo te dashur njerez dhe ju mjek qe doni tju sherbeni me zanatin tuaj human.

    1. sarah says:

      te vijne grupe gjermane e italianr per te testuar mjeket shqiptare??? po a i shef ti lajmet ne itali sa raste te mala sanita’ ka andej??? pastaj mos na permend gjermanine..se po te degjonte gjermani se mjeku shqiptar paguhet 300 euro kur ne gjermani specializanti paguhet 3000 euro pra jo me pak se 10 fish me shume, e duke pare kushtet ne te cilat punon do qante dite nate..aq te paafte jane mjeket shqiptare sa kur shkojne jashte vendit priten e merren ne pune ne spitalet me te mira te botes..po ky popull i mjere vazhdon te mbroje politikeberesit mashtrues se eshte mesuar me genjeshtra, ne vend qw qe ti bashkohet mjekeve per te kerkuar kushte me te mira, pajisje moderne dhe ajo qe eshte me kryesorja ilace cilesore se mjeku ne shqiperi shpesh duhet te vendose diagnoze pa pasur analiza te sakta laboratorike se mungojne reagentet, me scannera qe here punoojne e here spunojne, ne ambiente spitalore qe te fusin tmerrine pastaj te mjekoje me medikamente qe nuk kane asnje efekt..por fajin e ka mjeku sepse ben mbi 10 vite shkolle te gjitha me investim familjar e personal, ben trajnime brenda e jashte vendit pa i hequr asnje qindarke shtetit dhe prap mjeku e ka fajin..keto dite mjeket po protestojne..dhe ne vend qe te protestojne duke lene punen sic bejne te gjithe profesionet ata vazhdojne te punojne me perkushtim sepse etika e tyre nuk ua lejon te braktisin as edhe nje pacient. prandaj para se te komentoni gjithsecili nga ju..informohuni!

  24. Kujtimi says:

    Mjeket jane per te sheruar qytetarin dhe kjo nisme e qeverise per keto testime jane masa administtive.Por kryesoraje eshte te sherohet kombi shqiptar nga metastazat kancerogjne te berishes qe kane prejardhejn qe ne vitet 80 kur ky infeksion erdhi nga beogradi dhe athina me bekimin e euro-atllantikasve qe ishin atehere me serbin(jugosllavet) aleate strategjike.

    Kush eshte metastaza e kancerit berishist ?

    Kur përdorim bacilin kanceroz berishizëm, fillimisht mendja të shkon tek ndonjë ideologji apo doktrinë filozofike. Por në rastin konkret, siç do të përpiqem të shpjegoj më poshtë, kemi të bëjmë me diçka krejt tjetër. Kur u fut në politikë, kur bëri lutje për t’u pranuar në radhët e Partisë Komuniste në vitin 1968, Sali Berisha ishte një kuadër i ri i mjekësisë por me ambicie të fshehta edhe jashtë sferës profesionale. Dëshirat e tij për të qenë mbi të tjerët dhe për të komanduar të tjerët i ka kamufluar me kujdes gjatë regjimit komunist. Por, nga ana tjetër, ka shfrytëzuar çdo mundësi për t’i rënë në sy nomenklaturës komuniste si njeri i zellshëm, jo vetëm në profesion, por edhe në çështjet partiake e politike. Periudha e pas vitit 1990 na ka dhënë prova të pakundërshtueshme se devotshmëria e tij e shtirë ndaj Partisë Komuniste dhe sistemit politik përkatës ka qenë trampolina nga ku ai mendonte të ngjiste shkallët e hierarkisë politike.

    Kur sistemit politik komunist i erdhi çasti historik të binte, Sali Berisha e nuhati se ky çast mund të ishte shumë i favorshëm për të arritur si antikomunist atë që nuk kishte mundur apo s’kishte pasur kohë ta arrinte si komunist fanatik. Prandaj, kthimi i tij nga mëtues për t’u ngjitur në kastën sunduese komuniste në “prijës” të studentëve të rebeluar ishte në përputhje me karakterin dhe ambiciet e tij për pushtet. Me bekimin dhe artificet e sundimtarëve të kohës ai u bë përkrahës i studentëve të ngritur në protesta. Ky është çasti i fillimit të berishizmit.

    Berishizmi lindi si antikomunizëm dhe mbeti në atë stad edhe sot e kësaj dite. Ai nuk karakterizohet prej kurrfarë idesh, as idealesh, por vetëm prej sjelljesh politike dhe ordinere, që, për 23 vjet, janë frymëzuar nga aleanca e politikës me lumpenin. Në thelb, berishizmi është shfrytëzimi i momentit historik për të arritur dhe mbajtur pushtetin me çdo kusht. Mjetet kryesore për arritjen e pushtetit ishin demagogjia dhe aleanca me këdo që, në mungesë të plotë të skrupujve moral, është i gatshëm të veprojë fshehtas dhe haptazi në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, për ta përjetësuar pushtetin.

    23 qershori 2013 ishte nje detyrim per Ramen te bente operacjon kirurgjikal per te hequr kancerin berishe dhe jo te tallte …oqet me beqot e tij

  25. ylli says:

    Nisur nga problemet qe egzistojne sot ne sistemin tone mjekesor cdo njeri e kupton qe jane probleme te sistemit dhe te polikave qe jane ndjekur deri tani nga qeverite tona, dhe per hir te se vertetes sot ne spitalet tona ka nje fare reflektimi dhe nje ritje pergjegjesie.Ne jemi deshmitare te veshtiresive qe hasin mjeket tone gjate kurimit te pacienteve por kjo nuk mund ti justifikoje ato qe te kthehen ne uqer dhe ta perdhosin figuren e mjekut deri ne kete shkalle sa ne popull mjeku perceptohet me ujkun qe do te rrjepi po re ne doren e tij. Dihet nga te gjithe qe tortura me e madhe kur nisesh per ne spital eshte se sa e ka pazarin x apo y mjek se qe do te paguash kjo as qe nuk diskutohet. Dhe kjo eshte nje torture e vertete se ke frike se mos biesh ne doren e ndonje sekseri dhe lesh dhe lesht pastaj. A ju ka rene ndonje rasti te shikoni mjek qe transformohen ne fytyre per 2.00 leke. Kjo sjell pastaj qe shqiptaret pervec kultures te paket qe kane kryerjen e vizitave mjekesore periodike per gjendjen shendetsore te tyre por nje frenim te madh ketu luan se e dine qe asnje vizite , asnje analize nuk do ta besh pa paguar

  26. elegji per 23 qershorin 2013 says:

    Eshte ndoshta k/artikulli i dhjete qe zoti Mero i kushton shendetsise dhe besoj se nuk eshte ky shqetesimi kryesor ne ate vend por ka halle te tjera mbijetese.

    Nje dore e zeze berishiste qe vepron nen rrogoz dy dekadat e fundit po pregatit nje menxure te re kombetare si te 2 prillit 1991,marsit 1997 apo 21 janarit 2011 dhe dihet kush jane qofte ne adriatik qofte ne atllantik

    Nuk eshte sekret te themi se Edi Rama ka kapitullur plotesisht qe ne “firmosjen’ e dekriminalizimin e kuvendit dhe mos perdorimin e 84 votave pa lejen e PD,

    Rasti i oreve te fundit i arrestmit te Vasil Gjikes per shkelje dokumetacjoni pikerisht tani kur Vlora eshte ne katastrofe kombetare tregon se ato segmente antishqiptare (gjoja antikomunste) qe organizuan 2 prillin 1991 po kurdisin ardhjen ne pushtet te juntes kriminale te bash-berishes.

    Fakti qe asnje nga qeveria e para 23 qershorit nuk eshte denuar per mega krimet e tyre dhe ne vend te futeshin ne burg po i fusin Edi Rames thonjt ne fyt…

    Perse duhet te merret zoti Mero me mjeksine kur krimineli berishe ka pushtuar parlamentin sa arrin te kercenoje ministrin e brendshem me jete dhe ti thote rrugac dhe halabak ?

    Nqs se ka problem serioz me mjeksine ne ate vend eshte fakti se atje shqiptaret jane transformuar nga njerez ne dele dhe pula qe vetem kakarisin me artikuj te “forte” dhe me komente bomba..

    meshire per shqiptaret qe jane pushtuar nga shquparet dhe kane vene edi ramen si drejtor komunale qe deri tani po pastron krimet e bandes 2B qe do ta hedhin poshte si kellef nje perdorimsh ata qe i futen nga mbrapa ngjalen e lazit ne 1 prill 2013

  27. arjan kasapi says:

    lexova komentin e andromedes,nje debilitet injorant i mbjelle ne malinjitet.andromuda o xhan po doktori nuk eshte fallxhor e as perendi.mjekesia ka kufijte e vet te ndikimit ne shendetin e nje njeriu(perjashtuar ty qe me dukesh send).doktori eshte njeri.ka nevoje te pushoje,te bej 40 ore pune ne jave si gjith te tjeret,te vishet,te ushqehet,te reagoje me qetesi ndaj sendeve si ty,te notoje,te bej seks etj etj etj.doktor te keq nuk ka:ka semundje te keqe,sistem shendetesorte keq dhe politikane shume te keqinj.moj andro se nuk te pyeta pati permbytje andej nga ju?

  28. anticensurë says:

    an
    ja ke fut pak si pordhës vllai!
    arktares,dhuratë/bakshish,kontrolluesit të energjisë elektrike,infermieres,zyrës së gjëndjes civile,arkivës,policisë,profesorit në shkollë e sa e sa rraste të tjera ka kjo jetë e përditëshme!!
    ore po ne kush na jep bakshish??
    jo për gjë por thjesht për të ngrënë!!me tërë ato bakshishe që ti kërkon të legalizosh,nuk na mbetet për të ngrënë mor shpirt!!!
    lali ka një kontratë pune të cilën e firmos punonjësi shtetëror,ose privat!!ai duhet ta respektojë atë!!në kontratë është përcaktuar shpërblimi për punën që do të bësh!!nëse shpërblimi nuk të leverdis,mos firmos kontratën!!nëse paga nuk të leverdis me kalimin e kohës,atëherë kërkohet ndryshimi i kontratës!në rast mos pranimi nga ana e punëdhënësit të kërkesave të tua mund ta prishësh kontratën dhe të kërkosh punë tjetër!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje