Varri i liderit të rrëzuar irakian Sadam Husein është rrafshuar tërësisht në luftimet e bëra afër Tikrit.
Shkatërrimit i varrit është publikuar nga Associated Press përmes një videoje
Në të shihet se gjithçka ka mbetur nga mauzoleuni madhështor në fshatin al-Awja janë thjesht disa shtylla dhe rrënoja.
Forcat irakiane dhe iraniane të mbështetura nga milicia shiite po luftojnë për të përzënë luftëtarë e Shteti Islamik nga Tikrit.
Vitin e kaluar, popullsia sunite në këtë zonë tha se e kishin hequr trupin e Sadamit dhe e kishin çuar në një vend të panjohur.
Shkatërrimi i varrit erdhi pasi luftimet u intensifikuan në veri dhe në jug të Tikrit të dielën, ku forcat irakiane u zotuan se do të arrinin qendrën e qytetit brenda 48 orëve./j.h
Ya Hussain ya Ali, l;e bejke el Hussain!
oo psikopat ..po ku e krahason kete diktator me Imamin e botes dhe familjen e pejgamberit Muhamed