Shfaqet më në fund Putin: Pa thashetheme jeta do të ishte e mërzitshme

16 Mars 2015, 13:17Bota TEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shfaqur sot publikisht për të parën herë prej 5 marrsit.

Putin është takuar me presidentin e Kirgizisë, Almazbek Atambaev, në një pallat afër Shën Petersburgut.

Duke iu referuar spekulimeve në rritje për shëndetin dhe vendqëndrimin e tij gjatë mungesës së gjatë të paraqitjes në publik, që për të nuk është e zakonshme, Putin tha me humor se “pa thashetheme do të ishte gjë e mërzitshme”.

Atambaev nga ana tjetër tha se Putin është në “gjendje të shklëqyeshme” dhe se e ka shetitur nëpër hapësirat e pallatit Konstantine, ku janë takuar.

Në spekulimet lidhur me mungesën e presidentit Putin, ka pasur edhe thashetheme në rritje për thellimin e ndarjeve në qarqet sekrete politike dhe të sigurisë në Rusi, pas vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov, afër presidencës së Rusisë, më 27 shkurt.

2 komente në “Shfaqet më në fund Putin: Pa thashetheme jeta do të ishte e mërzitshme”

  1. Lala says:

    Ke te drejte egoisti jeton me thashethem ashtu si kumarxhiu me kumar jashte natyres tende jetojne me shume njerez se ju

  2. A says:

    Keto praktika te sherbimeve sekrete dhe mediave perendimore ose te sistemeve kapitaliste i ka dalur boja.
    Per ne shqiptaret keto jane brockulla dhe sajesa te ketyre vendeve. Qe nga vitit 1944 e deri ne vitin 1985 qe vdiq ENVER HOXHA po keto njoftime dhe lajme u ndigjojshin, ENVER HOXHA i semure, i vdekur, ka disa muaj qe nuk ka dalur ne publik, kur ne fakt ai sundoj Shqiperine 41 vjet, cfare kerkon me teper.
    Tani na dalin KOREA e VERIUT dhe RUSIA me keto probleme. Keto do te rrine ne pushtet sa ta kene te shkruar dhe sa ta kene fatin.
    A zhduket a po nuk zhduket VLADIMIR PUTIN ose KIM JONG UN nga pamja e jetes se perditeshme kujt po hyne ne pune sepse jane lajme bajate.
    A jeni ne gjendje me i rrezuar nga pushteti dhe ne keto vende te ndertohet sistemi kapitalist demokraci social demokrate kjo eshte ceshtje dhe jo si po ndertohet ne Shqiperi dhe ne shumicen e shteteve te Evropes Lindore ish komuniste Kapitalizem i eger, primitiv, hajdut dhe i korruptuar. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje