Kur është i rrezikshëm Edi Rama për shtypin?

20 Shkurt 2015, 18:48Editorial TEMA
Kur është i rrezikshëm Edi Rama për shtypin?

Nga Mero Baze

 

Edi Rama është arrogant me gazetarët. Pothuajse me të gjithë. Është një zakon, që vjen nga fakti që ai është në politikë, pasi ka kaluar përmes publicistikës së tij të suksesshme dhe agresive. Pasioni i tij për t’u gricur me ta është gati si gëzim foshnjarak.

Por, ka një teprim në debatin që po merr kot më kot, lidhur me atë që e quajnë incident me gazetaren Erisa Zykaj. Erisa është një nga gazetaret tona të mira. Unë kam pasur fatin ta kem për rreth 5 vite si gazetare të gazetës TemA nga Brukseli. Ajo është një raportuese korrekte dhe gërmuese në pyetjet e saj. E njoh mirë dhe i kuptoj emocionet e saj, por duhet të jemi seriozë të mos e keqpërdorim atë politikisht, për shkak të huqeve të Edi Ramës.

Nëse shikon videon që transmeton vetë ABC, nuk kemi ndonjë fyerje të Edi Ramës ndaj saj. Kemi një replikë të tij lidhur me saktësinë e përkthimit, çka është relative. Tek pjesa e dytë, ku po spekulohet se ai nuk i është përgjigjur pyetjes për krimin, në fakt ai është përgjigjur, por ka bashkuar pyetjet e të dy gazetareve dhe pastaj është përgjigjur.

I vetmi debat që mund të bëhet nuk është në këtë rast persekutimi i Erisës, se nuk shikoj ndonjë persekutim këtu, por huqet e Edi Ramës për t’u gricur me gazetarët. Kush mendon që Edi Rama ia ka bërë Erisës për inat, se është gazetare e Aleksandër Frangajt, mund të na bëjë për të qeshur, pasi Edi Rama rri nga mëngjesi në darkë me Aleksandër Frangaj, për të mos thënë që ky i fundit mund t’i tërheqë vërejtje Erisës pse e bën të madhe këtë punë.

Por, për t’u çliruar nga ky kompleks i gricjes dhe opozitarizmit me cic-mice me Edi Ramën, shikoni intervistën e fundit të Edi Ramës me Rudina Xhungën, e cila konsiderohet mike e tij personale, e afërt me të politikisht dhe një media po ashtu luajale me të. Po të isha në vend të Rudinës, mund ta kisha lënë dhe gjysmë intervistën dhe të çohesha, pas aq shumë agresiviteti dhe gricjesh të tij me pyetjet e saj, vlerësimin e pyetjeve dhe debatet gati fyese. Shikoni më tej si sillet me Fevziun, Ballën, Eni Vasilin apo këdo tjetër. Është i njëjti. Nuk ka ndryshuar qyshkurse ka hyrë në politikë dhe nuk na ngeli ai dialog thuajse bosh me Erisën, për të ngritur një furtunë në gotë rreth tij.

Edi Rama nuk është armik i lirisë së medias pse gricet me gazetarë. Ai është një huq i tij, një dimension që vjen nga raporti i tij i hershëm me gazetarinë dhe përballja me të kundërtit e vet në media. Pasioni i tij për fjalën e shkruar dhe të folur, përkujdesja e tij regjisoriale në komunikimin publik, prodhon tek ai një nervozizëm të vazhdueshëm, kur nuk gjen gazetarë të shkruajnë si ai, apo kur nuk përballet me vizionin regjisorial që ai ka për një konferencë shtypi, në pyetjen e shkujdesur të një reporteri.

Edi Rama është i rrezikshëm për lirinë e shtypit, kur bën paqe me median, kur bëhet mik me pronarët, kur pronarit të Erisës, atij që i jep asaj rrogën në Bruksel, i ka dhënë leje për pallate 15 katësh tek stadiumi “Qemal Stafa” dhe e ka lejuar të shtojë 6 kate tek “Liceu Artistik”, kur e ka lejuar të pushtojë Kinostudion dhe të rindërtojë atje me lejen e tij, kur i ka dhënë leje të kthejë fushat e futbollit në një fshat turistik në Golem në vila për vete, e dhjetra raste të tjera, që dëshmojnë mekanizmat me të cilat ai kap mediat dhe bëhet i rrezikshëm. Edi Rama nuk është i rrezikshëm pse “shahet e grihet” me Rudina Xhungën, por bëhet i rrezikshëm nëse e kthen qeverinë në servis për pronarët e Top Channel. Ai nuk është i rrezikshëm pse zihet me Eni Vasilin, por nëse i hap rrugë Irfanit për biznese që konvertohen në mbështetje politike. Pra, Edi Rama nuk është i rrezikshëm kur përballet me gazetarët, por kur puthet me pronarët. Nëse doni ta luftoni atë, luftojeni në këtë pikë. Për aq sa i ka thënë Erisës dhe aq sa nuk i ka thënë, nuk ka asnjë rrezik as për lirinë e medias as për Erisën dhe as ndonjë gjë të re për Edi Ramën.

Por, meqë jemi tek ABC dhe tek liria e saj editoriale, duhet t’u kujtoj një rast të dhimbshëm, të pangjashëm në botë. Më 21 janar 2011, Sali Berisha hapi zjarr mbi tavolinën ku qëndronin gazetarët që raportonin. Aty ishte dhe gazetari i ABC News, Fatos Mahmutaj. Plumbi i kaloi 2 centimetra larg kokës dhe i përshkroi dorën tej e tej. ABC News jo vetëm që nuk bëri lajm për vrasjen e tij, por e pushoi nga puna pse ai guxoi të thoshte se ishte plagosur. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, e kërcënoi publikisht në orën 19 e 30 minuta të datës 21 janar, duke thënë se një gazetar tentoi të thotë që jam plagosur, por për fat të mirë e tërhoqi deklaratën. Në fakt, deklaratën tek Berisha, e kishte tërhequr Sandri. Fatosi u largua dhe u përndoq derisa përfundoi në Bruksel si azilant politik. S’kam parë askënd nga këta që po ngrejnë ujin përpjetë sot, të fliste atëherë për Fatosin. Është ish-gazetar i ABC-së, jo i fyer, por i qëlluar për t’u vrarë. I zbuar dhe i kërcënuar për të mos folur nga i njëjti pronar, por me padron Sali Berishën. Tani që ka ndërruar padron dhe ka gjetur këtë tjetrin, që ka hobi të gricet me gazetarët, me sa duket u kthye dhe lira e vërtetë e të ankuarit ndaj kryeministrave. Kjo është një ditë lirie për mediat dhe të punësuarit e Frangajt. Gëzojeni, se s’keni pas shans as të mërziteshit kur u rrihte Sali Berisha. Madje as kur u qëllonte me plumb në tavolinën e punës.

 

67 komente në “Kur është i rrezikshëm Edi Rama për shtypin?”

    1. eb says:

      hera e pare qe jam dakort me Meron

      qi asht I rrezikshem Edi Ramushi e kam thon qe korrik 2013 por asnje nuk besoi.

      kqyrni si I kom shti te dridhmat Rames ma keq se ato qi thoshte Izet Haxhia

      Erzen Brecani: Të ngrihemi kundër ‘Enver Hoxhës’ së dytë, Edi Rama

      TIRANE, 2 korrik 2013 –

      Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Brecani i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.

      Teksa rezultati i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga të majtët nuk është certifikuar ende, Brecani nëpërmjet një postimi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, teksa përshëndet kryeministrin Berisha duke e etiketuar si liderin historik të shqiptarëve, etiketon Ramën si “Enver Hoxha i dytë” dhe “Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët”.
      “Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturën Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Brecani.

      Brecani, i cili atehere mban postin e zv/drejtor të policisë së Tiranës ka pasur jo pak incidente me partinë Socialiste, ku mund të përmendin përplasjen e me deputetin Saimir Tahiri pas përleshjeve mes policisë dhe banorëve të një pallati në zonën e ‘Petro Nini Luarasit’, pasi përmbaruesi privat tentoi t’i nxirrte jashtë banesave si naziskinë

      tung !

      1. Skypion says:

        Relativizimi i mbrapeshtive te Edi Rames,eshte tipike per gazetaret e oborrit qeveritar.
        Ky relativizim ka te beje me berjen gje po gje te sjelljes se tij te denueshme,dhe me ndonje kritike kinse te sinqerte me flirtet e tij me biznesin e medias.Analisti yne pikerisht kete ka bere ne shkrimin e tij.
        Sjellja e Rames kryeminister eshte ne thelb e ndryshme ndaj Rames ish-publicist,apo ish-kryebashkiak.Nuk mund te justifikohet sjellja arrogante,fyese e Kryeministrit me origjinen e tij te dikurshme si njeri i publicistikes dhe nervin e tij debatues.
        Megjithate,analisti yne,”harron” fyerjet rrugacerore te ish-kryebashkiakut Rama ndaj gazetareve;sidomos,ate me skandalozen,kur i thote nje kolegeje te Zykajt,kuurve para kamerave televizive.Raste te tilla ka boll.Shumica derrmuese e tyre nuk jane kapur nga kamerat,por dihen nga te gjithe.Keto nuk mund te relativizohen dot,sado te dridhesh e perdridhesh.
        Por,raporti negativ i Rames me mediat,njeh kulmin e vet,kur ishte lider i opozites.Si kurre me pare,dhe si asnje lider politik i meparshem,Edi Rama perdori ne menyre kriminale.Ky perdorim kriminal daton ne fund te 2010 dhe fillim te 2011.dhe,berit e mundur organizimin e te pares proteste nazi-fashiste ne Shqiperi me 21 janar 2011.Ishte media e perdorur kriminalisht nga Rama,ajo qe yshti njerezit te dilnin ne ate kinse proteste te shemtuar,te llogaritur per gjakderdhje.
        Duke pasur parasysh kete fakt,po,mund te themi qe fyerja ndaj gazetares Zykaj,eshte nje gje po gje!
        Pra,kritika qe i ben Bazja per flirtet me biznesin e medias,eshte thjeshte relativizim.Eshte keshtu sepse,te gjithe politikanet,kryeministrat,qeverite,jo vetem tek ne,por kudo ne boten e qyteteruar flirtojne me kete biznes.Vete ky flirtim i njohur dhe pranuar nga te gjithe,e relativizon sjelljen e denueshme te Rames,dhe nuk eshte nevoja qe ta beje Bazja yne.
        Eshte tjeter te flirtosh me biznesin e medias,dhe krejt tjeter te perdoresh median per qellime kriminale sic e perdori Rama ne 21 janar te 2011.Kete e fsheh gazetari i tij;ose perpiqet ta fshehe,qe se fsheh dot.

        1. xheJ eN Bi says:

          Skypion —

          E ke peng qe Rama te ka thene : flet si kurvat .

      2. Spartaku says:

        Erzen Breçani! Me mire shko ne psiqiatri te sherohesh, se qenke i çmendur.Ngushellime.Ti dhe qente e tjere te Sali Berishes,sado qe te lihni drejt henes,nuk kini se çfare ti beni Edi Rames.Ai eshte nje LIS i forte dhe ju çakenjet e Saliut nuk do ta shkulni dote.Me keto padrejtesi qe po bene pd-ke,do te bjere akoma me keq ne zgjedhjet e ardheshme.Edi Rama nuk ka vrare njeri,kuse idhulli yt Saliu i ka te lyera duaret e tija me gjakun e shqipetareve te pafajshem.Me von drejtesia do te çoi ne vend padrejtesit e Saliut dhe te Lulezim Bashes.Bastard.

    2. @shqip says:

      Zheji kandidat i mundshem per bashkine e tiranes i koalicionit ps+lsi

    3. Kolonjari says:

      Me ne fund Merua po flet,vetem pas rreth 2 vjet po tregon vetem majen e ajsbergut te Korrupsionit dhe hajdutllakut te “Rilindasit’ qe ju premtoi 1 million kokpalareve shtet diten,dhe vazhdon me pasionin e tij te vjeter te lejeve te ndertimit naten,duke bere korrupsion me kedo qe I del para.I zhgenjeve veshkuqte me kete editorial Mero.

  1. Gallofi says:

    Kjo eshte e verteta e hidhur. Edi Rama behet trim me Erisen dhe pule me Sandrin

    1. analist says:

      …dhe pshurret nga Saliu

  2. Brukselsi says:

    Te me falin shoqet dhe shoket, po duhet te njihni dhe Erisen. Ndjese mero si e paske shty 5 vjet me te. Sberi asnje lajm per Fatos Mahmutaj kur u plagos

  3. abcd says:

    Ahtu eshte Baze, e ka kete huq Edi duhet te mesohemi. Sa absurde te ndihesh i fyer nga huqet e dikujt!

  4. Te fala Sandrit says:

    Rama u thoshte cdo dite te fala Sandrit dhe keta nuk protestuan. tani e nuk i tha asgje u ben trima. Duket qe ai SHkullaku vetem keshtu gazetarie di te bej

  5. LUTI says:

    Bravo Mero , analize e persosur i se vertetes.

  6. O zamir o Qafir says:

    O Zamir o Qafir, me Salen mir, me Edin mire, Po per Erisen si ske meshire

  7. Trim trim o Karbunare says:

    Une te jem si Edi rama ate momentin e pyetjes e trasmetoj gjithe diten. gazetrja ka pranuar vet qe e ka perkthyer gabim teksin demek e ka rregulluar duke i dhene kuptim . Dh epastaj i iku zeri…

  8. Sandri says:

    Erisa……mos te te gjej me ne pune degjove…Me kete q eme ke bere me Edin me ke prish aq pune sa sme plas trapi fare per perkthimin tend.

  9. astrit says:

    Pse nuk thua more z. Mero se kjo femer e shemtuar me surrat ufoje, duke qene nen hyqmin e Frangajt, gricet perhere me z. Rama per t’i bere qejfin padronit te saj.

  10. kaqi i zi antikomunist says:

    Erisa duhet shpallur pishtar i demokracise dhe heroine e punes socialiste.E brymosur me mesimet e partise ,pede,ajo si nje trup i vetem rrethoi armikun dhe e zuri rob ate.Ajo eshte lloji i gazetares se paanshme qe nuk mban ane. Perpara era dhe abece drejt fitoreve te tjera duke ndjekur mesimet e partise dhe udheheqesit te zgjuar sali.

  11. seriozisht says:

    Editorial i shlelqyer si perhere.

  12. Treviso says:

    Jane mesuar me u rrahur dhe jo me u gerricur.

  13. . says:

    Jo …

    Gazetarja ABC-se eshte nje vegel provokatore ne cdo konference shtypi te kryeministrit Rama.

    Ajo shume here kerkon te acarroje dhe provokoje konferencat e shtypit me Z.Rama ne sherbim te “PD Tritolit” dhe “Sali Terrorrit”.

  14. tironsi says:

    SAKTE FARE !!!
    Nuk ke c’fare i shton!
    Gazetaret duket sikur nuk jane te pergatitur per te ushtruar profesionin ne liri, dhe sikur jane te hutuar!
    SHpeshhere ja fusin kot fare!

    Sakte Mero!

    1. Fronti Demokratik says:

      PO SHOKE ! PO! JA E VERTETA!

  15. Arza qe te pickon says:

    Dhe me gjithe ato cka thuhen e ka bere kjo qelbesire qe quhet sali,sot ska burre ne Shqiperi ta preki me dore.Sali krimineli,ky bandit i felliqur,tall allatet ,me te gjithe ne.Kush do,te me kundershtoje ,bujrum,Ja sheshi,ja mejdani,ja dhe sali “kapedani” qeni.

  16. Alphade says:

    Diktatori ende eshte i rrezikshem ! Popull ji vigjilent ! Julio Ficik !

  17. Alphade says:

    Shenim: Julio Fucik-Cek – : ”Reportazh me litar ne gryke ”’—

  18. lira says:

    Edi Rama eshte i rrezikshem per lirine e shtypit kur ben mareveshje me pronaret e mediave elektronike dhe te shkruar edhe per shakerrimin e mjedisit, betonizimin e te vetmit park Poshte Diges se Liqenit, per nenat dhe femijet e PA AJER shqiptare.

    Eshte i rrezikshem per lirine e shtypit pikerisht per pazaret e pista me pronaret e mediave me ata qe kryesojne MAFIEN SE MDERTIMIT. Jane pikerisht keta pronare qe baçet e veta mediatike -kryesisht elektronike i vene ne sherbim te interesave te tyre te pista sa me s’ka, dhe ku SHOQERIA CIVILE-E VERTETE ( jo ato te punesuara nga pushtetet)nuk gjejne dot hapesire mediatike.
    Eshte i rrezikshem se ai e ka mundesine te ciceroje gjithe diten ne media ndersa populli ka luksin te flase dhe te ankohet vetem neper kafene apo me komshijte e mehalles.

    Me kujton Doktor Florin ZEMERTHYERIN.
    Nuk ka me keq!

  19. bato says:

    Thelbi i te gjithe shkrimit eshte paragrafi i fundit. Jam plotesisht dakord me konkluziionin e Meros! Rreziku i cdo politikani qendron ne ujdite e tij me korrupsionin, ngado qe te vije ky, nga mediet apo nga bisnesi i madh!

  20. Mentari says:

    Po pse nuki bien shkurt more Mero se Edi rama ishte dhe eshte nje njeri Rrugac i pa kulture qe fatkeqesisht Babai i tij e dinte shum mire se ku e kishte difektin djali i tij prandaj e futi ne shkollen e kultures me shprese se ai do te mesonte ndonje cik nga kultura por prap se prap ai nuk mesoi asnje gje nga ajo shkolle e kultures dhe hyri e doli Kungull pa fare.Edi rama eshte i vetmi kryeminister Spekullator i shtetit shqiptar dhe me duket se Dora greke ne shqiperi eshte aq e forte sa qe pruri ne krye te qeveris shqiptare nje njeri te palexuar (injorant).Kerkoj qe te gjith femnat shqiptare te jene si Erisa Zykaj qe eshte nje atdhetare shum e madhe per kete kombdhe ajo qe eshte me e mira eshte se ajo eshte e perkryer si nje gazetare apo raportuese shqiptare ne Europe.Moero nuk mbrohet Edi sepse po u orvate ta e mbrosh te hap me shum pune per te mbrojtur veten tende

  21. 01 vlora says:

    ne qofte se Rama eshte afruar me Sandrin me te vertet qenka i pa besushem ?

  22. tani says:

    shume sakte..rilindasi po behet zemerthyer e po na thyen zemren dhe ne..uroj te kete bole ndonje intelektual e te dali te kandidoj si i pavarur per tiranen,dhe qytete te tjera..dua te shoh tranditje ne kete politik te qelbur..uroj qe shoqeria civile ti jap nje dacke zemerthyreve te ketij 30 vjecari

  23. .......... says:

    Per mua s’ka ndonje gje personale ketu, thjesht e shikoj si nje neveri qe Edi Rama ka ndaj mungeses se profesionalizmit. Ne rast se perkthimi nuk ka qene korrerkt, atehere gazetarja vertet duhet te shikoje mundesine qe te permisoje gjuhen. Mua me duket se gazetaria e some vuan shume nga mungesa e profasionalizmit. E shoh kete ne intervistat qe bejne, ne perkthimet gjithe gabime, po ashtu ne zerat qesharake te gazetareve te lajmeve. Keta te fundit e perkedhelin zerin sikur Jane femije. Dhe mbi te gjithe perdorin gjuhen e qytetit nga vijne dhe nuk perdorin gjuhen letrare. Ata Jane te rijn ne Moshe ne pergjithesi, por reflektojne mungese kulture. Kjo eshte nje ngjarje Ku gazetaret duhet te nxjerrin mesime dhe te studiojne dhe thellohen me shume.
    Keto vite rremuje me sa duket nxorren gazetare te nje niveli medioker.

  24. shkodrani says:

    Murri s’luan,por burri luan.
    Prandaj zotnia Edvin Kristaq Rama, i harroi te tana ato qi na ka than kur ish ne opozite, ene tash asht ba mik me Sandrin, me Llallen, me Fullhajnin, me njat shiksin, ene me Nishanin etj etj.
    Bile tash se fundmi na u ba mik ene me zonjen e saj Lefterie Lleshin e KQZ-se. Hajde rrocke e rrockes hajde.
    Koken tate ke me hanger qysh ne 21 qershor 2015.

  25. iBaba says:

    Sakte Mero! Ripordhe serisht! Jemi vend fatkeq!

  26. beni says:

    Neqofte se jane te verteta ato qe thote Meroja per Ramen, atehere duhet pare mire sinqeriteti i Rames per te bere shtetin.

  27. Para Laci says:

    Ne te gjith boten 80% e medias esht e kontrulluar nga te “fortit” (paraja). Ato kanale/gazeta tregojn ca duan ata, jo ca duam te shohim ne. Nuk do ket ndryshim as ne shqiperi. Mero me kte artikull esht munduar te vrasi 2 zogj me nje gur.

  28. Blendi Malinj says:

    Eshte e vertete , Rama e ka kete huqin e fyerjes, sharjes,poshterimit te te tjereve. Por eshte e “vertete” edhe ana tjeter qe kete e ben per te miren tone. E injoron kete gazetaren por edhe e motivon qe te mesoj anglisht. Perdore figura letrare ne kuvend si “zorra politike e opozites” etj qe te ngreje kulturen letraro -artistike te deputeteve. Ju kujtohen “breket e Violeta Manushit”,dialogu me artistet, perbetimi se nuk ka ” bir kurve qe I gjen para te vjedhura ne xhep”? Po kur do te shpreh perkushtimin e tij ne pune gjen shprehjen e famshme “te shkerthehet mamaja 24 ne dite”, po kur I ben te qajne ministret dhe u quan grate kurva ministrave po kur…po kurr?Te gjitha keto I ben per te miren tone dhe nuk u be qameti se ne fund te fundit jo vetem e kemi zgjedhur vete dhe jo vetem nje eshte ai,se nuk kemi 10 kryeministra, por me e rendesishme eshte se po te na iki Rama Meroja do te ngelet pa vrime bythe ku te fusi gjuhen cdo dite dhe ne do te ngelim pa Temen ku te zbrazim jashtqitjet tona.

    1. remy izaba says:

      Je me se i sakte Blendi. Te pershendes. Kalofsh nje funjave te kendshme.

  29. Editi says:

    Nuk e kam per zemer Ramen, fare bile, por aktualisht Rama po perpiqet te beje shtet dhe kete gje e deshiroj si qytetar. Nuk e di a do t’ja dale?! Por ne rastin me Erisa Zyken ka gabuar. As Erisa nuk me impresionon si gazetare. Ka patur momente qe duhen vleresuar. Gjithsesi, nje keshille: Meqe edhe politikanet bejne gabime, qe te percjelle nje mesazh qytetarie, Rama ti kerkoje falje publike.

  30. elvana says:

    Erisa pasja sjkruar vete qe ndihet shume mire kur nje kryeminister sillet ashtu….atehere cka per debat ketu:-)

  31. h.v says:

    “Gazetarja e gazetaret mund te jene tendecioze, te paafte e te panjohur. Lerja atyre te mbajne koston profesionale nese jane te tille –
    Ketij avdallit te gjate , i takon te jape pergjigje si kryeminister sepse duhet ta marrre vesh njehere e mire qe nuk po i pergjigjet gazetares por miliona shikuesve e votuesve. Keqmenaxhimi skandaloz i komunikimit nga njera ane dhe pasigurite e frikshme qe ka ky njeri per aftesite e veta nga ana tjeter, prodhojne ate rrugaceri . Pas disa rasteve te perseritura ( keq e me keq do te shkojne sepse me renien e popullaritetit do te shtohen shperthimet e ketij lloji ) kuptohet qe nuk ka shprese per reflektim . Per te keqen e tij.” Por edhe pse kjo flet shume per Ramen dhe qasjen e tij ndaj kritikes dhe opozites, jam dakord me Meron qe e keqja e madhe nuk vjen nga kjo por nga shitja pa kushte ndaj TCH, falja e prones publike ORA NEWS-it, pazaret me Frangajn, Dorezmin ndaj Bolinos etj

  32. BESO says:

    Si gjithmone i sakte. Urime

  33. plaku dhe deti says:

    Po mire o Mero, ndonje pa huqe nuk kemi shans ta kemi? Ky paska lindur anglez mo burre i dheut, se edhe nje perkthyeseje vjet i tha qe nuk dinte te perkthente. Kaq ka ne dore dhe kaq ben, beja kabull o perendi, mos i jep gjera me te medha ne dore, se è ze huqi. Po pak gjekftohtesi dhe tolerance kavalieri tipike per cunat tironca nuk ka? Sidomos kur dialogon me femra, se nuk i dihet, mund ta zere huqi ne ndonje takim me Merkelin dhe ti thote asaj te mesoje anglisht, se Merkeli è flet anglishten cope – cope, sic flet Jozefina shqipen. Po futi nje kritike o Mero, se nuk u be qameti. Nuk mund te quhet i rrezikshem pse nuk zbaton njefare protokolli te bon tonit, por sepse ka njefare egocentrizmi qe i nxjerr zbuluar ndonje difekt karakteri. Bera shaka per Merkelin, asaj ia fal edhe anglishten cope-cope, se nuk ka shans ti mesoje as si te krihet dhe as cfare ngjyrash te zgjedhe. Mua ky “Huqi” qe thua ti me ngjan se e ka emrin Kompleks. Keq puna me kompleksin, por nuk po zgjatem se edhe s’po ma ka enda te harxhoj tastieren per gjera kaq evidente.

  34. faro says:

    Jeni i sakte Mero!

  35. Petro says:

    Me nje fjale muti gjer ne sy, kur s kemi pulen te hame sorren.

  36. joel shkodra says:

    A ka ndonje ilaç per “huqet”? Ta sherojme se e kemi koke-minister.

  37. kaurri realist says:

    Erisa Zykaj-n e mbaj mend se ka krye “Asim Vokshin” per “frongjisht” me duket. Ndoshta per kete arsye nuk ke dite me perkthye fjale per fjale tekstin ne anglisht per te cilin bâhet fjale.

    Shume zhurme per pak gjà!

  38. Mah says:

    Cudi o Mero se i gjati nuk e shfaqi kete tendence grricje me Daria Bignardin! Aty foli si e ema e Zeqos ne maje te thanes.

  39. kritik says:

    Edi Rama eshte kryeminister dhe duhet te kontrolloje karakterin dhe huqet e veta. Nuk e ve ne dyshim qe Edi Rama eshte rrezik per totalitarizmin e shtypit ne Shqiperi. Te ishte Berisha do ta kisha besuar sepse ai demokracine nuk e ka njohur ndonjehere si koncept. Mendonte qe mund te ishte si periudhe kalimtare per te kaluar perseri ne diktature d.m.th ne perdorimin e forces dhe te dhunes per t’ju mbyllyr gojen njerzve. S’ishte faji i tij , keshtu ishte edukuar dhe keshtu e kishte mesuar “xhaxhi ENEVRI”. Edi Rama nuk eshte ne kete nivel por ai trashegon dhe reflekton disa huqe trashanike te shqiptareve dhe sidomos te ashtuaquajturve “tangerllik tirane” si mendjemadhesia , megallomania, “Ik ti se nuk di asgje”,manine per te injoruar dhe ironine banale, e keshtu me rradhe. Personalisht sot pas kaq vitesh me vjen per te vjelle kur shikoj akoma personazhe te tille qe manifestojne huqe te tilla. Vecanerisht per personazhin ne fjale si kryeminster duhet ti evitoje keto huqe miserabile sepse eshte ne krye “jo per te shitur pordhe se sa gjuhe di(gjer qe eshte dhe jo e vertete) dhe sa i zgjuar eshte” por per te zgjidhur me modesti hallet e ketij popuuli te shumevuajtur…..

  40. tomorri says:

    Une si person me ndergjegje dhe deshire i kerkoje z.Mero Baze qe per shume arsyje qe nuk ja vlen ti permendim ,me pergjegjesine e pronarit te gazetes Tema te largoje perfundimishte nga kjo gazete shkrimet e nje antishqiptari qe na del me pseudonimin “skypion”
    Z. Mero nuk mund ta kuptoshe se sa neveri na jep ky person edhe duke mos e njhur fare,por menyra se si shkruan del komplet nje armik i betuare i intelegjences shqiptare dhe nje fumderine kombtare.
    Per mua dhe per shume te tjere kjo nuk do te thote qe atij ti censuroshe shkrimet por do te thote qe te mbashe nje gazete te paster dhe me dinjtet ne stilin demokratik.

    1. Anisa says:

      Tomorr-kerrici, mos e lexo Skypionin. Njerezite si ju ngopen me perrallat dhe b…lepireset si merua.

  41. elinor,.,.,. says:

    Mero eshte shume i parashikueshem kur shkruan per Ramen. Si gjithnje, e terci e verci.
    Rama eshte i forte me te dobetit, tipik mashkull korrak shqypo. Arrogant dhe harbut, sidomos me femrat. Rasti konkret e verteton kete me se miri. Nje kokebosh qe mendon se i di vete te gjitha. Vuan nga sindroma e 1shit.
    Brenda Rames gjendet nje diktator i vogel, zemerak, deshtak, dhe i dhjere ne breke.

    1. Agim says:

      Elinor, je i saket. Ashtu eshte skizofreni …… Mjere populli. Nga shiu ra ne bresher,,,,

  42. lira says:

    tomorri, nuk ta ka fajin as Mero dhe as Tema. Kush te tha ty te lexosh skypion. asnjeri jo vetem nuk e komenton por as e lexon.

  43. joniani says:

    Ju thoni qe Merua po flet.Jo merua ka lindur per te qene nje opozitar i perjetshem.Ai gjithmone ka folur,por gjithmone kur ka gjetur momentin e duhur.Kjo e larteson ate dhe cdo gazetar profesionist per te citet ka aq shume nevoje ky vend.Nuk e shikoni qe ligjet dhe masat per ti zbatuar ato jane bere per shumicen e vuajtur qe perballet sot me agresivitetin “legjitim”te shtetit,ndersa per disa syresh nuk ka asnje barriere,nuk ka as plane urbanistike,as plane rregulluese,as lulishte as parqe publike.Mjafton ti vene syrin asaj qe ata duan dhe cdo gje behet realitet.Ky eshte shteti i standarteve te shumefishta,jo i shtetit me nje steke me nje standart.Prandaj dhe numri i Shqiptareve te zhgenjyer dhe deshperuar sa vjen e rritet dhe si shprese te vetme shikojne lenien e vendit te tyre.

  44. je suis zamir dule says:

    Kjo “rrezikshmeri” e Rames me shtypin eshte miljarda here deri infinit ne krahesim me bemat e frankeshtein monstres berishe..Por reziku me i madh i Rames por dhe zotit Mero eshte se po harrojne dhe po falin malet me krime te bandes berishajve

    Materiali i meposhtem masakrimi dhe lenia ne harrese e nje ikone te shtypit shqiptar si Zamir Dule akuzon ato qe lincuan por dhe ato qe e harruan ..

    **

    Aty në një shtëpi gati të rrëzuar, në fund të fshatit dhe i harruar në një dhomë përherë të errët, ndodhet një gazetar që bëri epokë me kronikat e zeza dhe gazetarinë investigative në vitet 1194-1997.

    Quhet Zamir Dule. Me një fytyrë tejet të bardhë sa të ngjall dhe frikë, por edhe keqardhje njëherësh për atë se çfarë i ofroi profesioni i gazetarit të guximshëm, ai të pret i frikësuar gjithsesi në shtëpizën, të cilën e ndan varfërisht me nënën plakë të veshur me të zeza. Ai të jep dorën dhe më pas struket në shtratin e tij, i frikësuar nga ndonjë e keqe, që duket se i ka lënë hidhërimin më të madh përherë. Ndonëse vështrimi i tij humbet, ndonëse ai me dëshpërim të thotë se tashmë nuk mund të lexojë që prej një muaji, ndërsa mjegulla ka kohë që i është bërë si shok i pandarë. Ai është në prag të verbimit. E rrahën në vitin e mbrapshtë ’97, duke e shokuar me goditje të levave të hekurit në kokë dhe në trup, punonjësit e SHIK-ut.

    Dhe këtë ia bënë mu në mes dhomave të komisariatit të Policisë numër tre në Tiranë, fakt i cili është në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, e cila fillon, pezullon, rifillon, e mbyll dhe rihap këtë dosje tragjike të djegies së redaksisë së gazetës së parë të pavarur e më të madhe në Shqipëri, “KOHA JONË”. Zamiri ka një pension të posaçëm të lidhur nga ish-kryeministri Nano në vitin 2004, porse gjendja fizike dhe sidomos syri deri në verbim, duket se nuk ia rregullojnë shikimin ato pak lekë që merr nga shteti. Por në këtë gjendje, ai ka nevojë për të gjithë, për kolegët e tij të dikurshëm, por edhe të sotëm; ka nevojë edhe për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili edhe vetë u godit nga bandat qeveritare të vitit ’97. Kryeministri ka nevojë të përdorë një fond të vogël që ta shërojë, duke përdorur gjithë mekanizmat shtetërorë.
    Dëshpërimi ka kohë që e ka mbuluar Zamir Dulen, gazetarin që provoi gati vdekjen dhe që mundi të mbijetojë falë rastësisë, natën e djegies së gazetës “Koha Jonë” në vitin 1997. Ai pret atje në shtëpinë e tij, një dhomë krejt e vogël, ndonjë lajmës nga Tirana që të mund ta shërojë, që të paktën të shikojë, të lexojë.
    Zamiri po humb edhe shikimin

    Mbijetesa e tij është gati fatale për të, teksa ai ndihet mirë vetëm brenda një hapësire të vogël të një dhome të ulët me disa orendi të viteve ’70-të, ku i qëndron pranë si gjithmonë nëna e tij, Qerimeja. Ai ka lënë leximin dhe librat e tij të shtrenjtë, me të cilët ndante ditë-netët e gjata, i vetëm me një nënë të moshuar dhe pa miq, të cilët e kanë harruar në kujtesën e tyre të së shkuarës. “S’mund të lexoj dot më, kam probleme me sytë”, – kaq mund të të thotë Dule, i cili hyn sërish në atë botëzën e tij plot mister dhe enigma, ndërsa prej shumë kohësh shtëpia e tij nuk ka më as televizor. Varfëria duket se për ironi i ka gllabëruar dhe të vetmin mjet që mund të argëtonte disi gazetarin, i cili dëgjonte me kujdes lajmet. Por, fati edhe këtë herë nuk është me të. Madje, në këtë shtëpi të fundosur nga shumë fatkeqësi të njëpasnjëshme pas vitit ogurzi të ’97-ës, kur Zamiri do linte njëherë e përgjithmonë Tiranën dhe jetën e tij prej gazetari kronikash të zeza, kjo s’është asgjë

    Zamiri po pret që dikush t’i vijë në ndihmë. Pret dhe nuk flet. Nuk shikon dot mirë, por vështron me lotët e shpirtit. Ai nuk do shumë gjëra, bile më saktë, ai shpreson vetëm t’i kthejnë shikimin e syve, që të lexojë apo të shikojë lajme. Aq do për momentin, heroi i gazetarisë investigative dhe emblema e medias së vitit 1997. Zamir Dule është atje, në fshatin Miras, në Korçë. I vetëm, me nënën, pa shikim dhe larg botës së Tiranës.

  45. sheme carcani says:

    Analize e drejte,por nuk e justifikon aspak sjelljen e Rames me gazetaret apo edhe qytetare te zakonshem.Ai i vuan kritikat, papranuar asnjehere se mund te jene te drejta. Eshte semundje nga e cila kane vuajtur pergjithesisht diktatoret.

  46. ropize says:

    shoku mero.me editorialin e sotem tregove veten 1000 perqind sahan lepires i e.rames dhe gjithe komunisteve.per cdo lexues i rregullt ishtypit kj pacavure eshte me e ndyra nga te gjitha shkrimet e tua.tregon qe je nje servil i grades me te larte se kush do tjeter gazetar,je nje sahan lepires i qeverise komuniste,je nje kodosh i shtypit te shkruajtur,je nje spiun i kolegeve te tu.si do qe te ishte nje koleg nuk hidhet poshte edhe kur nuk ka te drejte[gazetarja,ne fjale eshte ne punedhe bene detyren e saj]dhe mbron nje arrogant,mendjemadh,me mire te them nje fyll stambolli,sic eshte vete e.k.rama.kush mund te beje veprime te tilla.vetem nje injorant.ti mero do te vij nje dite ku dote pendohesh per keto shkrime sepse nuk jane shkrime te nje gazetari por te nje alabaku per inate personale.

  47. mirel says:

    O Mero te drejte ke,, po as Rudina nuk eshte gazetare.
    Pyetjet me pa sens qe ka bere ne ate interviste, te Rudines jane.
    Me merite te plote Edi I tha idiote.
    Le kjo cyrykja e ABC, nuk I vjen turp kur hap gojen.
    Imitoi direct Musk, po pa arritur te krijoje nje concept per pyetjen.
    Thjesht e ktheu ne nje “skene” te jashtme..
    Po vazhdoj Ramen ne komente: “DeBile”

  48. Domndoci says:

    Artikull krejt pa vlere.Tema e Meroja ne krize. Rama karagjoz si perhere.

  49. ben says:

    Sa i minimizon Merua huqet e Edit!!!. Ti, o Mero e di mire sa shume huqe ka Edi…pa fund! Me 1 te dhjeten e huqeve qe ka, ai nuk meriton te jete kryeminister. Thuaje kete, BEHU TRIM!

  50. independenti says:

    Rama si Rrote …..ishte e keqja me e vogel ne kete vend ,por ky tollombac
    sapuni do te kujtohet vetem per prishje banesash tjeter gje nuk mund te bej.

  51. Gjon Gjini says:

    Mrekullisht i saktë dhe i qartë, gati aksiomatik në analizë e arguementim.

  52. Tirana says:

    Artikulli i shkruar nga M.Baze ka profesionalizem te njeanshem, por jo nje guxim te pavarur! Per te rrezikuar per hirin e se vertetes kjo ka nje cmim aq te madh si vlere po rrezik,- por historia Shqiptare ka shume raste si psh Lasgush Poradecin i cili jetoi ne ish diktature dhe mbeti i harruar nga kryelartesia e cila ka nje cmim vdekje prures per mbijetesen! Gazetari M.Baze duhet te ndergjegjesoje te gjithe opinionin publik pse ekziston martesa e tradhetise midis armikut te Shqiperise dhe z.E.Rama per arsyen e vetme se z.E.Rama ka pohuar se e kemi lene te lire S.Berishen me nje amnisti te perkoheshme! Kjo komedi e rradhes eshte e rende per nje popull i cili ka vuajtur diktaturen e S.Berishes dhe sot harresen e z.E.Rames! Per derisa M.Baze njehere i nenshtrohet Sali Berishes dhe sot E.Rames me profesionalizem per ti sherbyer ai nuk eshte nje gazetar me taban kombetar! I cili nuk mund te nxjeri ne drite te verteten sepse i pelqejne parate me shume se lufta kundra korrupsionit te cilen e bejne gazetaret nobel te cilet Shqiperise i mungojne!

  53. sokrat sokrati says:

    Mire Mero.Mbaje mire me shefin se ku i dihet c’e mire te vjen.

  54. Pantheon Studio says:

    Ministria mjerane e kulturës dhe ngjashmëritë mes Mirela Kumbaros me talibanëve të Afganistanit

    Copy and WIN : http://bit.ly/copynwin

    http://traboini1.blogspot.com/2015/02/ministrja-talibane-e-kultures-shkruar.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje