9 mjekë të rinj britanikë kanë ikur në Siri si vullnetarë në zonat e luftës

22 Mars 2015, 12:58Bota TEMA
9 mjekë të rinj britanikë kanë ikur në Siri si

Të paktën nëntë mjekë dhe studentë mjekësie kanë ikur në Siri për të punuar në zona të kontrolluara nga ISIS-i, njoftoi BBC online.

”Grupi, të gjithë rreth të 20-ave, studionin në Sudan dhe mund të kenë mbërritur në Siri më shumë se një javë më parë”, thotë BBC.

”Ata u kanë dërguar mesazhe prindërve të tyre duke u shpjeguar se duan të bëhen vullnetarë për të ndihmuar sirianët”, shton ajo.

Megjithatë, një prej prindërve thotë se uron që vajza e tij dhe kolegët e saj të jenë ende në Turqi, pasi sinjalet që vinin nga celulari i saj tregonin se ajo gjendej në territor turk, pranë kufirit me Sirinë.

2 komente në “9 mjekë të rinj britanikë kanë ikur në Siri si vullnetarë në zonat e luftës”

  1. tfgs says:

    korraku mbetet korrak…………o Zike suniti!

  2. Z/Kallami says:

    Fotja e luftetarit me arme ne dore.Me kjutoj origjinal nji foto nga te luftes clirimtare ne vendin tone ku nji partizan me arme ne dore kalonte i krrusun posht barigadave.Bukur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje