Unitet i vendeve perëndimore në bisedat me Iranin

22 Mars 2015, 18:19Bota TEMA

Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë afirmuar “unitetin e synimit” të tyre në bisedat atomike me Iranin, duke thënë se Teherani duhet të marrë “vendime të vështira”.

Diplomatët e lartë perëndimorë janë takuar të shtunën vonë në Londër për të diskutuar për progresin në negociata me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor.

Duke e lexuar deklaratën e përbashkët pas takimit, sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, tha se “ne jemi pajtuar se është bërë progres i rëndësishëm në fushat kryesore, megjithëqë ende ka çështje të rëndësishme, për të cilat ende nuk ka qenë e mundshme të arrihet marrëveshje”.

Delegatët nga Irani dhe 6 fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia, Kina dhe Gjermania, gjatë kësaj jave në Lozanë të Zvicrës, janë përpjekur të arrijnë marrëveshje për ndaljen e programit atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Gjatë një interviste për The Huffington Post, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se negociatorët iranianë nuk kanë bërë lëshime të mjaftueshme në bisedat atomike për ta arritur marrëveshjen.

“Ajo që do të ketë një ndikim nëse ne do ta kemi marrëveshjen është, së pari – a është Irani i përgatitur të tregojë, të dëshmojë te bota, se nuk po e zhvillon armatimin atomik, dhe ne mund ta verifikojmë këtë në mënyrë të papenguar dhe konsekuente. Sinqerisht, ata ende nuk kanë bërë një lloj të koncesioneve, për të cilat unë mendoj se do të nevojiten për arritjen e marrëveshjes finale. Por, ata kanë lëvizur dhe për këtë ekziston mundësia”, tha Obama.

Irani insiston se aktivitetet atomike të tij janë krejtësisht të natyrës civile, por vendet perëndimore kanë shqetësime se ky program mund të jetë mbulesë për zhvillimin e armatimit bërthamor.

Në bisedimet e gjashtë fuqive botërore (për të cilat shpeshherë dëgjohet shkurtesa P5+1) dhe Iranit, po merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

“Gjatë muajve të kaluar, P5+1 ka bërë progres të rëndësishëm kah qëllimi fundamental, megjithëqë mbesin dallime të rëndësishme”, theksoi John Kerry, të shtunën në Lozanë të Zvicrës.

Më tutje, ai synoi t’i hedhë poshtë thashethemet për mospajtime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Francës lidhur me lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit.

“Dëshiroj të theksoj, prej fillimit dhe e kam thënë në çdo deklaratë publike, P5+1 është dhe mbetet në negociata me Iranin. Dhe, theksoj: ne jemi të bashkuar në qëllimin tonë, në qasjen tonë, në përkushtimin tonë dhe vendosmërinë tonë për tu siguruar se programi iranian është tërësisht paqësor”, shtoi John Kerry.

Ka pasur raporte se Uashingtoni ka propozuar tërheqje shkallë-shkallë të sanksioneve në këmbim për aksione konkrete nga Irani, për ndaljen e programit atomik, derisa Franca ka dëshiruar vetëm “lehtësim simbolik” të sanksioneve, që janë imponuar gjatë dekadës së fundit.

Irani dëshiron që të gjitha sanksionet të tërhiqen menjëherë. Kjo kërkesë iraniane nga negociatorët evropianë është përshkruar si e pamundshme.

Kerry, po ashtu, tha se derisa koha ka ardhur që të merren “vendime fundamentale”, Uashingtoni nuk do të ngutet për arritjen e një marrëveshjeje me të meta me Iranin.

“Edhe njëherë, më lejoni të jem, po ashtu, i qartë: ne nuk dëshirojmë çfarëdo marrëveshjeje. Sikur të donim, ne do të shpallnim diçka shumë më herët. Qartas, prej se është arritur pajtueshmëri për Planin e përbashkët aksional, ne nuk ngutemi”, deklaroi John Kerry.

Ambasadori francez në Uashington, Gerard Araud, më herët në rrjetin Twitter ka shkruar se “duke e bërë fundin e muajit mars një afat absolut, është kundër-produktive dhe e rrezikshme”. Sipas tij, palëve u duhet “shumë kohë për finalizim të marrëveshjes komplekse”.

Komentet e sekretarit Kerry, duket se i zvogëlojnë parashikimet optimiste të presidentit iranian, Hassan Rohani, se marrëveshja finale mund të arrihet.

“Shpresojmë se në fund të bisedimeve ne do të arrijmë marrëveshje dhe ajo do të jetë në interes të të gjitha vendeve, Iranit, rajonit, dhe botës”, tha Rohani, dhe shtoi se “nuk ekziston asgjë që nuk mund të zgjidhet”.

Parashihet që marrëveshja kornizë duhet të arrihet deri më 31 mars, ndërsa ajo finale deri më 30 qershor.

4 komente në “Unitet i vendeve perëndimore në bisedat me Iranin”

  1. loni says:

    rrofte irani berthamor,ju qe i keni nuk e keni vetem ju te drejten qe te zotroni arme berthamore,cdo shtet ka te drejten e saj te zotroje arme berthamore si ju peshkaqenet,pame ukrahinen kur u carmatos nga armet berthamore se ku perfundoi dhe sesa ju plerat e mbrojtet,ashtu sic deklaron izraeli dhe me te drejte,kam te drejten time si shtet sovran te mbrohem nga armiqte arabe myslimane,ashtu ka te drejten edhe irani te mbrojet nga armiqte krishter perendimore,prandaj nje iran berthamor eshte dhe paqe nga frika e nje lufte berthamore,prandaj rrofte irani berthamor.

  2. Lumo Skendo says:

    Te vjen mire ty,
    O Loni, xhihadist kosove,
    qe Irani
    ky shtet mesjetar dhe arrogant
    te kete arme berthamore?

    1. loni says:

      po pse o dru me pre,kush flet drejt eshte xhihadist sipas trurit tend me copa kari qe ke ne koke,po anglia qe pushtoi gjithe boten dhe e kthehu ne koloni cfare quhet,apo xhihadiste moderne,po franca qe ktheu boten ne interesat e saj me legjendarin e tyre kriminel napoelon bonaparti cfare quhet apo edhe keta xhihadistre modern,po gjermania naziste pergjegjese e dy luftrave botrote cfare quhet apo xhihadiste moderne qe digjnin njerez ne furra pjekje,per ameriken no coment se flet vet historia e ketyre 70 vjeteve qe nuk ka len shtet pa bombarduar,keta quhen imperaliste dhe kane te drejte te vrasin dhe te shkaterrojne,po izraeli qe vret sa here i do palla duke bombarduar shkolla fmish cfare quhen xhihadiste moderne,kurse irani or plere nuk ka sulmuar ndonje shtet sidomos shqiperine tone,por ka qene franca anglia dhe gjermania qe i kan bere keq vendit tone,plus amerika me kete demokraci maloke qe na istaloje,jane po keto 4 shtete qe i kan bere keq vendit tone,cfaredo te thoni justifikimi i fatkeqesirave te ketyre shteteve nuk ndryshon,dhe se fundi pse kane frike keto shtete nga nje iran berthamor ku e dine shume mire qe keto shtete nuk preken nga ndonje sulm berthamor iranian,apo sepse i prishen interesat ne gjirin persik,nqs ka ndonje shtet per tu ankuar per arme berthamore te iranit ai duhet te jet kina qe eshte afersisht ne kufi dhe jo keto shtete bashke me ty o debil avokat.

  3. Al says:

    Skendo Kur ka Izraeli nuk shoh pse mos te kete dhe Irani..Irani eshte kunder xhihadizmit dhe po e lufton ate.Izraeli nga ana tjeter po vret njerez te pafajshem per territor e per pushtet qe nuk i takon pavaresisht nga cfare thote neper ansamble qe eshte per paqen. Eshte koha per te bere jo per te thene. Boll shpifen luftra ku iu do qejfi per interesa politike sikur njerezit qe do vriten jane pula…Ne nje kendveshtrim afatgjate ato luftera te krijuara nga te eturit per gjak qe shesin arme e sherbime ne konflikte te ndryshme, kane vrare sa pese bomba atomike. Koha per nje fuqi te re nga ana tjeter e medaljes. Normal qe nuk do u pelqeje se shperbehet monopoli por pas qafe e kane..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje