Si të distancohemi nga Presidenti!

24 Shkurt 2015, 19:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike, ka një kërkesë publike ndaj presidentit të Republikës që të tërheqë akuzat ndaj saj. Prej kohës kur kishat janë prishur dhe mbyllur më 1967, ky është konflikti i parë publik, që presidenti i Republikës tonë ka me Kishën.

Por, nëse në vitin 1967 arsye ishte idelogjia komuniste, në vitin 2015 arsyeja është më banale, më poshtëruese dhe më e padinjitet e të gjitha kohërave. Presidenti ynë ka hyrë në konflikt zyrtar me Kishën Katolike për tokën e gruas së tij.

Në deklaratën e Kishës, theksohet fakti se presidenti ka fyer Kishën duke e akuzuar atë për veprimtari biznesi dhe se presidenti nuk ka mbajtur qëndrim të paanshëm ndaj çështjes të tokës së gruas së tij, por ka marrë anën e saj si përfituese e truallit.

Përsëritja e lutjes së Kishës, që presidenti të tërheqë ofendimin ndaj saj dhe heshtja e këtij të fundit, është një akt që njollos shtetin shqiptar, pasi institucioni i presidentit vërtet është një pajë e Berishës për Nishanin, por nuk është e njëjtë me pajën e gruas së Nishanit. E gjithë kjo që po ndodh, po arshivon në Vatikan një konflikt të presidentit të shtetit shqiptar me Kishën Katolike. Është fjala për presidentin, i cili gjoja ishte i merakosur se mos Vatikani mërzitej me origjinën familjare jokatolike të Visar Zhitit, apo me faktin që Zhiti kishte përmendur dikur inkuizicionin e Kishës. Tani, hipokrizia e tij ndaj Kishës Katolike po kthehet në armiqësi në emër të shtetit shqiptar.

Për të shmangur këtë skandal, presidenti duhet të detyrohet të kërkojë ndjesë ndaj Kishës Katolike. Është e qartë që ai nuk ka ndërmend ta bëjë këtë me dëshirë. Ndaj për ta kompensuar primitivizmin e tij dhe për ta shëruar nga ideja fikse, se toka e gruas së tij vlen më shumë se raportet e shtetit shqiptar me Kishën, institucionet e tjera shtetërore duhet të fillojnë ta bëjnë këtë në vend të tij.

Qeveria shqiptare mund të distancohet nga presidenti dhe t’i kërkojë ndjesë Kishës Katolike, që është fyer prej tij. Parlamenti i Shqipërisë mund të distancohet nga presidenti i Republikës dhe t’i kërkojë ndjesë Kishës Katolike, që është fyer prej tij. Besimtarët katolikë mund të protestojnë para presidentit dhe t’i kërkojnë atij të tërhiqet nga akuzat. Shtypi, përveç pjesës së Sandrit, mund t’i kërkojë presidentit të tërheqë fyerjet… e kështu me radhë deri tek intelektualët dhe shoqëria civile.

Në vend duhet krijuar një klimë, e cila të kompensojë armiqësinë zyrtare të institucionit të presidentit me Kishën Katolike, për arsye tërësisht private dhe familjare. Vetëm kështu, në kujtesën e shoqërisë dhe të kishës do të ngelet e gjitha kjo si një sherr banal për pajën e gruas dhe jo si një armiqësi e shtetit shqiptar me kishën.

Dy ditë më parë një nga gazetat prestigjioze italiane, La Stampa, i kushtoi një faqe gazete mentalitetit enverist të Bujar Nishanit, si një ish-ushtar i regjimit të Hoxhës, që me mendësinë e tij po ridënonte disidentët e regjimit. Përfytyroni se ç’mund të bëjë tani shtypi italian, nëse konflikti mes tij dhe Kishës Katolike, interpretohet si konflikt i presidentit të Shqipërisë me Kishën Katolike shqiptare. Ndaj është mire, që para se ta quajnë presidentin tonë, t’i sqarojmë, që është burri i gruas që ka mama atë që kërkon tokën e Kishës.

46 komente në “Si të distancohemi nga Presidenti!”

