Kriza në Ukrainë/ Rusia akuzon Poroshenkon për vendosjen e kushteve të reja

17 Mars 2015, 18:57Bota TEMA

Një mosmarrëveshje e propozuar për një “status të veçantë” në zonat mbajtura nga rebelet në Ukrainë lindore, po kërcënon seriozisht marrëveshjen e brishtë të armëpushimit të arritur muajin e kaluar.

Rusia ka akuzuar Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, për prezantimit e disa kushteve të reja që nuk janë të dakorduara në Minsk, ku u nënshkrua marrëveshja.

Marrëveshja thotë se një status i veçantë do të jepet në pjesët e Donetsk dhe Luhansk, të lidhura me autonomi më të gjerë.Deputetët ukrainas janë duke diskutuar çështjen e statusit, por deri më tani pa asnjë marrëveshje.

Armëpushimi hyri në fuqi më 15 shkurt dhe është mbajtur përkundër përleshjeve sporadiken, ndërsa disa armë të rënda janë tërhequr nga zona e luftimit.

Vetëqeverisja për zonat rebele pro-ruse ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së arritur në Minsk.

Propozimet e reja legjislative të Poroshenko-së kanë për qëllim përparimin e kësaj marrëveshje.

Por një deklaratë e Ministrisë së Jashtme ruse tha se propozimet për statusin special të vënë para deputetëve ukrainas janë përfshirë “kushte shtesë që nuk janë diskutuar kurrë më parë”.

Ministria tha se Presidenti Poroshenko kishte “injoruar krejtësisht” thirrjen për dialog me kryengritësit pro-ruse në marrëveshjet për zgjedhjet lokale dhe statusin e ardhshëm të rajonit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje