61 shanse për të thyer sistemin!

23 Shkurt 2015, 21:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kam pasur më shumë reagime private sesa publike, ndaj një shkrimi ku sugjeroja, që dy partitë e mëdha shqiptare të rrisin profilin politik të kandidatëve për 61 Bashkitë. Shumica e mesazheve private ishin ose shumë pozitive, ose shumë negative, duke u nisur nga halli i gjithësecilit, por edhe nga paranoja se mos kjo është ndonjë direktivë, sidomos e këtyre që janë në pushtet.

Para së gjithash, duhet të qartësojmë që ky është një sugjerim i imi, për të cilin fare pak besoj se do respektohet, dhe me këtë rast qetësohen edhe paranojakët që duan vetëm shkas për të zhvilluar skenarët e tyre. Kur këmbëngul për të rritur profilin politik dhe kur i referohem varfërisë së provincave shqiptare, nuk e bëj nga pozitat e ndonjë kryeqytetasi, pasi unë vet jam një jugor, që shumicën e fundjavave të vitit i kaloj në jug e jo në Tiranë. Dhe kjo është arsyeja që më shtyn më shumë të them me zë të lartë se bëjmë gabim t’ia besojmë gjithkujt qeverisjen vendore. Fjala vjen, unë mendoj se Lezhën do ta qeveriste më mirë Preç Zogaj sesa një militant i PD-së në Lezhë, apo Shkodrën do ta qeveriste më mirë Jozefina Topalli, Korçën më mirë Ridvan Bode etj. Kjo jo se dinë më shumë, por vijnë nga një përvojë shumë më e lartë politike se sa ajo e dikujt aty (shembujt nuk kanë lidhje me aspiratat e personave që përmenda). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shumë figura të PS-së, tek të cilat s’po guxoj të zë emra në gojë, se nuk duroj dot telefonatat e tyre.

Kur them këtë, nuk kam parasysh as faktin që të zgjuarit jetojnë e aq më pak që lindin në Tiranë, por kam parasysh faktin që shumica e qyteteve të vogla shqiptare janë realisht pa figura me peshë politike apo intelektualë të formuar. Kam ndjekur me vëmendje fjala vjen, kandiadaturat e disa qyteteve në jug dhe jam tërësisht i papajtueshëm me emrat që shfaqen, jo se ata janë njerëz pa vlera, por nuk janë në një gjatësi vale me arsyet përse u bë reforma.

Një arsye përse jemi në këtë gjendje është dhe mënyra se si janë shpërndarë vlerat intelektuale dhe tregu këto 25 vjet. Falë kaotizmit 25 vjeçar, Shqipëria nuk ka më shpërndarjen e detyrueshme të inxhinierëve, mjekëve, arsimtarëve dhe ekonomistëve në çdo rreth të Shqipërisë si gjatë komunizmit, i cili ruante një balancë të shpërndarjes së vlerave për interesat e asaj shoqërie që ishte. Nuk jemi më as në kohën kur Komiteti Qendror emëronte 26 sekretarët e Parë dhe 26 kryetarët e Komiteteve nga Tirana. Por, jemi në një situatë kur zhvillimi i vendit po shformohet, duke u deformuar tregu për shkak të zhvillimit të koncetruar në zonën Tiranë-Durrës, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një zonë që duhet mbajtur me lëmoshë, në vend që të jetë organizëm i gjallë i ekonomisë kombëtare.

Kur them që duhet rritur profili i lartë, dhe u jam referuar deputetëve, kam parasysh po ashtu faktin se shumë deputetë që janë në rrethe, shkojnë aty nga Tirana duke respektuar ndonjë lidhje të tyre gjeografike apo familjare, por qëllimi është të rritet cilësia e atyre që do të na përfaqësojnë.

E thashë në fillim se reagimet ndaj këtij zgjerimi janë në shumicë private, që e kanë zanafillën tek halli i secilit, dhe kjo është pjesë e asaj që unë e quaj provincializëm në qeverisjen vendore. Unë e di që kaq poshtë sa ka rënë steka e të zgjedhurve në Shqipëri, çdo delirant dhe në fshatin më të humbur të Shqipërisë, ndjehet i aftë të jetë kryetar Bashkie, po qe se ka disa cuba pas vetes, por problemi është që të shkojmë tek një model cilësor përfaqësimi.

Ky nuk është një presion që u duhet bërë dy partive të mëdha verbalisht, por është një rast real për t’i thyer ato. Zgjedhjet vendore janë shans për garë mazhoritare dhe si të tilla, presioni ndaj partive të mëdha duhet të vijë nga publiku, i cili në këto zgjedhje interesohet më shumë për emrin e kandidatit, se sa për emrin e partisë.

Unë nuk kam shumë besim se ky sugjerim do të zërë vend tek selitë e partive, nëse nuk ka një debat publik më shumë se sa ndonjë hall privat, por së paku është mirë që të debatohet, pasi nëse 61 Bashkitë do të zaptohen nga profile të ulëta në rrethe, kjo do ta bëjë edhe më të vështirë caktimin e 140 deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, të cilët tashmë kanë punë shumë herë më tepër me 61 bashkiakët, se sa deri më sot. Dhe kjo do ta na sillte pastaj, tek një parlament edhe më i keq dhe i dobët se ky që është, i cili për nga cilësia ndoshta është më i pavleri i 25 viteve.

Kur them se duhet parë dhe shansi politik, që zgjedhjet vendore pas kësaj reforme japin për të gjunjëzuar sistemin politik të komanduar nga kryetarët e partive, kam parasysh faktin që është e vetmja dritare, ku të mërzitur nga kryetarët mund të rebelohen. Sot të gjithë flasim për disa bashkiakë nga PS-ja dhe PD-ja që janë bërë të padurueshëm me përsëritjen e mandateve të tyre dhe dëmet që u kanë sjell qyteteve përkatëse, por mos të harrojmë se ata janë më të zotët e atyre qyteteve. Dhe nëse peshkon në ato ujëra, ata do të të mbeten në dorë.

Hapja e lojës, sidomos për të kandiduar në zona deputetë ose figura të larta partiake, do të ndryshonte jo vetëm historinë e atyre qyteteve, por edhe qasjen ndaj karrierës politike të shumë politikanëve që janë brenda një sistemi të kontrolluar nga kryetarët.

Në këtë sistem të kalbur politik që kemi, ku shqiptarët pyeten vetëm për kryeministrin dhe pastaj ai vendos për të tjerët, zgjedhjet vendore, sidomos me 61 Bashki, janë një rast i artë për të promovuar figura të pavarura, por dhe rebelizma brenda partive, pasi është i vetmi sistem i pastër mazhoritar ku dikush mund të provojë veten. Ndaj është mirë që zgjedhjet të shihen si shans për të ndryshuar jo vetëm 61 Bashkitë, por dhe 140 vendet e para të shitura në parlament, të cilat na qeverisin.

40 komente në “61 shanse për të thyer sistemin!”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mire e the
    Po kujt ja the,
    K’ta te gjithe jane
    1 dhe 1 bejne tre.

    Pse te mos behet kryebashkiak
    dhe kafsha me kapister?!
    Kur Mul Noka me kollare
    Na u gdhi nje dite Minidyrr?!

    1. Kolonjari says:

      Problemi kryesor ne Shqiperi eshte LIMITI.Duhet te kete limit ne zgjedhjet ne te gjitha shkallet.Duhet te zgjidhen vetem 2 mandate,qe nga Presidenti,KM,kryetaret e Bashkive dhe te komunave.Kjo eshte “A” e Demokracisee.2 mandate vetem!!!!.Komunistat duan te qeverisin nga 45 vjet.

    2. @shqip says:

      nje shans per te thyer sistemin eshte terheqja definitife e pseudogazetareve si puna jote qe gjith jeten kan ditur te majne ane nga njeri ekstrem ne ekstremin tjeter, anen e djathte e anen e majte dhe asnjehere anen e qytetareve,

    3. sit .back. _and_ relaks says:

      @Mero
      Do not pretend to know everything, everyone everywhere. Duket pak si vetevleresim i tepruar te pretendosh te njohesh cdo njeri ne cdo cep te shqiperise Mero.

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mire e the
    Po kujt ja the,
    K’ta te gjithe jane
    1 dhe 1 bejne tre.

    Pse te mos behet kryebashkiak
    dhe kafsha me kapister?!
    Kur Mul Noka me kollare
    Na u gdhi nje dite Minister?!!

  3. ashiqare sehir says:

    Jam dakot Mero qe Jozefina do ta qeveriste me mire Shkodren,por kam frike se mos e sfidon Lek Plepi.Une kam besim se ky ja kalon.

  4. luis says:

    Sqarim profesionist qe nuk le pikepyetje.

  5. sejdiu says:

    Zana
    Jam plotesisht dakort me analizen. Kryetaret e bashkive duhet te jene me profil te larte intelektual dhe jo çamtallinj siç quheshin njehere e nje kohe njerzit me profil te ulet qe zakonisht ngriheshin me pa te drejte ne pozite.

  6. Ada says:

    Rama sidomos por edhe Basha do te kandidojne figura me profil te ulet lokal, kjo sepse defaktorizimi i elementeve te suksesshem eshte ne themel te asaj sesi e konceptojne apo e mbrojne pushtetin e tyre!

    1. Albi says:

      Pikerisht! Ky eshte thelbi i gjithe sistemit te sotshem politik, qe autoritarizmin e ka levizur nga pushteti qendror (ne komunizem) drejt partive politike (ne “demokracine” tone).

      Shife ca i behet Blushit ose ndonjehere edhe Braces kur dalin e thone dicka jashte vijes se partise. Me shume shahen ata se sa vete Berisha.

  7. spirojanaqi says:

    Bravo Mero jemi ne nje mendje.

  8. albanian eagle says:

    Nero do isha dakort me ty vetem nese figurat e lrta ploitike Si psh sipas jush Bode e Topalli do kishin shkelqyer me qeberiajen e tyre.Por Ata Jane Te gjithe njelloj nor aman.lere pastaj qe do kerkojne edhe diets mqse do jene larg shtepise.Me kete nisem ti po u thua u be deti mos dhe o burra rrembeni luget.

  9. ilir says:

    o Mero!! po leri keto ide skandaloze. Zgjedhje primare brenda partive, kjo eshtd zgjidhja. Jo opinionet e subjektivizmat qe ti propozon, si te ishim ne kohen e enverit.

  10. njeri says:

    Mero, ideja jote eshte e mire por une do te shtoja se nuk eshte puna qe te vendosim deputet neper bashki pasi dihet qe xhozi nuk te shkon te jetoj ne shkoder apo vani ne korçe ashtu si edhe te te çojne ty te shkosh ne tepelene qe jam i sigurt se sdo te shkoje. Bashkit kane shume intelektual te ndershem qe fare mire mund ta bej ate pune pa çuar te fortet e te trija partive. Ne fakt shumicen i kemi ne parlament, ku seshte çudi te kercas pistoleta, se sot jemi njelloj si ne 97 ku ne çdo rreth drejtonin me te fortet por me nje ndryshim qe sot ata i kemi te ligjeruar dhe me imunitet!

  11. anonymus says:

    Ok o Mero, po kryetaret aktuale jane bere nje me mafian lokale. Shiko Baftiarin ne Fier psh, nga nje ane Fatmir Kajolli, nga tjetra Ben qimja. Njeri parkimet , tjetri pallatet.
    Si do ja beje ai i riu, qe do vije i shkolluar e i ndricuar nga Tirana?!
    Keta do ja vene koqet ne dare me hir a me pahier.
    Jo me kot Sicilia ka disa kryebashkiake te vrare nder vite…

  12. Korca says:

    Dakort jemi.vetem raqken mos na i zevendesoni se tani po kompletohet.ka filluar te shikoje dhe futboll .pas disa vitesh mund te mesoje dhe bicikleten .thone qe patinazh nuk pranon te mesoje

  13. instruktor partie says:

    Mero,tani kemi 2 KQ, te PD e te PS,sekretaret e te cilive ne qender e ne rrethe percaktohen nga KQ te tyre.Eshte i njejti avaz por tani kemi me shume anetare te KQ.pa llogaritur byroistet e LSI e te partive te tjera,Po keshtu eshte edhe KQ i Partise Republikane e asaj Demokratike ne SHBA e kudo, qe i emerojne vet njerezit e tyre te besuar njelloj si KQPPSH njerezit e tij.Personazhe si Jozefina jane te diskredituar,jane njerez negative te cileve nuk mund t’u besosh fatet e njerezve te thjeshte.Kudo ne pushtet nevoiten njerez te paster e te sinqerte,me veti e vyrtyte te larta.Mos u lodh shume,shih Xhaxhi Enver per kuadrin!Nqs nuk do te jesh seleksionues i ashper si xhaxhi ne Shqiperi kane per te qeverisur jo 61-sha por 99-ca,biles Bashkine eTiranes mund t’a mare edhe Dr.Fazllic.Gjysma e buxhetit shqiptar do te firoje,do te vidhet!Eshte ky nje tipar i pshmangshem i demokracise.

  14. kulaku says:

    per 450 gomeret do te reudktohen ne 61 kerrica,

    po 140 DERRAT a do te behen jo me shume se 80 GICA?

    Jane te rende Derrat per tu mbareshtuar!!!

  15. PARTIZANI says:

    Me fal o Zoti Mero! Po nqse nuk e ke bere per diversion, ja ke fut kot. Po Jozi me Vanin, ishin 8 vjet ne drejtim dhe ua pame hajrin! Te gjithe jemi deshmitare te arrogances DHE paturpesise se tyre.Tani PO na sygjeron qe ti riciklojme keto plehra?!
    Zoti na ruajt nga ata dhe nga te tjere si puna e atyre.

  16. shqip hesapi says:

    Mero,i ke akoma ca ide enveriste.Me rastin e zgjedhjeve lokale le te bejme qarkullime,ose emrime nga lart.

  17. vlonjati says:

    E mendoni sali zagarin kryetar bashkie në tropojë ????? Hahahahaha..

  18. abcdef says:

    Sa zgjedhje “te perkryer” ke bere ,Zoti Baze, me kandidaturat e Zogajt, Topallit, Bodes! Si duket, ju doni qe PD e Berishes te turperohet ne nivel rrenjesor dhe perfundimtar. Edhe nje femije e di se ne politike nuk ka rendesi fare realiteti, por perceptimi per te. Kandidaturat e paraqitura nga Ju, pra tre te perfolur per bashkepunim me sigurimin e shtetit dhe sidomos me perceptim mbarkombetar si te korruptuar (ketu perjashtoj zotin Zogaj, te cilit nuk i eshte dhene mundesia te vjedh)eshte nje zgjedhje e qellimshme dhe dashakeqe. POr, ajo qe me habit ne qendrimet e tua, i nderuari zoteri, eshte fakti se ju mburrni vend e pavend modelin politik Olldashi, pra perfaqesuesin me ne ze te lidhjes se politikes me mafjen. Pra, ke model te besoj, I ziu njeri ne qendrimet e tua?

  19. Gjoli says:

    Qe nuk do te degjoje njeri kete mbaje vath ne vesh Mero.Qe do caktohen alabaket dhe do fitojne po alabaket edhe kjo dihet Mero.Por qellimi Juaj nuk eshte ketu,megjithese shume i drejte e parimor,qellimi eshte qe te arini te bidni nje perqindje te vogel te njerezve te dalin e te votojne,ky eshte gjithe thelbi i dy artikujve tuaj.Sot eshte veshtire te me mbushesh mendje mua megjithe respektin qe kam per penen tende,ashtu si mijerave te tjere,SEPSE NUK KE PERSE TE VOTOSH.NUK KE ME ARESYE,NUK IDE,NUK KE SHPRESE,NUK DESHIRE,NUK KE MOTIV,SEPSE 25 VJET JANE SHUME PER TI KETHYER KURIZIN KETYRE OLITIKAVE E KETYRE PARTIVE ANTI POPULLORE.25 VJET TREGUAN SE QELLIMI I KETYRE ZGJEDHJEVE KA QE TE KRIJOHET KLASA E RE E BORGJEZISE,JO ME PUNE E DJERSE,POR ME GRABITJE,ME TE GJITHA MENYRAT E FORMAT,ME DHUNE E POLITIKE,E KJO KA BINDUR TE ZGJURIT QE KANE MBETUR KETU TE MOS VOTOJNE KURRE ME.

  20. takuinas says:

    I nderuar z. Baze. Jam dakord ne parim me idene tuaj, por nuk kam besim se do te funksiononte, pasi keta te “qendres” do ta ngrinin te keqen ne rrethe ne nje shkalle me te sofistikuar. Vertet te zgjedhurit lokale jane medioker por po keshtu edhe aftesia per te bere keq. Nese me lejoni nje ide, jo vetem per administraten lokale, perse te mos marrim dyqind besimtare, te vertete e te perkushtuar ne besim, myslimane dhe treqind besimtare, te vertete e te perkushtuar, katolike, ortodokse e protestante, e ti vendosim ne poste drejtuese? Pastaj shohim se si behet shteti e se si qeveriset. Keta nuk i blen dot e nuk i frikeson dhe do te vinin drejtesi. Droja nga Zoti dhe dashuria per njerezit, kaq e thjeshte eshte rruga e drejtesise. Edhe nje gje tjeter: Juve nje gazete keni e dilni dite per dite me editorial. Lejoni edhe te tjere e kesisoj jepni shembull te gjithepjesemarrjes e kesisoj gazeta juaj kthehet ne pasuri publike. Ju lexojme e mbeshtesim cdo shkrim, por kemi nevoje edhe per shembuj. Me respekt!

  21. Albi says:

    Mero ti nuk ke asnje prove qe te vertetoje se Jozefina Topalli apo Ridvan Bode e bejne punen e kryetarit te bashkise me mire se ndonje i ri apo e re nga Shkodra dhe Korca. As edhe nje. Biles keto qytete qe e kane ruajtur pjesen historike me mire se shume nga qytetet e tjera jane prova e gjalle qe nuk ka talente politike vetem ne Tirane.

    Por me e rendesishme se analiza thjesht per 21 qershorin eshte stimuli qe ti krijon edhe per te ardhmen. Me pak fjale ti po u thua te rinjve ambicioze shqiptare se duhet te lene qytetet e tyre, te lepihen nja 10 vjet neper forume rinore e organizata partish ne Tirane te kryetaret me shprese qe te behen deputet, e vetem pastaj te levizin prap ne qytetet e tyre te lindjes per tu bere kryetar bashkie se ndryshe nuk beheshkan dot. Cfare cmendurie eshte kjo.

    Nese reforma eshte e plote dhe e vertete nuk ka per te patur fare nevoje per artifice te tilla, nese vertet pushteti i 61 kryetareve te bashkive do jete me i madh se ai i 140 deputeteve ke per te pare qe vete politikanet e Tiranes do lene karriget e tyre e do ikin neper qytete sic ka ndodhur ne Kosove. Po nese kryetari i Bashkise maksimumi ka pushtet per lejet e ndertimit, nderkohe qe eventualisht ne Tirane mund te behesh minister dhe ato lek i ben me nje koncesion, normal qe politikanet do preferojne te presin rradhen ne Tirane se sa te lodhen ne rrethe.

    Prandaj te thane mire heren e kaluar, vazhdo refrenin “fajin e ka Saliu” se ate e ben mire. Keto te tjerat jane pune te medha qe duan icik mendje. Debati i decentralizimit ne Britani po perfshin akademike te fushave te ndryshme, e politikane qe degjojne ata. Ju analisteve ka 20 vjet qe ju ka ngel truri ne vend me thashethemet e Bulevardit dhe Bllokut, nuk keni kellqe te beni analiza te tilla.

  22. neris says:

    ky vend ka pjerdh me kohe e vakt edhe doktor adhamudhi te ngrihej nga varri nuk e shpeton,bursa e blerjes dhe shitjes se individit ne shqiperi eshte e lincensuar me kohe ,gjithesesi ne planin teorik shkrimi Meros ka shume vlera aktuale utopiste

  23. doktor frojd says:

    Mendoj se, Mero Baze kur jep shembuj për një qeverisje të mirë vendore(kryebashkiakë) si Topalli,Bode,Zogaj et,.,ka parsysh jo vetëm përvojën politike siç nënvizon ai,por lë të nënkuptojë se gjatë mese 20 viteve,personat e kesaj kategorie janë mbingopur e pasuruar aq shumë sa nuk kanë nevojë të fusin duart në fondet publike.Nuk besoj se kjo qënka zgjedhja me e drejtë z.Baze.Duhet te kesh besim sëpari,profesionalizmi, te ndershmeria, e pa asnjë dyshim këto veti gjenden edhe te forcat e reja politike e nga shoqeria civile.Me politikanet mbi 20 vjet në politikë nuk mund të presësh gjë të re përveç lojrave e manovrimeve per të shtuar e mbrojtur interesat e tyre.Shembujt qe jepni ju z.Baze duken si një përkëdhelje e shënjë për paqe e rilindje të dashurisë së vjetër……

  24. mali says:

    Kujtdo qe do artikulonte nje brockull te tille do i falej. Ty Mero JO, per intelektin qe ke JO. Po ben nje qoke te qeverise.
    Ne kohen e diktatures, sekretaret e komiteteve te partise se rajoneve artikuloin ate qe kishte qejf dhe ndermend te bente Enveri dhe pastaj PISTA ISHTE GATI, ULEJ AVIONI.
    Pervetesuesit e pasurise se perbashket dhe hajnat u bene Deputete dhe hapen bisnese per te perligjur parate e vjedhura. Tani keta – dmth elita- do duhet te drejtoje pushtetin lokal?

    Edhe ne vend tjeter e kemi thene por komentet dhe shkrimet qe nuk i vijne per shtat qeverise hiqen shpejt.
    Pushtetet lokale drejtohen me fonde dhe projekte PLOTESISHT TE KONTROLLUESHME nese ekziston SISTEMI I DREJTESISE. KU ESHTE? Per kete shkruaj ti Mero jo te besh zedhenesin e rilindjes.
    Ne cilin vend ne bote eshte pare te detyrohet qeveria te mos perdore mandatin e 84 votave, MANDAT QE JA KA DHENE POPULLI DHE JO PERENDIMORET!? Pra ketu ne Shqiperi po nuk i ndergjegjesua populli se cfare po ndodh, ne po shkojme ne gremine me keq se Greqia.

    Ajo qe sugjerohet eshte te perqendrohet pushteti ne sa me pak duar mundesisht ne nje dore te vetme dhe mbase kemi fatin te shikojme nje diktature moderne soc-dem-integruse. Kjo mund te pranohej ne nje situate jo te zakonshme, si jemi ne, por kur kjo qeveri te kish dhene prova se keto dy vjet REFORMOI DREJTESINE DHE U PERPOQ TE BEJE SHTET, mori masa urgjente per ato qe jane probleme te mrehta, si sistemi i kanalizimeve dhe kullimeve…. etj. dhe jo te bente makiazh surratit kur prapanicen e ke te palare.

    Per qeverine nuk ka problem se ne nje bashki te madhe fiton nje jo RILINDAS,nuk ka problem, na duhet nje elitar nga QENDRA, qe merr vesh nga “ujdite” dhe “pazaret” Ujdia e piset te BETONI I DIGES SE LIQENIT eshte maja e ajsbergut dhe flet shume. Sipas rilindasve nuk kemi nevoje per tekniciene e specialiste me integritet qe te thone kjo pune eshte mire te behet ose nuk eshte mire te behet. Me mire se kushdo kete e dine politikanet, apo si thote Mero edhe specialistet e OJQ-ve, shushunjat qe kane dale nga inkubatoret e organizateve “ndihmese” nderkombetare dhe qe hodhen faren se si duhet te vidhet me ligj.

    E kane thene RILINDASIT E VERTETE jo keta te sotmit.
    Perparimi i nje kombi vjen nga gjuha, nga te lexuarit nga te nxenet-te mesuarit.
    Ky popull ka nevoje per RILINDASIT E VERTETE.

    ps Meros, nese nuk e censuron komentin.
    Me kujton Faik Konicen, i shkreti me dhimbje por tha :Shqiperi te kam dhjere s’te kuptova asnjehere.
    Mero nuk po te kuptoj as ty dhe as Temen

  25. shkodrani(AUSTRI) says:

    Jam i bindur qe ne Shkoder do te fitoj jo shkodrani me nje profil intelektual politik e profesjonal.Beni llogje sa te doni se ate pune e kane ndar mes vedi dyshja PD-PS&LSI:

  26. Jetmir says:

    Mero ky eshte shkrimi me idiot qe ke bere,te duket vetja ty dhe atyre eunukve te Tiranes (INTELEKTUALUCVE),SE BOTA RROTULLOHET RRETH SOIT TUAJ,DEPUTETE ,ANALISTE DREJTORE E GJITHFARE EMRASH QE KINI SHPIKUR PER VETEN TAJ. Si s’kini turp dhe ofendoni njerzit e qyteteve dhe qytezave te shqiperise se gjoja s’kane bij dhe bija te denje.Po te rekomandoj vetem te takosh , nje kanidat te nje qyteti te vogel si Maliqi, nje 30 Vjecar (emrin spo ja permend se e fyej ate djale te mrekullushem me levdata te merituara ),dhe do ta ndjesh veten shume inferior ne c’do pikepamje, interesou dhe do me japesh te drejte.Si te duket ty Niko Peleshi nga rrethinat ka ardhur dhe ju jep ju te gjithve uje ne bisht te luges nga niveli dhe qytetaria.

  27. SHQIPTAR says:

    Z.Mero, ashtu si ne editorialin e kaluar, e mbeshtes logjiken tuaj ne lidhje me rendesine dhe sugjerimet sesi duhet te perzgjidhen kandidatet per bashkite.

    Nga ana tjeter nuk mund ta pranoj logjiken se figura si Topalli apo Bode mund ti sherbejne zonave te tyre. Nese nuk i kane sherbyer vendit per asgje gjer tani, nuk kane sesi ti sherbejne me. Per mua ketyre figurave u duhet hequr nenshtetesia shqiptare. Nese keto figura do ti sherbejne situates politike per te izoluar nje te keqe te madhe, ndoshta elektorati edhe mund ta pertype nje levizje te tille, por kjo levizje ne menyre te padiskutueshme do krijoje precendent qe maxhorancen e sotme e demton ne thelb. Edhe nese maxhoranca e sotme gjen brenda vetes nje vullnet per te shpetuar opoziten duke prere gjymtyret e kangrenizuara, per mua eshte e kote sepse e gjithe opozita si trup, tashme eshte mesuar te jetoje vetem me qelizat e kangrenizuara. Nese ja pret, kemben ajo nuk do te jetoje si sakate, por do te vdese e gjitha. Politikisht per maxhorancen operacioni i pashprese do rezultoje fitore, por institucionet e bashkive do ti mbuloje anarkia, pra maxhoranca humbet karshi elektoratit, mes qeverise qendrore dhe lokale thellohet humnera, sic po ndodh me keqmenaxhimin e Tiranes. Ne fund kjo strategji prodhon pakenaqesi, ska rendesi kush eshte fajtori, sepse fajtori eshte “top futbolli”: ti spo punon – jo ti me ke blloku fondet… Edhe ne rast se fondet hapen, ato do kthehen ne arterie qe ushqejne per te mbajtur gjalle pushtetin humbes te te reneve nga fiku.

    Nese eshte e veshtire per te gjetur konsensus ne perzgjedhjen e kandidateve, qe ka shume mundesi ne kete situate politike te jete e veshtire, atehere me mire te centralizohet perzgjedhja e tyre. Le te zbatohet e njejta strategji si me ministrat: 30 vjecare qe nuk kane eksperience fijesh dhe automatikisht jane te predispozuar te japin llogari vertikalisht, pa u hallakatur ne 700 drejtime interesash lokale horizontale.

  28. fidaho says:

    Z.Baze!

    -Nuk ke te drejte qe kerkon t’u sherbesh si “surum” “fosileve” te ashtuquajtura parti politike Shqiptare.
    -Ju si perfaqesues i medias jeni pjese e rendesishme, e pandare e gjendjes ne te cilen sot Shqiperia ndodhet.
    -Ju po kerkoni permes ketyre shkrimeve te mbani ne kembe “Kermat” politike qe e kane lene vendin ne kete gjendje te pashprese.
    -Ju e dini mire se “kazani” po vlon dhe qytetaret s’do mund me te durojne shume.
    -Ju e dini mire se idete tuaja jane te “atrofizuara” dhe pa vlere per sa ju sugjeroni.
    -Ju si lab qe jeni,dilni mbi veten, behuni Burre,
    (nje kenge labe thote : nje fjale thoshte Kapedani,ja sheshi ja mejdani).
    -Mos u sherbeni me Hienave politike, mos kerkoni riciklim te “plerave” politike.
    -Mundohu te behesh nje “kapedan” sado i vogel i vene ne sherbim te qytetareve, te popullit duke u treguar te verteten dhe ate qe eshte e drejte.
    -Ktheje koken nga Franca, ke nga se te marresh shembull.

  29. mali says:

    Mero,Problemi qe ju trajtoni eshte i drejte.Ju po beni objekt diskutimi nivelin e drejtuesve bashkiake me pretendimin qe tashme qe kemi me pak bashki dhe zgjerim te territorit te tyre ,me te drejte pretendimet per kandidatet do te rritet vetvetiu se kerkohen intelektualet me te zot qe te marrin pergjegjesi me te madhe se nga ata qe kane drejtuar deri me sot komunat e shumta dhe bashkite e qytezave te panumerta.Pervoja e derisotme ka evidentuar shume probleme te mungeses se qftesive te te shume te zgjedhurve vendore si kryetaret edhe keshilltaret e komunave e te bashkive qe ne me te shumten e rasteve jane te pashkolluar,te pa afte,pa vizione te qarta per nevojat dhe per projektete afatmesme dhe afagjata ne sherbim te komuniteteve perkatese.Ne jo pak raste kryetare komune jane me arsim te mesem dhe ne ndonje rast dhe me arsim 8-vjecar,por qe kane blere diploma univeritare dhe duke abuzuar me te drejten per t,u zgjedhur kane siguruar nga partite perkatese kandidimin e tyre dhe me allishverishe,blerje votashe dhe me fiset qe kane brenda territoreve te vogla sigurojne fitoren por qe i kane lene sherbimet e zotimet rrugeve dhe ne dite te hallit se ata jane te afte vetem per te siguruar nga ministrite e linjes ndonje fond modest per ndonje rruge a ujesjelles fshati sa per t,u zene syte dhe per te pervetesuar mbi 30-40 perqind te investimeve qe pastaj te blejne ndonje shtepi ne Tirane.Ne se nje dite ndonjeri do te ndrmerrte nje studim se c,kane katranasur kryetaret e komunave dhe te bashkive te qytezave ne mandatet e tyre dhe c,pasuri kane ne Tirane si shtepi dyqane etj do te nxirrte ne shesh te verteta te hidhura qe pasqyrojne me se miri se c,hajdut ka votuar popull fukaraja dhe se c,kandidate mjerane kane propzuar forumet e partive si PS-ja dhe PD-ja ne keto vite.Shumice ketyre drejtuesve vendore jane aq te pa lexuar dhe te paditur sa edhe diplomat e tyre e shprehin cektesine,mediokritetin.Vetem nota 5 eshte sunduesja dhe ndonje 6 ne edukimin fizik a ne ate ushtarak per ata qe kane mbaruar para 90-es.Niveli i keshilltareve eshte edhe me i ulet.Ne shumice ne komuna,por dhe ne qyteza,jo vetem qe jane me mediokrit,analfabetet,por e keqja me e madhe eshte se nuk perfaqesojne masen e qytetareve dhe as te forcave politike,por nr shumice jane perfaqesues te fiseve dhe te shoqerise se lagjeve ,shoke klubesh,kafenesh,por te paket jane me arsim te larte.Ne keto komuna dhe bashki rralle mund te gjesh dy keshilltare nga PD-ja apo PS-ja,do te gjesh nga nje nga cdo parti,bile me shume vota kane marre individe nga parti qe s,ekzistojne ne ate komune a bashki,vecse kane siguruar nje mbeshtetje te nje partie qe dhe vet te zgjedhurit nuk e dine se c,parti perfaqesojne.Kjo eshte gjendja reale ne pushtetin lokal te deritanishem,qe eshte drejtuar nga elifmatraket,sic shprehet populli per nivele te tila drejtuesish kokekungull sa qe si kalojne 2-3 vjet ne drejtim njerezit zhgenjehen e behen pishman per voten e hedhur ne mirebesim te premtimeve e zotimeve qe kurre nuk i mbajne,por qe gjate drejtimit manifestojne cektessi,mungese respekti dhe komunikimi dhe paaftesi totale dhe njerezit gati ne cdo bisede e sidomos ne prag te zgjedhjeve shprehen se nuk do ta votonin me ate apo kete kandidat ne se do perzgjidhej perseri nga partia qe perfaqeson bindjet e tyre.Prandaj z.Mero keni shtruar nje problem te mprehte perpara politikes dhe shoqerise,votuesve,para shoqerise civile,intelektualeve qe ne keto zgjedhje qe po trokasin duhet te perzgjidhen me kujdes ata apo ato qe do kandidojne per 61 bashkite.Jam me mendin tuaj se duhen nga njerezit dhe intelaktualet me te zote,te cilet edhe mund t,i gjesh ne qytete te medha, dhe ne ndonje qytetet te mesem,por kurrsesi ne qyteza qe vuajne dhe s,ka mbetur kembe intelektuali,vec ca te rendomteve qe kane vetem qejf te behen kryetare,por jo afteite dhe aq me teper qe pretendojne edhe disa qe jane prag pensioni dhe e quajen postine kryetarit si nje vend pellumbash qe te ben me leke e pasuri .Ka ardhur koha qe te behet vertet kujdes nga forcat politike per te sjelle kandidate potenciale,njerez te lexuar,me pervoje,te njohin nje e dy gjuhe te huaj dhe mjaft me me keta te derisotmit qe dhe shqipen e belbezojneVertet qe ne Tirane jane mbledhur per nje mije e nje arsye shume intelektuale te te gjitha profesioneve dhe qe kane punuar e ne dikastere te ndryshme, te ministrive,drejtorive,fakulteteve ne gjykata,prokurori,uhtri,shoqeri civile por qe kane mbrojtur mastera, doktoratura qe mund te japin kontributin e tyre per t,i shnderruar bashkite ne njesi zhvillimore,te vijne drejtues vizionare,prijektues te afte,qe zoterojne artine komunikimit e te zgjidhjes se problemeve ,per t,i dhene fund mediokritetit te derisotem..Ka qene tradite e hershme qe edhe pse nuk kishte ne zone te shkolluar para 70 a 100 vitesh ne fshatra do te zgjidhnin per kryepleq a plak krushqish me te zgjuarin e pleqve,me te diturin,me te sjellshmin qe dinte te drejtonte muhabetin ne odat ,ne dasma e gosti,ate qe dinte jo vetem te kendonte,te vallezonte,te ngritnte bejte atyper aty,por qe i kishte lezet fjala ne kuvende,ndersa tani jane sulut te gjithe per t,u bere kryetare se e shikojne si vend qe te pasuron pa u menduar fare se kush je ,.edhe kur e dine se po te behej nje tes intelektual,do te renditeshin nga fundi ,ndersa po te zbathej tradita e perzgjedhjes se dikurshme, nuk do t,u besonin as kanen e ujit ne nje ode dasme e jo me qe t,i vinin ne krye te qoshese.Prandaj z.Mero keni shume te drejte dhe po jepni nje kontribut te vlefshem ,ne se politikanet e pergjegjshem do t,i kene parasysh keto mendime dhe ide qe ju parashtroni ne dy shkrimet tuaja dhe s,do pajtohesha me disa medndime e komente qe e shohin me syze te erreta.Per mua i ke rene nje kambane qe ia vlen te diskutohet gjere ne prag te perzgjedhjes se kanditaturave per keto bashki qe tashme s,jane te vogla dhe te menaxhueshme nga drejtues dosido ,te cilet do t,i lene komunitetet me keq se c,jane si rezultat se ne shumice jane drejtuar nga mediokrit…

  30. liri drejtesi says:

    Problemi qe shtron Mero – eshte nje nga shtyllat e Rilindjes se Shqiperise. Dhe ashtu si thote Mero – duhet vepruar.
    Ata qe nuk e kuptojne Meron, ose qe bejne sikur nuk e kuptojne ate, jane: armiq te perparimit te Shqiperise. Faktet flasin vete, apo jo?
    Nuk mund te lihet vendi, edhe me gjate, ne dore te nje tufe feudalesh, apo banditesh, qe u mesuan keto 25 vitet e fundit te sundojne popullin nepermjet injorances dhe luges ne brez. Ja shembulli i tmershem i renimit te Tiranes me veprimtarine regresive 4 vjecare te Lulzim Bashes & Co.

  31. Jugu says:

    Qe njerezit intelektual dhe me reputacion nuk kan mundur te zgjidhen deri me sote si perfaqesues te komunave dhe bashkive eshte nje fakt. Por kjo nuk do te thote qe po ti marrim hua nga Tirana gjerat do ndryshojne. Zgjedhja e te pa-afteve, rrugaceve, te “zoteve” nuk eshte problem vetem ne pushtetin lokal, ai eshte problem ne pushtetin qendror po ashtu. Shiko parlamentin dhe pastaj me kundershto.

    Cfare Mero sygjeron nuk eshte gje tjeter por nje sherbim i ulet qe i ben Rames dhe sidomos Metes. Mero do qe Rama/Meta jo vetem te emeroj parlamentaret, por edhe bashkiaket, dhe keshtu e cimenton pushtetin dhe hajdutizmin. Partia behet e forte si shkemb graniti dhe nuk ka divergjenca.

    Reforma fillon nga politika, nga parlamenti. Per sa kohe parlamenti do jet i mbushur me Ndoka, Ndreu, Sterkaj, e te tjere gangestera, mos prit permiresime ne pushtete te tjera dhe aq me pake ne rrethe.
    Per sa kohe Ilir Meta (blloku) do jete i pa prekshem, mos prit reforma te suksesshme ne arsim, shendetesi, gjykate, etj. Keto jane vetem llafe per te mbajtur njerezit ne tension dhe larg problemit real, varferise qe po shtohet frikshen dita-dites.

  32. mira says:

    Mero ka gurin dhe arren e gazetes. Me te njejtin nick( mali) ben antikoment njesoj si antimitingjet e sales se serbeve.
    Ne komentin e “mali” 2 thuhet se ne zgjedhjet e kaluara kryetaret e komunave ishin pa shkolle, te korruptuar( ketu mos na cuditni shume se nuk e kemi degjuar ndonjeher kete fenomen ne Shqiperi!)etj etj. Pse kush e garanton vizionin, pergjegjshmerine per te mos shitur dhe tradhetuar vendin?
    Saliu ishte me shume shkolle profesionalisht me nivel, me …etj etj dhe kur erdhi puna i VURI KAZMEN SHQIPERISE.

    PSE ARGUMENT ESHTE KY.
    Cfare e dine pjesen dermuese te popullit.
    Eshte i intimiduar per te dale ne proteste pa fishkellyer saliu, likeblloku apo Piktori, por jo budalla qe te haje “argumenta” idiote qe as femijet nuk i hane.

  33. bruins says:

    Ndershmeria dhe devotshmeria jane mbi profilet e larta politike apo dhe intelektuale.Shih cfare ka ndodhe deri me sot,abuzime,vjedhje,nepotizma,pasurim te shpejte,vrasje etjjjj vese dhe keto i kane shfaq ata te profilit te larte.

  34. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te zgjidhesh kryetar bashkie,nuk eshte veshtiresi per partiaket,por te kryesh detyren e kryebashkiakut me ndershmeri,eshte stermundim shume i madhe.
    Mbas fitores se mandatit te kryebashkiakut apo deputetit,futen ne xhama te errta te veturave lluksoze,bejne sikur nuk te shikojne,nuk thone as “miremengjes”
    Objektiva te cilat nuk i kane cituar as njehere,ne fushate,fillojne sapo vijne ne pushtet.
    Testim i mjekeve dhe mesuesve,jashte kritereve ligjore,eshte nje perplasje e panevojshme e maxhorances,kur ajo nuk ka permiresuar teknollogjine dhe kushtet e punes.
    Skemat mafioze te ndetimeve pa leje,nuk funksionajne pa mbushur xhepat kryebashkiaket,nga pronat publike zaptohen siperfaqe toke dhe ujore.

  35. gregory.uk says:

    Mero mos u shqeteso qe ka fshatare (ne mentalitet) qe s’arrijne te kuptojne nivelin e shkrimeve te tua. Fundja ti kurre nuk shkruan per nivelin poshte mesatares por cudia eshte pse keto lloj nivelesh lexojne gazeten tema se edhe kohen e humbin edhe s’kuptojne gje, pale pastaj kur bejne edhe kompetentin.

  36. blandi fevziu says:

    Shkruaj nisur nga editoriali juaj “61 shanse…” i publikuar ne Gazeten Tema (on line) me date 23 Shkurt 2015. Dhe nuk mund te mos shkruaja…., per shume aresye qe me vlojne ne koke dhe ne shpirt!!
    E para, zgjedhjet lokale vijne pas te parave zgjedhje politike ku, deri ne njefare mase, vota e lire shkaktoi tranzitimin e pushtetit nga njeri grupim politik tek tjetri, pa trauma. Pra jane nje rast i mire qe te vazhdohet ne udhen qe duket sikur eshte celur.
    E dyta, ndryshe nga ju z. Baze, venia ne peshore e deputeteve (ne disa raste ne shembujt qe ju sillni behet fjale me 4 a 5 mandate) kundrejt “bajraktareve” lokale, siç i quani kryebashkiaket e provinces shqiptare, mendoj se nuk do sillte revolucionin e shumepritur sepse, me nje numer kaq te madh mandatesh mbi shpine, edhe keta deputete se paku jane gerryer nga pushteti qe mbartin e se shumti kane pergjegjesine e tyre te madhe per gjendjen ku ndodhemi.
    Se treti, keta deputete a kuadro te nderuar dhe te mirenjohur te ketyre partive, si dhe te gjithe ata qe mendojne te kandidojne, i njohin vete rruget e kandidimit dhe mundesite e fitores. U takon atyre te shfrytezojne mekanizmat e rregullimit te jetes se brendeshme per nje kandidim eventual, prandaj ceshtja nuk qendron tek shprehja e nje opinioni kaq elementar dhe te qarte, siç eshte ai i nenvizimit te hendekut kulturor mes tyre dhe pushtetareve lokal apo i ineficences se punes se ketyre te fundit.
    Se katerti, (mund ta lexoj gabim shkrimin tuaj, i cili duket si nje apel qe i drejtohet krytareve te partive dhe kerkoj ndjese ne kete rast) duhet ti japim fund, po fund ama, pushtetit te pakufishem qe krytaret e partive ne vend kane mbi partite e tyre. Mjaft me keta sulltane qe dine gjithcka dhe vendosin gjithcka. Mjaft me kultin dhe varesine ndaj ketyre individeve qe sjellin shiun apo diellin per shtetasit.
    Zgjidhja eshte propozimi dhe aplikimi i atyre mekanizmave qe japin mundesine te filtrojne elementet me te mire nga rradhet e kandidateve. Zgjidhje i duhet dhene shkeputjes se pushteteve, atij adminitrativ nga ai partiak ne bashkite tona. Zgjidhje i duhet dhene legjitimitetit sa me te gjere qe kryetaret e zgjedhur duhet te gezojne. Mbi te gjitha, zgjidhje i duhet dhene legjitimitetit te votes se qytetarit nga njera ane dhe pergjegjesise qe ai duhet te mbaje, pasi te kete votuar. Dhe kam pershtypjen qe te gjitha ketyre domosdoshmerive u jep zgjidhje aplikimi i primareve brenda partive te medha. Dhe jemi ne kohe…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje