Putin, i gatshëm të përdorte armët bërthamore pas aneksimit të Krimesë

16 Mars 2015, 10:33Bota TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur për një dokumentar rreth aneksimit që vendi i tij i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë, ka thënë se ai ka qenë i gatshëm të vendos në gjëndje gatishmërie armët bërthamore të vendit, gjatë tensioneve që nxiti ky aneksim.

Putini ka thënë se ai ka qenë i gatshëm ta bëjë këtë, kur është pyetur nëse forcat bërthamore të Rusisë do të viheshin në gjendje gatishmërie, raporton REL.

Dokumentari gati tre orësh, “Krimea: Rruga drejt atdhetu” është transmetuar më 15 mars.

Në të, Putini ka thënë se ai nuk ishte i sigurt nëse perëndimi do të ndërhynte për të ndaluar aneksimin e Krimesë nga Rusia, diçka që ndodhi në mars të vitit të kaluar, por se ai ka qenë i gatshmë për më të keqën.

Ai ka shtuar se ka marrë shumë telefonata nga liderë të huaj, duke i thënë që të ndalojë veprimet ruse në Krime, por ai iu është përgjigjur se fjala është për një “territor historik”, ku rusët që jetojnë atje janë në rrezik dhe “ne nuk mund t’i braktisim ata”.

Putini ka thënë se për shkak që përgjigja e tij ka qenë e sinqertë dhe e hapur, asnjë vend i botës nuk ka qenë i gatshëm të nisë një luftë botërore.

9 komente në “Putin, i gatshëm të përdorte armët bërthamore pas aneksimit të Krimesë”

  1. dajti says:

    Rusia nuk eshte kurre aq e forte sa duket dhe kurre aq e dobet sa duket. Po ben bllof ky psikopat se e di mire qe Perendimi e ben pluhur per 5 min. Mgjt nuk ka nevoje per lufte se po e ngordh me sanksione.

    1. shqiptari says:

      Dajti, ki parasysh qe mes dy superfuqive te kesaj toke nuk ka teorira te tipit: njeri e ben pluhur tjetrin per 5 min. Perendimi qe permend ti nuk ekziston, perendimi eshte Amerika, te tjeret mos I llogarit fare. Besoj e di se qe te dy kane gati 5000 mbushje berthamore secili. Si Rusia edhe Amerika kane luajtur me doktrinen: “nese do luftojme njeri-tjetrin me arme te shkaterrimit ne mase, pra berthamore, atehere do te shkaterrohemi te dy”. A e kupton se cdo te thote nese njeri leshonte nje sulm masiv ndaj tjetrit dhe tjetri I kunderpergjigjej me te njejten monedhe? ajo zhvendosja e boshtit te tokes qe shkaktoi termeti ne Japoni para ca vitesh, do te dukej si loder femijesh para pasojave qe do shkaktonin qindra (spo them te gjitha ato mijera) raketa berthamore te shperthyera ne te njejten kohe. Praktikisht toka, nga planet do shnderrohej ne nje asteroid gjigand.
      Kjo frike e perbashket I mban edhe sot e kesaj dite larg nje lufte te mundshme mes tyre. Prandaj mos fol kot per ato 5 min. E sa per sanksionet, ato jane pordhe me rigon, qe edhe vete perendimi e ka pranuar se spo japing efekte.

  2. Bus says:

    Edhe Perendimi nuk eshte kaq i forte sa duket, madje duket me i dobet se sa i forte.

  3. Ajaxs says:

    O Dajti , Dergo ca maune me presha nga SHqiperia qe te kalojne nga uria.

  4. fatmiri says:

    Dmth qe Putini tani ka zevendesuar Hitlerin dhe Musolinin (siç pohon me gojen e tij) Atehere ç’duhet te beje bota kunder nje Hitleri dhe Musolini te sotem, duhet ta perkedhele me metodat demokratike?

    1. Spartaku says:

      Epo nuk ke çi bene kur te kercenojne.Edhe Putini ketu ne kete rast ka te drejte,se ai eshte ne punen e tijdhe ne vendin e tij,dhe nuk ka te drejte njeri ti bjere ne qafe.Ai udheheqes qe nuk mbron dote territorin e tij nuk eshte udheheqes.

  5. 56000oooooooooooo says:

    qenka njeri me karakter!
    e jo si shqiptarqiqt qe e braktisin historin e tyre dhe brenda nates atdhetarin e kthejn ne tradhetar ashtu sic ja kerkon xhepi.
    dhe tradhtaret behen heronj!!!
    shesin edhe territore per interes te sumes private shqiptarqiqt
    shqiptarqiq hesapi!

  6. yyysht says:

    Hidhe nje ke PD se do shpetoj ky vend,megjithese nuk bie rrufeja ke Sali halja

  7. tomsojeri says:

    E ben corb Lindjen e Mesme, e mbyten ne gjak,me pranveren e leshit per dimer, qe ti gllaberojn naften e gjith resurset ,e shkaterruan qe ta zhysin ne borxhe e te lumterojn me kamata ,kurdisen lloj lloj “kepurdhash “, qe haen me njeri tjetrin atje tani ,e ju hap oreksi e ngacmuan strofkullen e Ariut ! Kujtuan se edhe atje do bejn te njejtin marifet !E provuan ne Gjeorgji, me ate trapin qe mori premtim nga Bushi dhe e pa si ja zbathi breket Putini ! Dy gur bashk spo i lejn rehat e po duan ter boten ta ven nen sundimin bankar te FMN !Putini nuk esht as Sali ,as Fatos,e as Ed e as bythqiret e greqis para Cipres! Ate cka ben, e ben per Rusin, e ato pordhet e “demokracis”tashme e pam dhe e njofim cfar “surrati” ka ! Nuk do shum mend sot te kuptosh, se kush fshihet pas ktij zjarri qe po shtrihet kudo e pas ksaj varferie skllaverimi qe po provojn shum kombe !Nuk jam tifoz i Putinit, por jam me cdo “putin” qe do i vinte fre ktij “cunami”, qe kerkon te perpij gjithcka e te kthej njerzimin ne dele !Putini esht sot nje ekuiliber se koha tregon qe forca sjell paqe!Bushet,Reganet ,e Obamat,e te tjer qe do vin pas, jan kuklla qe te tjer i vendosin e i komandojn, e ata te tjer, vendosin fate paqeje,lufte,krizash e gjithcka ju sherben pasurimit te tyre !Fatkeqesisht e verteta esht e veshtir te kuptohet, sepse ajo esht ne doren e fort te propagandes, qe te shet sapunin per djath e qe sot, esht arma me e madhe, qe prish mendje naivesh !…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje