FOTO/ Horror në aeroportin e New Orleans, burri sulmon dy policë me hanxhar

21 Mars 2015, 11:15Bota TEMA
FOTO/ Horror në aeroportin e New Orleans, burri sulmon dy policë me

Një burrë  63 vjeçar ka terrorizuar pasagjerët në aeroportin Louis Armstrong New Orleans.

Burri, i cili kishte në dorë një hanxhar dhe një spray ka dashur t’i shpëtojë kontrollit duke sulmuar dy agjentët e sigurimit.

Si pasojë e sulmit të dy agjentët kanë mbetur të plagosur.

Agresori, Richard White fillimisht sulmoi me spray në sy agjentin e sigurimit, pastaj ai nxorri hanxharin dhe goditi me të oficeren tjetër, e cila është plagosur lehtë.

Menjëherë pas kësaj agresori është ndjekur dhe qëlluar nga një agjent. Oficeri i policisë qëlloi tre herë, duke goditur dhunuesin një herë në gjoksin e majtë, në anën e majtë të  fytyrës dhe në këmbën e majtë

Sipas mediave agresori ka mbetur i vdekur.

Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik tek njerëzit, edhe pse menjëherë pasi u njoftua për sulmin  dhjetëra policë  u shfaqën menjëherë jashtë aeroportit të New Orleans.

 

 

 

 

 

5 komente në “FOTO/ Horror në aeroportin e New Orleans, burri sulmon dy policë me hanxhar”

  1. Sonja says:

    Çkemi turkofagos; shoqeria njerezore ka skarcitetet e saj, gjithmone do kete. Puna eshte qe ti nuk e kupton kete dhe kesaj ne nuk kemi çfare t’i bejme. Besimet dhe kombesite e te tjera te ngjashme jane gjerat normale qe tashme njerezimi i ka. Asnje ilaç dhe spjegim s’te ben te kuptosh ndonje gje ti.

    1. zoografi Irthan says:

      Edhe ju merreni me debilat si turkoarxidifagos. Hodhi budallai nje gur ne lume e u mblodhen te mencurit ta nxjerrin….

    2. nini says:

      sonja ,, ku e merr buken ti,, ne beograd?

  2. enoch says:

    papunesia eshte e rrezikshme…sidomos ne mesin e kasapeve…

  3. ervini says:

    Bravo Tema, qe keni filluar tja prisni fjalen ca qe e kane pune te bejne komente si ky Turko!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje