Spitali i përgënjeshtron raportet për depresion të pilotit Andreas Lubitz

28 Mars 2015, 15:07Bota TEMA

Zyrtarët gjermanë dhe francezë po i vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve eventuale, që çuan në rrëzimin tragjik të aeroplanit të firmës ajrore, Germanwings, me ç’rast u vranë të 150 njerëzit në të.

Tani, në fokus të hetimeve është shëndeti fizik dhe mendor i bashkë-pilotit, Andreas Lubitz.

Spitali në Dyseldorf, ku Lubitz ka jetuar, tha se ai kishte qenë pacient gjatë dy muajve të kaluar. Mbrëmë spitali ka njoftuar se për herë të fundit Lubitz kishte qenë në spital për “vlerësim diagnostik” më 10 mars.

Spitali ka refuzuar të japë detaje për gjendjen e tij, por i ka përgënjeshtruar raportet në mediat gjermane se Lubitz ishte trajtuar në këtë spital nga depresioni.

Hetuesit mendojnë se Lubitz me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në malet e Alpeve, gjatë fluturimit nga Barcelona në Spanjë, për në Dyseldorf të Gjermanisë.

Prokurorët francezë thanë se të dhënat nga incizimet në kabinën e pilotëve sugjerojnë se 27-vjeçari, Andreas Lubitz, e ka mbyllur derën e kabinës, dhe nuk e ka lejuar kapitenin e aeroplanit të kthehet brenda.

Nga incizimet është vërejtur se mbretëronte heshtje, derisa udhëtarët kishin filluar të klithnin, ndërsa kapiteni përpiqej të hynte në kabinë.

Prokurori gjerman, Christoph Kumpa, u tha gazetarëve se dokumentet e gjetura në shtëpinë e bashkëpilotit, Andreas Lubitz, kanë çuar kah ekzistimi i sëmundjes dhe trajtimi nga mjekët.

Në këtë kuadër, ai ka thënë:

“Dokumentet me përmbajtje mjekësore, që kanë çuar kah ekzistimi i sëmundjes dhe trajtimi korrespondues nga ana e mjekëve, janë konfiskuar”.

“Fakti se atje ka pasur shënime për sëmundje të grisura, në mesin e gjërave të tjera që janë gjetur, që ishin aktuale dhe madje pak para ditës së krimit, e mbështesin vlerësimin e bazuar në shqyrtimin preliminar se i vdekuri e ka fshehur sëmundjen e vet nga punëdhënësi dhe kolegët profesionalë”, tha prokurori gjerman Kumpa.

Nga ana tjetër, policia e Francës që po punon në gjetjen e mbetjeve nga vendi i rrëzimit të aeroplanit, tha se deri tash janë gjetur prej 400 e deri në 600 pjesë njerëzore.

Duke folur në qytetin Seyne-les-Alps, në malet Alpe në Francë, koloneli, Patrick Touron, nga shërbimi i xhandarmerisë, tha se ekipet e kërkimit nuk kanë gjetur asnjë “trup të vetëm” të plotë.

Sipas tij, mostrat e AND-së janë marrë nga objektet që janë sjellw nga familjet e viktimave, siç janë për shembull brushat e dhëmbëve, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve të vrarë nga rrëzimi i aeroplanit Germanwings, më 24 mars.

Pas përplasjes, kompania ajrore gjermane Lufthansa, që është operuese e firmës ajrore me buxhet të ulët, Germanwings, tha se e ka emëruar një zyrtar për t’i shqyrtuar, “ekzaminuar dhe pastruar më tutje të gjitha procedurat e sigurisë së fluturimit” në këtë kompani.

Lufthansa thotë se firmat që operohen nga ajo, siç është Germanwings, do ta paraqesin rregullën për dy persona në kabinën e pilotit “sa më shpejt që të jetë e mundshme”, në konsultime me rregullatorët e tyre.

Ministrat e Transportit dhe autoritetet e aviacionit në Gjermani, Austri dhe Portugali, kanë shpallur se do të kërkojnë miratimin e “rregullës për dy” që tashmë është standarde në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Evropian tha se po e analizon çështjen nëse duhet të ndryshohen rregullat pas tragjedisë së aeroplanit të firmës Germanwings.

“Ne po presim për konkluzionet e hetimeve që po zhvillohen dhe, nëse është e domosdoshme, rregullat e sigurisë do të rishqyrtohen”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, në një konferencë për shtyp.

Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror, që i përfaqëson afro 250 kompani, tha se “është thellë i shokuar dhe i pikëlluar” me katastrofën e kësaj jave, por udhëtarët duhet “të jenë përsëri të sigurt se fluturimi mbetet mënyra më e sigurt për udhëtim”.

5 komente në “Spitali i përgënjeshtron raportet për depresion të pilotit Andreas Lubitz”

  1. Claus says:

    Eshte i semure apo nuk eshte i semure nga ana psikike?

    Behet shume zhurme ndaj kesaj ceshtjeje, por harrohet dicka tjeter ose bejne sikur harrojne.

    Edhe po te jesh normal, sot ne proceset e punes semuresh menderisht. Shkak jane stresi nervor, tensioni ne pune, rendimenti i larte ne nje kohe sa me te shkurter dhe te gjitha kur permblidhen formojne nje shpate i cili i rri ne koke te gjithe gjermaneve dhe jo vetem atyre gjate Punes, por edhe gjate kohes se lire.

    Para disa ditesh doli nje lajm-studim qe kaloi pa u vene shume re. Nje perqindje e madhe e njerezve per te perballuar tensionin dhe rendimentin e larte gjate punes marrin jane te destinuar te marrin drogera stimuluese per te “larguar” lodhjen, per te ” mbajtur” lart aktivitetin e trurit etj,etj.

    Te gjitha keto nuk jane gje tjeter vec shfrytezimit maksimal te fuqive njerezore duke i kthyer ata ne qenie ku gjumi, shplodhja dhe koha e lire te kthehen ne fjale te huaja.

    Kjo eshte jeta ne Gjermani dhe ne vendet e zhvilluara, ku mundesisht njeriut i duhet te punoje sa me gjate per nje pagese ne raport ku e ku me te ulet me rendimentin qe jep.

    Dhe ja efektet!
    A mos ishte nje vazhdim e atyre grevave te piloteve te Lufthanses por me efekte makabre?
    Mua me duket se po.

  2. cecen maloks malokari says:

    haa haaa!!!
    gallat e modhe!
    tash dul rregulli dy pilota ne nji kabin!
    priteni,se bo vaki qe bashkohen dy pilota me te njejtin mendim. po atehere ca do i boni ksaj??
    kur t fillojn t bijn aroplanat si kokrrat e breshrit n stuhi!!!!
    masnej do dali rreglli,dy pilota,nji bythqim,nji polic dhe nji gardjan ne kabin. kurse mas dere dy jenicere shqiptare!!!
    haaa haaaaaaaa
    demokracija e boni njeriun me hije.
    merr burri i botss avjonin dhe ja fut malit a thu se po gju nanji gur me vra zogj.!!
    ksillojsoj gjonash nuk i kishim ngju n komunizem nanjiher.
    atehere njerzit bojshin rrumpall.
    shkojshin 4 apo 5 or ne pun ne dit dhe 20 ore i kishin per vete.
    hollidej te perjetshme.
    tamom si n Kub.
    ka lezet!
    rrijn gjith diten tu u la n det tu lujt domino dhe tu u qi me njoni tjetrin ropt!!!kurse n demokraci i hajn koken shoshoqit tuj vrapu si t cmen ku ka nanji cop pun. si skllevrit e egjiptit qe punojshin dit e nat per piramidat..
    dhe masanej nanjonit i iken menija dhe i bo t tjert me ngrejt flamurin gjysmshtiz …

  3. Lirindesi says:

    Perktheni sic duhet se late nam! Brushat e dhembeve???? Mos flasim pastaj per sintaksen..

  4. skeptiku says:

    Kush i perkthen keto pacavure se u bete per bejte! AND hahahahaah ADN o te uruar (acid desoksiribo-nukleik) Edhe nje gje tjeter,a ka mundesi te me sqaroje njeri se cfare do te thote “pastrim i procedurave”?!

  5. Beso says:

    Bravo u qofte pilotve shqiptare,s’kane kurrefare problemesh psiqike,vozisin avionet per mrekulli.Nderesa ne kohen e diktatures,njerezit kane vozitur gomeret dhe kuajt me plot domate,fik,fruta deti,rrush etj.
    Per tragjedine ne Alpe,fajet bien mbi Kompanine Lufthansa,pasi askush se ka kontrolluar kete psikopat,nese eshte e vertete kjo qe thuhet,perkunder ndonje gabimi teknik qe mund te shantazhohet per qellime financiare.Si eshte e mundur nje Person tejet i rendesishem per detyren qe bene,te punoje me pushim mjekesore?Kjo eshte kritika me pergjegjese ndaje kesaj Kompanie me fame boterore.Ata qe kane lejuar,ose se kane kontrolluar fare kopilotin,ata duhet te pushohen nga puna dhe te burgosen menjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje