Tony Blair-t nuk i ka mbetur më asnjë kredibilitet në Lindjen e Mesme dhe zërat që qarkullojnë thonë se ish-kryeministri britanik do të japë dorëheqjen pas tetë vitesh si i dërguar në rajon.
Raportet për dorëheqjen e ish Kryeministrit britanik, pas një mungese suksesi vijnë pasi një ish ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Libi pretendoi se emërimi i tij ishte një “gabim”, ndërsa një zyrtar amerikan e përshkroi atë si një person “qesharak” në rajon.
Mendohet se Tony Blair po përgatitet të tërhiqet nga roli i tij diplomatik, si i dërguari zyrtar për “Quartet Middle East Peace Negotiators”, katërshja që përfshinë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusinë – të përfshira në ndërmjetësimin e procesit të paqes në konfliktin izraelito-palestinez.
Blair thuhet se ka pranuar se roli i tij nuk është më i mundur, ndërsa kritikat janë rritur se ai ka vënë në vend të parë interesat e biznesit të tij dhe se ka marrëdhënie të vakta me autoritetet palestineze.
Raportet e fundit thonës se Blair ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, për të diskutuar një ndryshim të mundshëm të vendit të punës.
“Kjo gjë është tejet e vonuar,” tha një diplomat, i cili informoi për bisedimet në vazhdim e sipër, Financial Times. “Ai ka qenë i paefektshëm në këtë punë. Ai nuk ka kredibilitet në këtë pjesë të botës “.
“Tony Blair nuk është një aset dhe roli i tij i tanishëm nuk është më i qëndrueshëm,” pohoi një tjetër zyrtar nga administrata e Obamës.
Këto lajme mbi Tony Blair vijnë pas shqetësimeve në rritje mbi interesat e multimilionere të bizneseve të tij në rajon.
Korporata e Blair ka përfshirë në skemen e saj “PetroSaudi”, një firmë nafte e lidhur me familjen mbretërore saudite, gjigandin financiar JPMorgan dhe Mubadala, një fond pasurie i Abu Dhabit./j.h
GJITHmon miqet e udheheqesve tane jane zgjedhur ne fund te jetes cvlersimit moral te tyre dhe me vesin e korupsionit ne interesa te familjes se tyre dhe zgjatur jeten e politikaneve qe shqiperin e kane si vendelindje por large zemres dhe shpirtit njerezor
Bleraqi yyy ca surrati, pa pike rrezultati hahahah