Pëshpërimat në veshin e Bashës dhe zëri i qytetarëve

16 Shkurt 2015, 20:21Editorial TEMA
Pëshpërimat në veshin e Bashës dhe zëri i

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha u tërhoq nga projekti i dhënies së parkingjeve me konçension për një periudhë 35- vjeçare, një projekt i propozuar zyrtarisht prej Bashkisë së tij, i mbrojtur politikisht në Këshillin Bashkiak përballë kundërshtimit të dy këshilltarëve socialistë dhe me sa duket, i paramenduar për të favorizuar një kompani private, së cilës i kishin ngarkuar të bënte dhe studimin e tregut dhe fizibilitetin e projektit.

Tërheqja e Lulzim Bashës u arsyetua me faktin se ai “dëgjoi zërin e qytetarëve”, por në të vërtetë për 24 orë qyshkurse projekti u bë publik, ka pasur vetëm pëshpërima rreth projektit dhe jo ndonjë protestë qytetare.

Madje, ai është nisur si një projekt i bazuar në pëshpërima në veshin e njëri-tjetrit, duke bërë telefonin e prishur.

Pëshpërima e parë, ishte se kompania që do të fitonte projektin ishte një aleancë e kunatit të Lulzim Bashës, djalit të Sali Berishës dhe disa biznesmenëve që i mbështeste një prej pronarëve të Top-Channel, duke mos qenë direkt pronar i këtij biznesi. Kjo dukej pak paradoksale dhe ne ende nuk kemi letra për ta provuar këtë, por mund të gjykojmë nga sjellja publike e tyre. Vendosmërinë më të madhe për t’i shkuar deri në fund projektit e kishte Lulzim Basha dhe Sali Berisha, ndërsa u pa se kundër tij ishin dy mediat më të përkëdhelura të Bashës, TV Klan dhe grupi Panorama e News 24, që drejtohen nga Hysenbelliu. Indiferenca e Top-Channel-it në këtë histori mund të të krijojë përshtypjen se dikush brenda tyre ka pasur ndonjë interes, vetëm nga reaksioni i ashpër i kundërshtarëve të tyre. Pra, pëshpërima e parë që mbërriti në vesh të qytetarëve para se të shpërthente skandali ishte pikërisht kjo, që Basha po tentonte të bënte një aleancë mes familjes së tij, familjes së Berishës dhe një prej pronarëve të Top- Channel, me qëllim që të fuste Ramën në konflikt me Top- Channel dhe natyrisht të përfitonte financiarisht ai dhe Berisha nga ky konçension. Me një fjalë, të bënin dhe para dhe diversion politik. Aq i fortë ishte ky version, saqë futja në rend të ditës, pa marrë pëlqimin e Ramës, u bë pikërisht për ta bërë fakt të kryer diversionin para përfitimit financiar.

Taktika e Ramës ndaj provokimit ishte e qartë. Ai kundërshtoi përmes këshilltarëve të tij koncensionin, kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të tij dhe la Bashkinë të bënte avokatin e projektit, gjë që Enno e bëri me një devotshmëri, sikur të ishte i porositur prej Ramës.

Është e vërtetë se projekti i Bashës nuk u prit mirë, por ne ende nuk kemi një lëvizje qytetare të organizuar kundër këtij projekti. Natyrisht që mund të kishim dhe akoma më shumë, mund të kishim ndonjë kandidat të pavarur që mund ta baltoste elitën politike me këtë rast, por shpejtësia me të cilën Basha tha “Jo” nuk kishte të bënte me qytetarët, por me dështimin e skemës së tij idiote, që edhe donte të bëhej milioner, edhe donte të prodhonte një konflikt mes medias dhe qeverisë.

Projekti nuk ka pasur as oponencë mediatike shumë të fortë. Përveç Andi Bushatit që e paralajmëroi këtë konflikt dy muaj më parë, në një shkrim rreth konfliktit të Ramës me një prej pronarëve të Top-it, pasi Rama nuk i kishte dhënë mbështetje për këtë projekt, nuk ka pasur debate në shtyp për këtë gjë. Ka pasur 24 orët e fundit vetëm një valë sulmesh nga media me pronarë biznesmenë që e shihnin si rast të humbur për të marrë dhe ata një copë nga kjo tepsi e re e Bashës.

Nuk ka pasur ndërkohë as sondazhe dhe as ndonjë organizimin publik, që ta kthente këtë çështje në rend të ditës. Edhe Sazani që është protestues në dispozicion, këto dy ditë është marrë me pallatin tek Liqeni, i vetmi vend ku i kanë dhënë leje të bëjë protestë.

Pra, Basha nuk është tërhequr nga zëri i qytetarëve në këtë histori, pasi atë zë aq sa e ka dëgjuar këto 48 orë, e ka ndjerë dhe para 48 orëve kur e mbronte projektin. Basha është tërhequr nga pëshpërima në vesh që i ka ardhur nga bashkëpronari i këtij projekti, Sali Berisha, i cili pa se në përpjekje për të prodhuar një telash për Ramën, ata të dy po hynin në një konflikt me shoqërinë para zgjedhjeve, duke u damkosur në të vërtetë ashtu siç janë, si pazarxhinj dhe hajdutë.

T’i bësh diversionin kundërshtarit politik është një gjë legale dhe Basha e Berisha nuk mund të fajësohen për këtë. Madje, ky diversion i 2B-ve do t’ia vlente të përgëzohej, sikur për një moment ata të investoheshin vetëm për t’i prodhuar Edi Ramës një konflikt. Por, si tamaqarë dhe të pangopur që janë, donin edhe një telash për Ramën, edhe disa miliona në xhepin e tyre. Pra, i donin të gjitha përfitimet. Në këtë pikë, Basha është i vetmi në sojin e politikanëve shqiptarë që nuk bën asnjë punë pa para. Madje, dhe betejat ndaj kundërshtarëve, apo më mirë të themi intrigat ndaj tyre, kërkon t’i bëjë duke fituar para. Dhe ndodh siç i ndodhi, që i humbet të gjitha. Edhe paratë e parkingjeve, edhe ortakërinë e pëshpëritur me familjen e Berishës, edhe mediat pro dhe kundër tij. Tani s’e di se çfarë zërash dëgjon, por këtë “zërin e parkingjeve” ka për ta dëgjuar si një këngë afatgjatë sa të jetë në politikë.

29 komente në “Pëshpërimat në veshin e Bashës dhe zëri i qytetarëve”

    1. RIP ALBANIA says:

      Kam pershtypjen se gazetaret antiberishte si Mero por dhe disa analiste te spikatur te gazeta Dita po luajne si macja me miun me komentusit dhe lexuesit e tyre.

      Po vjen koha ti drejtohemi monstrave te politikes ne kete menyre;

      -I DASHURI K/KRIMINEL & DJALLI BERIHSOVIQ
      -I RESPEKTUARI VRASEIS DHE TRADHETARI LUL BASHI
      -I NDERUARI TRADHETARI RAMA
      -I LEZECMI MASHTRUESI DHE KALI I TROJES ILRI META
      -TE NALMADHISHMIT LU DHE HOFFMAN DHE TE TJERE HIPOKRITE TE AMABASADAVE TE AKREDITURA NE TIRANE

      BOL TALLET TRAPIN ME ATE POPULL

      JU LUTEMI MOS I RI-NGRINI PERMENDOREN ENVER HOXHES

      Nuk eshte pune parkimi dhe terrci verrci por eshte e nevojeshme te kujtojme se plani per te hedhur qeverine Rama ka nisur qe para dy vjetesh kur per nje fotografi qe beri ai me z.Obama doli nje miloner Zabit Muja nga paci tropojes dhe kongresmeni Dana nga Kalifornia qe kerkuan ndjekje penale per Z.Obama per korrupsion.Vecse crregullim psiqik ky veprim ishte dhe nje fakt qe ka njerez qe duan ta hedhin Ramen me cdo kusht.

      Per ta vertetuar sa me siper po e lidhim me kriminelin,tradhtarin dhe superhadutin Lulzi Basha.Po e falim kete monster per vrasjen e 21 janarin dhe shitjen e detit grekeve ne 2009 dhe te flasim per 300 miljon euro te vjedhura.

      Rruga e kombit i ka kaluar 1.5 miljard euro dhe akoma nuk ka mbaruar pasi qeveria e re ka caktuar nje fond shtese 200 miljon dollaresh.

      Perse ju Bardhok,Rexhep apo Bardhosh nuk jeni ndjere per kete super-supervjedhje qe dosja eshte e hapur per te pandehurin Lulzi Xhelat Basha qe ka vjedhur qindra here me shume se Fullani ??

      Ju studentet e dhjere te dhjetorit qe iket nga syte kembet dhe kakarisni nga amerika jeni fajtoret kryesore qe akoma shisni pordhe se hodhet nje “sistem te dekun” dhe akoma tregoheni hipokrite dhe antishqiptare sepse Fullani eshte “made in berisha” dhe ju amerikaret malokare shqipfoles te Amerikes doni ti lini kopilin Edi Rames sic vepruat me Lhl dhe drogen e lazaratit.Kam besim se atdhetari Edi Rama do gjeje kurajon dhe burrerine ti tregoje vendin jo vetem Fullanit por dhe ustait te tij Berishe por dhe ca hipokriteve,malokareve te dhjere te dhjetorit qe dikur i ferkonin bolet diktatorit dhe sot ambasadorit.

      ka krime politike,ordinere,mafjoze por eshte dhe nje krim tjeter qe ndoshta ne shqiperi eshte ai qe I gjeneron keto krimeqe eshte krimi I kryer nga faktori nderkombetar .

      kjo e ka zanafillen qe ne vitet 1989-1991 kur faktori nderkombetar me dipllomacine ,mediat e tyre dhe sherbimet inteligjente bene nje presion te jashtzakonshem dhe “frymezuan”pjeset e manipulishme te popullit por dhe intelektuale “pardesybardhe” qe moren pjese ne kryqzaten antishqiptare per rrezimin e komunizmin qe ai ne fakt ishte I rrezuar qe ne 1981-1985.
      Pra ne vitet 1990-1992 nuk duhej te zbatohej ai terror antikomunist qe shkoi ne vandalizem dhe veprime kanibalesh me varrezat e shqiptareve nga bandat e ish komunisteve fanatike te Sali Barishes qe kishte nje mbeshteje te cuditeshme nen rrogoz nga rajesornovice,elezbiberovice,frankeshtejnshkrela dhe pjese skizofrenesh nga ish mergata e qyqeve qe do I varnin komuniset ne shtyllat me te aferta.

      Pikerisht nga ky genocid antikomunist artificjal I ideuar nga faktori nderkombetar dhe I zbatuar nga komunistet apo spiunet e tyre emblematike si BERISHA,HAJDARI,IMAMI,POLLO,GODO,TOPI,TOPALLI etj erdhi si pasoje dhe shkaterrimi apoliptik I shtetit dhe kombit shqiptar.

      Le te japim nje kryekrim tjeter:
      Ne 2008 Ilir Meta me Spartak Brahon dhe derivatet e tij deklaruan ne parlament me prova se Sali Barisha ishte I nfiltruar nga UDB jugosllave dhe nje sherbim I nje vendi “perendimor”.
      Nuk kaloi nje vit dhe “king mejkeri” Ilir Meta pasi hengri nje luge corbe diku ne nje ambasade mike,u be ne 2009 pjese e qeverise me spiunin e Serbise Sali Barishe.

      Ne kete histori krahas spiunit te dokumentuar te serbise SERBBERISHA ,kemi dhe tradhetarin dhe nashtruesin Ilir Meta por kemi dhe nje veprimatari antishqiptare te ambasadave mike qe perdorin Ilir Meten si koqe kandari ne peshoren e stabilitetit strategjik ne dem te kombit shqiptare.
      Qe nga Arben Ndoka dhe deri te Arben Imami jane kriminele te rangut te ulet dhe te mesem .Superkriminelet e kombit shqiptar jane Djalli Sali Berisha dhe Devili Lul Basha.

      Ky I fundit me duket si nje Xhaferr Deva Junior shume me I rrezikshem se vet gjakovari por edhe me poshter se babai I tij shpirteror Sali Bisha,
      Superkrimineli,I pandehuri Lulzi Zhelal Basha ka kryer keto krime :
      1-Spiunimi I UCK

      2-Vrasjen e 4 shqiptareve ne 21 janar si minister I brendshem

      3-Shitjen Pjesore te Detit Jon Karamalisit te greqise

      4-vjedhjen e 300 miljoneve ne RRK

      5-Grabitjen e BASHKISE TIRANES (+ votat e komunisteve)

      Ne cdo vend te botes biles dhe ne ato terepublikave te sapo krijuara te paqsorit nje njeri I tille duhej te ishte ose ne burg te perjetshem ose I gzekutuar publikisht.

      Mirpo Lul udBasha ne vend te egzekutohet ne lule te ballit si Esat Pasha merr nje egzekutim me puthje nga nje zyrtare amerikane (Nuland) dhe kjo mjafton te themi se ne e meritojme te na trajtojne si Never land.Ky eshte dhe thelbi pse kemi kaq kriminele me kollare & bluze te bardhe qe zevendsuan Pardesy bardhet e Ramizit qe ja “grabiti” Rajersoni qe na I prune peshqesh nga strofullate Beogradit.E KEQJA E ATIJ VENDI eshte se do na drejtojne kriminele qe fatkeqesisht jane quajtuar nga LMT e tij Arvizu “burra shteti” dhe “yje ne ngjitje”

      1. Spartaku says:

        RIP ALBANIA!Jemi dakorde me ty. Por Ramen e ke ngarkuar kot me faj,se ai nuk ka vrare njeri si Sali Berisha dhe Lulezim Basha,qe kane duaret e tyre te lyera me gjkun e shqipetareve te pafajshem.

  1. ardit says:

    Mero, nuk e dime ende nese i ka humbur te gjitha. Deklaratat e tij te sotme nuk flasin per terheqje, perkundrazi me marifetet e tij kerkon qe “te ule tensionet” e ne fakt t’ia dale ta miratoje koncesionin. Basha nuk flet per mosmiratim te projektvendimit, ai thote per shtyrje. Besoj ju vete e keni kuptuar shume mire dhe kjo do te thote qe, nese ky projektvendim miratohet tani, pavaresisht kur fillon koncesioni tani apo pas 5 vjetesh, ai ka fuqi ligjore. Cdo tendence per ta anulluar me tej(nese mund te kete te tille, gje qe sinqerisht dyshoj), do te jete me pasoja juridike, qe sjellin edhe penalitete financiare. Kjo gje po ndodh, ne fakt, me te gjitha marreveshjet e lidhura nga qeveria e kaluar dhe qe kane qene teper te disfavorshme per vendin, por qe eshte thuajse e pamundur qe te rishikohen!! Dhe, per sa kohe qe nuk ka ndeshkueshmeri per ata qe i miratojne aktet (Vetem nese do behet edhe ketu tek ne si ne Rumani), cdo gje shkon ne demin tone si qytetare. Prandaj ky vendim nuk duhet kurrsesi te miratohet. Çdo diskutim tjeter eshte pa vlere. Perndryshe, nuk ka mbetet tjeter vecse te dalim te gjithe ne rruge.

  2. mister obama says:

    Ka ardhur koha qe te zhduken nga skena politike te korruptuarit e te dyja paleve .Populli duhet te bindet qe keta jane njesoj zihen kot dhe pajtohen plot . Dhqiperia ky nevoje per politikan te zot dhe jo per maskarenj.

    1. Shefqet Cela says:

      POLITIKANET JANE KETA QE JANE.
      MOS DONI TE SILLEN NGA MARSI?
      Persa shkruan, eshte djallezore. I ve te dy krahet ne nje kandar me qellim qe ta besh me te bute maskarallekun e Saliut me pretekstin se nuk ka shprese per Shqiperine. TE GJITHE NJESOJ.
      Kuptohet, te kane djegur perpjekjet dhe arritjet e Ranes per te bere shtet.

  3. Flamuri says:

    Luli vocer mendoi se po ja hidhte Rames demek ta fuste ne sherr me Topin. te rrij si mut tani bashke me Zenin

    1. Albi says:

      Po pse, ca eshte ky Topi qe paska marrdhenie preferenciale me Kryeministrin e vendit, e jo thjesht me individin Edi Rama?

  4. Kunati pa parkim says:

    Kjo tregoi fytyrne e vertet te Lulit. Nje njeri i vockel, pa asnje vizion politik. Mos u nxeh Mero, po Berisha sdo t abente kurre kete idjotesi edhe pse ti thua qe eshte brenda lojes. Po eshte brenda lojes eshte per te djeg Lulin

  5. Gaforja says:

    Nje skandal politik qe do mjaftonte te hjepte dorheqje nga Bashkia e partia. Mjere ata nejrez qe besojne tek ky klloun

  6. Zig Zag says:

    Mero, kush ehste kjoi kompania se aty nuk ishin as emrat e Kunatit as te Zenit as te Vjollces. Cjane gjithe keto thashetheme

  7. Shoqja Vito says:

    Me vjen keq per kete qe ndodhi. Dhe nipcja im Andi u lodh e u lodh tia raste Rames por sja doli dot. I kam thene hiq dore nga Luli por jo thote e kam pas shok shkolle

  8. Qim Cani says:

    Kjo pune e lekeve te Lulit eshte legjende. Per te marr nje leje vetem ta zbardh Kunati do 20 per qind, Atyre lacjaneve tek Zogu i Zi u mori gjysem kati 3 milion euro. Atyre tek 9 katshet u mori 5 milion euro ne klering. Tek parkimet ngeci,…por donte dhe tia fuste Rames. K… me zile

  9. Luli te parkohet tek Doktori says:

    Nuk e kuptoj ci do parkimet ky Luli. Boll e ka SHQUPIN. Aty nxe gjithe PD. Biles me keto ngushtimet teperon. Luli vet eshte i parkuar tek Doktori ska ci duhen parkime ne tirane

  10. Bajraktari says:

    O nanat ua kifsha. Une bre isha tuj e marr parkimet, qka doni ju lapagjoze. Une e kam ik ene Zenin ene Kunatin ene ate tjetren

  11. era says:

    Te gjitha arsyet jane ne tavoline perveç njeres: demtohet apo jo populli nga ky projekt. As loloja i saliserbit por as Rames nuk i plas bytha per popullin. Jane para zgjedhjeve lokale dhe nuk duan kosto.
    Prit prit se akoma nuk kemi pare gje. Sa te mbarojne zgjedhjet lokale do hapet kantjeri i ndertimit se kane mbet edhe pak hapeira te lira, gjynah mos behen edhe aty pallate.

  12. Si e jema dhe e bija says:

    E dija biro e dija
    Si e ema dhe e bija
    Ashtu vajte historia
    I donte Luli te dyja.

  13. Shoqata Tropoja kunder parkimeve says:

    Or Lulzeim Basha or te vrafte buka jone or taj. Po pse or taj pa pune kena me na lene ne qe ruajm parkimet me karton ne dore. A do me na qit faresh a…A mos befsh hajer ishalla

  14. ku fle lepuri says:

    Ne gjithe kete hsitori t eben pershtypje qe ska fol Berisha. Kushedi sa eshte xhindosur me Lulin qe u zbyth. E donte deshmor kete rradhe

  15. si te behem Kunati i Lulit says:

    Ore ka ndonje menyre si mund te beht Kunati i Lulit njeriut. Se ngelen gjithe bzineset ne dore te Erjonit e Shkelzenit

  16. Celo pa mustaqe says:

    Enno Bozdo me dy n eshte nenkryetar i pavarur bahskie per parkingjet. Do ta ngrejm ne detyre pasi te shtoj dhe nje n

  17. O Xhafe kjo eshte Gafe says:

    O xhafe mblidh kalamajt. Kjo nuk durohet. Djali idjot dhenderi hajdut, ti mut

  18. z/kallami says:

    Prandaj Basha na e tregon me shume pompozitet qe Berisha asht vizionari i PD por dhe i vet pasionit Basha.

  19. Gjoli says:

    Forcimi i pushtetit ekonomik te Saliut dhe Lulit,si grabitesve te tjere te familjes do beje qe te biere edhe Edi edhe PS(ketu fiton vetem klani i LSI),por habitem si po e le zvare kete forcim ekonomik Edi Rama dhe PS?
    A ka mareveshje per heshtje neser ndaj klanit te Edvinit,per vjedhjet qe po behen sot?
    A nuk ka me influence ne PS,nga klanet e tjera per nje lufte frontale ndaj hijenave te PD? Apo i jane lidhur kembe e duar nga LSI?
    Sido qe te jete,edhe kjo qeveri po tregon se eshte e nje familje me te gjitha te shkuarat:GRABIT,VIDH,SIGURO PRONA,TOKA,BIZNESE DHE SA ME SHPEJT SE KY POPULL PO ZGJOHET.

  20. Albi says:

    Mire, bjere Bashes. Po as edhe nje llaf per Edin mo Mero? Po nese e jep ai kete koncesion pas 21 qershorit ca duhet te te themi ty pastaj?

  21. ksem trebeshina says:

    Mjer ky vend nga hajdut te tille.

  22. leka says:

    Mero ,vetem nje dicka nuk me pelqen ne analizen tuaj, kur flet me hiperbolizem per efektin e Top chanelit ne jeten politike. Sot televizori nuk ka fuqine e dikurshme, dhe Basha e Berisha e lane kete pazar nga reagimet ne rrjetet sociale , qe jane zeri me i lire e I fuqoshem i miliona njerezve, qe nuk e njohin shume televizorin. Rrjetet sociale jane i vetmi rrjet, qe ngre kritika dhe probleme nga me te ndryshmet.

  23. timo says:

    Pyeta një shokun tim në telfon: E mo ç’kemi nga Tirana. Ai mu përgjigj me “kod”, ç’të kemi- tha- përderi sa për kryguzhinjer kanë sgjedhur bythën, ne vetëm mut do të hamë se bytha nuk bën gjë tjetër.

  24. SHQIPTAR says:

    Lidhur me zhvillimet e fundit, mbetem me shprese se strategjia e mencur e Z.Rama do te triumdoje.

    Zoti e ndriçofte rrugen e Shqiptareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje