Masakra e djeshme në muzeun Bardo në Tunizi la pas 22 viktima, mes tyre 17 turistë perëndimor.
Sulmi terrorist u krye në njërin nga vendet turistike më të vizituara të vendit.
Një turiste e mbijetuar, e identifikuar vetëm me emrin Marylane rrëfeu për France.info sesi arriti të shpëtojë duke e lyer trupin e saj me gjakun e viktimave dhe të hiqej si e vdekur, në mënyrë që të shmangte vëmendjen e dy terroristëve të armatosur.
Ajo shpjegon sesi shpëtoi kur grupi me të cilin ishte u sulmua me armë dhe një person që kishte afër u qëlua me plumb në kokë.
E terrorizuar se terroristët mund të ktheheshin prap, ajo dhe turistët e tjerë të gjallë filluan të “lyheshin” me gjakun e viktimave në gjithë trupin.
“Ne ishim ende gjallë, ndaj menduam se më e mira do të ishte të shtireshim si të vdekur. Ndaj u lyem me gjak në të gjithë trupin nëse ata do të ktheheshin”, ka rrëfyer Marylane.
Të tjerë të mbijetuar nga masakra e Tunizisë kanë përshkruar se si dy terroristët e armatosur qëlluan gjithçka që lëvizte në muze, ndërsa familjarët shihnin se si vriteshin aq pranë njerëzit e tyre të dashur./j.h
Kur do nxjerre mesime bota e qyteteruar nga keto akte makabre. Jane bere aq te shpeshta sa ka tmerr njeriu te dali rrugeve edhe ne vendet me te sugurta.Forcat e rendit dhe te sigurise jane te pamjaftueshme per kete detyre edhe pse sot mund te jene me te shumta se asnjehere me pare dhe me te armatosura me arme te sofistikuara. Logjika e ftohte dhe gjetja e shkaqeve te thella qe çojne ne kete agresivitet duhet me ne fund ti jape rrugezgjidhje problemit.çdo vonese eshte katastrofike aq me teper çdo perpjekje per ta mposhtur e dominuar kundershtarin me forcen vetem te armeve.