Për të disatën herë Partia Demokratike ka dalë në konferencë për shtyp, nisur nga disa vetëvrasje qytetarësh për të akuzuar qeverinë si shkaktare të tyre. E ka bërë këtë me rastin e një mësuesje në Korçë, me rastin e një banori të Myzeqesë, që ishte arrestuar për lidhje të paligjshme dritash dhe e bëri sot sërish për një banor të një fshati të Vlorës.
Nuk ia vlen të hyjmë në debate psikologjike dhe aq më tepër në psikozën e një njeriu që merr vendim të vrasë veten. E vetmja gjë që vlen të diskutohet, është dembelizmi i opozitës për të bërë opozitë me depresionin e njerëzve.
Në rastin konkret, opozita po përpiqet të thotë se operacioni për pagesën e energjisë elektrike po çon njerëz drejt vetëvrasjes. E thënë kjo nga ndonjë gazetar apo psikolog nuk prish shumë punë, por e thënë nga një forcë që ende nuk ka dy vjet që ka ikur nga qeverisja dhe që pretendon të rikthehet përsëri është skandaloze, pasi kthehet në ofertë politike e kundërta e këtij fenomeni. Pra, qytetarët nënkuptojnë se nëse do të jenë këta në pushtet nuk do paguajë njeri fatura energjie.
E njëjta gjë ndodh dhe me ndërtimet pa leje. Lulzim Basha, u bëri thirrje nga selia e PD-së disa banorëve të lagjes Kushtrimi në Vlorë të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre, të cilat po prishen për të lejuar kalimin e rrugës Transballkanike që lidhet me autostradën Fier-Vlorë. Banorët kanë ndërtuar në një zonë informale, duke zaptuar edhe tokë pa leje. Qeveria po përpiqet t’i sistemoj finaciarisht ata që kanë leje dhe t’i trajtojë me qera dy vjeçare ata që s’kanë asgjë. Mund të marrë dhe masa më të mira se kaq, apo dhe më të këqija, për të cilat duhet lavdëruar apo kritikuar. Por tu thuash banorëve mos lëvizni nga shtëpia, je duke u bërë një ofertë politike për antishtet. Je duke u thënë, që nëse ne do të jemi në pushtet, mund të ndërtoni pa leje ku të doni dhe nuk ua prek njeri shtëpitë tuaja.
E njëjta gjë ndodh dhe me fushatën e tritolit. Lehtësia, me të cilin ky krim u bë i suksesshëm natyrisht që nxit çdo kriminel ta përdorë për hesape të tij. Por kur krimet ndodhin, së pari politika duhet t’i dënojë ato. E vetmja gjë që ka bërë PD në gjithë fushatën e saj të telekomanduar të tritolit, është se e ka legjitimuar atë si një hakmarrje ndaj banditëve në shtet.
Këto gjeste politike, opozita shqiptare i ka pasur diku në vitet 1998-2000, kur nuk kishte asnjë shpresë të kthehej në pushtet dhe ku fjalimet e Berishës se do tu vë buldozierët mafias, do t’i shkatërrojë me tritol apo hedhja në erë e shtyllave të tensionit të lartë, linin shijen e një opozite rrumpallë antishtet.
Qëndrime të tilla të opozitës nuk është se dëmtojnë qeverinë. Në fushata të tilla, si ajo e energjisë elektrike, ndërtimeve pa leje apo sulmeve me tritol ndaj zyrtarëve të shtetit, shumica e shoqërisë është në anën e qeverisë. Opozita jo vetëm që nuk fiton asgjë me qëndrimet e saj, por akoma më keq identifkohet me të keqen, me plagët që ka lënë hapur dhe jo me zgjidhjet e tyre. E bërë kjo dhe në prag të një fushate elektrale, ngjan e gjitha depressive. Si një opozitë, e cila nuk di ç’të bëjë dhe ia caktojnë axhendën e saj vetëvrasjet, rrahjet nga policia, tritoli, apo ndërtimet pa leje.
E mbyllur në zyrat e saj në SHQUP dhe pa ndonjë ide konkrete se si të bëhet pjesë e sukesit politik, opozita ka vetëm një skemë veprimi, përfaqësimin e depresionit të shoqërisë nga reformat dhe ndryshimet. Kjo bën që shoqëria të identifikojë si zgjidhje kthimin prapa, mospagesën e energjisë, ndërtimet pa leje, legjitimitetin e shpërthimeve me tritol etj. Kjo dhe sikur të ndodhë nuk ka çfarë i duhet as opozitës. Por, e keqja për të është se nuk ndodh.
Politikisht, është fatkeqësi për opozitën që axhendën e saj t’ia diktojë qeveria duke e udhëhequr atë. Sot opozita nuk ka asnjë axhend përveç asaj të Edi Ramës, të cilën kërkon ta kthejë përmbys. Partia Demokratike nuk ka deri më sot asnjë axhend të saj, të pavarur nga qeveria dhe lëvizjet e saj. Ajo flet për vetëvrasje nga fushata e mbledhjes së lekëve të energjisë, duke premtuar mosmbledhjen, flet për depresionin nga prishjet e ndërtimve pa leje dhe çon disa bashibuzuk deri në Bruskel me pankarta në dorë për ta ndihmuar deri në fund Edi Ramën dhe në Bruksel, duke i paraqitur si problem të vetëm në vend, prishjet e ndërtimeve pa leje. Më shumë opozitë efektive kundër Ramës bën Milo e Gjinushi, se sa demokratët që janë përballë tyre.
Ata janë kthyer në një opozitë të varur nga veprimi i Edi Ramës. Atyre edhe mitingjet duhet t’ua planifikojë tani Edi Rama. Premtuan pranverën shqiptare, por harruan të bëjnë dhe miting më 20 shkurt, kur Berisha u betua se do përmbyste qeverinë. Bëhen gati të protestojnë dhe ua delegojnë disa protestuesve me pagesë që janë bërë qesharakë në këtë vend. Dhe e gjithë kjo vjen se ata nuk tentojnë të bëjnë opozitën e tyre dhe të dëshmojnë fuqinë e tyre, por si dembel e parazitë që janë rrijnë tek SHQUP-i, lexojnë lajmet dhe dalin në konferenca shtypi. Dhe të mendosh që në këtë vend lajmet i prodhon me shumicë Edi Rama, opozita jonë i bie të jetë redlaksia më e paaftë e shtypit shqiptar.
Një opozitë, që në vend të betejës me qeverinë ka zgjedhur të grindet për cic-mice me të, në vend të alternativës për qyetarët, ka vendosur tu premtoj anarkinë antishtet dhe në vend që të japë shpresë se mund ta ndryshojë situatën, bën simbol të saj njerëzit e shkretë që nuk ia dalin dot e vrasin veten. Në të vërtetë janë të vetmit që simbolikisht i përfaqëson, duke bërë çdo ditë akte vetëvrasëse në politikën e saj.
U lodhe, shok, u lodhe… Te lodhne rrrrreaksionarrret!
Kjo ndodhi me poshte eshte ndoshat krimi me antinjezor i qeverise berihsviqit qe ne fund te muat te sundimit me gestapon e tij te permbarimit nxori ne rruge dy te moshuar
KUR TA LEXONI DUHET TE KENI NJE SHAMI LOTESH..NQS NUK JU JANE THARE
DURRES SHTATOR -TETOR 2013..KUR IKNIN BERISHISTET..
-Kishte rreth gjashtë javë që jetonte në një stol, aty tek lulishtja pranë Bashkisë së Durrësit. Historia e Sofies i ka tronditur thuajse të gjithë shqiptarët. E moshuara 87-vjeçare dy muaj më parë jetonte e qetë, në shtëpinë ku kishte shpenzuar 70 vite nga jeta e saj. Jetoi aty deri në momentin kur shteti e nxori në rrugë për ta braktisur në një stol lulishteje, ku edhe gjeti vdekjen. E vetme dhe e pafuqishme për të luftuar kundër një shteti që e braktisi në rrugë, ajo vendosi t’i lironte shtëpinë ish-pronarit. Bashkë me të doli në rrugë edhe Llazi Qëndro, nipi i saj, me të cilin deri në atë kohë jetonin së bashku. E si për ironi të fatit, Sofies i humbin edhe dokumentet e pensionit. E vetmja mundësi mbijetese mbetej stoli i lulishtes pranë Bashkisë së Durrësit dhe pensioni i Llazit, nipit 67-vjeçar. Sofie dhe Llazi Qëndro kanë punuar për 40 dhe 45 vjet në “Nish Goma”. Mirëpo, për shkak se e moshuara nuk i gjente dot dokumetet e pensionit, ata ushqeheshin vetëm me pensionin e nipit, Llazi Qëndro. Administrata shtetërore, e cila vetëm me anë të një dublikate mund t’i nxirrte brenda ditës dokumentet e së ndjerës Sofie, e ka vrarë atë me indiferencën e saj. 87-vjeçarja vdiq për shkak të mungesës së shtetit dhe për faj të çdo burokrati, nga ata që ka pasur me shumicë në administratat e institucioneve shtetërore këto vite. Edhe vdekjen e gjeti në spital e vetme.
Nipi i saj thotë nuk e shoqëroi dot sepse kishte frikë se do t’i vidhnin rrobat e vetme që i kishin mbetur. E në fakt, nuk ka faj. I duhet të ruajë të vetmen pasuri që i ka mbetur, rrobat e trupit,a to që do ta ndihmojnë në një dimër të ftohtë në këtë vetmi të frikshme në të cilën e ka burgosur shoqëria dhe akti normativ i shtetit. “Dhe aty në çadrën e improvizuar Sofijes, iu bë copa-copa mishi i të ndenjurave, nga qëndrimi shtrirë. Vdiq, pasi u dehidratua nga i ftohti dhe u dërgua në morg, se nuk kishte kush ta merrte”, rrëfen i nipi me lot në sy. Kur e pyesim Llazi Qëndron për shpenzimet e spitalit, i cili vetëm pak përpara se e moshuara të ndërronte jetë tha se ajo do të shpëtonte, ai na tregon se në spital i kanë thënë që duheshin të paktën 400 mijë lekë të vjetra për të bërë ceremoninë e varrimit. “I thashë që nuk i kisha aq para.
Çova skedën e vdekjes në morg, dhe e lashë aty tezen. Edhe mua kur të vdes Bashkia do të më varrosë, sepse nuk kam asnjë lekë”, e mbyll ai rrëfimin i bindur për fatin që e pret. E në fund e moshuara që ka qëndruar për gjashtë javë, në sytë e të gjithëve, e kruspullosur në një metër katror vend, duke përballuar të ftohtin e këtyre ditëve, me shpresën se asgjë nuk mund të shkojë më keq, u përcoll vetëm nga nënpunësi i Komunales.
Duket se ne kete artikull po paraqitet si nje “feste” e Rames qe paska nje opozite satelite kur ne fakt eshte 180 grade kunder.
Eshte opozita ajo qe duhet ti ngreje nje lapidar k/m Edi Rames qe nuk i preki as nje qime floku opozites edhe pse ka bere krime satanike.
E pabesueshmja eshte se ndersa E.K.A.R (Edwin Kristaq Aneta Rama) po hap dosjet te shtepia e gjetheve te spiunave te lagjeve nga ana tjeter u mbyllen dosjet pergjithmone te 21 janarit,gerdecit,rruges kombit,albetrolit,arben imamit,frangajt dhe se fundi dhe ridvan bodes.Nqs do ishte nje Aleks ose Albin do te pyeste EKAR-in::Perse o kryeqelbesire po tradheton kauzen e 23 qershorit qe kerkon arrestimin e bandes 2B dhe jo barcaleta me pinjollin e Mehmet shehut ku u dogjen dhe 1 miljon dollare ?
EKAR-I yne dy metrosh rri si pallosh kur Shtrigu berishe e akuzoi dje publikisht per Kokainen, vëllain e Ramës djemte e Aredin Shytit,te Arta Dades te Xhuvaneve,te Pobratevete Enver Hoxhes.Pra pyetja eshte kjo :
Kush I ka lidhur duart Edi Rames dhe perse ministrant ,deputetet,votuesit dhe masa e thjeshta popullore nuk cohet te hedhen aleancen e qelbesirave te ngjalave qe po mbron hapur banden e berishajve dhe po tregohet si qen I rrahur…
Dueli midis miljarderit Taci Oil ( beniaminit te Sllobodanka berishovicit) me dy gazetaret Bushati Shkullaku mbyllet me fitoren e presidentit te Parmes me nokdown.Si ka mundesi qe ky hajdut mafjoz I familjes berishes te kercenoi kaq hapur shtypin e lire .Perse EKAR-I yne nuk kerkon 80 miljon dollaret e kaparit te albetrolit qe ishte “siguruar” te banka e Santos…Pse nuk permendet me ‘cuni tirones” nga Rama ?? por e gjen e shpetimin te enveri dhe visho gazidede..
Per te mbuluar keto krime te berishajve dhe tradheti kriminale shpiken shtepi gjethesh,visho ajaze,del nje Qani nga mallakastra dhe na nxorri enverin nga varri,del nje teodor karroqe nga amerika qe I hengri kockat komandantit te tij,del kardareja dhe thote qe enveri e kishte frike s e po ja kalonte me namin,del bashkimi I marjetes dhe thote qe nexhmija kishte zhdukur nje fallxhore….etj etj..Keto me siper nuk jane nje rroman thriller por jane ngjarje reale qe po ndodhin ne ate vend qe po kalon ne nje cmenduri kombetare dhe duhet te dale dikush Aleks apo Albin qe ti thote Stop kesaj menxyre te pa pare.
Pikerisht per keto probleme duhet te flasim hapur me miqte nderkombetare se pilafi nuk mban me uje.
Nqs se populli grek pati kurajon ne 1974 te rrezoi junten e koloneleve te Jorgo Papadhopullit (ish agjent I Cias I deklasifikuar) dhe tani ne 2015 te dinastive te Miqotaqeve,Papandreve,Karamaliseve edhe populli shqiptar ka bere disa here perpjekje te hedhe junten e berishes por cuditerisht edhe kur jeta e tij ka qene per fije te perit ka dale dikush qe e ka shpetuar..Kush eshte shpetimtari I tij ?
Shkurt muhabeti : Berisha eshte nje kllonim I dale nga muaji I mjaltit qe kishin ne vitet 80-90 sherbimet secrete dhe dipllomatike jugosllave dhe amerikane te asaj kohe.Deri ketu nuk ka asgje per tu kritikur.
Por te mbrohet akoma ky monstre qe ka 25 vjet qe kryer krime te cdo lloj kategorie dhe duke I vene ne sherbim per mbrojtje don kishotin Edi Rama dhe sanco pancon Ilir Meta kjo jo vetem nuk shkon por eshte thellesisht antishqiptare.
Diplomacia dhe sherbimet inteligjente euroatllantike kryesisht amerikane e kane detyrim moral te gjejne menyrat per dorzimin e kokes krim-Berishes ne tepsi ne te kundert nuk ka asnje lloj kuptimi aderimi ne Nato,clirimi I kosoves kur per 24 vjet jemi te pushtuar nga junta serbofile berishiane….dhe le te shpresojme te gjendet ndonje Aleks apo Albin qe te drejtoje gishtin te nje regjim ambassadorial qe zevendesoi ate dictatorial biles ky I fundi ishte me I sinqerte se kur te vriste nuk I perrmirrte viktimat dhe jetimet si Il PADRINO I VICIDOLIT
Martin je racional te konstatimi jo tek zgjidhja. Alternativën e zgjidhjes e ke të gatëshme nga ata që nuk e lëshuan pushtetin ” Me gjak e fituam me gjak do e lëshojm.” Pra duhet që të derdhet gjak që triumvirati Edi Sali Ilir si guvernator të Nexhmijes të ikin nga pushteti. Po kjo te ky popull skllav nuk funksionon . Ka dy mënyra : 1 Ose ikni nga ky vend që këta të qin shoshoqin pasi të ngelen vetëm. 2 Ose mbylle buçen dhe mos bërtit se eksiton ata që ta kanë futur. Ok ???
Shume nevrik po dukesh or Nik !
Jo vetem nevrik por dhe shume banal..
Jo vetem banal por dhe analfabet funksional..
Jo vetem analfabet por qenke dhe nje fare karaduzi qe kur flet me nick name neper forume kerkon te dukesh si trim por do jesh ndonje lepur qe as per te kapur me zagare per gjah nuk ja vlen.
Per sqarim: Edi Ramen nuk e pelqej biles e urrej edhe pse kam qene
nje perkrahes i madh i tij me shume per rrezimin e koleres berishiste qe eshte kapitull me vehte.Por kjo qe ti pretendon duke barazuar sali kriminelin me edi kundravajtesin dhe duke i paraqitur si pinjolle te Nexhmijes jo vetem behesh qesharak por na kujton ca shqipkare-malokare-amerikare te tipit F.SH ose E.B qe e pane se puna e Berishes deshtoi me katastrofe ja hedhin fajin nexhmijes qe po shkon 100 vjec..
Mbaje veten nik !
Skypion —
Skypion , shume here kam pershtypjen se eshte Berisha ai qe firmos me kete nick name ,se jane fjalet qe dalin nga goja e tij ,ose siç ta kam thene dhe tjeter here se te ka kllonuar.
Kur e ve opoziten ne nivelet me te larta si opozite dhe jane ne sinkron te plote me opinionin publik,kujt do ti mbushesh mendjen me se opinioni publik nuk i beson me Berishes ( se eshte si thuhej : kur themi Lenini nenkuptojme PARTINE dhe kur themi Partia nenkuptojme LENIN , kur themi Berisha nenkuptojme PD dhe kur themi PD nenkuptojme Berishen ) ,kjo vertetohet jo nga zgjedhjet e fundit po dhe nga mitingjet qe ben ,eshte i detyruar te paguaj per tu mbledhur pese kokrra.
Skypion , kur tregon per deputetin e denuar nga gjykata italiane besoj se e ke per deputetin e Lezhes qe me pare ka qene i preferuari i PD-es ,qe para se te behej deputet kishte ” biografi ” te paster dhe kur u be deputet i PS-es doli se kishte ” biografi ” te keqe.
Kjo eshte ligesia juaj dhe me keto nuk mund tu mbushni mendjen shqipetareve se beni denoncimet per dekriminalizimin e politikes . Skypion ,mos n ngopni me lugen bosh se kete ju thote dhe analisti yne .
Per çdo shqiptare eshte pozitive qe qeveria te kete nje opozite konstruktive ,se dhe qeveria do jete e kujdeseshme ne veprimet e saj ,po kur ka perballe nje Berish thashemexhi , genjeshtar dhe shpifes , shqiptarit i vjen ne mendje fabula e bariut per ujkun .
.
Per here te pare ne kete cerekshekulli demokraci,denoncimet,pothuaj te perditshme,te opozites jane ne sinkron te plote me opinionin publik dhe kane miratimin e tij.
Eshte shume domethenese kur veren gazetare,opinioniste dhe analiste qe bejne te njejtat akuza ndaj qeverise,duke qene ne sinkron me opoziten,megjithse pa dashjen e tyre.Eshte hera e pare qe po ndodh ky fenomen.Me te vertete.
Nuk ka asnje rast te denoncimeve te bera nga opozita qe te jete hedhur posht nga pozita.Perkundrazi,qeveria ose merr masa e shtrenguar nga syceltesia dhe denoncimet e opozites,ose,ne rastin e keq,hesht.Opinioni publik eshte i vemendshem ndaj kesaj beteje politike,ku opozita dukshem eshte ne avantazh.
Nuk ka ndodhur kurre me pare,qe opozita te jete kaq aktive,denoncuese,argumentuese ne akuzat,qe ne fillim te mandatit,sic po ndodh me opoziten e sotme.
Nuk ka ndodhur kurre me pare,qe maxhoranca ne pushtet te ndihet kaq ligsht nga sulmet e opozites.E te mendosh,qe vjen ne pushtet pas nje fitoreje te thelle!
Opozita ka shume argumente.Argumenti kryesor,apo kryeargumenti ,ka te beje me nje fakt te frikshem:per here te pare ne historine a parlamentarizmit shqiptar,ne Parlament kemi grabites,pengmarres,tutor prostitutash,trafikant femrash dhe drogerash,nje pjese e te cileve te denuar tashme nga gjykatat e huaja apo shqiptare,dhe te tjere te shpallur ne kerkim nga drejtesia e disa vendeve europiane.Te gjithe keta deputete me te kaluar te paster kriminale jane ne grupin e PS-se.
Opozita e denoncoi kete qe ne fillim te mandatit.Ngulmoi.Ngulmoi me vendosmeri,derisa Bashkimi Europian detyroi maxhorancen socialiste te pranonte nismen e opozites per dekriminalizimin e politikes,cka u formalizua para ca ditesh ne Parlament.
Kjo eshte fitorja e pare e madhe e vertete e opozites demokratike.
Per t’iu kthyer shkrimit te analistit tone,qe mesa duket eshte nisur nga nje denoncim i opozites per nje vetevrasje per shkak te pamundesise per te paguar energjine,mund te thuhen dy fjale.
Ky rast vetevrasje nuk eshte i pari.Ka edhe raste te tjera me pare.
Pra,eshte nje fenomen.Dhe si i tille eshte i tmerrshem.
Nga njera ane kemi milionere qe nuk paguajne detyrimin,me ane tjeter varfanjake qe u ngulet thika ne palce,qe jane te pamundur realisht,e qe si rrugedalje shohin vetevrasjen.
Opozita ka denoncuar milioneret e lidhur me pushtetin e qe nuk paguajne detyrimin,edhe pse kane mundesi ta bejne.
Opozita ka denoncuar edhe cinizmin qeveritar ndaj fakir fukarenjve qe i shtyn ne vetvrasje.
Opozita ka te drejte.Qeveria ndjehet keq.Dhe,sic ndodh perhere ne raste te tilla,shperthen ne tere cinizmin e vet ndaj fakir fukarenjve te shkrete qe me vetevrasjet e tyre po ia nxirrkan bojen!!
Ja c’thote analisti yne qeveritar Baze:”…njerez te shkrete qe nuk ia dalin dot e vrasin veten”!-Ky eshte kulmi i cinizmit!
Maxhoranca ne pushtet dhe mercenaret e saj mediatike e te shoqerise civile,kane rene ne poziten a atij qe i duhet vetem te justifikohet.Dhe justifikime gjenden per cdo gje.
Ja nje justifikim persh:deputetet socialiste te denuar nga gjykata italiane dhe shqiptare per pengmarrje,trafik droge dhe prostitucioni,e kane vuajtur denimin e tyre;e kane shlyer ate;jane rehabilituar.Dmth,sipas ligjit ata jane ne regull.S’ke c’i thua ketij justifikimi.Ta mbyll gojen.Hajt tung!
Skypion! A e pe vilen e “fukarajt” ne fshatin Guri Zi Shkoder,qe rilidhi ne menyre te pa ligjeshme energjine per te vjedhur?!Dhe me e keqja,paska vjedhur e do vazhdoje te vjedhe,”per te shpetuar jeten e djalit”.A mund e sajohet politizim tjeter me i skajshem se kaq?! Po ne te tjeret,qe jemi ende te pa strehe e te pa shprese,te bashkohemi me thirrjet e tua kriminale per te vjedhur e grabitur,apo t`i leshohemi tritolit qe inkurajoni cdo dite ju?!Ku eshte fukaralleku e varferia e asaj familje,qe fshihen pas “rrezikut” per jeten e djalit? Ne gjendje teper te veshtire ekonomike,bile pa vila si ai i Gurit te Zi,ne Shqiperi ke tre te katertat e popullsise,dhe ajde te therrasim: Vidhni c`te mundni ushqime,barna,energji,uje,veshembathje e gjithecka,vetem e vetem te rrenojme shtetin e te risjellim ne pushtet antishtetin,bajraktarin mesjetar,pjese e te cilit je dhe ti.A ju kujtohet teoria e cuarjes ne nivelin zero te ekonomise,ne fillim te viteve `90…? Pikerisht ajo po perseritet,me te njejtin regjizor,shpellarin mesjetar S.Berisha.
Replike me EH! Eshte nje ngarje teper e dhimbeshme.Sali Berishen e zente gjynahu i kesaj te moshuare(Sofies),qe nuk i dha nje ndihme te vogel,te mos vdiste ne kete gjendje te mjerueshme.Saliu me banden e tij nuk u ngopen me te vjedhur,u bene miljarder,kuse populli vdiste per buke e per strehim.Tani Saliu me shpuren e tij terroriste,gerthasin,se populli po heq keq,po vuan e te tjera mbroçkulla qe nuk i beson njeri.Protagonist i te gjitha te keqijave ne shqiperi,eshte pd-ke me drejtuaseit e saj.Duke kujtuar emrin e Saliut njerzit,kurre nuk ka per te dhene voten pd-ke.Kete e di dhe vete pd-ke,por hiqet sikur nuk ka bere gje.
opozita e shkrete ska fytyre te flase
http://apu.sh/OpozitaDeshtuar
Ne fakt kjo opozite ate ka bere gjate kohes qe qeveriste vendin,ka lejuar ndertimet pa leje,ka lejuar vjedhjen e energjise,kjo eshte ajo qe ata dine te bejne,me nje te paafte si Sali plak Berisha cfare mund te prisje tjeter,dhe mos te duket cudi Mero se kur te vijne ne pushtet(nese vijne ndonjehere)do bejne ndryshe.
Mero, me çeshtjen e banoreve te lagjes Kushtrimi ja ke fut kot. Te pakten informohu me mire ose, nese e di te verteten, mos e transformo sipas interesit!
Gjithe te mirat!
Normal JANE RILINDAS !
kjo opozite nuk ben gje tjeter me shume sesa ne ketu ne Forum.
komenton lajmet e dites.
Po leri o Mero fjalet e shumta, se nuk thone asgje. Personi ka vrare veten perballe nje ankese per te cilat viktima eshte injoruar plotesisht.
Injorimi, arroganca, rrahja, burgjet, tritoli qenkan mjetet e vetme te kesaj qeverie ndaj ankesave te popullit dhe njerezve te thjeshte.
Kjo eshte kthyer ne sistem.
Dhe kjo fillon nga kryeminsitri dhe ulet deri poshte, padyshim.
Ne media thone denonconi kete, denonconi ate, ndersa ne realietet kercet dhuna a thua se je ne ndonje republike afrikane dhe jo ne nje vend te kontinetit europian.
Eshte nje popull i tere qe po kriminalizohet i cili shihet si qenie qe vetem vjedh dhe mashtron.
Dhe nga kush? Nga qeveria e tij qe e zgjodhi me 1 milione shuplaka.
Dhe keto shuplaka po i kthehen mbrapsht.
Qeveri shuplakash hesapi. Kete pune po e ben mjaft mire.
Ky popull kete qeveri meriton ,Rama me artin e tij te nevetitur ,eshte duke u sjellur shume mire ,gjithashtu talentin e tij prej kryebashkiaku po e kryen ne vazhdim .NJE POPULL QE MERRET ME PROPOGANDEN E TIJ DHE JO ME FAKTET,TREGON QE JANE SHUME IDIOTE.
Nuk mundet SHQUP-i te beje opozite sepse eshte kupola qe duhet te ishte me kohe perpara drejtesise.Opozite realisht ne Shqiperi nuk ka.I takon te majtes te organizohet per te qene opozita e vertete ndaj te djathtes se Edi Rames…. Sa me shpejt ,aq me mire ne te mire te shqiptareve….
Bravo Mero.po shoqeria nuk duhet te bjej pre e ktyre mashtruesve qe bej politik me hallet e popullit. Nese u vjen aq keq leket qe do bejn votat tja u japin atyre qe nuk paguajn dot energjin, dhe te gjithe atyre qe nuk kan buke te han.
nga e di ti Mero qe jane ne opozite ?
Mbase jane mire duke bere biznese se bashku dhe duke mos u future ne burg. me mire se kaq nuk ka per kreret. Populli qe ju vete pas “fajin e ka vete”
Pervec Genc Rulit qe nuk flet kurr, te gjith drejtuesit e opozites jane debila. Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka qene per 14-vjet.
Ke thene dembel dhe parazit I ke thene te gjitha. Por shtoi edhe kriminel. Opozita eshte e mbushur me njerez qe s’kane ide dhe mendojne se duke bere zhurme boshe bejne opozite. Asnje alternative nuk japin si te behet ndryshe dhe me mire. E vetmja gje qe bejne eshte dil CDO dite dhe kundershto CDO gje qe Ben qeveria. Shkurt dhe thjeshte s’jane inteligjente.
Pa u ndryshuar njerezit qe drejtojne PD, Shqiperia s’ka alternative qeverisese.
Nuk jam aspak dakort me Meron kur thote ne shkrimin e tij se “kjo opozite eshte dembele”. Kjo opozite eshte komplet injorante e pa edukuar dhe ne formim mjeran. ne fakt eshte vete fytyra e Sali Berishes qe edhe ky nuk eshte shquar Madje as edhe per intelektual perveçse thenes dhe hedhes parrullash te thena nga Enveri. Kariera dhe ngjitja e tij eshte e dyshimte si e nje dordolecit, dhe per kete nuk mund qe ti hedhesh faj, se aq di dhe aq ben. Ashtu si babai i tij shpirteror, Enveri, mbledh dhe mban rreth vetes se tij njerez medioker qe i shantazhon perhere e rregullisht duke i mbajtur thjesht si nje detashment ne krah te familjes se tij dhe interesave te saj ekonomike e politike. Nje plak shtrigan qe realisht ka vene dhe emeruar ne ngrehine e shtetit qe nga presidenti tek gjykatat e sistemi i drejtesise e kudo ne çdo qelize te shoqerise shqiptare nje strukture fanatikesh e meskinesh te cilet i ka lene te vjedhin e te plaçkisin ne garazhdin e perbashket kur qeveriste vete ai dhe sot u a kerkon nderet, madje duke i shantazhuar edhe me regjistrime e flete verbale te jetes se tyre private. Ky njeri solli modelin me te keq qe mund ti behet nje shoqerie si e jona qe inspironte per liri e demokraci te vertete. Ai u a vodhi idealin, u a plaçkiti dhe u a shkateroi duke e hedhur ne ere. U soll dhe vazhdon qe te sillet si nje diktatore oriental, pa parime, pa vizion e pa moral. Eshte kjo arsyeja qe shqiptaret edhe sot pas nje çerek shekulli ne postdiktature nuk kane ende asnje shprese duke mos pare asnje fije drite ne fund te tunelit. Ky me sa duket qenka fati i nje brezi qe sapo ka lindur por edhe ne qe na hsperfytyroi diktatura komuniste. Vertete sot askush aty ne dheun qe i themi memedhe nuk ka kellqe qe ta çoje para drejtesise, dhe ne se kjo e merr persiper apo kur te jete e çliruar nga fijet qe e ka lidhe saliu. Ky njeri do te vazhdoj qe te tallet, ti perçmoje, ti vjedhe e ti plaçkit ashtu siç ka bere gjate ketyre 25 viteve, shqiptaret te cilet e konsiderojne veten ende si tifoze ne nje stadium, ku gjysma ben tifozllek per njeren pale e pjesa tjeter gjithashtu edhe pse nga pas i ndjek mjerimi, mungesa e perespektives dhe e lirise. Monstra do te vazhdoj qe ta kriminalizoje shoqerine shqiptare si ne mall te vet.
21 qershori do te jete dita e fundit e sfumimit ne ekranin politik te opozites shqiptare,pa asnje vizjon apo alternative ne favor te zhvillimit te shqiperise.
Kjo dite do te jete feste kombetare qe shenon clirimin e popullit nga ferrat dhe pislleqet qe perfaqeson PD.
Ora po vjen. FITORE,
URIME! DUHET SHKRUAJTUR E DUHET THENE SA ME SHUME TE VERTETAT SEPSE PO SU THANE AT’HERE GENJESHTRA DO NA PERPIJ DHE KOMUISTAT VRASES DHE LULUSHET BIJT E VRASESVE ME PAGES DO SUNDOJNE POPULLIN ME TE KEQPERDORUR NE HISTORI NGA UDHEHEQESIT E TIJ!!!
Pse ka opozitë , Shqipëria se kam ditur. Po ku ka pasur ndonjëherë, pozitë, opozitë gjatë këtyre 25 vjetëve o mero, të dyja palët hanë në një çanak bashkë . bëjnë kot sikur shahen e zihen me njëri, tjetrin sa për ti hedhur hi syve popullit. po pasuritë e bëra në mënyrë të paligjshme, të tyre sja ngacmojnë njëri, tjetrit.
mero fajin se ka opozita por njerzit qe ju kane zene syte lesh dhe dhane voten per dike qe vetem ankohet cdo dite dhe po con alb lart e me lart si ai qoftelargu .dhe ti mero ke dy vjen qe ben sehir dhe I thur lavde ketyre hajduteve te rinj une them je mekatar njesoj si edvini me company .thuaj publikut te verteten MERO agai ja psh ske bere nje shkrim si shtypen dhe diskriminohen te drejtat e njerzve te thjeshte cdo dite ne alb shiko kete rastin e fresket ne korce rahje deri shtrim ne spital dhe do shohesh se alb po shkon drejt nje shteti policor te kamufluar nen petkun e te berit democracy modern alla shqiptarce
Mero,
Ke te drejte Mero. Keta e kane katandisur veten deri ne ate pike qe une per vete as nuk mare me mundimin te lexoj, degjoj ose shikoj perfaqesuesit e PD-se duke folur.
E fundit ishin videot per dhunen e policise. Qeveria reagoi menjehere, diku nje zyrtar i policise vure piken mbi dhe tha qe dhuna ne polici ka qene dhe eshte prezente, ne do ti trajnojme policet, te afrohen me shume me komunitetin dhe ata qe nuk zbatojne ligjin do jene jashte policise. Kjo eshte nje gje normale, qe do bente cdo njeri me mend. Diku degjova qe sipas PD-se (kuptohet rrumpalle Berishes) eshte Rama qe ka vene policine kunder popullit. A e kupton ku kane arritur?
Opozita eshte jo vetem anti-shtet por edhe anti-shqiptare
Mos harroni -ka thene Bertolt Brecht-Barku nga i cili ata dolen ende nuk eshte shterpezuar
Puna eshte se ska as pozite as opozite por nje grup hajdutesh shqiptare qe vjedhin shqiptaret.
Une mendoj se misioni antikombetar I PD-se,qysh diten e daljes se saj ne skene,ka qene instalimi I antishtetit,qofte ne opozite,qofte ne pushtet.
Kur jane ne pushtet frymezojne me te gjitha mjetet shkeljen e ligjeve,per t’a rezervuar si kolateralin e vetem te berjes se opozites se tyre kriminale me jeten dhe shtetin e shqiptareve.Viktimat e saj,qe perdoren per nevojat e saj gangstere duhet t’i therrasin arsyes dhe dinjotetit human ,qe te shpetojne veten nga kobzinjte brekedhjere.
Keshtu Mero vellai,nahija shqup-se eshte ne misionin e saj antishtet,tash e 24 vjet.Vetem funksionimi ekzigjent I ligjit dhe shtetit te se drejtes mund te zhbeje misionin e saj antikombetar dhe antinjerezor;edhe garantimi I shenjterise dhe paprekshmerise se votes do t’i jepte shqelmin e merituar politikes antishtet te nahijes kusaro-bandite shqup-se.
bravo mero!na kenaqe me kto shkrime kunder armikut te klases (opozites).tani eshte koha te zbulojme ndonje grup armiqesor .mundesisht sabotatore nne ekonomi.se gjerat po shkojne per lesh.ne dac ekonomia ne dac rendi.ah harrova vetem performanca e ministrave ne tv shkon shkelqyeshem…
Te lumte goja socialisti i vjeter mos fol me se i ke rene pikes ka dy vjet qe TEMA dhe shoku Stefani merren me opoziten se qeveria qe kemi eshte me e mira e planetit ta gezojme se sdo te na vije here tjeter a shqipetare keshtu thate dhe per merrhumin Enver.
C,fare ndyshimi ka Berisha me Kreshnikun nga menyra kercenimeve.Kreshnikut i iku Berisha ne Kazasistan ,kurse Berishes i iku Edi ne Bruksel se do ta kishte bere te fliste me vete.
RILINDJA eshte me fat qe ka kete opozite. Cubat vrasesit dhe tradhetaret e ketij vendi NUK MUND TE BEJNE OPOZITE.
Kjo i le dore te lire Rilindasve te sillem ne menyre te papergjegjshme dhe te vazhdojne me elegance shkaterrimin e vendit.
Nese thesi ka qene bosh-dhe vertet ka qene se serbi shkaterroi ekonomine e gjithcka ne kete vend, populli e justifikon qeverine dhe e mbeshtet ne masat qe merr per te sjelle shtetin ligjor ne vend, per faturat e energjise e te ujit apo cdo gje qe duhet te kete nje shtet ligjor
Po per te ndaluar BETONIN QE PO SHKATERRON PERFUNDIMISHT TIRANEN KA NEVOJE PER PARA??!! Le te jape kryeministri nje arsye per kete! Shqiperia ka nevoje per OPOZITE, dhe per POPULL qe nuk ka frike.
Pronaret jane plotesisht ne te drjten e tyre dhe ata duhen kompensuar ne zonat bregdetare qe jane te lira dhe te mundshme per tu dhene, aty ku pusht-etare te rinj dhe te vjeter po hedhin beton ( gjiri i Lalezit po fillon te pesoje ate qe ka pesuar Golemi) per interesat e tyre.
Per keto OPOZITA NUK FLET se eshte pjese e mareveshjes me cubat e vjeter dhe te rinj.
Titulli i shkrimit thote troç ate qe po ndodh.
..opozita e sotme mbtytet qe ne bregun e pare per shkelje te ligjeve ,por bazhibozhuket i duartrokasin ne kete notim fatal,pasi ndjekesit jane intelektuale kristali endCO qe nuk pranojne as testimet se s’kuptojne per ç’fare behet fjale.I njoranca me kollare e do rrugen bosh ,por prape rrezohet se nuk di te eci..por vetem te parakaloje nepermjet mashtrimit..
..une mendoj se nuk ecet keshtu,sepse po humbet vemendja ndaj tyre,sepse gjithkush para femijes se vet nuk e ve kete politike.Po deshtojne dhe s’po kuptojne.
Boll me kete qeveri sharlatanesh. Jane nje bande e zerglaqur hajdutesh!
..per opoziten e pastbilizur dhe mjerane konkludova me lart.
Megjithate PD i ben mire llogarite Mero.Ajo e di se elektorati antishtet qe ka nxjere tranzicioni dhe politika antishtet e shqupit 25 vjet,nuk eshte i pa konsiderueshem ne Shqiperi.Tani per tani shqupi i shkalafitur e ka te mjaftueshem kete elektorat.Me vone ka perendia.Politike tipike e SB.
Po te ishte e vertete kjo qe thoni ju,per elektoratin e konsiderueshem antishtet te PD,perse duhej ngritur prej saj dhe paguar nga parate e gjithe shqiptareve industria e vjedhjes dhe tjetersimit te vullnetit Sovran?????
Llogarite e ”mira” te PD-se perfunduan qe me helmimin e fardinant ponit,kokes se operacioneve institucionale te vjedhjes se votes.Duhej varrosur poni,per te mbyllur ne varr katastrofen e pengimit 23 vjecar te shqiptareve ,per te zgjedhur perfaqesuesit e vet.
Po c,opozite zeza eshte kjo ,mor Mero?Po kur ka patue Saliu strategji per te ardhur ne pushtet me alternativa zhvilluese per ekonomine,per te rritu te ardhurat, rrogat ,pensionet e per ta bere ne te sigurte jeten e qytetareve.Saliu nuk punop kurre per shtetin ligjor,por per te vendosur giktaturen e tij sipas diktatures se komunistit idhull qe kishte enverit duke eleminuar kundershtaret,duke perdorur policine sekrete per te dhunuar e persekutuar te gjithe kundershtaret e vet politik,sic dhe po zbulohen te dhenat dita-dites nga deshmitaret okulare Izet Haxhia,SKENDER gJINUSHI,bLENDI gONXHJA,eDI rAMA E QINDRA TE TJERE QE JANE DHUNUAR DHE ATA QE JANE VRARE.kURRE NUK MENDOI sALIU PER TE BERE SHTET.pER TE KISHTE RENDESI PUSHTETI QE ME NJE MIJE MENYRA:ME VJEDHJE,ME BLERJE ME LEKE A ME QESKA USHQIMESH,THASE ME MIELL,A DUKE MOS PAGUAR ENERGJINE ELEKTRIKE,UJET E PIjshem,me permtime e lloj -lloj mashtrimesh per te cilat eshte bere mjeshter,por qe kurre nuk e cau koken per ligjet dhe per t,i vendosur qytetaret ne barazi.Per te s,kishte rendesi se paguhej energjia a po jo,mjafton qe te merrte votat dhe i mesoi njerezit keq e tashme qe kerkohet pagesa per energjine e harxhuar nkerezit qe kane hyre ne borxh sasira te medha lekesh ,jane vene ne sekelldi dhe mallkojne veten e Saliun qe i mesoi keq,por qe urrejne edhe kete qeveri qe po u kerkon borxhet,sepse nuk e besonin se nje dite do t,u kerkohet qe te paguanin ,se u bene mbi 20 vite qe s,paguanin.Hajde opozite qe kemi mbolli hajduterine dhe tashme ulerin se qeveria po burgos hajdutet ,ata qe bejne lidhje te kundraligjsme,sic mbron te gjithe te korruptuarit,tritolvenesit,sepse ata jane kontigjenti masiv i kesaj partie,qe ka mbledhur ne shumice llumbin e shoqerise,te inkriminuarit dhe nga shqupi mbron kedo qe ndeshkohet.Ky eshte nje turp per shoqerine shqiptare qe e ndjek ende kete parti te korrupsionev,te dhunes ndaj intelektualeve dhe te vrasjeve e vendosjes se tritolit per te destabilizuar vendin.Ka ardhur koha qe te ndeshkohen kreret e Shqupit,bollme me te mbaturit sehir.Duhet te behen ndryshimet ne institucionet e drejtesis e te arrestohen keta kriminele qe po u fshihen gjykimeve me procedura e kercenime a duke u mbeshtetur edhe nga kancelari evropiane,ekstreiste te djathte qe jane blere a agjentura si ajo e Serbise qe i nxit agjentet e vet qe i ka me shumice ne kete opozite per te destabilizuar Shqiperine dhe Kosoven ,sa here qe vendi yne eshte me afer pranimit ne BE
po mor Mero!
Ke te drejt.
ashtu esht sic thu ti,por ke “harru” me thon qe kjo opozit merr vota!
“merr vota” nenkupton qe ajo opozit ashtu sic flet dhe ben dhe sillet dhe premton,pra si opozit antishtet merr vota. dhe ktu fle lepri!
nji llogjik normale njerzore do te vinte shenjen zero midis opozites dhe marrjes se votave prej saj,sepse “opozita mbeshtet krimin dhe esht antishtet”
por llogjika thot se ata qe ja japin votat asaj nuk duan te pagujn faturat,taksat,duan krime,…
ky esht problemi.
pra mund te vij nji dit qe populli shqiptar me vote te lire dhe me vullnet te lire dhe deshire gjithashtu,nepermjet zgjedhjeve te lira dhe votes se lir t ja kaloj pushtetin nji force politike qe shpreh aspiratat kriminale antishtet te shumices.
po kjo ca esht?!
esht demokraci!
atehere ta gzoni demokracin!!!
nji gje e ngjashme po ngjet ne vendet arabe kur shumica aspiron islamin… atehere prit shtet islamik!
edhe ne shqipni. shumica aspiron krimin. atehere prit shtet kriminel.
ky eshte fundi i demokracis. d m th “jo gjithmon shumica ka te drejt”
pra jo gjithnji shumica vepron drejt. pra demokracija nuk esht zgjidhje universale.
O z Baze ku ishe ti ne 1998-2000 ishe pjes e opozites se Sali Berishes.. Te lexosh shkrimet e tua eshte si te shikosh hajdutin duke bertitur kapeni hajdutin
Sipas EH na paska qene Berisha ai qe na i paska nxjerre nga shtepia ato dy mjeranet dhe jo bashkia me rilindasin Vangjush qe i kishte perdite para bashkise apo mjafton te flasesh por se thua te verteten apo mashtron eshte njelloj sepse rilindasit te besojne kurse nje tjeter demokrat rilindas mburret se me 21 qershor do ta zhdukim opoziten dhe do te biem rehat.Rrofte demokracia popullore therrasin rilindasit dhe besoj qe e dine mire ceshte nje demokraci pa opozite.
Nga te gjithe shabanet qe kam njohur vetem Shab Memia eshte treguar i zgjuar se erdhi me corape leshi ne Tirane dhe sot lahet ne vaska floriri.Gjithe Shabanet e tjer me kane qelluar budallenj ndoshta bashke me ty.
Per si takon Sofie Qendros KANIBALIZMI I BERISHES eshte se ne tre muajt fundit te qeverisjes korik-gusht shtator 2013 nuk lane poshtersi pa bere deri dhe te rrembimi i fasuleve ne rezervat e shtetit dhe qylymat,komjutrat ne ga zyrat e pune si talebane.Kurse zyrat e permbarimit dhe gestapo e erzan bracanit dhe grupit kriminal cifttelia nen petkun e shtetit nxorren perdhunisht femije.pleq pa dallim feje apo ideja ne qiell te hapur dhe ne kete periudhe ka qindra pamje filmike qe nuk eshte nevoja ti numerojme.
Muajin qe u nxorr perjashta kjo shenjtore ishin javet e fundi te kanibalit Berishe qe e implikon per kete fakt me se trondites.Nuk ka shtet ne bote qe te nxjerre ne qiell te hapur me dhune dy pleq pa i siguruar te pakten kushte elementare provizore
BERISHKANIBALI jo vetem qe beri keto ndyresira por nuk la gure dhe kercunj pa vene ne rrotat e qeverise re..biles nuk mungoi dhe tritoli qe ju vu Rames dhe shtrigu berishe si paranojak akuzonte PS se i vinte kapsollat vete dhe qe me vone u kapen autoret e vertete.Jo vetem kaq por Edi Rama sa mori celsat e zyres pa u ulur ne karrike i dhane zarfin e LHL Asadit qe ja kishte lene ujku berish peshqesh me “garantet e tij nderkombetare..se paska ngelur shqiperia te shpetonte ameriken…Nuk dua te mbroj Ramen se dhe ai ka dale nga rruga e zotit por jo si kriminel,tradhetar dhe kanibal si saliqeni i shabanit.
Por kryevepra e kanibalit berishe eshte djegia e te burgosurve politke ne nendor 2012 qe ai monster jo vetem i shkeli me kembe por i quajti ish spiuna te sig shtetit,mafjoze nderkombetare,sherbetore te Edi RAMES deri sa i vune flaken vetes.
O SHABANI I KANIBALIT BERISHE…EDHE NESE NUK KE KUJTESE APO HIQESH SI BUDALLA I MENCUR freskoje pak kujtesen dhe pyete veten ;A JANE NE TEREZI NGA TRUTE E KOKES ATA DIPLLOMATE QE MERREN ME SHQIPERINE NE AMERIKE DHE EUROPE SE GJERA TE TILLA NUK NDODHNIN AS NE KOHEN E ENVERIT QE PO I BIN NE QAFE KOT
ISH-TË PËRNDJEKURIT VIZITË NË FAMILJEN E LIRAK BEJKOS
G.SH.TIRANE 02.11.2012
– Një grup ish-të përndjekurish politike zhvilluan një vizitë në familjen e të ndjerit Lirak Bejko, i cili humbi jetën një ditë më parë në Itali, për shkak të plagëve të shkaktuara nga djegia me benzinë gjatë grevës së urisë së ish-të dënuarve pak ditë më parë.
Ish-koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor për vdekjen e Bejkos.
“Ti, Sali Berisha je përgjegjësi i drejtpërdrejtë i vdekjes së Lirak Bejkos. Ti je përgjegjës për të gjitha krimet. Shqiptarët do të vonojnë por nuk do të harrojnë.”- tha Tufa në dalje të shtëpisë së të ndjerit.
Të tjerë ish-të përndjekur politik u shprehën se edhe ata do të vdesin si shoku i tyre, në kërkim të të drejtave.
Ndërron jetë Lirak Bejko, i përndjekuri që u vetëdogj
Lirak Bejko, ish- i përndjekuri që u vetëdogj gjatë grevës së urisë, ka ndërruar jetë në një spital në Bari. Lajmin e ka konfirmuar i vëllai i tij.
Ai ndërmori aktin e rëndë të vetëflijimit më 10 tetor, kur grevistët kishin hyrë në ditën e 19-të të grevës së urisë.
po per keto te mjere qe u dogjen e ka fajin Rama ? or shaban pa taban ?!
Opozita duhet te ruhet nga depresioni,mos qofte larg,del ne kronikat e zeza per “vetvrasje” me tritol !
Populli, me gjithe problemet qe ka trasheguar, nga politika berishjane,eshte i pandjeshem,ve buzen ne gas,duke thene nen ze,”bjeri,bjeri,se i bie bukur” !
Kjo opozite e ka konsumuar veten,ne pushtet dhe ne SHQUP,nuk te “gudulis” ,me tritol vetem suvane e pallateve “dermon dhe shkaterron” !
Ata qe rexuan monumentin e E.Hoxhes,nuk fituan liçencen per shkaterimin me tritol te Shqiperise,ne munges te alternativave,le te qendrojne ne lulishten e SHQUP-it,si pensionistet e pare politik.