Kryeministri i Tunizisë: Sulmi në muzeun Bardo u krye nga tre terroristë, i treti është i lirë

22 Mars 2015, 12:45Bota TEMA

“Terroristi i tretë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës në Museun Bardo Në Tunizi është i lirë dhe mund të jetë kërcënim për turistë të tjerë”, kështu ka deklaruar në një intervistë kryeministri i Tunizisë Beji Caid Essebsi.

“Ishin 3 terroristë dhe njëri prej tyre është arratisur, por s’do të jetë i lirë për shumë kohë”, deklaroi Essebsi.

Pas ngjarjes policia arrestoi disa të dyshuar që ksihin lidhje me sulmin ndërsa 2 terroristët që hapën zjarr mbi turistët u vranë nga polciia gjatë hyrjes në muze.

Nga të dhënat e shtetit tunizian rezulton se personat qe kryen sulmin janë  trajnuar në Libi në një zonë e cila kontrollohet nga militantët e ISIS.

Kryeministri i Tunizisë tha se fakti se bëhet fjalë për tre terroristë vërtetohet nga kamerat e sigurisë në muze, i cili ndodhet afër parlamentit.

Ai gjithashtu në një intervistë për mediat franceze tha se në nderim të viktimave të sulmit, shumica turistë perëndimorë, do të ndërtohet një monument përkujtimor.

Sulmi në muzeun Bardo është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islmaik, ndërsa dy terroristët e vrarë në ndërtesë gjatë ndërhyrjes së policisë janë indentifikuar si Yassine Laabidi dhe Hatem Khachnaoui. 17 turistë mbetën të vrarë nga sulmi, ndërsa 30 të tjerë që u morën peng, fatmirësisht u shpëtuan nga ndërhyrja e forcave të policisë.

Tunizia ka patur një rritje të shpejtë të ekstremizmit Islamik që nga revolucioni i vitit 2011 në të cilin u përmbys regjimi i diktatorit Zine al-Abidine Ben Ali./j.h

1 komente në “Kryeministri i Tunizisë: Sulmi në muzeun Bardo u krye nga tre terroristë, i treti është i lirë”

  1. tfgs says:

    i treti eshte nga fshati i Zikes………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje