Tragjedia që ndodhi me avionin e kompanisë Germanwing, fluturimi 4U 9525 ku mbetën të vrarë 150 persona kishte raportuar për probleme 24 orë pas përplasjes në Alpet franceze.
Sipas Dailymail raportohet se avioni kishte pasur probleme teknike duke përfshire edhe probleme me funksionimin e rrotave gjatë uljes, një ditë para se të fluturonte nga Barcelona në Dusseldorf.
Pas kësaj tani po kryhen kontrolle emergjente në avionët e tjerë A320s, ndërsa pasagjerët janë lënë të bllokuar në Heathrow, Stansted dhe Mançester ditën e martë pasi disa nga pilotët dhe ekuipazhi i Germanwing ka refuzuar të punojë nga frika e sigurisë.
Kutia tjetër e zezë që regjistron bisedat në kabinën e fluturimit, mund të zgjidh misterin e përplasjes dhe arsyen pse pilotët ata nuk dhanë sinjalin SOS. Por kjo do të jetë mjaft e vështirë, pasi kutia e zezë që ruante bisedat e pilotëve në kabinë është dëmtuar nga përplasja.
Regjistruesi i bisedave ështe shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e misterit se pse pilotët nuk dërguan sinjalin e rrezikut, kur avioni filloi të binte pikiatë në mënyrë të tmerrshme në vetëm 8 minuta.
Mes viktimave janë edhe dy këngëtarë të operas.
Sopranoja gjermane Maria Radner 34 vjeçe, e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe foshnjën e saj 7 muajsh dhe këngëtari tjetër i operas, baritoni Oleg Bryjak.
Mes viktimave ishin edhe 16 nxënës të një shkolle gjermane, të cilët nuk i shpëtuan dot vdekjes edhe pse u raportua se ata për pak e humbën fluturimin pasi një shoku i tyre kishte harruar pasaportën dhe u kthye për ta marrë.
3 ditë zie janë shpallur në Gjermani, Spanjë dhe Francë ndërsa sot pritet që Merkel, Hollande dhe Rajoy të udhëtojnë drejt vendit të përplasjes.
Nga avioni s’ka mbetur asgjë, veç disa pjesëve jo më të mëdha se një makinë dhe trupat e viktimave përreth./j.h
Das wars auch mit dem “Deutsche Gründlichkeit” !
Jane viktima te babezise neoliberaliste, asgje tjeter.
Lufthansa per kursime nxjerr bijen Germanwings, kontrollet neper aeroporte i kane marre firmat private, biletat dhe chek-in mund te kryejne online, te gjitha i ben pasagjeri, nuk gjen njeri me cilin te flasesh.
Ndoshta ndonje dite Lufthansa mund te lute ndonje pasagjer te komandojne avionin se “nuk ka problem” avioni fluturon ne menyre automatike dhe problem eshte vetem ulja dhe ngritja, por edhe kete gje e rregullon Lufthansa, se gjen ndonje pasagjere qe mund ti ofroje ndonje kurs 3-oresh vetem per ulej-ngritje dhe keshtu mund ta kape avionin pa ndonje problem!
Bileta ne kete rast eshte falas!
Keshtu kane ardhur punet.
Kudo kursime ne ushqim gjithsesi, te shkosh ne WC paguhet 1 euro, por keto nuk bejne shume qeder, se njerez jemi, por ka shume mundesi qe dhe pjeset e kembimit te blihen ne ndonje Kine a Tajlande me cmime “te arsyeshme” gje dhe ca emigrante me gjermanishte cope-cope qe riparojne dhe rregullojne avionat, ne fund futi nje firme qe cdo gje “OK” dhe hajde pastaj dhe fluturo.
Kane muaj te tere pilotet ne Gjermani ne greve, kush i zevendeson ata? Ka plane thote shoqeria, por nuk ze ne goje qe ata pilote qe flururojne punojne me orare shtese.
Avionet jane bere si autobuzet e linje Kinostudio-Kombinat qe te ze lemeria te futesh.
Jam i sigurte se si ata autobuze edhe ata avione fluturojne, por nuk dua t`ia di se sa here e kam vene koken ne rrezik me keta avione duke mos marre vesh se c`eshte bere.
Dhe te gjitha keto per kursime, kursime, kursime per te rritur fitimet qe kane shkuar ne biliona.
sipas një eksperti të aeronautikës në vëndin e ngjarjes,përplasjes së avionit nuk ka pasur zjarr!!në përmasat që ka kur përplaset një avion!!një avion i tillë për të përshkuar atë distancë duhej të kishte 10 mijë litra plus rezerv!ai ka përshkuar 1/3 e udhëtimit dhe për pasojë duhej të kisht embi 6 mijë litra kerizinë në ngarkesë!!
megjithatë të shohim se si do të dalin të dhënat me kalimin e kohës!
që ju të meros jeni fantastik kjo nuk do as mënd e aq më pak kalem,po të paktën shkruani sa më kuptueshëm.që të keni mundësi,”Mes viktimave ishin edhe 16 nxënës të një shkolle gjermane, të cilët nuk i shpëtuan dot vdekjes edhe pse u raportua se ata për pak e humbën fluturimin pasi një shoku i tyre kishte harruar pasaportën dhe u kthye për ta marrë.”e jo në këtë mënyrë IDIOTE!!