Ndryshimet klimaterike mund të ndikojnë shumë keq në Kinë, duke dëmtuar bujqësinë dhe mjedisin, ka paralajmëruar një shkencëtar moti.
Zheng Guogang tha për agjensinë e lajmeve Xinhua se ndryshimi i klimës mund të jetë një “kërcënim serioz” për projekte të mëdha të infrastrukturës kineze.
Ai tha se rritja e temperaturave në Kinë tashmë ishte më e lartë se mesatarja globale.
Kina, e cila shkakton ndotjen më të madhe në botë, ka thënë se lëshimi i gazrave që shkaktojnë ndryshimet klimaterike do të arrijë kulmin në vitin 2030.
Megjithatë, vendi nuk ka vendosur një objektiv specifik për shkurtimin e emetimeve të gazrave, kryesisht të dioksidit të karbonit.
Zheng, kreu i administratës meteorologjike të Kinës, tha se temperaturat e larta e ekspozojnë vendin ndaj një rreziku në rritje të ndryshimeve klimaterike dhe fatkeqësive që vijnë si pasojë e këtyre ndryshimeve.
Ky është një pohim i rrallë që bëhet nga një zyrtar kinez, pohoi analisti i BBC në Azi, Michael Bristow.
Udhëheqësit e Kinës kanë pranuar dëmin që vjen nga ngrohja globale, por ata zakonisht nuk e kanë publikuar kurrë shkallën e plotë të problemeve./j.h
Kines le ti q…..hen ropt por kto verdhacukt zvarranike qe per here te pare ne historine e tyre po mbushin barkun me oriz po mbysin edhe vendet e tjera.
Shko vizitohu tek Psiqiatri!