Një prokuror turk që po merret me hetimin e vdekjes së një protestuesi antiqeveritar, është marrë peng nga një grup i armatosur brenda një gjykate në Stamboll, raporton Reuters.
Mehmet Selim Kiraz është duke e hetuar vrasjen e Berkin Elvan, i cili vdiq marsin e kaluar pasi kaloi 269 ditë në koma për shkak të lëndimeve që ishin shkaktuar nga policia në protestat masive të verës së vitit 2013.
Brenda objektit të gjykatës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton agjencia e lajmeve Dogan.
Disa raporte e kanë lidhur rrëmbimin me një grup radikal të majtë.
Televizioni turk, NTV ka publikuar një fotografi në faqen e saj të internetit, të një personi të armatosur ndërsa i drejton armën në kokë prokurorit, i cili shihet se i ka duart e lidhura.
Raportohet se në gjykatë kanë hyrë edhe forcat e armatosura turke.
komunistet vetem per traplliqe mendojne. qe te bejne ndonje pune e te fillojne te japin ndonje kontribut ne shoqeri as qe behet fjale…
SHTET KU NUK SUNDON LIGJI DHE DEMOKRACIA, POR KRIMI DHE EKSTREMISTËT POLITIKË.
hallall..ky esht popull..jo si kto turmat e deleve ktu tek ne…ne skiperi u vran 4 shqiptar dhe kta rilindasit s’kan byth as sot qe jane ne pushtet ti gjejn se kush i vrau..