FOTO/ Sulm terrorist në një muze në Tunizi, 17 turistë të vdekur ( akti kur parlamenti po diskutonte ligjin kundër terrorizmit)

18 Mars 2015, 14:52Bota TEMA
FOTO/ Sulm terrorist në një muze në Tunizi, 17 turistë

Të  paktën  17 turistë të huaj dhe 2 tunizian janë vrarë, pasi persona të armatosur sulmuan një muze në kryeqytetin tunizian, thonë autoritetet lokale.

Shtetas britanikë, italianë, francezë dhe spanjollë ishin në mesin e personave të marrë peng.

Sulmi terrorist  ndodhi në Muzeun Bardo, i cili është ngjitur me ndërtesën e parlamentit në Tunizinë qendrore.

Në kohën e sulmit deputetët ishin duke diskutuar legjislacionin kundër terrorizmit. Parlamenti u evakuua menjëherë pas sulmit.

“Një sulm terrorist  u krye në Muzeun Bardo,” tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Mohamed Ali Aroui  për gazetarët.

Ai tha se në sulm mendohet të jenë përfshirë “dy ose më shumë terroristë të armatosur me kallashnikovë”.

Shumica e turistëve janë evakuuar, por disa  ende besohet se janë brenda, tha Aroui, duke shtuar se forcat e sigurisë kishin hyrë në muze.

Muze, i njohur për koleksionin e tij  të antikave, është një atraksion i madh turistik në Tunizi.

Shqetësimet për sigurinë në Tunizi janë rritur, pasi  Libia fqinje me të është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të ISIS.

Një numër i madh i tunizianëve gjithashtu  kanë lënë vendin e tyre për të luftuar në Siri dhe Irak, duke shkaktuar shqetësimin se militantët që kthehen do të mund të kryejë sulme në vendin e tyre./j.h

 

3 komente në “FOTO/ Sulm terrorist në një muze në Tunizi, 17 turistë të vdekur ( akti kur parlamenti po diskutonte ligjin kundër terrorizmit)”

  1. tfgs says:

    birazeret e Zikes,anticensur,net,plakut cam,mallakastriotit,etj…….sikter milet!

    1. .... says:

      Senator Joe Lieberman, was to assume the presidency after the long-planned 9/11 attack

      http://www.veteranstoday.com/2015/03/18/neo-the-world-if-gore-had-won/

      Ah mer Mafjoz Khazar, qe nuk rri pa u munduar qe te trazosh sa do pak Shqiptaret. Haga ju pret ju plehrave….

  2. Deny ignorance says:

    ….disa shpetojne even, sil my trg-ja, per tju regular te tjereve(ndoshta)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje