Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet lokale në Francë

22 Mars 2015, 13:29Bota TEMA

Partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen, Fronti Kombëtar është partia favorite për të fituar zgjedhjet lokale që po zhvillohen në Francë.
Sipas sondazheve të para partia e ekstremit të djathtë, e cila drejtohet nga Marine Le Pen pritet të korrë një fitore të thellë. Ajo është favorite kundrejt UMP-së së ish- presidentit Nicolas Sarkozy.
Ndërsa në vend të tretë renditet Partia Socialiste që drejton vendin.
Fronti Nacional ka përfituar nga stanjacioni ekonomik, papunësia e lartë dhe armiqësia e përgjithshme ndaj partive kryesore.
Socialistët që janë në qeveri dhe aleatët e tyre të krahut të majtë pritet të marrin një goditje të madhe, duke humbur shumë nga 61 departamentet që ata mbajnë.
Por, Le Pen gjithashtu është duke marrë edhe votuesit nga UMP-së së Sarkozy, e cila ka luftuar për tu unifikuar prapa një lideri të vetëm, qysh prej disfatës së Nikola Sarkozy në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Në këto zgjedhje pritet një pjesëmarrje rekord./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje