Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./ E bukur si Vjosa, e çmendur si Vjosa…
Ne që jemi rritur me Vjosën ia dimë huqet dhe kapriçot. Prej dekadash e kemi mësuar që Vjosa ndryshe nga shoqet e saj shkurtabiqe Buna, Valbona dhe Lana ka një lloj egoizmi, një lloj krenarie organike dhe vanitet plot dredha me të cilat çmend edhe meshkuj të tërbuar si Drinin, Devollin, Shkumbinin, Erzenin…
Nuk mund t’ia mohojmë që është e bukur dhe e paqttë por kur nuhat dhe ndjen se nuk respektohet sa duhet fillon tërbohet siç bëri edhe këtë dimër. Ka vite e vite që bluan në vetvete braktisjen e madhe e kur shikon që Lana nuk derdhet e vetmuar, Buna shtriqet nga liqeni drejt detit jo e vetme dhe tashmë edhe Valbona gurgullon e shoqëruar mes bjeshkëve turfullon e nuk përmbahet dot Vjosa.
-Jam më e bukura, më e zhdërvjellta, më me prurje, më lozonjare se shoqet e mia e përsëri gjarpëroj e vetme. Jam i vetmi lumë që shoqërohem nga rrugë të prishura qysh kur hyj në tokën shqiptare e deri kur derdhem në Adriatik e kjo më ofendon jashtë mase!-monologon me veten Vjosa dhe turret e tërbuar shtratit të saj me dallgët që kafshojnë.
Ne që jemi rritur me Vjosën i japim të drejtë. Mes një natyre të bukur lugina e saj qysh prej Përmetit e deri poshtë më në Perëndim është unike. Sfilon plot hojna e spërdredhje nën vështrimin e maleve, parakalon buzë qytetesh të qetë e të harbuar, vadit hektarë të tërë parcelash e arrash, puthet me shpellat dhe shkëmbinjtë indiferentë, verës vezullon me ngjyrën e pastër jeshile ndërsa dimrit turbullon edhe qiellin me grinë e saj por të gjitha këto nuk e ngazëllejnë. Tërbohet dhe turfullon sa herë ia plagosin faunën dhe trupin me dinamit, acarrohet e ofendohet kur fshatra e qytete, komuna e bashki tonelata plehrash ia derdhin mbi fytyrë. Klith e bërtet si e çmendur kur ia shkatërojnë pompa e kanale ku dërgon ujin e saj të vaditjes. I kën mendja kur ia marrin frymën me ndërtimet e shëmtuara buzë shtratit të saj dhe lebetitet kur mbi bark e mbi gjoks i tendosin si pranga gjigande ura e pasarela aspak të forta e të shtrembëruara nga vjedhjet. Gjarpëron kështu plot nervozitet e mallkimi nuk i ndahet në çdo kilometër. Paralel me të gjarpëron dhe një rrugë nacionale e shëmtuar e ngushtë, asfalti i të cilës ka mbetur si relike e pushtimit italian të ’43-shit. Një rrugë e rrezikshme që ia përplas lumit herë pas here automjetet me jetë të vdekura brenda të cilat vetë Vjosa ia mban të strukura brenda saj për inat fillestar por shpejt bëhet pishman e ia nxjerr ndanë bregut.
Arsye të forta ka pse Vjosa rrallë por fuqishëm plas nga inati. Plas e merr para edhe gjënë e gjallë edhe makutërinë tonë e ndërkohë kur gjëma plas ndërojmë rolet: ne turfullojmë si Vjosa ditën e kiametit ndërsa Vjosa indiferente si ne para kiametit.
I bërtasim edhe lumit mijëravjeçar i bërtasim edhe qeverisë taze të re. Vjosës i kërkojmë llogari ndërsa qeverisë lekë për dëmet. Ne që jemi rritur edhe buzë Vjosës së Përmetit edhe buzë Tamizit të Londrës habitemi kur shikojmë tek kompanitë e siguracioneve fërkojnë barkun e majmë këtu në Shqipëri ndërsa andej nga Anglia Lloyds, Prudential, Aviva apo emra të tjerë legjendarë do u ishin dredhur leqet nga pagesat e llahtarshme të dëmeve. Megjithëse njerëzia andej larg i dashurojnë, i mbrojnë lumenjtë e gjithësesi sigurojnë në advancë prona, jetë e katandi…ne këtej i urrejmë lumenjtë, i poshtërojmë, i shkatërojmë e vazhdojmë plot tangërllëk ti sfidojmë pa paguar qindarkë për ditën kur gjëma na plas te porta e bashkë me gjëmën na plasin edhe ujërat!
2./ Face/Off
Po heq dy paralele. Diametralisht të kundërta por që në një pikë puqen, takohen.
Po u vizatoj fytyrën e Flamur Nokës. Doktorit të doktorit të PD-së që kontribuonte si fonist dhe elektriçist i mitingjeve të së djathtës blu. Pak me vonesë por i shkëlqeu edhe atij ylli. Si fillim sekretar organizativ, pastaj deputet e më në fund ministër rendi. Shëndetësisht dhe estetikisht pësoi një lloj progresi të llahtarshëm. Si ministër rendi i ra një nur për marshallah, vishej më bukur, qethej më bukur, imitonte mimikën e doktorit më bukur. Megjithëse kriminaliteti bënte kërdinë Flamur Noka rinohej e zbukurohej pa pikën e merakut e të sikletit. Në ministrinë e rendit këshillonte duke kënduar këngëtarja 16 vjeçare Greta Koçi ndërsa në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit plaste çiftelia, rakia e salca e kosit nëpër orgjira të ndyra që vartësit e Flamurit bënin me kontigjentë të rrezikshëm të krimit. Opozita përndiqej e linçohej, liritë civile cungoheshin, emërimet miltanteske e kishin kthyer rendin në oaz të dëshpërimit pesimist dhe siguria për jetën konkuronte me atë meksikane. Atdheu nxinte nga krimi, Flamur Noka zbardhtte nga rehatia, privilegjet dhe luksi.
Po u vizatoj tani fytyrën e Sajmir Tahirit. Juristit ministër të rendit. E filloi punën i ri, i qeshur, simpatik dhe estetik. E gjeti Atdheun të krimbur nga krimi dhe një polici të krimbur nga allishverishet dhe kompromiset. Vështrojeni me vëmendje. Sy tashmë të rrethuar nga ngjyra e errët e stresit dhe lodhjes. Flokë që thinjen parakohe. Presion e trysni e gjithanshme. Ministri më i atakuar jashtë dhe brenda llojit.
Pozita që i kërkon favore në emërime, privilegje, mbylljesyri, tolerime dhe opozita që e shan e e ndryn pse punon pa kompromise dhe pse prepotencën dhe dhunën institucionale të trashëguar të policisë po e eleminon gradualisht bashke me kriminalitetin.
Duam eleminim krimineli?
-Ku je Sajmir, ku e ke policinë…?
Duam shkatërrim bandash dhe trafiqesh?
-Ku je Tahir, ku i ke çunat?
Duam prishje të ndërtimeve të paligjshme dhe efikasitet të INUK-ut?
-Merrjani Eglantina Gjermenit kompetencat e jepjani Sajmir Tahirit.
Duam arrestim fullanësh dhe shpëtimgjikash?
-Ku je Sajmir Tahiri, ku je strukur?
Po na vjedhin dritat, nuk paguajnë energjinë elektrike!
-Ku je Sajmir Tahiri, ku është policia jote?
Parkoi gabim ajo këngëtarja, hyri me të kuqe ai deputeti, aksidentoi ai prokurori…
-Pse kaq gjoba të rënda o Sajmir Tahiri?
S’ke bythë ti hysh Lazaratit se i ke komshinj. Ti lab tepelene e ata bektashin gjirokastre…
-Ne nuk thamë ta “pushtoje” kaq shpejt fshatin rebel!
S’ke bythë ti asgjesosh plantacionet e hashahshit në Malësinë e Madhe se friksohesh nga ata deputetët domestikë të llojit tënd…
-Ne nuk thamë të rrezikonte policia me helikopterë…
…Ndaj nuk rri dot pa i krahasuar dy fytyrat e ministrave para dhe pasardhës. Sidomos tabulatet e tyre që ka merak Doktori. Flamuri e ka të thjeshtë tabulatin ka thirrje vetëm me një numur 0692099410. Saimiri ka me gjithë të lartpërmendurit që I kemi lënë në shpinë. Flamuri erdhi pa shtëpi dhe iku me shtëpi tek Liqeni, në një pallat me Zenin, aty ku Doktori u betua që s’do ta lejonte ndërtimin se I prishte punë Gardës. Por sapo mori pjesën Zeni dhe Flamuri, Gardës nuk I prishej më puna. Saimiri vazhdon të rrij tek lagjia e tij. Dhe tek fytyra ka një ndryshim. Flamuri erdhi I plakur dhe me flok të palarë por iku me flok me xhel. Dhe këtu e la në baltë Saimirin. Ai vetëm numurin e syzeve ka ndryshuar. Dhe kam një super krahasim. Kur cmendet Vjosa të gjithë I kërkojmë llogari Samirit, por kur cmendet Doktori nuk I kërkojmë dot llogari Flamurit.Ai ashtu e mban mend gjithmonë.
Sado poshte te qendroj Flamuri,ne raste festash,valvitet “krenar” !(F.Ndoka)
?
@KENDVESHTRIM TJETER
Ti e ke fjalen per flamurin kombetar ndersa Bledi flet per flamurin “pa bisht” ose sic e quajne vete ne PDH NUL MOKA.LOL…
Ti Bled akrobati qe vetem gazetar nuk je ke harruar te shkruash me se e filloi Taqiri I jot dhe si po vazhdon puna e kazinove pra lojerave te fatit? U duk sikur ngacmimi pra ajo “furtuna” e rilindjes ishte e domosdoshme per tu njeqindfishuar keto giotina te pashpirt qe po vazhdojne te marin jete. Jeni gazetar te shkerdhyer, jeni ju qe po beni qe ai mut vend te mbetet djerr nje dite…
Fuck you man
http://urlredo.com/CmendetDoktorri
Thjesht dhe qart:
Shume bukur Blendi Mane!
Me mire do te ishte sikur titulli te ishte vene keshtu : ” Kur cmendet Vjosa dhe terbohet doktorri ,,
Megjithate edhe ashtu sic e ka vene blendi qendron !! Pershendetje per artikullin , mjaft i goditur !!!
Flamuri me diplome te blere ne mjeksi,nuk i ka thene mirmengjes punes,por ka punuar ne te zeze per pazare te pista,ka nen hyqem ca bandite,qe merren me shit-blerje droge ne Londer.Me paret e pista bleu 220.000 euro ne Tirane,vile bashke me boden ne bregdet,makine 100.000 euro si te Olldashit dhurate nga “vllai” ne emigracion…shkon shpesh ne Budva dhe luan bixhos.Kaq per kete radhe.
Nje pershkrim brilant.Me te vertete je nje pene e forte BLEDI MANE.Te pergezoj sinqerisht.Bravo me pershkrimin do thoja migjenian te personazheve dhe te natyres.
TRAGJEDI E JUGUT DHE KOMEDI E VERIUT JANE MOTUA E JETES NE SHQIPERI QE NGA VITI 1991 DHE DERI KUR DO VAZHDOJ KESHTU ASNJE NJERI NUK E DI ????????????????????????????????????????????
Te gjithe lumejte jane te domosdoshem per shqiperine,me ata ne mund te prodhojme energjine,ti perdorim per ujitje ne vere,per peshkim, per turizem,pra ne jemi me fat qe kemi lumej por lumejte duhen te mirembahen te thellohen,te pastrohen nga mbeturinat,te mbillen peme,te vishen me beton kur ai merr toke,por te gjitha keto procese te domosdoshme qe kerkon lumi qeveria e meparshme dhe kjo e tanishme nuk I kane bere,dhe kjo sjell perbytjet,eshte faji I qeverive qe nuk ben pune,sidomos qeveria e meparshme sepse ajo ka pasur kohe 8 vjet,shikojini si I kane rregulluar lumejte ne gjermani,SHBA, shembujt e mire jane por ne nuk DUAM TI SHIKOJME.
Ha ha ha hi hi hi hu hu
Qellove si burre o Mane. Hallall pena. Po ku ma gjete Falmur Noken qe e kam fiksim!! Turpi i Kukesit dhe i PDse. Sikur mbaroi Kukesi per burra. Une kam punuar ne Kukes dhe ruaj nje respekt te vecante per ate popull te beses dhe mikprites. Ka burra trima, inteligjente dhe me karakter ne Kukes qe do ishin nderi i PDse. Por jo, partia e trapave nuk mund te bente dot pa kungullin Noke, pa Thuthuqin, pa qimekuqin qe i mungon shtylla kurrizore (per Pollon e kam fjalen), pa merimangen e zeze te Shkodres, pa karagjozin Bumci dhe pa Shpat Kasapin (per Lulezim Bashen e kam fjalen).
Mbas disa dekadash ne pushtet, Enver Hoxha e kuptoi rrezikun qe i vinte nga njerezit e zgjuar, ndaj e mbushi Birone me trapa. Edhe Saliu vajti e rremoi te birin e Nokes dhe plot te tjere si ai qe te duket me i bukuri i shpendeve ne PD. Ka mesuar nxenesi besnik i Enverit nga udheheqesi i dashur.
Me thene te drejten, kur ra komunizmi (them ra me gjithe mend, sepse ra vete, nuk e rrezoi bjeri), un ekujtova se PD s’kishte per t’a leshuar me pushtetin, jo me force por me votat e lira te popullit – kaq keq kishte punuar komunizmi per 46 vjet. Nuk ma kishte marre mendja qe PDja do perfundonte ne parti horrash dhe do t’a humbiste pushtetin vetem mbas pese vjetesh te qelbura. Por keshtu eshte kur vihet komunisti ne krye te PDse.
Sa bukur e ke pershkruar o Mane metamorfozen e Nokes krahasuar me ate te Tahirit. Dy qendrime te ndryshme, dy karaktere te ndryshme dy tru te ndryshem. Nuk mund te me akuzoje njeri si komunist sepse jam rritur ne nje shtepi ku hynte edhe nje nga armiqte personale te Enver Hoxhes, dhe ku degjohej Dojce Vele, Zeri i Amerikes dhe Radio Athina gjate gjithe femijerise time. Por per qeverine e sotme te Shqiperise he per he kam vetem simpati. Shpresoj te vazhdojne keshtu. Shpeshhere thoshim me njeri-tjetrin se kush do ta zhduki kete klase politike te Shqiperise dhe te bjere njerez te rinj. Ja pra, Edi Rama i hoqi qafe ata qe e kishin kapur per fyti Shqiperine keto 25 vjet. Ka vene djem te rinj dhe vajza te reja ne qeveri. Ata te vjetrit kane mbetur vetem deputete derisa t’u vije radha me nder te pirdhen totalisht. Kjo eshte shpresa e fundit, shansi i fundit i Shqiperise. Neqoftese edhe keta te rinjte do infektohen korrupsioni i qelbur, atehere mire te na behet sepse te tille jemi, te tille politikane prodhojme dhe nuk kemi as bythe te ngrihemi e t’u themi mjaft.
Megjithate shpresoj shume ……
Bledi, dujet kjo qe nuk edhte fora jote. Kur e lexova me erdhi ndermend nje gje qe kisha degjuar per shkrimet e tua. Sajmir konia, nuk eshte ai juristi i zoti qe na pershkruan ti. E di ti mer shkrimtaruc qe Sajmen shkoi e mori mami ne spital atje ne Itali kur qe, dhe e solli ti mbaronte studimet ketu ne Shqiperi sepse atje luajti mendsh. Sa i perket Mulit si elektricist, te pakten nese e ka bere, ka bere nje detyre te mire, ndersa Sajmja ka pasur rrolin e gojores neper mitingje, dilte pelliste si pele e perdale neper televizore me nje fjalor baxhellash. Per sa i perket sukseseve te Sajmes dua te te kujtoj qe kte vit e gjysem qe punon ky si minister ka shperthyer tritol me shume se cka shperthyer ne 25 vjet demokraci, dhe per sa i perket bandave po na vriten perdite ne mes te tiranes. Per larje hesapesh thote kryedebili Rama, se kane frike nga policia e Sajmes. Dhe per sa i perket droges, jemi ngritur ne detyre si shtet, sepse kaluam nga hashashi, qe gjths shitet neper Shqiperi sikur te ishte bime medicinale, kaluam nga hashashi tek kokaina me nje goxha laborator qe erdhi Gjermani e na tha ku ishte se te ishte per Sajmen kishte gjet nocken.
Te eshte prishur telefoni ty PTT!!
Si gjithnje brilant je Mane! Sikur te dinte te lexonte Mul Noka, do ishte gajasur me kete pershkrim qe i ke bere.
Edhe ne gjume ju del i Madhi Sali Berisha.
Harroni se keyeminiater eshte Edi Rama, qe po ju ben te vrisni veten.
Ai , Edi, e di mire ate fjalen e urte : “qi…ja nenen te te thote baba”. Ta gezoni baben e gjate si ai qe iku.
Ti duhet te jesh i biri qe i thenke baba. Pa pyete tet teme nje here, mos ka punuar gje ne “komitet”. Idiot me brire. Megjithese kemi shprese, Edi Rama mund te dale vertet nje zhgenjim i plote. Por t’i thuash Sali Berishes i madh duhet ta kesh lare trurin dhe nderur ne tel per t’u thare. Vetem dy njerez ta kalojne nga idiotlleku. Njeri ne Vlore (nuk ishte nga Vlora, ishte nga ata qe merr Saliu me vete), i cili bertiti ne mes te fjalimit te Saliut “o yll bote”. I dyti eshte nje burre nga Tepelena. Kur takoi Saliun i tha: “zoti kryeminister, kur putha doren tende, sikur putha doren e Baba Reshatit”.
Ndjeva kaq shume keqardhje per keta dy njerez. Sa poshte mund te bjeri njeriu per pak interes. Edhe ti je per te ardhur keq. C’ben mungesa e intelektit dhe e te lexuarit. Kultura endacake e marre aty ketu neper pazar keto sjell. Ve bast qe je nga ata qe i fusin nga nje fjale te huaj kot me kot ne mes te muhabetit qe te duken qytetare. Rrafsh ma paske trurin. Te fala babait. Per Saliun e kam llafin.
Je i hatashem o Mane negjithese shkruan ralle je shume i goditur ne shkrimet e tua Por nuk ke se cfare te besh keshtu eshte doktori e shte i vecante ne llojin e tij mund te beje cte doje dhe askush nuk mund ti thote gje Mund te vrase njerez ne mes te sheshit mund ta shohin te gjithe mund te vjedh kedo dhe sado me Lulet dhe me gjithe femijet e tij dhe te gjitha fajet mund te thote pa u skuqur se keto i ka bere tjeterkush. Eshte gjeja me e keqe qe ka pjelle ai vend.
Kur e ke pare esell ndonjehere Doktor Rrumpallen ?
Jozi – Ja unë jam Jozi dhe me siguri që keni dëgjuar për mua , që kur morra vesh se Venecianët ( Shkodranët ) nuk më votuan dhe unë korrbi i zi i opozitës së atëhershme , nuk do të isha më kryetare e kuvendit të parlamentit , sa nuk më ra pika , por unë jam dhe me biografi të mirë ……..
Blendi ! You are the best ….
O Mane,por statusi normal i Doktorit është çmenduria.
Ai është Dr.Katili i Shqipërisë.
Shko mor bith mut spiun Permeti,qenke bere nje bith lepres i Tahirit,para qurvitshe per Ednin Kristaq kriminelin,kushedi ku i ke intersat or qor…..
Z. Mane sic duket e thithni rrypin na nje vend me Saimen! E kujt i plasi sa i zoti eshte eshte Saimia dhe sa trap eshte katunari i kuksit Muli i antenes. Ne kete vend ka shume kalemxhinj dhe pak burra! ne je i zoti si gazetar na rrefe nje burre dhe jo na gjken ca malok kuksi dhe tropoje dhe ca drogato tirane. Pjesa per Vjosen me shume dashuri! Ka patur edhe nje kryeminister qe e dinte terbimin e Vjoses dhe qe kish pseudonimim “Vjosa”…. ai ishte Mehmet Shehu! Por kishte edhe nje Enver….qe s’linte “Vjose” pa sistemuar…….hahahahahaha
Si ka mundesi qe robi i peshtire te zvarrite deri ne kete pike duke ber si shrimtaroGazetaroPerversoGay? Po pse more hale berisha ne pushtet eshte qe vazhdon ende e merresh me te? fundja se lehe vite me rradhe dihet qe je me ramen se te shperblen me ndonje pune ne shtet por ste takon te besh gazetarin se je i punesuar aktiv prej rames.
O bled o i smur psiqik
O Bled,heren tjeter kur te shoh do te te puth ne balle!
Eshte nje kopliment i madh per DOKTORIN qe ta “shaje” me shkrime zhgarravine nje drogaxhi si puna e ketij Manes se “kuruar me syze”…Nuk ka faj drogaxhiu Mane qe gjen terren ne media pasi bashke me rilindjen ka ardhur koha e maskarait.Pra ne qeverine e mafies & droges, drogaxhijte jane te paret,njerezit e dijes & te aftit nuk kane me akses ne media mediokre “made in thashethemi fshatar”.
“Gjeneratoret” mediatike qe vihen ne levizje nga perronjte cmendurake, por qe vetem drite nuk prodhojne, kane kaluar tashme ne gjendje c`fazimi ku nuk ka fusha manjetike t`i ktheje ne gjendje normale.
Fillojne me lumenj si Vjosa dhe Shkumbini, kalojne tek Tamizi i Londres qe me shekuj ka kundermuar ere te ndyre, pastaj kalojne ne vizatime dhe interpretime fytyrash si “antropologe” te deshtuar ne makuterine e tyre raciale.
Nga lumejte tek Face-et!!!
Dhe “Lumi i Vdekur” i Xoxes plot mushkonja anophel dhe “Fshati ne mes ujerave” i Jakoves vertiten si fantazma mbi token e Rames dhe Manes duke u tallur me ta me tere forcen e tyre.
Keta shkrimtare u tallen me regjimin zogist te viteve `30, ku ujerat shperthenin nga te kater anet ku mbi ate mizerje luheshin drama dhe tragjedi te tilla ku sigurisht ministrja me fytyre simpatike Kodheli nuk i ka harruar komentet ne oren e letersise qe mbanet me aq zell per personazhe si Preng Sherri dhe Adili. Pa harruar pastaj talljen dhe ironine therese qe pershkronte ato vepra ne tere faqet e tyre.
Dhe ja, dhe Mane na sjell kontraste te c`fazuara, ku perpiqet te sjelle ne keta lumenj te vdekur pak “humor” me fytyrat e shemtuara te Nokes dhe simpatike te Tahirit!!!
Duket qarte nje peshtjellim enderrash ne keto net dimri, plot uje dhe kufoma kafshesh qe Bledi kerkon te na i sjelle ne rubriken e tij P.E. te cilen Mero Baze e merr me aq zell per te na “tmerruar” akoma me fytyren e Gogolit, Berishe!
Pune Mane, hesapi.
I punesuar tanime ne ministrine e Turizmit, ndoshta si specialist i transportit te gjese se bardhe, qe e ka pranuar dhe vete, akoma sindromi i gjetjes se fajtorit tek te tjeret, eshte bere pjese e psikologjise se tij.
Le te beje nje ekspozite fytyrash ku te ftoje turiste te huaj, se talenti per gjetjen e fytyrave ekzemplare nuk i mungon, por pa harruar te vendose fytyren e kryetarit te tij E.R. e cila dallon me se miri nga te tjeter e parruar dhe me orbita te erreta rreth syve qe sheh vetem enderra paranojake te nje Shqiperie plot drite dhe shkelqim, fale palmave dhe kullave Eiffel ne mes te Korces!
E si mund te harrosh projektet e 2P (piktor+Pelesh) qe donin te ndertonin nje ishull ne Osum me siperfaqe 4 ha.!!!!????
Dhe per kete firma eshte gjetur, tenderi eshte dhene dhe te them te drejten e “shaj” dhe e “mallkoj” Osumin qe nuk priti dhe nja 4 vjet per t`ua fshire ate ciban qe donin ti ndertonin ne rrjedhen e tij dhe ashtu te shperfytyruar nga fytyrat kriminale te ketyre 25 vjeteve te fundit.
As ujin nuk e kane lene rehat te rrjedhe ne shtratet e tij duke e masakruar me ishuj inertesh dhe marrje zhavorri, as ajrin nuk e kane lene rehat duke e infektuar me helikoptere dhe avjone droge, se token e dime te gjithe e perdhunuar dhe percudnuar me vite te tera dhe kane fytyra te flasin keta, qe po tu marresh nje fije floku per analize do u dale i permbytur me narkotike.
Dhe kane fytyra akoma te flasin!
Bledo,ke fillu me shkrujt me porosi.Perpjekje e mjere per te bere dallimin e dy njerezve qe ngjajne si dy pika uji.Njerez pa te shkuar e zanat qe partia i beri ministra.Kete analizo Bled djali.Prandaj sbejme para si vend.
E cuditshme por e vertete. Ky shkruesi qe punon ne ministri tashme sheh seksualitet edhe nder lumenj. Imagjino nese lind ndonjehere krize per pusetat dhe kanalizimet e ujrave te zeza :))))
Mero , nuk e dija qe po te detyrojne te shesesh gazeten . Por me e keqja eshte se po te detyrojne ta shesesh me cmim shume te ulet . Me postime si ky i ketij rrangalles po i con ne zero aksionet e gazetes . Ti e di …
Qellove si kalama o Mane. Ky eshte ftyra me e dhjere shqiptare.
Qellove si kalama o Mane,,e zure dhe ti nji rreze pran pushtetit,patjeter qe i gjati do ta shperblente sps i ke bere ndere pushtetarit te ri me ato shkrimet e tua spektakolare kunder gogol Berishes me oborr.E papare ky lloj fresku qe po i ben Tahir ZABITIT te Rames,edhe arapet e sulltanit do te kishin zili si qemoti me dege palme kur i benin fresk sulltanit te radhes..ha ha e pse duhej te ishe ndryshe ti nga te tjeret te beje perjashtim ?se nuk do fusje turinjte ne kete sahan te ndyre qe quhet politike..nuk ishte e nevojshme qe tna u hiqje si AMAZON E VIRGJER sps ti e ke ne gen qe kur u bitise ………..
Mane ben gjithmon shkrime te mira.
Edhe ky shkrim eshte shume i mire,si ne aspektin ambjentalist, social, dhe ekonomik. Ai fshikullon realitetin, duke ruajtur shpresen per nje te ardhme.
Si gjithmone autori i ketij shkrimi luan shume bukur me metaforen, por edhe me gjetjet reale qe spikasin ne karakteret e disa figurave politike te cilet jane protagoniste te se keqes dhe te se mires ne shoqerine e sotme.
Duke lene menjeane natyren rrebele te autorit te shkrimit, mendoj se rrebelizmi i tij ka nje rol pozitiv, madje edukativ.
Komplimente per autorin.
k Edi fillo arrestimet nga sala deri ke me I vogli vetem keshtu do ti mbushet mendja shqipetareve dhe botes qe ti ke per te fituar zgjedhjet e ardhshme ndryshe do te turret saliu ty
fatkeqesia ndodhi, politika komedon
populli nen vujatje, politika kurveron.
familaret luftoin, politika karshillon
femijte te tmerruar, politika spekullon
biznesi ndihmon, politika kontrollon
qeveria nen pergjesi, politika ndaesi
qeveria evidenton, politika akuzon
vjosa punen e saj bene, qeverit hajdut permanet
me pare, para jane hedhe, prokuroria gjumi e ka zene.
politik moj kurveri, turp nga vetja nuk u vjene.
po turpa nga brezat do te kete?
Nje pershkrim I perkryer, edhe humor brenda. Saimir Tahiti punon vertet shume mire, duket djale I perkushtuar se bashku me Didin Kane bere nje skuader te forte. Te bejne vertet optimist per te ardhmen.
Pershkrim me i bukur nuk ka ku te veje…Bravo….!!!
Me kto shkrime…qe te te publikohen duhet ti pagush nai lek meros ,se ndryshe ska mundsi.
Shkrim shume i goditur, ata qe e shajne Bledin jane te punesuarit e Bashes ne bashki. Kjo kuptohet fare lehte sepse krahasimi midis Flamur Nokes dhe Sajmir Tahirit eshte me se i sakte dhe gjithe shqiptaret e shohim me syt e tyre ndryshimin , me perjashtim te te punesuareve te sAli Babes me 40 hajdute.