Nga Mero Baze
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përzgjedhur Arbana Xharrën, kryeredaktoren e gazetës “Zëri” për ta vizatuar si një shembull suksesi të një gruaje nga Kosova, mes shembujve pozitivë të grave në botë. Po çfarë ka bërë Arbana?
Ky ishte një vit i keq i Kosovës, së paku në dy drejtime.
E para, ishte kriza e tejzgjatur qeveritare pas zgjedhjeve dhe krijimi i një qeverie, e cila nuk ngjalli shumë entuziasëm tek të rinjtë dhe së dyti, eksportimi i një sërë xhihadistësh trushpëlarë nga vendi që u çlirua prej SHBA dhe NATO, për të luftuar tashmë kundër vlerave të Perëndimit. Këto ishin dy lajme të këqija për Kosovën dhe sidomos për SHBA-në, që ishte sponsori kryesor i Kosovës.
Arbana Xharra është nga ajo racë gazetarësh në Kosovë, që u përball me këto dy të këqija.
Ajo është në një betejë të përditshme me korrupsionin, duke u përballur me të në gazetë dhe dyert e gjykatave, ndërkohë që së bashku me kolegët e saj të “Zërit” ka qenë radikale në qëndrimin pa asnjë kompromis, kundër grupeve ekstremiste të islamit që po përdhunojnë në Siri.
Është kjo asyeja që SHBA-të dhe sekretari Kerry, e shohin si një lajm pozitiv nga Kosova një gazetare, më shumë se sa qeverinë apo tendecat negative të shoqërisë së Kosovës.
Por, a mund t’ia dalin gazetarët në Kosovë të kthehen nga gazetarë, në misionarë?
Dje në mbrëmje më rastisi të isha në një tavolinë me dy zyrtarë të lartë suedezë që punojnë në Kosovë, njëri në NATO dhe tjetri në përfaqësinë diplomatike të Suedisë në Prishtinë.
Një nga pyetjet ngulmuese të tyre ishte nëse gazetarët në Kosovë mund t’ia dalin ta shkundin shoqërinë nga kjo gjendje apatie, depresioni dhe korrupsioni.
Nuk e dija lajmin për Arbanën, po i thashë se ndryshe nga Shqipëria, Kosova i ka disa gazetarë që janë të lirë të përballen me këto fenomene dhe e bëjnë, pavarësisht kufizimeve që prodhon shoqëria.
Por, problem është që nga gazetarët po kërkohet më shumë se sa nga ata, për të cilët qytetarët votojnë dhe paguhen me taksat e tyre. Në një shoqëri të varfër, të korruptuar dhe të pasigurtë, gazetarët nuk ndihen vetëm të rrezikuar fizikisht, por janë të destinuar të ndoten dhe moralisht në çdo moment.
Enver Robelli, një nga gazetarët me karrierën më të spikatur ndër gazetarët shqiptarë në shtypin perëndimor, i punësuar si redaktor i redaksisë së botës në një nga gazetat më të mëdha të Zvicrës, është aktiv në shtypin e Kosovës dhe po ashtu si Arbana, tepër kritik me qeverinë dhe politikanët në Kosovë.
Por jo më larg se një javë më parë, një nga emblemat e korrupsionit politik në Kosovë, Behxhet Pacolli, i cili është bërë i famshëm si biznesmen kur u akuzua si i lidhur me vajzën e Jelcinit në tenderin për rindërtimin e parlamentit rus dhe vazhdon të lavdërohet për lidhjet me sulltanin e Kazakistanit, gjeti mënyrën më vulgare të fyejë këtë gazetar, duke shpifur se dikur i ka kërkuar para.
E thotë këtë, jo vetëm pa asnjë fakt dhe rrethanë bindëse, por i sigurtë se kështu do të relativizojë kritikat e tij, që zënë fill prej kohës kur Pacolli hyri në politik.
Gazetarë të tjerë kritikë në Kosovë dhe kur ngrejnë çështje të drejta dhe me interes publik, përbalten si të nxitur nga interesa të pronarëve të tyre. Madje guxohet deri në fyerje publike, siç ishin ato ndaj Berat Buzhalës dhe Margarita Kadriut, prej një kompanie biznesi në Kosovë, të cilët publikuan postera me pamje të një gomari dhe një lope duke u vënë si nofkë emrat e deformuar të gazetarëve.
E gjithë kjo është ilustrim i qartë i asaj, se në një shoqëri si Kosova, ku varfëria, korrupsioni dhe ekstremizmi janë elementë themelorë të shoqërisë, beteja e gazetarëve është e rrezikuar të viktimizohet nga këto të këqija.
Për këtë shkak, gazetaria në Kosovë, ashtu si dhe në Shqipëri, është më shumë se sa një profesion gazetari dhe një mision civil për të shkundur shoqërinë nga humnera ku rrezikon të bjerë.
Kosova nuk ia doli të prodhojë dot lajme të mira këtë vit, por fakti që sekretari i Shtetit, John Kerry, gjen si lajm pozitiv punën e një gazetareje si Arbana, është më shumë se lajm i mirë. Ajo është një shenjë se Kosova ka shpresë dhe se mund t’ia dalë të përballet me ata që duan të hedhin në erë investimin e Perëndimit për të.
Aty ku politika prodhon lajme të këqija dhe gazetarët kthehen në lajm pozitiv me punën e tyre, ka ende shpresë, se shoqëria nuk është dorëzuar. Gazetarët e mirë në Kosovë gjenden përditë përballë atyre që duan t’i bëjnë pis në punën e tyre, të atyre që duan t’i frikësojnë dhe t’i depresionalizojnë, duke i poshtëruar publikisht. Arbana është një prej tyre, e cila mes të tjerash ka vënë në pikëpyetje dhe integritetin fizik, përballë trushpëlarëve radikalë.
Por lajm i mirë sot, nuk janë ata që përbaltin dhe poshtërojnë gazetarët, por ata që i përzgjedhin për t’i lartësuar. Lajmi i mirë është se sekretari Kerry ka përzgjedhur mes baltës, poshtërimit dhe korrupsionit në Kosovë, më të rrezikuarën prej tyre, Arbanën, për ta paraqitur si model suksesi. Kaq majfton për të kuptuar kush është në anën e duhur.
Edhe në kohë të Enverit mjaftonte të ishe ‘politically correct’ dhe të mbante partia si site e ballit
Cmime te tilla jepen per te terhequr vemendjen mbi nje fenomen qe i intereson ne nje moment te caktuar politikes X apo Y ne ket rast asaj amerikane.
Pra jane nje mjet ne funksion te propagandes
Heronjte jane tjeterkund. Zakonisht jane te heshtur dhe per ta nuk flitet.
Ka disa qe kane bere heroin ketu ne Shqiperi ne nje kohe qe koleget e tyre kameshin nga flirti me pushtetin.
Do ish mire qe shqiptaret te gjenin heronjte e tyre jo ato te amerikaneve
Rasti i Arbana Xharres eshte nje fenomen pozitiv por i pa-perfillshem ne krahasem me lojen qe po behet 23 vjet me Sali Monsster Berishen
se plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecarePer kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′
KONGRESMENI FRANK WOLF
Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias?
Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
VOA
Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,
GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.
Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
-Ne rrugen e kombit
-Ne krematoriumin e Gerdecit
-Albetrolin
Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane.
Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët. Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi
“O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”
Nuk ka Kosove as Shqiperi pa u denuar perbindeshi Berishoviq ku dhe Amerika 7 Europa ka dritehijet e saj.
Sikur gjithe shqipfolesit ne Ballkan i nderuar John te jene Arbana Xharra nuk mund ta nxjerrin ate vend ne drite nqs se ju nuk i kerkoni falje shqiptareve qe i prute monstren Berishe ne 1992 dhe duhet ta kapni per zhelesh Pinocetin e Viqidolit jo per te ndihmuar shqiptaret por e keni detyrim moral ne rradhe te pare se neser do jete vone…
Kete do te ta kete thene Fahri Balliu,ai ka qene gjithmone “politically correct”!
Shume mire, duhet mbrojtur Xharra dhe duhet inkurajuar mendimi i lire shqiptar.
Keto dekorime tregojne interesat e amerikaneve per kosove e shqiperi. Po afron me shpejtesi lufta e 3te boterore……..
Edhe ne ketu kemi gazetare te medhenj o Mero.Si p.sh Armand Shkullaku,Arjan Cani,Artan Hoxha,Blend Fevziu,Artur Zheji.Bile keta japin edhe b…..per te thene te verteten.lol….
Arbanen e pergzoi per ket cmim .
Eshte guxim i madh mu merr me trushperlar islamistofashist.
Une nuk jam as gazetar e as ftyr publike po kta trushperlar te Kosoves me kane kercnu ktu ku jetoi ne skandinavi .
Une nuk jam nga ata qe frigohem por nuk po i kuptoi kto shtete qe lejojn armiq te europes ne vende te tyre.
Nuk i kuptoi policin e Kosoves qe cdo jav vijn e shkojn ne kosove ksi truqperlaresh dhe nuk i percjell kush nuk i nal kush kur ktu nuk punojn kurgja vetem jetojn me ndihma sociale ndersa shkojn her ne arabi her ne turki.
Gazetaret tane i shikon ta mbajne ngritur mikrofonin perpara mashtruesit dhe intrigantit Berisha!
Duke i ipnotizuar,sajon lloj lloj tezash,kur eshte kriminel,krekoset si i forte,shantazon,kur lajmi sapo ka dale,hiqet se i di te gjitha,ku SHISH nuk ka asnje informacion,atij i shkruajne ata qe nuk ja di as “emrin”etj brocklla pa fund!
Gazetaret e degjojne dhe nuk e “ngacmojne” ,Berisha flet dhe fantazon per krimin,sikur perpara ka parashkolloret, te gjithe “harrojne” se kane perpara nje kriminel qe ka urdheruar vrasjen e 4 protestuesve !
MERO,
PERZGJEDHJA E GAZETARES NGA KOSOVA PER TA NDERUAR ATE SI NJE SHEMBULL SUKSESI ESHTE NJE GJE SHUME E MIRE.
PERSE NUK KA NDODHUR E NJEJTA GJE ME GAZETARET NGA SHQIPERIA ?
JA PO TA THEM UNE. SEPSE TE GJITHE KETA FSHIHEN PAS INTERESAVE TE CASTIT PER TE PERFITUAR NGA PUSHTETI I RADHES, OSE NGA PARTITE E FUQISHME QE DOMINOJNE POLITIKEN SHQIPTARE NE POZITE OSE NE OPOZITE.
KJO NDODH PER ARSYEN SEPSE KETYRE U MUNGON GUXIMI, MEGJITHESE HAPESIRAT MEDIATIKE JANE SHUME ME TE MEDHA SE NE KOSOVE.
GAZETARET TANE JANE TE TREDUR NGA POLITIKA.
ME KEQARDHJE KONSTATOJ SE EDHE JU JENI SI TE TJERET.
per gazetaret e Shqiperise do te jepet cmimi per puthje bithe.
deri me sot bithputhsi numer 1 eshte M-E-R-U-A
Kujt po i jepet ky mesazh…?
nuk jam mesuar ta lexoj nen rreshta Meron sepse eshte aq i drejtperdrejte kur do…Eshte komplikuar keto kohe. Por mesazhet per keyeministrin tone jane te qarta kete here.
Te lumte Mero!
Nje shembull edhe per pjesen me tè madhe te gazetareve shqiptare
jam dakort me komentusin dardan,se kujtpo ijepet ky mesazh.ne rradhe te pare kete mesazh ta mbash per vete mero sepse je nje alabak gazetar,ti nuk shikon korupsionin e qeverise rivdekja por lufton opoziten.edhe per ate te shkruash por jo cdo editorial i joti vetem kunder opozites.nasolle shembull me bexhet pacollin,pse nuk merr shembullin e rumpalles edi rama qe ofendoi gazetaren tone ne brukseldhe ti i dole ne mbrojtje rumpalles.pse nuk bene nje editorial per fjalorin e pasur te rumpalles.por se je nje sahan lepires i tij.sot trapi s.berisha do te shkoj ne prokurori.cfare mbeti nga editoriali jot i djeshem.je nje tollombace qe as fryesh as cfryesh.
E mero gazetat nuk punet vetin pse keto’ gazetatare’ po duan me takuar gazetat ‘opinionberres’?
Paska Halla me mesuar,se si shet tet perendimore ‘perdorin’ gazetaret per pseudolajme,nder ta edhe ‘reziku i extremizmit islamik ne shqiperi’ quasi inexistant si rezik tek ne , ne krahasim me Vendet tjera n’evrope!…
‘Manipulation des masses’ eshte nje projekt po ashtu te disave!
Jemi dakord qe zonja Arbana Xhara mori nje vlersim te larte nga drejtues kryesore te Shtepise Bardhe,por me sa e njohim kete gazetare eshte e nje niveli mesatar qofte per intelektin apo “guximin” qe ka treguar kunder rrymave ekstreme ne Kosove.
Pamvaresisht se kam disa rezerva per Mero Bazen si gazetar ne kohe te ndryshme por guximi i tij perballe gestapos Berishes pas Gerdecit duhet te mos i shpetonte syrit vigjilent te zyrtareve te Washingtonit dhe ta shpallte zotin Mero si hero i gazetarise qe vuri jeten ne rrezik balle per balle me perbindeshen berishe.
Por pse ka kaq pak komente sot ?
Kjo tregon se lexuesit e kane abandonuar qofte Meron qofte vlersimin e shtepise bardhe per Arbana Xharren.
Kjo ndodh se shqiptaret nuk kane nevoje per keto aspirina tip flete lavderimi ne nje kohe qe ISIS Berisha po e shkaterron perfundimisht ate vend dhe javen e fundit eshte hedhur ne k/sulm per te rrezuar qeverine legjitime te Edi Rames
Shqiptaret nuk kane nevoje per keto aspirinat e Arbanes por duhet nderhyrje kirurgjikale nga organet perkatese ne Amerike per largimin e kancerit te shqiperise berishe metastazat e tij kane pushtuar dhe Kosoven..
He,do zoti edhe kjo gazete behet me s’fundi e pamvarur dhe e drejteperdrejte ndaj cdo krahu te politikes.Por kjo nuk arrihet duke botuar vetem komente ter shpifje te papara e meri e hakmarrje personale si e nje far kometuesi me pseudonimin”pse”,e tj.
per komentuesin :demokracia ka ligje.
Eshte plotesisht e vertete qe ka ligje ne demokraci por ne Shqiperi deri diten e sotme ka vetem demoKARcine e berishes dhe ka ardhur koha qe dipllomacia amerikane dhe europjane me demokratet e vertete te kerkojne “koken” e berishes nse nuk mban uji pilafi dhe keto nuk jane hakmarrje personale por jane ligjet e demokracise se vertete se gjerat jane akoma me thelle se duken ne siperfaqe
Tradhetia e madhe ndodhi ne vitet 1990-1992 kur Kosova u cua fuqishem per clirim nga serbet dhe u sabotua duke ju ngulur thika pas shpine nga tradhetaret Rugova-Berishaj-Biberaj te cilet ne vend te rrjeshtoheshin per clirim perkrah slloveneve,kroateve,boshnjakeve dhe deri diku maqedonasve dhe malazezeve…transferuan grevat e urise nga zgafellat e Stari Tergut ne Kosove ne ate te Valiasit ne Tirane.Krimi i tyre kombetar ishte se per bllokuar kryengritjen e popullit te Kosoves “hapen” frontin e luftes kunder komunizmit qe kishte vdekur me kohe duke e futur vendin nenje lufte te re klasash dhe duke perhapur nje terror antikomunist te panevojshem qe vazhdon dhe sot.Jo vetem kaq por Serbi Sali ndihmoi Serbine me armatime dhe karburant dhe e futi vendin ne lufte civle ne 1997 per te cilen duhej varur publikisht ne sheshin gjergj kastrioti..dhe jo vetem nuk u denua por u gradua qa shume sa qe kur vrau shqiptare ne 21 janar 2011 u dekorua “burre shteti” nga nje ambasador qe vetem i tille nuk ishte..
Ky depresion qe ndodh sot spjegohet dhe nga gafat e bere nga aleatet tane nga qe “clirimi’ i kosoves u la pergjysem sepse:
-Nuk u nenshkrua nje akt kapitullimi i Serbise
-U lejuan ruset te hyne ne Prishtine
-U lejuan francezet te ndajne mitrovicen
-Nuk u detyrua serbi te paguante demshperblimet e luftes
-Nuk u quajt nga aleatet genocid,krimet e serbise ne kosove ku u vrane mijra ,u perdhunuan dhe u perzune rreth 1 miljon kosovare
-Nuk duhej carmatosur UCK
-Duhej krijuar nje ushtri serioze e Kosoves dhe nje pranim i shpejte ne Nato
-Investimet nga Perendimi ne Kosove pothuajse zero..dhe ajo rruga e Ibrahimit qe u be u vodhen gjysem miljardi dollare ….
-Biznesi serb eshte jo vetem dominues por dhe ben ligjin dhe ka pushtuar nje pjese te mediave dhe te politikes
Akuza të rënda ndaj Sali Berishës në letrën e djalit te Remzi Hoxhes
9 Mars 2012 – 17:05
Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha, i zhdukur 16 vite më parë, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Serbinë.
Në letër thuhet gjithashtu se pikërisht pse babai i tij dinte për takimet sekrete të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviccin dhe Kiro Gligorovin (ish-presidentin e Maqedonisë), është vrarë nga njerëzit e Berishës, në atë kohë president i Shqipërisë.
“Me shumë dhembje ju drejtohem sot juve si reagim ndaj deklaratave tuaja për ‘ata që punojnë për Serbinë’, për shkak se nuk dua të bëhem pjesë e politikës tuaj ditore dhe lojërave tuaja për pushtet, megjithatë do të shprehem sepse ju nuk po e thoni të vërtetën. Për më shumë, ishin informacionet se ‘kush punonte me Serbinë dhe për Serbinë’ që ju shtynë të zhdukni babain tim, Remzi Hoxhën”, thuhet në fillim të letrës së Ardianit, drejtuar kryeministrit shqiptar, Berisha, në të cilën theksohet se familja Hoxha për 16 vitesh është përmbajtur dhe nuk i kishte dhënë kahje politike çështjes së zhdukjes së Remzi Hoxhës.
“Me këtë letër/vepër nuk jam duke e mbrojtur z. Rama për të cilin jeni deklaruar se punon për Serbinë dhe nuk dua që kjo të kuptohet si e tillë, por thjesht dua që t’ua rikujtoj juve se kush me të vërtetë ka punuar me Serbinë dhe për Serbinë. Për më shumë, familja jonë nuk është e pozicionuar me asnjë parti politike, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, dhe është ‘mbi-politike’, pra me popullin. Pra, ne nuk jemi as me të majtën, as me qendrën, e as me të djathtën”, thuhet në letër në të cilën i kërkohet Berishës se e ka për obligim t’ia sqarojë popullit Shqiptarë fatin e Remzi Hoxhës.
“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit Shqiptarë për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit Shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër”, thuhet në letër, e cila vazhdon me akuza ndaj Berishës për mbështetje të tij ndaj Serbisë, në kohën sa kjo e fundit ndodhej nën sanksione të bashkësisë ndërkombëtare.
“Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat Serbinë me naftë për ta ndezur edhe më tepër luftën në Ballkan, dhe për t’i mbushur me naftë tanket e paramilitarëve dhe ushtarëve Serb që masakruan mbi 10 000 Shqiptarë, që dhunuan nënat, motrat dhe vajzat Shqiptare, e që dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milionë Shqiptarë, kur e gjithë bota i kishte vënë embargo Serbisë. Ju, Sali Berisha, ishit ata që ndihmuat këta Serbë, që sot janë duke u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të cilët akoma kërkojnë ta marrin një pjesë të Kosovës. Ju, Sali Berisha, ishit ata që burgosët Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaçin, e shumë patriotë të tjerë Shqiptarë të cilët u vranë nga po këta Serbë, dhe ndoshta nga nafta juaj. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë.
Në fund ju pyes juve: ‘Kush qenka ai që punon me Serbinë dhe për Serbinë?”, përfundon letra e hapur e Ardian Hoxhës drejtuar ish Kryeministrit të Shqipërisë, SERBERISHA.