Përse Basha po shkon drejt vetëvrasjes politike?

15 Shkurt 2015, 21:28Editorial TEMA
Përse Basha po shkon drejt vetëvrasjes politike?

Nga Mero Baze

 

Propozimi i Bashkisë së Tiranës për të hapur garën për një koncension 35 vjeçar lidhur me parkimet, po prodhon një debat të nxehtë publik, që ka gjasa të rëndojë dukshëm pozitën e kryetarit në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Por, ajo që është interesante nga pikëpamja politike, ka të bëjë me mbështetjen që Berisha po i jep këtij projekti, duke e shtyrë Bashën drejt një fundi pashmangshmërisht të turpshëm në fund të mandatit. E gjitha ngjan jo aq shumë një betejë për parkimet, se sa një siguri që Berisha kërkon të ketë që Basha të mos jetë më në atë zyrë.

Çështja e parkimeve në kryeqytet është vërtetë një problem i pazgjidhur dhe kërkon rregullime drastike. Në këto rregullime natyrisht duhet të përfshihen dhe partnerë nga bota e biznesit. Por, projekti i propozuar nga Bashkia e Tiranës nuk ka të bëjë aq shumë me investime të biznesit privat në këtë çështje, sesa me ngritjen e një biznesi të ri në këtë fushë.

Bashkia e Tiranës qysh në vitin 2007 ka bërë propozime për të tërhequr biznesin privat tek problemi i parkingjeve. Bashkia dhe më pas qeveria e Berishës dhanë miratimin në parim për dy parkime të mëdha nëntokësore, njëri tek parku Rinia dhe tjetri tek stadiumi “Qemal Stafa”. U firmosën nga Rama si kryebashkiak dhe Berisha si kryeministër, për dy biznesmenë të rëndësishëm të Tiranës. Por, asnjëri nuk nisi dot punë. Njërit, atij të parkut Rinia ia ndërprenë procedurën në mes pas vitit 2010, se e akuzuan si të lidhur me Ramën. Tjetri, i cili kishte qenë me vite i afërt me Berishën, e humbi garën në fund, për shkak se nuk kishte bërë mirë llogaritë se si duhet të ndante biznesin me familjen e Berishës. Kështu që të dyja këto iniciativa, të cilat kërkonin investime serioze nga biznesi privat, dështuan dhe gjendja mbeti pësëri kaotike. Propozimi i ri nuk synon aq shumë investime nga privatët, por menaxhimi prej tij në një rrjet shumë të shtrirë gati kapilar të Tiranës dhe në një afat kohor që kalon periudhën aktive të një brezi.

Por, meqë nuk kemi ende hollësi nga ky projekt, ajo që dua të diskutoj, është llogaria politike e Lulzim Bashës në këtë histori. Të përfshish 4 muaj para zgjedhjeve në axhendë këtë nismë si zgjidhje për trafikun në Tiranë, kur ende nuk ke realizuar asnjë, po asnjë nga premtimet për transportin publik, tramin dhe hapjen e nyjeve të reja rrugore, do të thotë që ke vendosur të largohesh nga Bashkia e qytetit si burracak. Ky largim i turpshëm nga Bashkia e Tiranës është një fund i merituar për të si kryebashkiak i emëruar, por nga ana tjetër është dhe një mungesë e fortë vizioni si politikan. Çfarëdo interesi financiar që mund t’i plotësojë ky projekt Bashës, dëmi politik që ai pëson është i pariparueshëm. Unë nuk e di sa i djallëzuar është treguar Edi Rama që i ka shkelur syrin të ecë në këtë drejtim, por profanizmi me të cilën Basha po shkon drejt një projekti anti-popullor në prag të zgjedhjeve, është si një revoltë e një njeriu që do të vetëvritet për të “dëmtuar” dikë tjetër.

Lulzim Basha nuk është një politikan që i kanë munguar paratë. Ai ka pasur para në çdo kohë. Madje dhe kur shkeli në PD, deklaroi se sillte pajë nga nusja rreth 1 milion euro. Vitet kaluan dhe të gjithë e pamë se ai ishte kudo ku ishin milionat. Ai është sot sërish në krye të punës çdo ditë, ku për t’u zbardhur një leje pasi miratohet, duhet të kalosh nga SHQUP-i të derdhësh kontributet. Pra në këtë pikë, ai nuk është nevojtar për para.

Përfshirja në këtë histori me kaq pak kujdes, me kaq shumë lakmi dhe duke shkelur mbi interesa të prekshme të mijëra qytetarëve, tregon se ai po bën vetëvrasje politike të detyruar. Duket se familja e Sali Berishës, po e detyron katër muaj para zgjedhjeve, të firmosë me dorën e vet humbjen e zgjedhjeve dhe largimin nga Tirana. Nuk besoj shumë tek shifrat që përflasin investimin, as tek emrat që qëndrojnë pas tyre. Ajo që besoj më shumë është heshtja e Berishës ndaj këtij shqetësimi mbarëpopullor në Tiranë. Ai që shqetësohet për çdo thashethem lagjeje dhe çdo vrimë çelësi në këtë qytet, po i jep leje “dhëndrit të tij” brenda në PD, të gëlltisë këtë lugë çorbe dhe të iki nga Bashkia e politika. Është si ato harakiret që ushtarët e devotshëm japonezë bëjnë para shefave të tyre, kur e kuptojnë se ora e tyre mbaroi.

51 komente në “Përse Basha po shkon drejt vetëvrasjes politike?”

  1. Stela says:

    nese ai kandidon per kryetar bashkie me siguri qe do te humbase

    http://bit.do/basha-po-shkon-drejt-vetevrasjes-politike

    1. Kujtimi says:

      Autopsia e yllit KRIMINEL në ngjitje i Arvizusë…

      Ka të paktën 8 vjet që ndegjojmë në faqet e kësaj gazete qe Lulzi Basha po vetvritet ketu ,po vetvritet atje,po burgoset per rrugen e kombit,per 21 janarin per shitjen e detit,per varrezaet e gregut per shtepine e verdhe etj etj por per cudi ai ka dale po del dhe do te dalë më i fortë.pRA KETO ARTIKUJ TE JAPIN PERSHTYPJEN SE VETEM PO MBAJNE NDEZUR NDOSHTA VETEM PER BIZNES MEDIATIK PAKSA TE NGREHUR neh fare revolte popullore “on line” kunder klikes se berishes & bashes dhe asgje me teper.Qe te zhduket nga faqja e dheut ky Esat Pashe apo xhaferr deve xhunior duhet te shkojme te “burimi” se ku u fekondua kjo monstre dhe kush e mbron sot.

      Pra duhet t’ja fillojme qe te pashaporta e tij amerikane ekstra ne hollande,spiunazhi me unmikun ne kosove kur hynte si ilegal inxhinier rrugesh ne bicaj dhe te shtepia e verdhe,lidhja me damir fazllicin e deri te puthja qe i dha “live” zyrtarja amerikane Nuland apo vlersimi YLL NE NGJITJE NJE KRIMINELI QE VRAU 4 PROTESTUES SI MINISTER I BRENDSHEM.

      Por ajo qe ngelet nje enigme ” e lexueshme” eshte se ku e gjeti fuqine ky “lepurush ambasadash” qe ti shkelte vijen e kuqe arvizuse ne 15 nendor 2013 ne protesten e 15 nendorit 2013 apo ishin kinezerirat e arvizuse..qe cojne uje te magnifikimi i figures enver hoxhes.

      Kriminalja eshte te Edi Rama qe po mashtron shqipataret fitues te 23 qershorit duke u marre me qindra show dhe pasarela bunkersh dhe shtepi gjethesh per te mbuluar impotencen apo tradhetine e tij per ti treguar vendin nje krimineli gjakftohte qe dhe kur vret qesh dhe zgerdhihet si fytyre “down”

      Kriminalja e Edi Rames eshte qe nuk kerkon denimin e te pandehurit Lulzi Zhelal Basha per super dosjen kriminale si me poshte.

      DOSJA KRIMINALE E UDBASHIT BASHE :

      1. LULZIM BASHA AGJENTI I UDB-së i punësuar në Umnik si agjent serb në shërbim të DISA agjenturave të huaja përveç shqiptarëve dhe Shqipërisë .Lulzim Basha i rekomanduar nga UDB-ja sajoi shtëpinë e verdhë në një fshat të Burelit që luftëtarët e UÇK sillnin ushtarët serbë dhe u hiqnin veshka ,zemra….

      2. LULZIM BASHA SI GJITHONË KONTRIBUTI I TIJË ANTI SHQIPTAR, nuk mori pjesë në konferenca e vëndeve Aziatike në Teheran të Iranit më 2008 për lobimin e Kosovës .

      3. LULZIM BASHA PJESMARËS AKTIV NË SHUMË MARVESHJE TË FSHEHTA ANTISHQIPTARE

      4. LULZM BASHA GJAKPIRSI I GJAKPIRSAVE TË POPULLIT SHQIPTAR si mund të flasë ky njeri se ka luftuar krimin ekonomik, kur vetë ka bërë aferën më të madhe që njeh Shqipëria, atë të rrugës Durrës- Kukës 232milion eurove, që është krimi më i madh ekonomik në vend?

      5. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR FIRMOSI PËR SHITJEN E TROJEVE SHQIPTARE PËR COPTIMIN E SHQIPËRISË.

      6. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR MER PËRSHËNDETJE NË TV NGA KOLEGU I TIJË ZËVËNDËS MINISTRI I JASHTËM NGA ATHINA duke përcjellë për ne shqiptarët legalizimin e varrezave të ushtarëve grekë respekt për ushtarët grekë që ranë për të mbrojtur atdheun e tyre!Cili është Atdheu i grekëve ? Atdheun në Përmet, në Korçë ,në Gjirokastër?

      7. LULZIM BASHA TRADHËTAR I POPULLIT SHQIPTAR lejon tre palë varezat e ushtarëve pushtuesve grekë në SHQIPËRI. Çfarë simbolizojnë varezat e ushtareve grekë tokën shqiptare apo PIRAMIDAT GREKE ?

      8. LULZIM BASHA EDHE SËRBË OSE GREK TË ISHTE NUK DO DILTE KAQ HAPUR POR FAKTET KANË VËRTETUAR SHUMË HERË MË TEPËR SE ËSHTË MË SËRBË NGA SËRBI DHE MË MË GREK MGA GREKU.Si është e mundur që për një tubim paqësor brenda regullave në territorin e Shqipërisë të quhet i jashtëligjshëm, aq me teper kur është kërkuar leje, ndërsa një person që ka kaq vjet që merr pagë nga shteti Shqiptar si Vasil Bollano shkruan e bën si të dojë jo vetëm histori të rreme anti-shqiptare për Himarën, por edhe për gjithë zonëne e Labërisë?!

      9. LULZIM BASHA AGJENTI LOBIT ANTISHQIPTAR SERB DHE GREK Ish-Prefekti i Gjirokastër Spiro Ksera, ish ministër i punës dhe i çështjeve sociale më 18 maj 2008 morri pjesë në festimin e 94 vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Si gjithmonë Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha nuk dha shpjegime kurrë për Spiro Ksera për aktivitetin antishqiptar .

      10. LULZIM BASHA SKANDALI DH TURPI I MADH I POLITIKËS SHQIPTARE QË I KA DEMASKUAR NË JETË TË JETËVE PËR TRADHËTINË e ndyrë të tyre ndaj Shqipërise, është prezenca ende në detyre e konsullit grek të Korçes, i cili deklaroi hapur në Korçë dhe Greqi qe ”Vorioepiri është Greqi”.Çfarë vërteton heshtja juaj Lulzim Basha paaftësinë apo ortakërinë me grekun?

      11. LULZIM BASHA MAFIOZ MAFIJA E JASHTME KOMANDON MAFIJEN E BRËNDSHME.A mund të akuzonte Beogradi Tiranën për ngjarjen e transportimit të organeve të brëndshme të ushtarëve sërbë në një fshat të qytetit të Burelit( shtëpinë e verdh )
      12. LULZIM BASHA FASHISTI I FASHISTAVE JEP URDHËR MË 21 JANAR PËR TË HAPUR ZJARR MBI PROTESTUESIT SHQIPTAR E URITUR , U MBUSH BARKUN ME PLUMBA.

      13. LULZIM BASHA KRAHU U DJATHTË I KRYETRADHËTARIT SALI BERISHA PJESMARËSAKTIV NË SHUMË VEPRA TRADHËTARE KRIMINALE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR .Lulzim Basha vjen në Tiranë si njeriu që nuk ka parandaluar dot krimin e kontrabandimit të naftës që po shkatërron ambientin dhe ekonominë personale të gjithsecilit.

      14. LULZIM BASHA KRIMINEL I KRIMINELAVE NË SHQIPËRI NUK SUNDON LIGJI POR SUNDON KRIMI për arsye në krye të qeverisë janë kriminelat Lulzim Basha është përgjegjës për rritjen e frikshme të krimit të vjedhjes. Si kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë sulme mbi banka, dyqane dhe individë .

      15. LULZIM BASHA LEJON NË VËND TË GRURIT MBILLET DROGË ME DIJENINË E TIJ BOTET QEVERITARE VADISIN PARCELAT NË LAZARAT. Lulzim Basha është përgjegjës për faktin se Shqipëria përveçse një vend ku kalon trafiku i heroinës, është kthyer në një bazë, të trafikut të kokainës, sipas një raporti të OKB.

      16. LULZIM BASHA E KATANDISI SHQIPËRIA NË VËND TË PARË NË EUROPË PËR AKSIDENTET Lulzim Basha a mbajtët përgjegjësi për ministrinë e Rendit për shtimin e aksidenteve?

      17. LULZIM BASHA TRADHËTAR,KRIMINEL, FASHIST ,AGJENT ME REKUMANDIMIN E UDB-së heq emrin e rrugës ,,Dëshmorët e 4 Shkurtit ,, dhe vendos emrin e Ibrahim Rugova.Me këtë veprim Lulzim Basha ka rehabiliton kriminelin dajon e Xhafer Devën Ibrahim Rugovës duke hedhur baltë mbi 86 viktimat e antifashizmit që u vranë më 4-shkurt 1944

      18. LULZIM BASHA NUK JE VULLNETI I POPULIT SHQIPTAR ,POR POPULLIT SHQIPTAR I IMPONOHET KANIDATURA PËR KRYETAR BASHKIE TI NUK MER ASNË % TË VOTAVE POR I VODHËT NËPËRMJET MANIPULIMEVE ME ATE MENGEPERVESHURIN

      19. LULZIM BASHA I EMËRUAR PËR KRYETAR PARTIE NGA KRYETRDHËTARI SALI BERISHA POR KURRË I VOTUAR

      20. Këto janë vetëm maja e ajzbergut po të hapen kartat marveshjet e fshehta antishqiptare del në dritë tradhëtitë e Lulzim bashes në seri…
      LITARI ËSHTË SHUMË PAK PËR TRADHËTARIN KRIMINELIN E KOMBIT SHQIPTAR LULZIM BASHËN.

      zoti Mero kemi tetë vjet qe po ndegjojmë vet-vrasjen e lUL udbashit por si duket radha po i vjen Edi Rames dhe 1 miljon votuesev te tij qe jane tradhetuar nga te gjitha anet biles dhe nga kjo gazeta qe po i ben nekrologjinë dhe arkivolin bashes dhe do fusin brënda Ramën dhe kombin shqiptar

      1. Skypion says:

        Eshte tejet zbavitese te shikosh Bazen tone,te jete ne nje linje editoriale me Klan-in e Frangajt.
        Trushkulurit dhe trushpelaret,apo idiotet e dobishem,sic quhen rendom tashme dhe per te cilet serviren te tilla rrufjanlliqe,as nuk e shohin dhe as nuk e kuptojne kete perputhje qendrimesh Mero-Frangaj.Eshte gjuhe e huaj per ta.Nejse.
        Sot pritej qe analisti yne i nderuar,zoti Baze,te bente nje editorial mbi ate qe po ndodh tek diga e liqenit artificial.Nje grup ambientalistesh,ku shquante si gjithmone Sazan Guri simpatik,doli para medias duke bere thirrje deri edhe per veteflijim,ne rast se do te realizohet projekti i shumekatesheve buze diges.
        Une jam me Sazanin.Te gjithe njerezit e ndershem jane me Sazanin.Duhet te jemi me te.
        Ajo qe po ndodh tek diga e liqenit,eshte nje menxyre qe mban firmen dhe vulen e Edi Rames.Gjithcka filloi kur Rama ishte Kryebashkiak i Tiranes,dhe po realizohet kur Rama eshte Kryeminister.Mendoni pak:Edi Rama,kryeministri qe po shemb gjithandej,po ky Kryeminister mbeshtet fuqishem ndertimin e shumekatesheve tek diga e liqenit!!!
        Per kete,Bazja yne hesht;tani per tani,te kuptohemi.
        Ndersa hesht,per cka po ndodh tek diga e liqenit,analisti yne,bashkon forcat me Klan-in e Frangajt(sejcili per qellime te ndryshme,por me moral te njejte) duke denoncuar flirtin e hamendesuar te zotit Basha me zonjen e Top-channel qe,sic peshperitet,po don te marre koncesionin ne fjale.
        Analiza e analistit tone fillon dhe mbaron ketu.Publiku(i majte) ,per te cilin serviret ky pisllek,ndjehet i kenaqur ne budallallakun e vet.
        Me ane tjeter,asnje fjale per ate qe ka gjithcka ne dore.Asnje fjale per Edi Ramen,qe kontrollon keshillin bashkiak.Edi Rama,qe ka bllokuar pothuaj te gjitha projektet e Bashkise,me ane te kontrollit te keshillit bashkiak,mund ta bllokoje edhe kete,apo jo?!!He si thoni ju trushpelare?!
        Bazja yne e di kete,prandaj mundohet te shperqendroje vemendjen e publikut nga thelbi i ceshtjes,tek kryetari i bashkise.
        E megjithate,mllefi qe ka per ate force politike per te cilen u sakrifikua profesionalisht dhe moralisht,e shtyn te na tregoje arsyen e vertete.Ky mllef qe e bren ka vite ,eshte mallkimi i analistit tone.Eshte mallkim qe do ta ndjeke gjithe jeten.
        Thote Merua:”une nuk e di sa i djallezuar eshte treguar Rama qe i ka shkelur syrin te ece ne kete drejtim…”!-Po si more Mero xhani,por edhe ju trushpelare te pafajshem dhe te dobishem si te tille,kete kryeminster,kete Edi Ramen,e paskeshit votuar per te bere intriga ndaj opozites dhe qe ju te kenaqeshit me to?!!Hajt tung!

        1. Vjosa says:

          Sakt ! Qart! Dakord me Skypion…….

        2. Toni says:

          skypionooooo car detyre te ka caktuar visho lika-ajazi sot tyve plako ate shiko,o plereee po lul smerlapi edhe kur kishte liken ne aleance ne bashki+qeveri car boni mega-bllokim apo jo or dell sa tru shplare jeni,Shqiperia pas Gjermanise per ekonomi ja keto jeni juve a i jep dum a joooo…shko e ha misra te zier shko mos bo zhurmusin ketu….

    2. MENTORES says:

      Mero
      Duket sikur ke vulosur kartonin sot me kete shkrim. Njerezit qe te ndjekin perdite kerkonin nje reagim nga ty dhe ti…e bere! Po sikur e ke mbajt njecik lapsin sot. Personat e perfshire ne kete histori jane disa te tjere pervec Bashes. Eshte e perfshire edhe familja e Topit te Tanit, nje njeri me nje “mision sublim” ne realitetin shqiptar. Vetem se nga kjo familje sot po kerkohet tu vihet shkelmi ne fyt njerezve per tu marre leke me dhune. Nuk ke asgje per te thene per kete fakt?
      Nejse ti e di vet, por njerzit prandaj te ndjekin, se mendojne se i thua gjerat troc kur duhen thene!

    3. Epiriíiiiiiii says:

      me demek Basha po bën Harakiri. Po behet Kamikaz ishte Berishes

    4. ilo says:

      Po pse ka fituar ndonjehere ai si krytar bashkie???

  2. TR says:

    Tallu Mero tallu,kujt po i rruhet per Bashen…por per 120mln eurot qe i ikin qytetareve dhe shkojne ne dore te matrapazeve…Rama ta ndaloje kete edhe sikur te hummbase Top Channelin.

  3. Nard says:

    Sa posht qe kemi rene si komb. Edhe ne kohen e rilindasve te pare kur gati gjithe popullsia ishte analfabete kombi nxirrte me shume patriote se sot ne kohen e “rilindesve” te dyte. Eshte e turpshme qe shkaterruesit e vrasesit Berisha e Basha vazhdojne te bejne cfare ju do qejfi me kete komb.

  4. partner politik says:

    Kur opozita shin lam ,eshte per tu kritikuar me shume maxhoraca ,por ato jane hajna te dy ,por Mero ka mbetur kantato tek opozita dhe ben sikur num shikon ,sikur nuk kupton se Rilindja po e menderos cdo dite e me shume .

  5. drejtesia says:

    Lulzim Basha eshte kamikazi qe do katapultoje perseri Berishen ose dhendrin e tij ne krye te PeDese. Kjo eshte llogaritur qe kur u vu ne krye Lulushi. Vetem ai nuk e kupton hilene e hijenes.

  6. Kolonjari says:

    Vazhdoni merruni me Berishen ,lerini Qeverine e krimit,te tritolit ,te mjerimit,te Kriminelave te punesuar ne te gjithe administrates shteterore,trafikanteve,kontrabandisteve,,,,vazhdoni se kete keni ne gjak,,race e keqe komunizmi.

    1. bato says:

      Kolonjar!
      Ke te drejte! Komunisti me i ndyre ne tere historine e PPSH dhe te 25 vjeteve demokraci ka qene dhe mbetet Sali Ran Berisha! Aq i ndyre sa ia kaloi edhe Enverit, sepse Enveri vrau ca nga bashkepunetoret, por i nxori para gjyqeve dhe me ato ligje qe beri vet i pushkatoi. Ndersa ky Sala qe ti e ke ne zemer i vrau fshahtas bashkepunetoret, si cub e jo si trrim, i hengri ne bese dhe mban pas vetes ca si ti qe jeni gati ti jepni edhe b…n vetem e vetem qe t’ju kete me sy te mire. Le qe ke te drejte se je nga Kolonja dhe ai kolonjari ne filmin ” I teti ne bronx” tha: ” Ma jep mua ta marr ne krah dashin te me shohe Saliu!” . Merre dashin ne krah o Bamke qylollari te te shohe Saliu. Pika megjithe kolonjar qe je.

    2. vani says:

      O Kolonjari… Hidhi nje cik kolonje gojes hale, se qelbet dynjan, o ena e peshtymosjes se Salehit te kamunizmit… bajge e plevitosur ne shi…

    3. titi says:

      He mo kolonjar qe kur e ke grisur testen e PPSH(para salisekretarit apo pas tij),se zakonisht ju komunistet e saliserbit jeni antikomunista te terbuar,prandaj edhe e bete vndin han me 2 porta ku cdo njeri vjedh edhe vret ne emer te idhullit te vet.ja kaluat edhe enverit me sigurimsat e tij.

  7. per kokene zagarit says:

    eshte nje frike se me ne fund Basha do pesoje nje aksident fatal…

    1. fotinija says:

      Si mund ta thuash kete per nje djale te ri! Eshte shqiptar, djale nene, burre gruaje, baba femijesh. eshte vellai yne. Nuk duhet ta bejme kete per njeri tjetrin. kujtoni kur vdiq Sokol Olldashi “aksidentalisht” sa shume u merziten majtas e djathtas, pavaresisht nga bindjet politike. Ti urosh vdekjen aksidentale tjetrit eshte pashpirtesi shembullore. Mos harro: mallkimi ndahet pergjysem.

    2. komunalja says:

      Aksidente pësojne vetëm ata që rrezikojnë kumbarin ‘pi Viçidoli’!

  8. mehmet says:

    Shyqyr qe e ka kuptuar qe I ka ardhur fundi,sepse populli tashme e ka mare vendimin qe ne krye te bashkise me te rendesishme te shqiperise te vendose njerez progresive,modern,te afte,qe do I zgjidhin problemet reale te tiranes;pastrimin,gropat ne rruge,nbeturinat,riciklimin,mbetjet urbane,ndotjen,gjelberimin,parkimet,gjera qe BASHA as I ka prekur fare sepse nuk di ti beje.

  9. Beni says:

    Po normal paje nga nusja me leket e piramidave.
    Turp qe nuk jane ne burg akoma keto plehrat!

  10. hack says:

    alert(“BoooooM”)

  11. rudini says:

    Le te iki, se u soll me kete qytet tamam si bytheqir.Ka shume njerez qe emallkojne.

  12. en says:

    Mero ketu kemi te bejme me teorine kafsho dhe hik. Nese e ka kopsitur mafja ik se e ke te fresket te diga e liqenit

  13. lili says:

    Nuk i behet vone per bashkin kur ka paret e parkingung per 35 vjet,se edhe aq gjate nuk do jetoje,

  14. TOMORI says:

    Zoti Mero pergezime per analizen e mesiprme, si gjithmone godet ne shenje. Esht e kjarte se Luli i vocer, por shume i pasur ka nevoje per pushtet, pore penetrim ne PD i dhendrit te Berishes, jo vetem doti vere berylin pore edhe hurin nga poshte… Lufta behet per pushtet, jo pa qellim Sala e futi ne kryesi, ne asamble qerozin…Kure Basha te deshtoi ai dote zere vendin e tije , se duhen mbrojtur skandalet dhe krimet qe akuzohet Saliu nga shtypi ne menyre periodike. Ky eshte qellimi, se po te jete per para, baba vjeri dhe dhendri su mbarohen kurre.

  15. padrino says:

    Ishallah , në gop të sëmës , vaftë me gjithë salinë, bashovici

  16. Star says:

    Pyetja eshte PSE? Por pergjgja eshte me e qarte se kaq. Sepse ky kurre nuk ka menduar ne krye te tije qysh se ka hyre ne politike. Ky eshte nje vegel qorre qe perdoret per qellimet e monstres se Vucidolit..Dhe loja per te po vjen drejt fundit.

  17. kris says:

    ketu eshte dora e Rames qe do te rezoje bashen dhe kandidatin zyrtar per kryetar bashkie te rilindjes ne favor te kandidatit te pavarur te mafies.projekt i koncensionit do te miratohet me urdher te sharlatan Piktorit

  18. zhan zhak says:

    Nipi i Enverit, Lulushja, duhet te burgoset dhe ti konfiskohen milionat dhe te patundshmet nje per nje pastaj te cohet ne burg si kriminel, hajdut dhe abuzues me pushtetin.

  19. mali says:

    Nuk duhet te bejme sikur s,e kuptojme se si Basha,presidenti,prokurori i pergjithshem e shume te tjere celesat e kashtes kane ne dore se cdo projekt,cdo vendim,cdo gjykim,cdo dekret ,projektohet,vendoset vetem nga Berisha,keta te shkrete jane thjesht ushtare te bindur te gjeneralit Sali,prandaj dhe jane bere per te ardhur keq se s,jane vetvetja,jane ne sekelldi te tille qe edhe gjumin s,e bejne rehat se u rri Sala si comange mbi krye,ky komunist i vendosur per te zbatuar jo vetem porosite e ramizit,por dhe te srukaturave pertej vendit,te udb-se e te rjereve,sic shprehet dhe akuzon nje nga njerezit me te afert te tij Izet Haxhia qe e ben te qarte per edhe me fanatikun dashamires te Saliut se eshte ka qene e do te mbetet jo vetem frymezues i tritolvenesve,por edhe urdherues,mbrojtes i te gjithe atyre qe vjedhin ,qe vrasin,mjafton qe te sjellin pasiguri tek qytetaret qe te shfrytezohen me pas per demonsrata qe te rikthehet ne pushtet,tashme jo me Lulin qe po e p erdor si ure per kalimin e dhendrrit real duke e zevendesuar me marifet pas humbjes se pritur te bashkise nga dhendrri politk Mire e ka menduar se Luli nuk eshte i afte per detyra te tilla si ajo e kryeministrit,kur e dha proven e gjalle qe s,beri asgje per Tiranen per 4 vite dhe e meriton qe te kandidoje e te largohet me bisht nder shale ,sepse ashtu dhe erdhi me vota te vjedhura nepermjet pranakut dhe halabakut Ristani qe per vjedhje mund te jete i papare qe per dite me diell e ne erresiren e nates ne magazinen e kutive te votimit i hapi i rregulloi fletet e votimit si deshi dhe sot gezon kolltukun e sekretarit teD vetem se vodhi vota dhe i dha fitoren Lulit ne tavoline,prandaj keta njerez do ta vuajne padrejtesine qe i kane bere vullnetit te popullit.Dite pas dite po u cirret maska.Nerezit qe 8i dine te vertetat per krimet e bera kane filluar te flasin.Kriminelet nje dite do te shkojne para gjyqit edhe pse me vonese ,se po te ndodhnin ne vendet e BE qe nje ish kryeminister a president si Saliu qe te ishte marre jo me kaq krime sic jane te panumerta rastet me Saliun tone,por vetem njera nga keto,vetem urdhri qe patr dhene per te vendosur tritol tek L.Perpali a ne nje shtylle te tensionit te larte ,siv shprehet I>Haxhia do arrestohej pa mbushur 24 ore,por tek ne s,ka prokuror te pergjithshem,ky qe kemi eshte i paralizuar dhe ministri i drejtesise i paafte per te pershpejtuar reformen ne drejtesi dhe sic duket dhe nga paaftesia,por ndoshta dhe me qellim a ndoshta keshtu deshiron edhe Meta si mik dhe bashkepunetor i nguste i Saliut ,sepse te dy i njohin mire te bemat korruptive e kriminale te njeri-tjetrit dhe mundet qe te kene te perbashket edhe ngrenien e ndonje luge corbe te prishur ne Beograd ,sepse nuk e dergoi kot Sala per vizite kur ishihn ne aleance qeverisese dhe fakti qe e lejon te dlase pa kufi ne parlament dhe jep sala ne seance fjalimin me te turpshem ne gjendje te nje skizofreni te Metes per Ramen ,verteton se sala di me shume se vidioja e korrupsionit te Metes dhene nga D.Prifti,prandaj dhe te enjten e kaluar Saliu e dha ne parlament regjistrimin e bere dhe Meta s,pati guximin qe te mbane qendrim,por i ngriu nje buzeqeshje e shtirur ne fytyren gati te paralizuar,gje qe shprehu qarte se eshte i pa afte per t,i bere balle Saliut i cili eshte mjeshter per t,u hapur dosje jo vetem kundershtareve te tij ,por me shume bashkepunetoreve dhe pastaj ben si do me ta ,se i ka ne thes ,prandaj dhe s,ia ben syri terrt se me te shumtit ne kete parlament jane te korruptuar dhe heshtin si nga e majta e nga e djathta dhe saliu qendron krenar si kaposhi maje plehut e te gjithe ulin koken e s,reagojne edhe kur nga goja sala nuk nxjerr flori,por vec kakerdhi.Mjere ti ,o Shqiperi,mjere ti o vendi im ,mjere ti o vendi tend,nje i cmendur po cmend nje vend, sic shkruan i madhi D.Agolli.

  20. PAVLIN says:

    MERO, LULI ESHTE NE OPOZITE SOT, NUK JA VLEN TE THUHEN KETO ARGUMENTA NGA TI. PO TE ISHTE SE DO TA SULMOJE SI KRYETAR BASHKIE DAKORT ME TY.

    NESE TI DO TI KUNDERVIHESHE RAMES, ME KETE SHKRIM, ATEHERE DO TE ISHE VERTET I MADH MENDOJ UNE.

    NESE LUL BASHA KA BERE KETO QE TI SHKRUAN, ATEHER PERSE POLICIA NUK E ARRESTON, SEPSE AI NUK KA NDONJE IMUNITET. EDHE PSE ESHTE ZGJEDHUR NGA POPULLI PER KRYETAR BASHKIE, KUSHTETUTA JONE E KA PARASHIKUAR EDHE KETE RAST, PER SHKELJE TE RENDA KRYEMINISTRI SHKARKON TE ZGJEDHURIN VENDOR.

    MERO , UNE THEM SE TI BEN MIRE QE SHKRUAN SE I RRIT TIRAZHIN GAZETES TENDE.

  21. etem Pasha says:

    Po i drejtohem cdo studio ligjore qe e lexon kete shenim.
    Jap 2000 $ us per te ngritur nje padi kunder keshillit bashkiak te Tiranes. Ceshtjet qe kerkoj te shqyrtoj:
    1. A kane te drejte te japin nje koncension per 35 vjet? Pse jo atehere edhe per 150 vjet?
    2. A ka ndonje kontradite me ligjin kunder monopol? A duhet te nderhyje autoriteti i konkurences?
    3. A ekziston diku nje kontradite ligjore ne miratimin e kesaj afere tmerresisht korruptive, qe te mundesoje ngritjen e nje padie kunder miratimit te saj>
    4. Te interesuarit te dergojne e-mail ne adresen [email protected] per te legalizuar kontranen dhe paqesen

  22. Albi says:

    Shume mire e ben qe i bie Lulit, po me duket se eshte edhe Rama ne kete muhabet. Thuje nje llaf dhe per ate.

  23. metlaj says:

    MERUA eshte njohes i mire i kurthevete SALIUTsepse eshte ai qe demtoj nhe nga potrncialet demokratpke sic ishte EDUART SELAMIte cilin e kane katandisur si numerore topi se ska deshiren e hakmarjes por konkurimin e ideve midis se majtes dhe te djathtes dhe jo i shitur tek agjenturat e huaja por e kunderta eshte lile basha me iulte si veprimtare sesa eduarti me pak i pregatitur dhe me perkrahje me te ulte nga baza e simpatizanteve tePD dhe pote ndoj gjysmen e potenciale te tij e ka kontratuare me qeverin serbe dhe pjesen kriminale te ballkanit dhegropern e kahapur vete qe vjedhjet dhe krimet edhe papropagand e rrezojne MENDOJ QE TE DOREZOJ LEKET E VEFES DHE TE MOS FLERE NGA VIKTIMAT E “!

  24. arusha... says:

    Luli i sigurt qe mbas 21 Qershorit nuk do te jete as kryetar Partie..Edhe ai e dikete…

  25. futbolli says:

    ore njerez po ca na duhet ne te meremi me Bashen,qeverin edrejton dikush tjetr.eshte njesoj sikur te kritikojm lojtaret e stolit te nje skuadre qe po luajn keq nderko ata qejane ne fushe spaskan faj.mero baze je bere si plakat e keqija.

  26. charlie chaplin says:

    Ne cdo qytet te botes bashkia ka sheshet e saj publike per parkingje falas ose me cmime simbolike. Kjo eshte puna e bashkise , te shpronesoje e te krijoje hapesira publike per qytetaret e saj. Eshte e vertete qe hapesirat publike jane prone e bashkise dhe menaxhohen prej saj. Po cdo te ndodhte sikur te jepte me koncension cdo gje edhe parqet publike per hir te investimeve. Cdo qytetar do e ndjente veten te huaj ne qytetin e tij. Parkingje me pagese prane zonave te biznesit e bulevardeve po jo poshte shtepise. Mos e shisni gjithe tiranen lini nje alternative per parking.

  27. peti says:

    Me çfare lexova u merakosa shume dhe pyeta: mbas Lulit kush do behet kryetar i PD? Dini gje ju?

  28. Lu +L says:

    Ka kohe qe besueshmeria e editorialeve te Meros ka rene ne nivele minimale keto muajt e fundit qe tregohet nga numri komenteve dhe permbajtja e tyre.
    Nuk eshte pune parkingu ,visar zhiti,emrim i nej ambasdori apo nje pjese kishe qe po e prish Sadetja e KARAOSMALLIVE e Elbasan.Ka gjera me kryesore qe do te thoja makabre qe po ndodhin kohet e fundit qe te kujtojne tmerret e 1991,1996,1997,1998,2008,2011 dhe parashikimet do jene te frikeshme dhe kam nje parandjenje se po hapet nje front i ri konflikti nderkombetar ne Ballkan qe do ti bashkangjitet vatrave ne Ukraine dhe Lindjen e Mesme

    -Shihet qarte se dyshja e fituesve Rama-Meta ka kapitulluar 101 % dhe po kuptohet qe ato votimet ishin nje truk ambasadorial qe tashme Ilir Meta e ka “deklasifikuar’ plotesisht dhe eshte ashtu sic thote komentuesi “mali” qe ne parlament Sali Serbi para pak ditesh tregoi se kryetarin e parlamentit Ilir Muta dhe ministrin e drejtesise Nasip Palaco i ka zene rob,Pra krahas presidentit,k/prokurorit,kryeshikut,bashkine e tirane.Pd e shqup-it,gjithe kollonen e gjykatave,KLD,kontrollin e shtetit,banken e shqiperise ky perbindesh ka zaptuar dhe parlamentin dhe ministrise e drejtesise…Pra pasi i ka zaptuar gjitha keto Sali Serbi po kerokn zgjedhje te parakoheshme se vendi po shkon drejt de-stabilizimit.

    -Por ajo qe nuk i falet zotit Mero ishte kalimi ne heshtje te nje vizite te cuditeshme e biznesmenit (ish politikan i larte amerikan) Tom Ricit, beniaminit te Damir Fazllicit qe eshte mik shtepie i Sali Bericit…Cfare donte ai gjysem zyrtar dhe gjysem biznesmen qe e ka kapur me “muxhahidinet” qe i perdori si spot elektoral ne votimet e 23 qershorit ne ndihme te kriminelit Berishic dhe nga kongresmeni Dana R. i cili pak dite para ketyre votimeve ne kongresin amerikan e paraqiti kriminelin Berishic si mikun me te madh te Amerikes per te gjitha kohrat…

    Pra ne kete “detaj” duhet te kapemi ne shqiptaret qe ketyre berishisteve te amerikes duhet t’ja bejme te qarte se nuk mund jete mik i amerikes nje kriminel qe pasi vjedh dhe vret popullin e tij i bejne dhe urinen viktimave te tyre..Cili eshte spjegimi pse keto gjysem politikane,gjysem biznesmene te amerikes “dashurojne” keto kriminele…? jo shume kohe me pare nje reviste prestigjoze amerikane (F.P) akuzonte direkt ambasdorin Dell te kosoves dhe shqiperise zonjen MR (qe shkonte naten te shtepia e Lulit per rrugen e kombit) dhe behet fjale per shifra afer 1 miljard dollare ‘humbje”.Pra ketu eshte dhe thelbi qe zoti Mero ne nje fare menyre ka devijuar nga e verteta qe thote se Luli po ben vet-vrasje..ne nje kohe qe ai eshte vetem nje i mjere,nje play boy qe vetem firmos cfare i vene perpara Tom Rixhet,Damir Fazllicet dhe Sali Berishicet..

    Leri aktoret Mero ,meru me Regjizoret ose lere kete zanatin e gazetarit qe i nje shkon nje zagari dhe genjeshtari derisa krimineli Saliserbi & sons po shperfyterojne ate popull sa enver hoxha po na duket Profet.

    Perse shqiptaret,po kryejne vetvrasje kombetare..do ishte me mire titulli i ketij editoriali..

  29. Dari says:

    Nuk e di por po dalin te gjithe agjente te udb-se, nuk po besojme me se kjo eshte thene per te gjithe politikanet majtas e djathtas. Lulin e kane bere edhe agjent te hollandezeve, grekeve, tani edhe te udbse. Ai eshte goxha djale, por mendoj se po loz gabim.I shkon posti i kryetarit te bashkise, si minister i jashtem shkelqeu (packa thuhen shume gjera sot) , madje edhe si minister i rendit vendosi rendin. Nuk i shkon roli i gores sepse eshte djale i fisem dhe vjen nga nje familje e tille. Por Luli duhet te shkeputet nga sfondi pas vetes. Nje njeri i tille nuk duhet djegur nga politika se nuk i kemi me bollek.
    Kam nje sugjerim: hiqeni nga fjalori i perditshem fjalen “vrasje”. Sido qe te vritet nje shqiptar fizikisht, moralisht, shpirterisht, menderisht, psikologjikisht, nuk ehste mire, sido qe te jete ai eshte shqiptar.

    1. STOP HIPOKRIZISE says:

      Per komentuesin Dari

      Me cfare ke shkruar duhet te heqesh germen e pare” D” dhe te vendosesh ‘K’sepse ky Basha yt eshte nje bandit qe kur ishte minister drejtesie ne 2009 nuk ngeli kriminel nga ato me kanibalet fare qe nuk u lirua nga burgu per te “numeruar” votat.Nga qindra krimet e tij po te njohim me nje material te shkurter per djallin Lul

      C O N F I D E N T I A L SECTION 01 OF 02 TIRANA 000552
      Classified By: AMBASSADOR JOHN L. WITHERS II FOR REASONS 1.4 (b)

      – Lulzim Basha: According to one SP source, FM Basha, who
      represents the DP in Elbasan, was involved in facilitating
      the release from prison of a notorious criminal in Elbasan in
      return for support from the criminal’s family. Relatives of
      the criminal promised to “organize” people in Elbasan to
      support Basha.

      1. Dari says:

        Per komentuesin stop hipokrizise: Emrin nuk ja ndryshoj dot se nuk ma lejon edukata; gjithsesi komentin tuaj e lexova me interes.
        Ajo qe thone shpesh nderkombetaret eshte se politika, majtas dhe djathtas, eshte e lidhur me krimin prandaj dhe nuk vendoset dot shteti ligjor ne Shqiperi. Uroj te ndryshoje kjo situate se eshte mire per te gjithe. Kete e them fare pa hipokrizi!!!

  30. epruveta me shurre e xhaxhit qe e piu saliu says:

    Lulushi eshte kar te e djegur tashme.Bile bile u them komentuesve qe jane brenda pedes dhe shqupit ti ngjiten nga mbrapa dhendrrit malltezi se sic po duket ai do jete udheheqesi i tyre i ardhshem..na e rrofshi me dhenderrin ne balle.

  31. arialibera says:

    nuk e marr vesh parkinget jane nga burimet me fitim prurese te bashkise pse do ti japi me koncesion dhe nuk i nderton vete per te pasur ne te ardhmen nje burim fitimi me leket e te cilave te kete leke per semafore vizim rrugesh lulishte etj

  32. Ermali says:

    Germe per germe, pike per pike ishte nje shkrim i duhur ne kohen dhe momentin e duhur.

    Aq keq ju paska ardhur saqe i nxorren direkte Grindat, Gridat, Ristanerat dhe Palokerat per tiu kundervene gazetarise se lire.

    Mero me pelqen menyra jote e te berit gazetari me pa aneshmeri Politike dhe gjithmone Opozitar ne mendime. Je i vetmi tek i cili zeri i popullor degjohet me fort!

    Bravo

  33. Fredi says:

    Ke ngaterruar adrese Mero ! Ky shkrim duhet te jete per Ramen por ti “po i bie dritares te hapet dera” me sa duket, pasi nuk mund t’ja thuash dot rames kete se je morracak-frikacak. Degjoji njerezit & z. Ngjela per problemin e vetevrasjes politike/popullore…..Rama beri vetevrasje politike qysh muajin e pare si krieminister me armet kimike, besoj te kujtohet. Sa per Bashen them se eshte politikan i ri dhe me vizion qe po shkon natyrshem aty ku duhet.

    1. O FREDI, ANONIMI I RADHES NGA NJE KOMPJUTER I BASHKISE (EDHE 4-MUAJ GEZOJE ATE KOMPJUTER DHE VEND PUNE QE BEN VETEM PER KOMENTE), TE VJEN KEQ PER KRYETARIN ME VOTA TE VJEDHURA E TE HEDHURA NE KUTITE E MBYLLURA, APO E KE HARRUAR VALLE SI U BE KRYETAR BASHKIE KY HAJDUT I RRUGES SE KOMBIT DHE KY BREKE-MBUSHUR ME 21-JANAR-2011. PRIT DHE PAK MUAJ SE KE PER TA PARE SI KA PER TE PERFUNDUAR KY PSEUDO-KRYETAR I PD, KA PER TE IKUR FSHEURAZI NE HOLLANDE FAMILJERISHT, SE VETE PD KA PER TA NXJERRE JASHTE ISH-SHQUP_IT ME BATARE. E PRIT E PRIT EDHE CA MUAJ SE SI DO PERFUNDOJE PD DHE BERISHIZMI ME FAMILJE BIOLOGJIKE E POLITIKE, JO SE DUA TE MAJTET E TIPIT NANO E META, DY PLERAT E TE MAJTES, POR EDI RAMEN E DUAN SHUMICA E SHQIPTAREVE DHE SHUMICA E TE HUAJVE.

      1. Enrik says:

        pershendetje BENSON VORRIBOMSI

        Sa po isha duke I bere nje kunder koment ketij fREDI-t te bash shkijes por nuk po zgjatem se ja ke dhene reston.Fakti eshte qe keto kulishat e Saliut kane filluar ofensiven perr rrezimin e Rames qe u duk dhe me rastin e LHL qe per mendimin tim ishte nje plan per hedhjen me dinakeri te edi rames qe ai e menaxhoi mire por I kane vene dhe 100 mina te tjera per ta rrezuar por besoj se do ti tregoje vendin edhe per eshte “edhe I vetem trim ne lufte”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje