Një grup i monitoruesve të luftës në Siri thonë se Shteti Islamik ka masakruar së paku 30 civilë, pasi ka sulmuar një fshat.
Obesrvatoriumi sirian për të drejtat e njeriut, ka thënë se militantët e Shtetit Islamik kanë sulmuar dhe marrë nën kontroll Mabouja-n, fshat në pjesën qëndrore të Sirisë.
Drejtori i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman, ka thënë se sulmuesit e ISIS, “kanë ekzekutuar së paku 30 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, duke i djegur, duke iu prerë kokat dhe duke i gjuajtur me armë zjarri”, raporton REL.
Në mesin e viktimave raportohet të ketë myslimanë shiit dhe sunit.
Televizioni shtetëror sirian, raporton se forcat e sigurisë kanë ndaluar një sulm terrorist, por nuk kanë përmendur viktimat.