Nga Mero Baze
Ndarja e re territoriale e Shqipërisë u bë nën argumentin e pranuar gjerësisht, se copëzimi i vendit në Komuna dhe Bashki dhe degradimi i drejtuesve të tyre në bejlerë të vegjël lokalë, që vetëm shpenzojnë fondet e ofruara nga qeveria, po e bënte të paadministrueshëm territorin. Ndarja e re, e cila e çoi në 61 numrin e Bashkive, duhet të reflektojë këto arsye edhe në cilësinë e përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët së paku të justifikojnë arsyet përse u bë ndarja e re.
Ndaj, do të ishte me vend që dy partitë kryesore, PS dhe PD, të promovojnë një model të ri politik të kandidaturave lokale. Duke qenë se 61 të zgjedhurit, tashmë janë më të rëndësishëm se 140 deputetët për sasinë dhe cilësinë e asaj çfarë përfaqësojnë, duhet të ngrihet dhe steka e përzgjedhjes së tyre, si nga pikëpamja politike ashtu dhe intelektuale.
Për këtë do sugjeroja disa kritere, të cilat mund t’i japin një vlerë të re zgjedhjeve lokale në Shqipëri, pa e degraduar atë në luftë provinciale për të vjedhur pak më shumë se sa vidhte kryetari i Komunës apo i Bashkisë.
Së pari, kandidatët të jenë figura të spikatura politike ose profile të larta menaxherësh nga bota e biznesit dhe shoqërisë civile. Një Kryetar Bashkie sot është më i rëndësishëm se një deputet. PS-ja dhe PD-ja duhet të shikojnë mundësinë e kandidimit të shumë të tillëve në zona, për të rritur profilin e bashkiakëve dhe për t’i dhënë shanse reale përfaqësimit në zona. Një deputet apo ish-deputet, një ish drejtues i lartë i partisë, një biznesmen i suksesshëm në Tiranë apo në shoqëri civile, do të ishte një ringjallje për zonat e largëta të vendit, të cilat janë pre e njerëzve të pakualifikuar që kanë mbetur aty, e lidhjeve fisnore, botës së ndyrë të krimit lokal dhe mungesës së tmerrshme të ideve të tyre për të zhvilluar zonat.
Është e rëndësishme, që kandidatët të çohen në shumicë absolute nga Tirana dhe ta marrin atë si një mision dhe hap të rëndësishëm në karrierën e tyre. Tani që po nisin negociatat për kandidatët duhet të merret parasysh ky kriter, pasi shkëput shumë Bashki të humbura të Shqipërisë nga thonjtë e mentalitetit të provincës që zotëron atje.
Në shumicë, kryetarët aktual të Bashkive nuk kanë ide, por vetëm aftësi të marrin grante nga qeveria dhe të menaxhojnë tenderat e tyre. Disa Bashki që kanë pasur interes investimesh në ndërtim janë bërë Kandahar, pasi tregu ka diktuar kryetarët dhe jo kryetarët rregullat e zhvillimit. Kështu që nuk kemi asnjë model suksesi. Sjellja e kandidaturave në shumicë nga Tirana, të njerëzve me profil të lartë politik, do të jetë një vlerësim real i reformës administrative, që do të dëshmojë se argumentat që u përdorën për ndarjen e re, janë ende në fuqi dhe për prurjet e reja në Bashki.
Shumë shtete perëndimore kanë praktika të tilla të kandidimit të bashkiakëve, që u japin atyre shumë autoritet. Franca, përshembull lejon të kandidojnë dhe deputetët e ministrat, pa hequr dorë nga mandatet. Kjo shërben atje, për t’i rritur rëndësinë Bashkisë dhe për ta bërë më të rëndësishëm postin e Kryebashkiakut. Këtu tek ne, në këto kushte ia vlen ta lësh mandatin e deputetit apo një punë në Tiranë, për të provuar forcat në një Bashki, që mund ta kthesh në një model suksesi.
Steka e kandidatëve duhet ngritur dhe për një arsye tjetër. Në zonat periferike të Shqipërisë, përjashto disa qytete të mëdha si Shkodra, Vlora, Korça apo Elbasani nuk gjen më njerëz të kualifikuar. Kush ka qenë i aftë në ato qytete, ose ka ikur në emigracion, ose ka ardhur në Tiranë. Për këtë arsye, nuk duhet lejuar që ndarja e re të promovohet me “galloshe” të vjetra, duke vënë në pikëpyetje reale përse na duhej reforma.
Do të ishte një ogur i mirë që PS-ja dhe PD-ja, ta shihnin këtë garë si një mundësi për një elitë të re politike për vendin, si dhe një mënyrë për të promovuar lidershipin e tyre të ardhshëm në politikë. Me këtë ndarje, ka ikur koha kur deputeti ishte më i rëndësishëm se një kryebashkiak. Tani, realisht një bashkiak është më i rëndësishëm se disa deputet. Dhe për këtë arsye, kjo duhet parë si një shans i ri për të promovuar emra të rinj dhe të kualifikuar për politikën shqiptare. Shkolla e administrimit të një bashkie me sukses, është rruga më e mirë për të pasur politikanë të aftë në të ardhmen.
Jo vetem kaq, por une si qytetar propozoj qw edhe deputete per 2017 te jene gjithsej 61, nga nje per cdo bashki dhe 40 te tjere te dalin nga perqindjet e fituara nga secial parti ne votime. Keshtu edhe barra financiare do bjere, por edhe deputetet do jene me cilesore.
61 legenat ma mire
http://cutt.us/61-kandidatet
Tingellon tejet cinik ky moralizim,jo vetem pse e ben zoteri Bazja,por me shume, po te kihet parasysh tabloja e madhe e zgjedhurve ne pergjithesi,sidomos ajo e te zgjedhurve politike ne Kuvendin e Shqiperise.
“Moralisti” yne,zoti Baze,qe ben edhe pulat te qeshin kur merr kete poze,megjithate e ka fort mire parasysh kete tablo te shemtuar te zgjedhurish.
Eshte kjo arsyeja,qe u ben thirrje te dy paleve,pozites dhe opozites.
Nje thirrje moraliste qe u behet te dy paleve,per te relativizuar turpin e madh te njeres pale,gjegjesisht asaj socialiste.
Po cili na qenkesh ky turp?Ne fakt,nuk “na qenkesh”,por eshte.
Eshte turpi i kandidimit te vetedijshem nga Edi Rama,i individeve me te shkuar kriminale,si trafikante drogerash,femrash,si pengmarres e grabites te dhunshem,e lloj lloj krimesh te ngjashme,te denuar nga drejtesia jone dhe nderkombetare.
Eshte turpi i fitores se ketyre krimineleve me damke ne zgjedhjet politike te 2013.
Eshte turpi i te qenit deputete i tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
Rasti i pare ne historine e shtetit shqiptar,qe nga themelimi i tij,duke perfshire te gjitha periudhat kohore dhe regjimet politike,kur ne Kuvend kemi deputete trafikante,grabites me dhune,pengmarres etj.
Kjo eshte veper e se majtes,e PS-se ,e Edi Rames.
Prandaj,t’i behet thirrje atij qe te kujdeset per moralin e te zgjedhurve vendor,eshte pak t’i thuash qesharake.
Prandaj,t’i behet thirrje atij qe te perzgjedhe figura dinjitoze ne garen per pushtetin vendor,atij qe pat perzgjedhur kriminele ne garen per pushtet qendror,eshte tallje cinike.
E megjithate,analisti yne e ben.Eshte profesioni i tij.Eshte gjeja qe di te beje me mire,sidomos per gjera qe duan papergjegjshmeri,pacipshmeri,lekure sholle.Te gjithe keto cilesi,analisti yne i nderuar,i ka.I gezofte!
Pse tingëllon kaq berishist, o skipion? Sa ia ke shit bithën Salës, o skipion? Akoma shpreson se Sala do të japë postin që ti lakmon, o Skipion?Va fanculo si gjithmonë, o Skipion.
Keto prpozime me ngjajne me ato te Mao Cedunit si p.sh. “Fshati te rrethoje qytetin”, qe tani shnderrohet ne : “Tirana te sulmoje provincat”
JO VETEM KORÇAREVE – “JE SUIS TOMI MISHA”
VOTONI edhe djallin po deshet, por jo më PS-LSI-ne qe mashtroi aq embel ne 23 qershorin e 2013-tes, sa mund t’ja kene zili edhe ithtaret më “radikal-shik” te botes se qyteteruar. Pyetja me e rendomte, sidomos ketyre koheve te fundit per te gjithe nje milion votuesit qe sollen ne pushtet ediramistet dhe ilirmetistet e korruptuar eshte nje dhe mbetet vetem nje:
SE JE I TE MAJTES PERSE VOTON PARTINE SOCIALISTE ?
Edhe une jam jo vetem me tendenca por votues i te majteve, e me aq sa mundem ne tere aktivitetet qe zhvillohen ne prag te zgjedhjeve lokale mundohem te promovoj idene e saj. E per kete arsye me takon t’ju spjegoj jo vetem korçareve te Tomit por gjithe njerezve te mire qe enderrojne idete majtiste e sakrifikojne per te triumfuar ato.
E para, nuk votoj PD-ne sepse jam i te majtes dhe nuk me pelqejne perdhunuesit çerek shekullore te ketij vendi martir e te pa fat, urrej dhunen, mashtrimin, vjedhjet, vrasjet qe jane baza logjike e saliramberishisteve te PD-se. Nuk pelqej volgaritetin, ofezen, sharlatanizmin e te ashtuquajturve “lider” te saj. Me revolton injoranca ekstreme e tellalleve te saj te gjithkund gjendeshem, qe shfrytezojne banalitetin per te perfituar politikisht konsensus te pa merituar.
Per parti-tushkat e tjera te mbira si kepurdhat pas shiut, nuk ja vlen te humbesh kohe as edhe ti permendesh ato.
Po atehere per cilin duhet dhe mund te jap voten time pa patur me pas shijen e hidhur te beses se tradhetuar, siç ndihem me mavijte ediramiste qe nga mitingu i pare i fitores kur vete çuni i Kristaq Rames imponoi “Kodin e Heshtjes” ndaj nesh qe e votebesuam te bindur ne nje te ardhme te premtuar me te mire?
Nje Tsipras i “udhezuar” nga ndonje Manolis Glezos – alla shqiptarçe – nuk do me vinte keq te promovohej mes atyre mijera shqiptareve te ndergjegjesuar moralisht te majte, qe nuk i kane munguar dhe as do i mungojne ketij vendi te plagosur rende, njerez te mbrujtur me moralizem, qartesi, ndershmeri dhe ne radhe te pare atdhedashuri te pa kompromis.
Eshte koha ti japim pergjigjen e duhur ketyre rrugaçeve pseudo te majte qe miresise tone i tregojne grushtet e shqelmat e pa shkas, qe besimin tone e kane shkelur me kohe me tere pisllekun e grumbulluar per te drejtuar kete vend, qe durimin tone e tallin me te tepert ne çdo mundesi qe i krijohet gjate ketij rrugetimi te veshtire per ne kurrizthyerit e tokes se shqipeve.
Une ndihem i majte dhe i tradhetuar nga kelyshet e Saimir Tahirit, i ngritur ne rang ministri me formim universitar te dyshimte, per te vetmin qellim qe ti sherbeje me arrogancen e tij, kryekopukut Edi Rama, shovinistit te veluar me majtizmin e torturave e keqtrajtimeve aty ku askush nuk shikon e degjon.
Plotësisht e saktë! Uroj që ky shkrim të lexohet nga partitë politike!
Hiqeni pushtetin lokal nga duart e bandave lokale dhe vëjeni atë në duar serioze dhe të përgjegjshme.
Ja pra, OSANAH per shoket guverrrnatorre NGA KRYEQENDRRRA!
Z.Baze!
-Qytetaret nuk duan kryetare me “korrespodence apo part-tajm”,duan kryetare qe tu njohin problematiken dhe hallet e tyre.Ata kane te drejte t’i zgjedhin nga radhet e tyre.
-Nga Tirana kane Presidentin,K/Parlamentit, Kryeministrin,Eliten legjislative,Eliten Mediatike,”H”analistet e famshem 25-vjecare.(kam degjuar se nje gazetar, azilant politik ne Belgjike me iniciale F.M,ka pare enderr sikur ishte bere K/Bashkie ne B-M,dhe s’po le gur dhe deputet pa takuar,pasi sipas tij ai eshte kapacitet per kete pozicion).Mjere ne per te tille lejfen,si nga Brukseli si nga Tirana.
-Si dite pushimi qe eshte,duke ju respektuar si gazetare,besoj se kete shkrim me emrin tuaj e kane krijuar “avujt e alkolit ne stomakun tuaj” dhe jo mendja dhe shpirti juaj krijues.
-Ndodh qe edhe nje gazetar si ju diku ka “gelltitur, nje luge corbe te prishur dhe nje raki me alkool etilik”prej te ciles ka dale ky “Sygjerim i thartuar.
-Mos valle eshte sygjerim i Bashes permes “penes” tuaj!!!! Zoti e di!!!!!
–
-Zot na ruaj nga mendje te tilla qe s’dine se c’thone
Te gjitha kto jae shifje Z.Fidaho. Lexo kete per te marre me shume informacion http://bit.ly/1sB3kju
Kesaj rradhe nuk the asgje o Mero tepelenasi….
Mero mos bëj politik ose merr persipër Bashkin e Tepelenës
perderisa nuk ka akoma nje model suksesi edhe ne te ardhmen veshtire se do kete,nga do vije ky model i ri nga qielli do bjere ? shikoni gjithe qytetet si jane shkateruar me ndertime gjigande pa lidhje fare me realitetin, traditen, fuknsionin, estetiken urbane etj etj, perse ? vetem per perfitime te disa individeve te caktuar.shikoni dhe nje qytet te thjeshte fare si Librazhdi, kur je duke hyre ne drejtimin qe vjen nga Elbasani sapo shfaqet qyteti pas ktheses se rruges te del para pamja fatale me nderitmet e reja qe i zene dhe ate pak fryme qe ka pasur ky qytet, nje nderitm gjigand ne mes te 5- kaceve si puna e atij te Sarandes, dhe keshtu gjen pothuaj ne cdo qytet shembuj te tille, kurse shembulli me i keq se si mund te shndrohet nje perle ne shemtire eshte Pogradeci.pamja e qytetit sot po ta krahasosh me nje kartoline te viteve- 80 te marre nga kalaja eshte… “per te vene kujen”.
mendoj se eshte shume e veshtire mos them e pamundur te gjesh njeri sot qe te drejtoje njeren nga keto 61 bashki ashtu si duhet, me standarte perendimore.keshtu si kane funksionuar gjerat ketu deri tani… mbase dhe nuk kane faj, se ata qe i emerojne pastaj duan Haraçin cdo muaj dhe nga do dalin ato? nga pislleqet.
Keni sh te drejte z Mero,por mos e shani Enverin.Kete metode pune te sukseseshme kishte edhe ai…
Tashi na e mbushe mendjen . Mos eshte me mire te na i caktoje Brukseli kryetaret . Sa per deputet dhe ministrat nuk e lene mandatin sikur tu marresh peng familjen. Shqiperia kjo eshte. Maloket do ti drejtoje nje malok me shkolle mundesisht ta kete mbaruar tek Kristali apo Vitrina . E njejta gje per labet , lalet e keshtu ne gjithe Shqiperine.
Ke ngritur nje problem shume te rendesishem. Si ka mundesi qe as partite nuk po diskutojne ne kete nivel qe e ngre ti Mero? Te shohim se si do te reagojne! Po ta kene seriozisht duhet te reagojne me fakte bindese dhe menjehere.
Te lumte!
Nuk e kuptoj kete editorial ,ku here behet gati te na thote ndonje emer e here fshihet pas dy partive me te medha PD e PS!Nga PD kanidat per Tiranen eshte Zhelal Mziu,ndersa per PS deri me tani eshte i pavaruru Adrian Fullani!Nuk e di se si ndjehesh Mero por eshte me i mire se Tur Zhei i kualicionit !Se fundemi me lejo te te sugjeroj se Ata qe vune Lulin “Yll ne ngjitje” ata qe gjeten kanidatin me te pershtatshem per BSH ata do te vendosin edhe per krye.arin me te madh te bashkive.Kur u vendos Rama per Krieminister nenshkroi mosndeshkimin e Sali Berishes,tani kanidati i Ri per postin e kryebashkiakut nenshkroi per mos ndeshkimin e Lulit si paraardhes i tij e bashkite se bashku me qeverine ngrene larte flamujt e fitorjeve siç theksonte edhe Enveri.Nje shtet rrumpalle nuk ka si del nga korniza e rrumpalleve.
Çfare shkrimi eshte ky Mero???? Cfare do te thuash qe kandidatet duhet te shkojne nga nga Tirana ??? Si mund ta mendosh qe rrethet nuk paskan njerez te zote per kryetare bashkie??? Dmth te gjithe njerezit e zote dhe me aftesi menaxheriale jetokan ne Tr???? Kurse ne vendet e tjera qe ti i quan “provinca” jetojne ca tufa me dele qe kane nevoje per çoban nga Tr??? Me fal Mero ” ja ke fut kot plako”
Shume e drejte.
Absolutisht jo! Kjo ka per te ndodhur ne fakt, dhe Mero po e ben gati rrugen, por ne vend qe reforma ti jape edhe nje here pushtet e per rrjedhoje mundesi karriere njerezve nga rrethet nuk do behet asgje tjeter pervecse nje mundesi per te vjedhur e per te perqendruar pushtet i elites se Tiranes.
Mos ki merak Mero.Injorante te te gjitha ngjyrave,me diploma te falsifikuara
njeres me te shkuar e pasuri te dyshimta,militante fanatike.
JA I DASHUR MERO KETA DO TE JENE KANDIDATET QE DO TA LEROJNE SHQIPERINE PER KATER VITET E ARDHSHME.
“Politiquement incorrect”, titulli i librit te fundit te Ronland Dumas. Ah… Kjo eshte e tmerrshme por per te ardhur keq eshte realiteti i Shqiperise se sotme. Do te kisha deshire qe njerez me kurajo qe jetojne ne kto “Bashki te reja” te dalin kandidatura te panvarura dhe t’ju tregojne te derguareve spécial nga Tirana qe ka dhe ne kto troje njerez qe te pakten kane KURAJON te konkurojne, perndryshe do te pajtohesha me Mero Bazen!
Mero, ky artikull eshte i turpshem dhe ka doza te forta krahinarizmi/racizmi, ne rastin me te mire. Ne rastin me te keq, i ben fresk elites se Tiranes qe te behet akoma me kontrolluese dhe dominuese (dmth vjedhese) ndaj pjeses tjeter te vendit.
Ke akoma kohe ta heqesh para se te behesh gazi i botes.
p.s ne fakt ti nuk e ke keq qe vazhdon akoma me “fajin e ka Saliu” per cfaredo te ndodhe ne kete vend. Sic e sheh vete, ne momentin qe perpiqesh te dalesh pertej asaj proze e kupton dhe nga komentet qe ke marre sot se zgjidhja e vertete e problemeve te vendit eshte me e komplikuar se “rilindje”, “fajin e ka Saliu”, “1 milion shpulla” apo retorike tjeter boshe si puna e kesaj.
Nuk pajtohem me ju zoti Baze qe kandidatet e komunave te na vijne nga Tirana? ne shqiperi Tirana eshte cerdhja e korrupsionit me te madh ekonomiko-financiar,eshte totalisht e shkepututr me historine aktuale te komunave,nuk e njohin sepse nuk jetojne atje,sepse duke e pasur te qarte se do te jen te perkohshem do ti futen zanatit te vjetr te Korrupsionit edhe me shum sesa do te bente nje kandidat qe jeton ne ate komune.Duke pasur parasysh se shkaqet e korrupsionit apo rrenjet e saj e kane origjinen nga Tirana i ben ato te pakualifikuar qe te behen kandidate te saj.Po pse nuk paskan ato komunat kandidatet e tyre te paster me moral,te edukuar dhe te pakorruptuar?besoj se ka sa te duash por ajo qe politika shqiptare duhet te bej eshte te dergoj ne baze riprezantuesit e tyre te ndershem qe te gjejne njeriun e ndershem atje nebaze dhe pastaj ti propozojne ato per kandidate te komunave.Me i interesuar qe te ket sukses ajo komune eshte ai shqiptar qe jeton ne ate komune qe e ka te ardhmen e tij ne ate komune.Zoti Baze nuk duhet te imitojme kandiatet qe zgjishte PPSH prandaj ai vend shkoi ne ate gremine sepse kandiatet zgjidheshin nga Tirana dhe jo ne Baze.Qytetaret e atyre komunave duhet te ken kandiatet e tyre qe jetojne ne ate komune sepse ashtu ato e kontrollojne me mire ate kandidat seps eato e dijne se cfar familje dhe financash kane ato kandidatet.Politika duhette dyfishoj kontrollet ne ato pushtetare qe ato te mos komprementohen ne detyre etj.
Shume komentues po nxitohen ne konkluzionet e tyre,Mero ne pergjithesi ka te drejt,ne shumicen e bashkive jo vetem eshte e veshtire te gjesh njerez te afte,por dhe po te ket shume prej tyr kan konflikt interesi,per te mos folur per mentalitet rural.Duke vendosur nje te jashtem do shmangen problemet e klaneve, qe jan shume te theksuara ne Shqiperi.
O sali o zagar do të varim në litar
Nga te rrallat here qe gabohet ne vleresimin e gjendjes.Sigurisht edhe pse gjendja nuk dihet mire.U behet thirrje dy partive te medha te kene kujdes, sikur jane ato te vetmet qe kane dhene modelet e suksesshme.Jo, jo gazetaret duhet te bejne thirrje dhe te kujdesen te dilet nga keto te dyja qe per 25 vjete i vune kazmen Shqiperise.Gazetaret duhet te valevisin idene e perzgjedhjes se lire, se forcimit te autonomise lokale.Te tjerat, si mungesa e njerezve qe qekan grumbulluar ne Tirane etj jane vogelsira.Madje mendoj se njerezit me integritet dhe dashuri per vendin ku u ka mbire koka, s kane luajtur nga vendi.Zgjedhje te lira brenda partive.Me parti oligarkesh do te linden perseri jo treqind e ca po 61 oligarke me makuter.
Francezet kerkojne pikerisht qe mandat-shumes te ndalohen,sepse ose je minister e nuk ke kohe me u marr me punet ne bashki .ky kufizim filloj ne mandature e kaluar d’y mandate lejohen vetem per qytetet nene 30 ooo qyetetare.
Fatkeqesisht kandidatet do dalin nga mendesia e pazaret e kryetarit me te fortet e rretheve. Do ishte mire qe partite te ngrene akademite e tyre dhe te shkollojne kandidatet e mundshem per te drejtuar vendin.Ne te kunderten do te kemi 61 kryetar qe nga fuqia shume lehte mund ta kundershtojne e ta mos e njohin qendren qe i ka vendosur. Une besoj se do ndodhi kjo e fundit
Ideja eshte teper revolucionare,por mos haro.se sot deputete jane shumica ose te fortet e zones(qe do te thote nuk duhet te jene fare ne liste,ose te pasur nga hajnite,ose te imlikuar me lloj,lloj poshterisht).Ky eshte realiteti Z.Mero,e nga kjo praktike nuk do hiqet dore,se Saliu te tille i do qe te fitoje,por dhe Edi Rama me te tille mostra ka fituar shume deputete.
Se dyti: Duhet qe edhe te gjitha emerimet,qe jane ne ate bashki mos i vendosi deputeti,por keshilli i kesaj bashkie,e kur te kete njerez ashtu si thoni Ju,e kur te kete ne dore te gjithe emerimet ky keshill,atehere do kemi rezultate,por kur deputeti vendos injorante ne pune sa kane paguar,se kane kontribuar,atehere bien poshte te gjitha sa sugjeroni i nderuar Mero.
Sot ka fakte qe pjesa me e madhe e drejtoreve te shkollave ose jane te PD,ose jane nga me injorantet,me shkoOlla nate,me nota 5,e me diploma te blera,e sepse jane emeruar nga deputetet e zonave.Ne asnje rreth nuk ka pasur konkurse,per te pare njerezit e afte,e te lidhur me ate zone ku punojne,SOT PARULLA E ARSIMTAREVE KUDO ESHTE: SHKOJME NE SHKOLLE JO PER TE MESUAR FEMIJET.POR PER TU KUJDESUR QE TE RITEN?????????
o mero po akoma e di parti ti pd, po pd ka vdekur o mero dhe nuk egziston me po kush do ta votoj pd tende qe e ze ne goj,dhe ata qe do marin na nje thes me mjedh na pd…rastet dhe ata do ta ginjejn pd….rastet nuk do ja japin voten prandaj pd…raster e saliut dhe te lulit nuk egsiston me ne popull o mero
Mero djali pse e qelbe?Ti po thua se tiranasit jane me te zote ,keshtu?Po sigurisht se e ndriten kete vend,kane 25 vite qe bejne eksperimente me shqipetaret.Matu more burre here tjeter,se ti edhe di te flasesh mire kur do..;
Mero Djali.
Edhe dy artikuj te tille dhe e kalove lumin.
Ke plotesisht te drejte ne ate qe shkruan por shkrimet mos i boto me
por na i dergo ne adresat tona te e_mailit.
Ndryshe te keqkuptojne dhe ju jep injoranteve mundesine qe te shprehen.
Kjo liri shprehje ka mare ne qafe cdo elite.
Edhe nje keshille. Idete shprehi ne TV dhe zgjidhi inerlokutoret.
Tirana shquhet per aftesi te dalluara ne miremenaxhim dhe lufte ndaj korrupsionit. Ndertesat me te fundit qe po behen ngjitur me digen e Liqenit, me mbeshtetjen e dy partive te medha, jane prova e madhe qe ne Tirane ka kapacitete dhe vullnet te pafund per te luftuar problematiken e menaxhimit territorial.
Ik o Mero futi nje tas pershesh se nuk kellqe ti per keto gjera. Bjeri Saliut se ate e ben mire, po per gjera te tjera me mire hapi rrugen te tjereve te flasin.
bashkive i duhen njerez menaxhere, politikane dhe administratore te mire, mundesisht ata qe vine nga bota e biznesit pasi kane me teper eksperience me menxhimin… kshu qe jam plotesisht dakord me analizen tuaj z. baze. urime per shkrimin
Pershendetje Z.Mero. I ndjek me kenaqesi shkrimet e tua, por dua te te beje nje pyetje: perse nuk merresh fare me LSI. Evidentimi dhe denimi i korrupsionit qe ka perfshire si me pare dhe tani te gjithe perfaqesuesit e kesaj partie ne pushtet do te ishte po me aq vlera bile edhe me shume se sa ajo qe ti po bene me Salen. Ndihmoni qe te shpetoj Shqiperia nga mostra Ilir Meta , i cili ka mbledhur rreth vetes njerezit me te pist si Petrit Bare, Dhori Kule e dhoret e tjere, Kaçanin e kaçanet e tjere. Shezai Rrokon e Shezot e tjere, te cilet e kan çuar arsimin e larte ne nje terexhe te tille qe nuk ka çti beje per momentin Nikolla, sepse mbas tyre eshte Ilir Meta e Petrit Vasili. Dekanet e Rektoret po vjedhin çdo dite, me çte munden. Nuk i preokupon fare çfar thuhet per ata dhe per arsimin, bejne sikur nuk degojne, hiqen si profesor te medhenj dhe po pengojne reformen ne arsim. Kot po ti them keto se ti i di me mire se une, por mos e harro mamuthin Ilir Meta, se per shkak te tij po lengon Shqiperia.
Nuk eshte e vertet se eshte koment i perseritur, por ti qe e lexove je ndonje servil i Ilir Metes, ose i paguar prej tij, per te fshire gjithe komentet qe jane kunder tij.
jam krejt dakort ne veri flitet per emrin e Keti Bazhdarit si kandidate per kryetare bashkie, dhe kjo do te ishte nje vlere per qytetin sepse ajo vjen nga bota e biznesit pra njeh menaxhimin dhe plus ka eksperience ne politike, nje shans si ky nuk besoj se do t’i vije qytetit nje here tjeter, une per vete jam i djathte por te djathtet nuk kane bere asgje per qytetin deri tani, prandaj pavareisht bindjeve te mia politika une vendos qe te votoj per njeriun kete here dhe nese zonja bazhdari kandidaon une me qejf do te ia jepja voten sepse eshte menaxhere ne radhe te pare, eshte grua konkrete, praktike, me tradita qytetare, nje vlere qe shkodra nuk mund ta humbase. me respekt a.
EDHE QEVERIVE EXTRA TE DJATHTA NUK DO U SHKONTE MENDJA PER TE TILLA ZGJIDHJE.
Polarizim i tej, tej, skajshem i shoqerise.Perqendrimi i pasurise ne nje grusht sa me te vogel njerzish, dhe kthimi i popullit ne nje kope qe do te duhet te qeveriset vetem nga salinjte e serbeve, liket e blloqeve , piktoret e rilindjeve.
Ne shkojme ne Shijak duke i rene nga Kina.
Perse nuk shkruan o Mero djali qe te BEHET REFORMA NE DREJTESI.
Pushtetet lokale nuk drejtohen kuturu. Kane fonde dhe programe te kontrollueshme dhe kur ekziston sistemi i drjtesise cdo gje eshte nen veprimin e ligjit.
AI QE JETON ME PRANE PROBLEMIT DHE HALLIT ESHTE EDHE ME I NDJESHEM PER TA ZGJIDHUR ATE
Injorimi qe i behet njerzve ne province eshte nje lloj racizmi modern.
Sipas teje eshte me mire thuthuqi-paloqe-deputet, ta zeme ne Gramsh, se sa nje qytetar i pergjegjshem, i ndershem,… vendali?!
Deputetet jane klinikisht te gjithe te semure me virusin e hajnise, mashtrimit, korrupsionit…
Kesaj rradhe ose po ben qoken e qeverise- me shume kjo ka mundesi, ose ja ke fut kot Mero vllai.
Degjo ketu ti or “SHURRAN KOSTRECI” qe je nje trep dhe pa ide kjo duket se e ke shkruare vete me doren tende.Por qe te jeshe i majte sikur edhe nga ata me legenat nuk je dhe kjo duket qarte.Qe te jeshe i djathte po nga ata legenat pa shkolle bindem pak dhe kete e ke thene vete.Qe nuk je as i majte dhe as i djathte ketu me rri mire dhe i tille je qe ne i quajme kelushat e Sali kreminelit qe edhe pse pa shkolle mundohet te beje pak moral sipas qejfit te vete.
Ne kohen tone ne ketyre ju thoshim centriste dhe ju tregonim vendin ku i pyesnim si e ke emrin.Sote eshte koha per te bere nje pune te mire ku ti shrebeje te gjtheve dhe jo nje klani te caktuare por jo as i majte dhe as i djathet se pastaj ti po na mohon edhe pluralizmin politik po te ishin te gjithe si ti more SHURRAN kopuku. Kaq per sote.
Ato kohra qe nuk kthehen me !
Zakonisht-ë (po perdor-ë stilin tënd-ë i dhjeruar Tomorr-ë) gjithe udhetaret permetare qe per motive pune perdornin linjen e autobuzeve Durres-Permet, ishin te detyruar te ndaleshin per nje pushim te shkurter ne Berat: – PER TU DHJERE !
Zona me e preferuar-ë ishte tek Ullishtet-ë e Korovesheve.
Ne Otllak, Fuga-jt paguanin per tu dhjere ne tokat e tyre, rritnin rendimentin e produkteve me te cilat je bere goxha “Tomorr-ë”!
Ata qe kishin veshtiresi ne te liruar, shofereja (quhej Tomorricë me siguri gjyshja, mamaja e sat’ëme ) i mbushte deshiren duke i ndaluar ne tokat e Bilçorreve ne MaGJATË, natyrisht per tu dhjere magjatë !
Ndonjerit, si puna jote, qe i shpetonte ne brekushe, ishte e detyruar te ndalonte ne tokat e Sulejmaneve ne Allam-BREZ, dhe kuptohet motivi perse !
Aso kohe nuk perdorej letra higjenike, te krishteret ndaleshin per tu dhjere aty ne Muzakaj, tek turizmi “Tomorri”, ofrohesh vetem gjethe fiku per bythefshirje.
Musulmanet preferonin tokat e Behareve ne Mbo-LANË, edhe ujrat e Veliaj-ve ne Qelbesire (Ura Vajgurore).
Akoma sot nuk e kuptoj arsyen pse nje here sho-fe-re-ja Tomorric-ë u ndal ne brinj-ë te livadheve te Shehu-t ne Orizaj, ku zbriten vetem dy kineze !?
I vetmi qe mund te kete nje ide je ti o Tommorr-ë, nga qe je krijuar nga mutdhjerjet shumevjeçare te udhetareve permetare !
Do te ishte e domosdoshme qe partite te propozonin te pakten nga tre emra per kryetar bashkie.
Votuesit te zgjidhnin partine qe i propozon dhe nder ta, te shpallesh fitues kandidati qe merr me shume vota.
Me qe kryetaret e partive jane te pakufizuar ne kompetencat e tyre dhe kane te drejten e nominimit te kandidateve per kryetar bashkie, te pakten te kemi mundesi te perzgjedhim nga zgjedhja e tyre.
Per tiranen nuk di cfare te them o mero besoj basha do fitoje, vec vallahi per vloren e shkodren lufta do te jete shume forte. ka ardh koha
qe qytetet te kene emra qe vijne nga
radhet e intelektualeve, une e kam njohur keti bazhdarin
kur ka qene kryetare e ps ne veri, dhe jam impresionuar pozitivisht me
kembenguljen e forte qe di te vere ne pune, karakterin qe ka dhe qetesine.
me gjithe ate arrogance dhe maskilizem qe ka shqiperia,
nje kandidate femer dhe nje grua si keti i duhet shoqerise shqiptare
per te mos ndjenjur vendnumero si gjithmone,
une shpresoj te jete ajo kandidate ne shkoder,
kam kaluar rastesisht kur po kthehesha nga mali i zi ne shkoder dhe u trishtova nga ngjyra gri e atij qyteti, cfare i kane bere shkodres !
gjynah qe jane largu te gjithe intelektualet,uroj t’i kthehet krenaria e dikushme, eva.
I dashur Mero,
Mbasi lexova editorialin mu kujtuan moralizimet e dikurshme partiake qe gjoja synonin te perparonin shoqerine shqiptare. Nuk e di se ku i sheh ti keto “elita” kryeqytetase qe do te ndryshojne (per mire) provincat dhe qytetet e Shqiperise. Ne Tirane, sipas meje, bashke me elitat shkelqen dhe korrupsioni me i larte shtetror dhe partiak, ndonse me forma me te sofistikuara dhe veshje firmato. Problemi tek ne nuk eshte paaftesia, por paligjshmeria dhe sidomos pandeshkushmeria e elitave te korruptuara. Sepse ketu tek ne eshte privatizuar gjithshka, duke filluar nga politika (te gjitha partite), shteti (presidenca, gjykatat,etj.) ekonomia, mediat dhe shoqeria civile, morali, etj., nga elitat mafioze qe punojne non stop per te vjedhur, zhvatur dhe mashtruar kete popull sepse e dine dhe jane te sigurte qe askush nuk mund ti denoje apo sekuestroje pasurite e grumbulluara ne menyra te paligjshme.
Merr si shembull Durresin. Nga njera ane Vangjush Dako, biznesmen i suksesshem dhe nje figure e rendesishme per bllokun e ashtuquajtur te majte, nga ana tjeter Agron Duka, biznesmen i fuqishem dhe figure e spikatur per te dy ose tre krahet e politikes shqiptare. Qe te dy mund ti quash me plot gojen si elita te kombit. Cfare do te ndryshoje per popullin e Durresit? Njeri Ali Hoxha dhe tjetri Hoxhe Aliu. Po deshet mund te kerkoni edhe ne bashki te tjera.
Elitat nga kryeqyteti shkaterrrrrrrrrrruan dhe bene katrahure urbane ne Tirane (edhe Parku i fundit qe kishte mbetur pa u betonizuar Poshte Diges se Liqenit ja bene bene qe ta linçojne. Puthen dhe te lepihen me njeri tjetrin NATEN ata qe nuk lene gje pa thene per njeri tjetrin DITEN. Prostitutat jane shume here me te nderuara se a keta politikane birbo.
E pikerisht keto elita duhet ta transferojne kete mendesi edhe neper te gjithe hapesiraen e Albanistanit.
Shume mire te thote Ernesto, bjeri saliut se atij i bie mire dhe per te tjerat lere qeverine te gjeje ndonje tjeter per ta perdorur se ti nuk e meriton kete “nder”
Sugjerim i mencur Z.Mero.
Uroj qe te kete vullnet per ti filtruar menaxheret me vlera: duke filluar qe nga formimi familjar, femijeria, sfondi profesional dhe vlerat qytetare. Uroj me gjithe shpirt qe te kete vullnet nga forcat politike per perzgjedhjen e kandidateve. Duhen njerez qe kane ndjenja per atdheun dhe jo njerez qe kane ndjenja per xhepin e tyre.
Kur them vullnet, kam parasysh degradimin e meritokracise: njerzit me vlera sot nuk kane poste menaxheriale qofte edhe ne strukturat private. Eshte fakt qe dobiclleku quhet aftesi sot, e nese nuk je dobiç i regjur konsiderohesh i paafte.
Eshte fakt gjithashtu, qe shume menaxhere te strukturave private jane me rrezikshem se politikanet, kjo per shkak te kuinslizmit ne hije qe ushtrojne.
Nese duam te sherojme sistemin, duhen analizuar aktoret deri ne ADN.
Nuk ka me kohe te eksperimentohet me figura te kollarisura qe fshehin trauma te frikshme nen xhaketat e tyre.
Vendi ka nevoje per politika zhvillimi ekonomik dhe keto politika jane shume te lidhura ne menyren sesi do menaxhohen bashki me potencial zhvillimi. Psh: eshte shume e rendesishme se kush do menaxhoje bashkine e Pogradecit, Shkodres, Vlores, Sarandes, Korces… te cilat kane nje potencial zhvillimi turistik dhe qe jane nje shans i mire per ti dhene nje kolpo ekonomike vendit.
Menaxhimi i mire i ketyre bashkive me potencial i shpeton ministrat se lypuri neper fmn-ra e bb e berzhe. Ska nevoje me lyp ja ku jane potencialet, mirmenaxhoji, kij vullnet sot per te mos lypur neser si langaraq
Integriteti i figurave te propozuara, do tregoje menjehere nese qeveria ka vullnet per te permiresuar sistemin apo jo. Kjo gje do dallohet pa hyre akoma ne votim por sapo te dale lista e kandidateve.
Sugjerimi I Meros eshte teresisht KONSTRUKTIV.
Qeveria duhet te kuptoje dobine e ketij sugjerimit dhe t’a reflektoje ne perzgjedhjen e kandidaturave.Ne keto zgjedhje do te verifikohet edhe vlera e Reformes se Territorit,pikerish nga kualiteti I kandidateve.Sa per Opoziten ,,,,ajo eshte e obliguar,nate e dite, me axhenden e mbijeteses se brekedhjerit te historise,,,pra nuk ka asnje lidhje me detyrimet publike,ne administrimin europian te terrritorit shqiptar.
Shqiperise nuk I mungojne profesionistet;problemi ka qene tek politika qe I ka mbajtur larg njerzit e puneve te verteta dhe me integritet moral dhe kombetar,te colet qe I kane zet fjalet e teperta dhe azhornimet me klimen e llumit.
i vetmi gure qe ju ka ngelur ati milet se popull nuk e meriton se eshte fjale e madhe eshte qe mos te dalin ne zgjedhje te riciklojn keto banda zgjedhjet lokale jane te shitura nga ps dhe lsi do ti fitoje sali krimineli se ashtu jane marre vesh rama pushtetin qendrore kurse sali banda pushtetin lokal , do ta shikojme a do te dal fjala ime tung o milet qe shikoni vetem interesat e ngushta dhe frigen nga bandat e pasarsve te ppsh tung
e lexova shkrimin dhe mendoj se te zgjedhurir nuk duhen te vine nga tirane por du .het jen nga qytetet etyre.se eshte me mir e nje budalla .sesa depudetet mafios.ata prisin.me shume pune.ingopuuri nuk kujtohet per barke tharin.per ljale te bukura thone se uua mesojne.se shume deputet.jane bere duke dhenee leke ne zgjedhe.dhe politikanet ne tirane ashtu i duhan seidiotet kan e leku dheanafalbetve.dhe i kan ne dore per cdo gje.