  1. gjeramadhi says:

    nishani do shkarkuar direkt

    1. Inspektori says:

      Kisha katolike ka kohe qe nepermjet Nuncit apostolik zotit Moliner Igles ka ngritur kete problem prane kryeministrit Berisha, ministrave Ali Bumçi, Haxhinasto etj.
      Behet fjale per nje truall prej 5000 m2 qe Kisha katolike ka blere nga pushteti lokal i Elbasanit ne vitin 1992 dhe e ka hipotekuar ne vitin 1997. Mbi kete toke eshte ndertuar kompleksi ne fjale, qe perfshin aktivitete edukative dhe sportive te hapura per te gjithe pa dallim feje. Gati pesëmbedhjete vite pas blerjes se tokës, ne koincidence me katapultimit e Bujar Nishanit ne politiken shqiptare, nje dite papritmas ne Elbasan i doli pronari tokes që bashkia i kishte shitur Kishes katolike. Pjesa tjeter dihet. U fituan pa vonese gjyqet ne shkallet e para, dhe se fundi Gjykata e Larte dha vendimin ne favor te pronareve, qe ne te vertete eshte Odeta Karaosmani Nishani.
      Shqiptaret le te gjykojne vete, pasi secili ka krijuar nje ide per besimin qe mund te kihet ne gjykatat tona, sidomos ku ke perballe politikane apo biznesmene te fuqishem.E gjithe kjo tregon grykesine e mehmetkaraosmaneve te cilet me deshmi pronesie nga pushtuesi osman vijojne te mbajne peng territoret shqiptare.

      1. mjelma e durresit says:

        Nga qershori 2013 gjithe betejat qe ka bere Nishani me Ramen i ka te fitura..Edhe per Shqup-in u be nje aleance ku nuk mungoi dhe zotii Arvizu me nje ish pronar shtetas amerikan Edwart Toptani (qe piu kafe dhe me Meron) dhe u tha atehere se do ta shtrinim poshte Odeten por ajo na hypi siper…

        Keshtu do ndodhi si per grabitjen e Shqup-it ku zonja Odeta per te rrembyer seline e PD qetoka ku ishte ndertuar ajo ishte pjese e pasurise saj..Kush e mban mend zgjedhjen e mender presidentit BN ne qershor te vitit qe kaloi u lane pershtypje te hidhura ne shume sekuenca qe kane si rrjedhim llogjik se ai eshte nje kukull extremisht i SRB-it por me sa po shohim qenka dhe nje tip kollovari ne fisin e Odetes e cila eshte presidente faktike qe i ben ligjit nje impotenti fizik dhe mendor.

        Pse mender presidenti eshte ilegal ?

        1-Pikesepari me kushtetute dhe me logjike presidenti duhet te jete simbol i unitetit kombetar gje e cila nuk egziston ne figuren groteske te B.N.

        2-Menyra se si u zgjodh “ne minutat e fundit” krijoi pershtypjen se vendosja e tij ne karriken e presidentit ishte si nje loje bixhozi e cila ishte vendosur muaj me pare nga “kompetentet”.
        Propozimi i Zagarnjorit dhe cuarja komike e spiunit me te urryer per te gjithe kohrat Artan Hoxhes ne drejtim te Presidences ishte nje bllof qe i cmendi shqiptaret kur pas pak oresh doli ushtari mire Shvejk
        qe thirret me plot mjeshtri nga Mero “BUJARI JU NDIGJON”

        3-Deshtimi i zgjedhjes se presidentit do ishte nje rast i persosur per ta larguar SRB-in ne menyre poshtruese dhe pergjithmone por kjo nuk i leverdiste trojkes amabasdoriale Arvizu-Volfarth-Sequi detyra e te cileve ishte mbajtja me cdo kusht statukuose ose e thene ndryshe mbrojtja e “burrit te shtetit” me cdo kusht.

        4-Edi Rama mbas shtatorit do perballet ne rradhe te pare me gafat e tij ne tolerimin dhe memecerine qe ka bere per zgjedhjen presidentit ,shikut ,kryeprokurorin qe duan absolutisht miartimin e opozites qe kishte mbi gjysmen e elektoratit shqiptar.

        5-Eshte e paspjegueshme se Amb.Arvizu ka dale hapur fare nga korniza e tij dipllomatike ne shume raste te kritikueshme sidomos ne votimin e presidentit.

        6-Jane mbi 50 here daljet e tij televizive per rastin e presidentit nga janari deri ne qershor 2012.Jane te panumerta takimet e tij neper baret e Tiranes me Kadarene,Islamin,Nanon.Mustafajin,Fejziun,Malajn,Bashen etj etj qe te jepte pershtypje se eshte guvernatori supermen qe i ka ne dore fatet e shqiptareve midis te cilave dhe “propozimin” e B.H cili u vu president me qellimin e vetem per te mbrujtur SRB-in ne situta te veshtira.

        7-Sa here qe rebeli Edi Rama mundohej te kundershtonte veprimet djallezore te SRB-it duke perfshire dhe numerorin e topit pacientin Nishan nuk vonohej te ankorohej ne portin e PS aeroplanmbajtese arvizu,kryqzori Volfarth dhe destrojeri Sequi tw cilet ne mbarim te vizites tyre i shterngonin Rames duart ne fotografi kurse nga ana tjeter i shterngonin bolet qe te uronte preshidentin gjasme sic behet ne demokraci.

        8-Fakti qe BN ishte minister i brendshem para votimit te tij si president (qe ishte akoma i fresket gjaku deshmoreve ne bulevard) tregon se ai eshte zgjedhur pikerisht per te zhdukur perfundimisht masakren e 21 janarit.Fakti tjeter qe BN ka qene minister drejtesie
        ku jane mbuluar vjedhjet e rruges kombit,holokausti i gerdecit dhe disa vrasje politike jo vetem qe nuk duhej propozuar per mender president por duhet te paditet i pandehuri BN per nje krim te kryer ne bashkpunim dhe ne menyre te perseritur.

        9-Nje nga faktoret kryesore qe ka qene,eshte dhe do te jete fajtor ne votimin e presidentit ishte Ilr Meta i cili kishte ne dore ne ate kohe SRB-BN-L.XH.B ti shkaterronte duke mos pranuar te votonte BN president

        10-Ngjarja me SHQUP-in tregoi se kafshet pederra kane dala nga kontrolli dhe hapi i pare i qeverise Rama eshte denocimi per prangosjen e tre hajduteve,krimineleve dhe vrasesve Berishe ,Bashe dhe Nishanin. por tashme eshte vone

        11-Qe nga 23 qershori 2013 e deri tani BNishani (qe diku ka thene se mbiemri i pare ka qene Bujar Mehmet Beu) deri tani i ka fituar te gjithe betejat me Edi Ramen ne KLD dhe ne te gjitha perplasjet ligjore dhe persri ankohet se Rama po i ben puc shteti

        1. Skypion says:

          Tashme,nuk ka shqiptar qe nuk e di se ndaj Presidentit te Republikes po behet nje lufte e eger nga maxhoranca socialiste ne pushtet.
          Eshte hera e pare ne historine moderne te shtetit shqiptar,qe insitucioni me i larte i saj,sulmohet kaq paprinciperisht,kaq egersisht,kaq brutalisht nga qeveria.
          Kjo lufte eshte shpallur e hapur fill pas zgjedhjeve te 23 qershorit 2013.Jane perdorur te gjitha mjetet,menyrat e mundesite qe ka kjo maxhorance per t’i bere luften Presidentit.
          E gjithe maxhoranca politike eshte hedhur ne sulm;i murrem dhe i currem.
          Te gjithe qelbesirat,nga jane e s’jane,jane bere bashke per t’i bere luften e “shenjte” Presidentit te Republikes.
          I gjithe shtypi i majte dhe pro-qeveritar,me analiste,opinioniste e gazetare mercenare ka vene ne shenjester Presidentin ka dy vjet,papra.
          Si kurr me pare,eshte nderrmarre nje fushate lincuese,denigruese,poshteruese ndaj Presidentit,familjes se tij,zonjes se tij,femijeve te tij.Nuk eshte kursyer askush nga familja e Presidentit.Madje edhe cdokush qe ka lidhje sado te larget familjare,farefisnore,shoqerore,miqesore,eshte bere shenjester e kesaj fushate te felliqur denigruese.
          Mendohej qe maxhoranca,vete kreu i saj,Edi Rama,nuk kishin me mjete dhe menyra per te vazhduar me tej fushaten denigruese ndaj Presidentit.
          Mendohej,se c’kishte per t’u thene ishte e thene,e s’mbetej gje tjeter,vecse te ripertypeshin nga kafsheria maediatike ne menyre konstante.
          Mendohej,se ishte shkelur cdo kufi etik,njerezor,ne fushaten anti-president.Keshtu mendohej,deri sa,Edi Rama,ky sociopat i pashoq,”zbuloi” nje kufi te ri,per ta shkelur:ate fetar!
          Per here te pare ne historine moderne te shtetit shqiptar,qe nga themelimi i tij,kemi nje Kryeminister,qe shpreh perkatesine e tij fetare.Kjo eshte e paprecedente.
          Per here te pare ne politiken shqiptare,nje Kryeminister,shfrytezon cdo rast qe i jepet dhe qe si jepet,per te treguar perkatesine e tij fetare.Nuk ka interviste me mediat e huaja,ku ai nuk e thote nje gje te tille.
          Eshte e paprecedente.Eshte e RREZIKSHME.
          Eshte edhe fyese per te gjithe,besimtare dhe jobesimtare.Eshte fyese per besimtaret,sepse,ky qenef,Edi Rama pra,eshte ATEIST;dhe si i tille,nuk mund te jete fetar,dmth,as i krishter,as musliman,e as dreqi e di se cfare feje tjeter.Eshte fyese per jobesimtaret,sepse i fyen ata ne inteligjencen e tyre,sado minimale te jete ajo.
          Si nje sociopat i vertete,totalisht i papergjegjshem,ky pis Kryeminister as nuk do t’ia dije per pasojat e mundshme tejet te rrezikshme qe mund te kete perfshirja e fese ne luften politike.
          Nxitja qe i ka bere klerit katolik ne ELbasan,por edhe klerit te feve tjera atje,eshte nje gjeme qe do te duhej te kishte alarmuar gjithe boten politike dhe intelektuale shqiptare.Shqiptaret pane perfaqesues te kater komuniteteve ne Elbasan,krah per krah me njeri-tjetrin,njesoj si ne Paris ne dukje por krejt ndryshme ne qellim.Sejcili nga ato ka interesat e veta ne ceshtje pronesie;duke mbrojtur njerin,sigurojne mbrojtjen e tij kur t’i duhet te nesermen.Ata jane perfaqesues lokale.Kane interesa lokale.Edhe deklaratat dhe qendrimet e tyre,jane te tilla.Edi Rama i di te gjitha keto.I shfrytezon ne luften e tij ndaj Presidentit.Eshte nje loje me perfitim nga dyja palet;win,win.
          Por,ato qe jane te humbur eshte demokracia shqiptare,kohezioni kombetar,vete kombi.
          Baza kryesore e kombit shqiptar,garantuesja kryesore e kohezionit te tij,eshte ndarja e shtetit nga feja,e politikes nga feja.Ky eshte kushti i pare,ky eshte kushti pa te cilin,ky eshte parakushti,ky eshte kushti i kushteve.
          Dhe,ky eshte mbajtur i pacenuar qe nga themelimi i shtetit e deri me sot.Madje edhe regjimi barbar ateist komunist,ishte i barabarte ne trajtimin kriminal ndaj feve;i mbylli te gjitha institucionet fetare,te krishtera dhe muslimane,padallim…!
          Per ironi,Do te duhej te vinte demokracia,do te duhej te vinte nje edepsuz,pa din e iman,pa fe e atdhe;do te duhej te vinte berzebuli shqiptar,sociopati Edi Rama,qe ta thyente kete tradite te domosdoshme,te detyrueshme per cdo regjim,per cdo qeveri,per cdo klase politike.
          Ky i pafe,ky edepsuz,po ben nje loje te rrezikshme.Ata qe e mbeshtesin,po ashtu.Por,prisni prisni ,se akoma s’keni pare gje akoma.Ta ra te tjera do te kete ne mbreterine e sociopatit Rama!

          1. fatmiri says:

            Nje analiza “perfekte” e skypion. Vetem nje i çmendur si Sali Berisha mund te beje nje analiza te tille. Dikush mendon se ky “analisti” eshte i qete kur jep gjithe ato “argumenta” qe vetem ai i di, te tjeret tjerrin lesh e bejne çorape. Ajo qe duket nga jashte po levon nga brenda. Ai eshte shume i çperqendruar se njeri tjeter nuk flet ashtu ne qoftese i ka te gjitha shqisat e trupit, por ne radhe te pare ne qoftese ka koken mbi shpatulla dhe jo ne bythe dhe mendjen ne koke. Skypionin e kemi te çkaperdhyer nga mendja dhe nuk di se ç’shkruan. Nuk kemi faj ne per te, vete e ka fajin per ato qe ka bere, tani ngadale tu pergjigjet. Persa i perket presidentit, ai egziston si kufome me mendje te nje njeriu tjeter dhe nen dyshekun e Odetes. S’kemi ç’bejme, do e shajme se ate kemi ne dore deri sa me ne fund ti fusim dhe ndonje cope m… ne goje, kur ti vije koha. Problemi mazhorances eshte: urgjentisht te shpall referendum popullor per riberjen e kushtetutes dhe vjeshta duhet te jete afati fundit per miratimin e saj. Keshtu vitin e ri 2016 do ta festojme si njerez te barabarte te Europes, ndersa krimet do ta kene vendin tek hekurat dopio dhe gardianet. Me vjen keq si frymor qe eshte ai skypioni, por kur me ben dem mua, ne hale te gomareve te veje. Seicili pervete, zoti per te gjithe eshte parimi sotem!

          2. Vjosa says:

            Pas nje shkarrashkrimi te MEROS, ”SKYPION” ka ndertuare editorialin e sotem te Temes… E mjera Shqiperi ne c’duar ka rene !? Dhe nuk ka pak por tash e 70 -vjet……
            Flm Skypion.

            1. xheJ eN Bi says:

              Vjosa
              ose doktori i disa muajve me pare,je simpatizant i Skypion-it apo sekretar i tij ???

          3. Spartaku says:

            SKORPYON! Na rrofshe lesht.Te me falin te tjeret per kete shprehje,por e meriton ky monster e keqe.Shko kungohu te Saliu yt,te ai kriminel,qe nuk ka bere shume kur nuk te ka zhduku edhe ty,e disa te tjere si ty.

        2. xheJ eN Bi says:

          Skypion —-

          Nje çarçaf te tere ke zhgaravitur vetem duke sharre .

          Sa here qe shkruhet per ushtarin e Berishes qe kryen detyren e presidentit , te njejtat shkruan se nuk ka shqiptar qe nuk e di se ndaj presidentit ( nuk me behet ta shkruaj germen e pare me kapitale si e kerkon gramatika )te Republikes po behet nje lufte e eger nga maxhoranca socialiste ne pushtet.

          Skypion , je kaq idiot sa nuk e kupton se shumica e shqiptareve tallen me presidentin e tyre si asnje tjeter dhe kjo duket nga komentet per te . E keqja tende eshte se klikon EDITORIALIN e lexon dhe ben komentin kundershtues dhe nuk lexon asnje koment tjeter .
          Po te hyja ne ujrat e Zaloshnjes do te thosha se 80 % e komentuesve tallin me nder b…me Nishanin, po fatkeqesia jote eshte se nuk lexon me TEMA -n pas ores 9:18 am.

          Skypion , mos nuk e di qe jemi nje shtet LAIK dhe shteti eshte i ndare nga sektet fetare ,po nuk e di po ta them une po qe se e lexon komentin tim dhe çdo njeri pa me te vetmin siklet mund te deklaroje perkatesine fetare dhe pafetesine.

          Skypion , shkrimin e ka bere analisti yne e jo Rama dhe me duket e drejte qe na rekomandon qe te distancohemi nga presidenti Yne handikapat dhe Shvejku i Saliut me qellim qe te mos te ndihemi te ofenduar nga veprimet e papergjegjme te ” kreut te shtetit “.

          Skypion , me shume nervozizem e ke bere shkrimin se vetem me te shara e ke filluar dhe me te shara e ke mbyllur dhe me e keqja eshte se nuk e ke korektuar fare ,po siç e shkruajte e postove me shume gabime .

    2. berisha. says:

      Jeni shume fanatik ,per debat.Nishani ka shume mekate ,dhe e fundit ishte me Visarin.U soll si palaco.Por deri ketu:ne eshte persekutuar Kisha katolike ,nuk eshte persekutuar nga populli shqiptar por nga ata qe sote I lepihen Papes per nje foto.Ne eshte e Karaosmaneve ajo toke ,dhe ata e kane fituar ne gjyq ta gezojne.Kisha katolike ti drejtohet gjykates evropjane qe nuk ndikohet nga Nishani ,por ska shans ,se e di si e ka marre ate toke nga Bashkia.Keto metoda populiste te deklaratave ne medja nuk jane te pa njohura per publikun ,por jane te pa moralshme nga nje institucion Fetar ,qe te sillet si Sali Berisha.

    3. av.J.S says:

      Mero ke ca kohe qe ben editoriale shume te dobeta ne tematike (jo ne trajtim), mendoj se varferia ekstreme ku po e con kjo fare qeverie kete vend do te ishte nje teme me te cilen mund te merreshe nate dite dhe te mos i nxirrje dot fundin, dhe prekja e ketij problemi do te nderonte.

      Marrja me probleme shterpe, me histori sakatesh te ben dhe ty te calosh perpara opinionit. Fundja te gjithe e dime se cfare presidenti kaqol kemi dhe shyqyr Zotit ky ska asnje titull ekzekutiv. Por ata qe kane shume tituj ekzekutiv, qeveria, gjykatat duhet te sulmohen pasi jane kanceri i ketij vendi. Edhe Rama qe ja dhashe voten me shume besim doli qe eshte vetem nje cope hallat qe e ka nervozuar pafundesisht popullin dhe qe do fluturoje shume shpejt.

    4. Bimi says:

      E kam frekuentuar Kete qender rinore(pastaj ishte kishe) dhe Nuk kam marr pjese Asnjehere ne mesha.ne 97 prifti ishte italian ishte I vetmi vend ne elbasan Ku TI si I ri mund te kaloje 2/3 ore pa arme ne dore dhe te luaje ping pong APo calceto.organizonte dhe udhetime me autobuzet e tij ne 97 ne vere per na treguar apollonin,vloren etj respekte .RUAJ VETEM RESPEKTE PER KETE QENDER .zoti meshirofte odeten dhe KAraosmanet

    5. Saimiri says:

      KUJDES te gjithe ju: BUJARI JU DEGJON !!!

  2. leonidha says:

    te qafsha o bajge e kombit shqipetare.

  3. fteri says:

    Presidenti jone nuk e ka problem ne thelbe kishen,ase popullin,ase drejtesine,ase prokurorine e gjykatat ,ase policine.Ai ka menduar gjithnje ne menyre origjinale:vetem nje here jetohet,thote Bujari,dhe duhet te fitoishe ate qe deshiron,dhe e dyta te knaqesh Saliun .

  4. adi says:

    aman o mero se artikujt te stampa and co. e dime si botohen dhe sa kushtojne. a ka mundesi te merresh pak me policine, rendin, mjeksine, arsimin, mbrojtjen etj se po ikin per shele. po vdesin perdite njerez, po dhunohen e perdhunohen nga shteti apo kjo ste ben pershtypje?

  5. populli says:

    Jari pervecte tjerave perfaqeson opoziten presidenciale, sepse ne kemi disa opozita; opoziten Shishjane, prokuroriane, gjykatore, etj., pervec asaj te PD-se.

  6. pse says:

    Kete fare presidenti nuk e ka vene Bersha per te qene ne lartesine e detyres qe i jep institucioni,e ka vene per te zgjidhur problemet e veta dhe te familjes s…
    b….Ne presidence jane mbledhurte gjithe keshilltaret e sales.Kerkon dhe rritje fondesh per te patur mundesi te zhvasin sa me shume nga taksat e popullit te
    varfer.Me perjashtim te gazetes Tema asnje tjeter nuk prononciohet qofte edhe
    per ta mbrojtur veprimin e tij te ulet.

  7. shikues says:

    Po turperon gjithe vendin me ato fjalime te nje filloristi,me bertiti kryeministri,kisha ben biznes etj.

  8. Tomorri says:

    Duke mos e njohur si president,dua ti them Bujar Nishanit se.Fjalet e tua te ndyra tashme kane mare dhene dhe kane qelbr gjithe shqiperine dhe me gjere.Duhen masa shume te forta qe te largojne kete ere te keqe qe i ngjan nje makine muti kur kalon rruges dhe je i detyruare te mbyllesh hundet me shami,kjo ere do te perhapet per sa kohe ti do te qendroshe padrejtesishte aty ne zyrat e presidences shqiptare.Jam shume i bindur se si kisha katolike ashtu edhe Vatikani e kane shume te qarte se kush eshte presidenti i vertete i nje republike dhe kush eshte qytetari Bujar Nishani.Per kete te nderuare qytetare rrini dhe flini te qete.

  9. kulaku says:

    po me kete duhet te merret gjithe shtypi – e jo me familjen e Tritol Sh.Vicidolit!!!

  10. lorena says:

    Me pelqen zgjidhja qe propozohet ne artikull, qe qeveria, parlamenti dhe shoqeria civile te distancohen nga veprimet idjote te Bujar Nishanit. Vertet eshte president, por kur nuk eshte ne lartesine e duhur(gjithe kohen do thosha) I duhet treguar se vendi ka zot. S’mund te lihet gjithe kohen ne budallallikun e vet.

  11. Flamur_Vlore says:

    distancohuuni o militant nga pdsh sepse sa te jete pjese dhe drejtues i plotfuqishmi srb-i pdsh=ppsh kjo eshte fatkeqesia me e madhe e shqiperise ja cfare ndoth po prishin kishat ne diten me djelle vetem per interesin e vjerres dhe bejn veprime konfliktuale me qeverine e me stabilitetin pksh me ne krye srb-in ka shume probleme

  12. tomsojeri says:

    Ο Mero ! Po kujt po i drejtohesh per protesta mor aman ! Protestat i organizon vetem S.B dhe L.B qe i con delet per te hedhur tymnaja sa her ja do puna ! Ky far presidenti qe nuk njeh turp e moral e esht i papergjegjshem per vendin qe mban,ka koh qe duhej flakur si ai tjetri ,por kush ta bej kte !!! Kta 1 milion votues qe u pren ne bes duhet te dalin neper ruget e Shqiperis e te permbysin me thirjen e tyre ter kte kast te kalbur kriminelesh te degjeneruar qe spo i shkulen ktij vendi !Ky president ka mar ne mbrojtje vrasesit e kusaret e duhet hequr sa me par, sepse nuk e ka zgjedhur populli, por e ka vendosur krimineli e tradhtari i shqiptareve !E ka vendosur ai, qe tani duhej te ish pas hekurave e te jepte llogari, per cka i ka ber tij populli e ksaj Shqiperie! Po kush ta bej ????

  13. Elbasonlliu says:

    Or zotni. Kisha katolike ka perfaqesusit e vet, ai i Elbasanit nuk eshte as prift e as religjoz. Shihe njehere si e ke te veshun. Ai njeriu duhet te dale e t ja thote babes se drejtorit te nje gazete te madhe qe eshte nje nder ata pretendeuesit e asaj prone, se pse nuk i permend emrin atij po shkon direkt e te bujar nishani. Eshte nje zotni me mbiemer Tela,mes atyre burrave me thinja ne koke qe ishte mes atyre qe merkonte pronen. Pse shkon direkt e te presidenti i republikes,ky njeriu qr njeher nje kohe eshte pas marre me ndihmat e kishes ktu ne elbasan e tani na flet dhe ne emer te saj sikur te jete prift apo drejtus fetar. Ai num perfaqson as kishe e as fe. Ai eshte nje ish biznesmen qe ban mire me fol per ndihmat e fondet e kishes.

  14. Besa says:

    Eshte kaq naive te krahasosh Enver Hoxhen me Jarin.Enveri ishte atdhetar ateist e Jari nje kondrapedal per ate detyre qe ka.Mos harroni cfare hipokriti eshte ndaj besimeve fetare ne protokollet shteterore

  15. sela says:

    Papa Fransua i II-te duhet ti kerkoje Jarit te I-re ti ktheje pronen Kishes Katolike te marre me gjyq nga veglat e Myslymanit Berishe te III-te qe nepermjet vendimit ia kane dhene nen pronesi nones se dames se Jarit te pare!

  16. SuloKapedani says:

    Nishani ecèn me hapa mbi bajgat qè lèshon sala dhe ka qelbur Shqipèrine.Mazhoranca duhet ta shkarkoje sepse nuk èshtè president i gjithè shqipètarève.

  17. Shkodrani says:

    Ala merreni me Jarin, as me rujt patat se kisha at far burrit. Kane grabite vakufe e toka vorresh prandaj ja ka cu zoti ne dere.

  18. iBaba says:

    Turp i madh jaresk!

  19. lala says:

    Po te Ikin lexuesit Mero, sic te lashe para nje viti njesoj te gjeta, shihemi per 2 vjen kete radhe, ndrysho lapsin se ke kaluar ne bezdi me keto shkrime.

  20. Alphade says:

    I vetem edhe ky rast , pa permendur shkeljet e tjera , mund ta shkarkojne me ”ceremoni ” kete president
    ulok,antikapat, shkeles i dhjetrahere kushtetutes ,etj.etj.

  21. vladimir mezini says:

    Shkrim brilant por nje gje nuk po kuptoj ku eshte shoqeria civile perse nuk ndihet ku eshte fshehur Altin Goxhaj se vetem ke ai kam shprese qe ta ngreje shoqerine civile siç ka bere dhe per raste te tjera ndersa per Sazan Gurin nuk them gja se nuk ka fuqi eshte plak shume me protestat

  22. tfg gr says:

    Ore po toka ishte apo nuk ishte e ish pronareve, kete me thoni ju e mos beni derr derr.
    E dyta : Cfare vendimi ka marre komisioni i kthimit te pronave pas kerkeses se ish pronareve ?
    Nese ja ka kthyer ish pronareve, me c’te drejte Bashkia Elbasan ka shitur 5000 m2.
    Nese nuk ja ka kthyer por ja ka njohur, eshte demshperblyer ish pronari ?

  23. joel shkodra says:

    Me siguri artikullin gazetes “La Stampa” ia ka shkruar ndonje shqiptar. Dhe ne gezohemi se te huajt na e shajne presidentin tone!

  24. bregu says:

    TURPI I SHTETIT TE DROGES dhe VENDIT MERR MAJAT

  25. Mero Baze po meru me qeverine o i uruar se atje jane te varura fatet e fukarase po harrova se ti nuk je me nje ”Urith” i varfer se nuk ke lene qeverri pa iu lepire ti i ben opozite opozites o vlla vazhdo germo se qenin e ngordhur Berishe do gjesh.

  26. tomsojeri says:

    Shikoni or milet shikoni si i doli ne mbrojtje familja ktij presidentit “makbeth”ne kte katrahur shqiptare !Nuk duron dot tja shajn beniaminin ,sherbetorin besnik,bashkorganizatorin dhe mbrojtesin “engjell”te tyre !U nxitove “shkyrdhjon”ti dalesh krah ashtu si nxitohesh ti japesh edhe mesime ! Po shan Edi Ramen ne vend qe ti jesh mirnjohes qe po ju le te gezoni per cka i bet ktij kombi ! Ska nevoj, na e ler ne ta shajm qe i besuam burrnis dhe gjatesis se tij !Jeni ber nji e po ju marin vesh edhe gomeret ish pazarit vjeter te Tirones qe mbanin hejbet e bajgave per te mos ndyer ruget ! Ska nevoj ma, se jeni ju bajga e madhe e kohes qe keni ndyer parlamentin me ne krye kte ish mustaqexhiun dhe kriminelin tjeter qe ke mbas bythe ! Mos e ka rahur edhe kte ndonjeher e nuk e dim ? Nuk thokan kot qe druri ka dal prej Parajses ! Nuk e lan dot mutin me shurr or shkyrdhjon e me mir hesht se kjo mbrojtje ben karabam kush je e me shum dem se mir i ben, ktij handikapati te pacip !

  27. Mallakastrioti says:

    Shqiperia republika e Al-Bananes, nuk e merr vesh “Qeni te zone”..lol

  28. plaku dhe deti says:

    po heq tradita o Mero, ishte Topi dhe i rregulloi me letra pronat e tere Top-iajve a Top-taneve apo Top-uzeve; mos e ka ky Top-chanelin mo? E pasoi Nishani e po rregullon me letra tere karamahmutet e gruas.U be gruaja e Nishanit si me qene mbreteresha e Anglise, paska gjysmen e Tiranes dhe tere Elbasanin, le qe ngjan njeçike me KarLin e Anglise, duken si vella e moter. A te rente nje rrufe o Enver Hoxha atje ku ke shkuar, qe le ne arkiva tapite e karaosmaneve dhe karamahmuteve, Topiajve dhe Toptaneve. Ti kishe djegur o tu djegte edhe brinja e fundit, se nuk do na çanin by–en keta plehra anadollakesh me prona çifligaresh te kohes se babaQemos. Edhe mustaqet, te vetmen gje te hajrit qe kishte Bujari ia hoqi Saliu me urdher dite, ik ore Jaro e pirdhu, s’te ka ngelur me asgje me lezet tani!

  29. TemaOnline says:

    Me mire te distancohemi, apo te mos distancohemi kjo eshte ceshtja

    1. TemaOnline says:

      Po ceshtja jote do zgjidhet mos e vri mendjen

  30. charlie says:

    Menyra me e mire per tu distancuar nga Presidenti: Mos ju Afro!

  31. skifteri says:

    ***…president Bujare Nishan eshte nje person qe nuk di te luaje asnje loje politike,vece asaje te Saliut,por qe fiton gjithmone .President i vertete ne sherbim te krimit,per kete arsye nuk ndermerre asnje reforme ne sistemin e drejtesise,vetem mbron me sa ka fuqi vjedhesit dhe kriminelet,ju e pate Ballon qe organizoi ne presidence ky sharlatasn dhe kishte ftuar dhe FULLANIN,GJIN GJONON saliun,e kompani anti shtet te medjes si FEVZIUN E opinjonit pazar rroskoveci,etj me parat e vjedhura te popullit fukara,ky eshte presidenti jone moster,i “armatosur ne pozicion lufte”ne sherbim te SALIUT ,por tani pa mustake./@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje