Kur dëgjova lajmin rreth vrasjes së politikanit rus Boris Nemtsov në Moskë, m’u kujtua një bisedë që bëra dikur me një figurë të rëndësishme sovjetike përpara rënies së Murit të Berlinit.
Ne po ecnim vetëm në parkun e Versajës, duke biseduar në terma të përgjithshëm rreth shekullit të njëzetë dhe tragjedive të tij kur miku im sovjet papritur tha diçka që qëndroi me mua që atëherë. “Rusët kanë vuajtur më shumë këtë shekull se çdo popull tjetër,” tha ai. “Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore, asnjë vend nuk pësoi më shumë vdekje sesa ne. Por ishte fuqia sovjetike, përmes një kombinimi të spastrimeve [të Stalinit] dhe urisë së bukës [të shkaktuar nga politikat e tij], ajo që vrau më shumë nga fëmijët e vet sesa të gjithë armiqtë e Rusisë të marrë bashkë”.
Tragjedia e Rusisë është ajo që paraqet një rrezik të madh ndaj vetes po aq sa ndaj fqinjëve. Teksa Europa përballet me presidentin rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, një betejë më e madhe dhe më e rëndësishme po ndodh brenda vetë Rusisë, një betejë që ndesh kulturën e pasur të vendit me mashtrimin e politikave të ashpra.
Prej natyrës së regjimit të Putin, ne me shumë gjasa nuk do ta dimë kurrë të vërtetën pas vrasjes së Nemtsov. Por është e pamundur ta sjellim ndër mend pa menduar se në një farë mënyre, direkt ose indirekt, rruga e vrasjes filloi pranë derës së Kremlinit.
Putin ka përdorur me mjeshtëri një mbrojtje të pafund dhe shumë profesionale të propagandës për të zgjeruar hendekun midis besimeve të shumë rusëve dhe atyre të shumë perëndimorëve. Në fakt, propaganda zyrtare – duke përdorur tensione të thella nacionalizmi – është çelësi që lejon Kremlinin të nxisë një klimë shovinizmi dhe intolerance.
Fuqia e propagandës së Putin mund të shihet në mënyrën si rezonon përtej kufijve të Rusisë. Gjatë kohës sovjetike, ishte e lehtë të kuptohej se si ideali komunist mund të joshte ata të shpirtit bujar, edhe nëse premisat e tij për një shoqëri të drejtë dhe të lirë rezultuan të ishin një gënjeshtër. Çfarë është e vështirë për t’u shpjeguar – përtej interesave të pagdhendura financiare dhe tregtare të disave – është përse kaq shumë persona në Europën Perëndimore tregojnë një tërheqje për Rusinë sot.
Për disa, mund të jetë joshja e anti-amerikanizmit, e përzier me mbrojtjen e vlerave konservative dhe refuzim të ‘dekadencës’ librale (për të cilat Prova A është pranimi social në rritje i Perëndimit për martesën e seksit të njëjtë). Të tjerë mund të jenë duke kërkuar për një aleat përballë një kërcënimi më të madh. Ashtu si disa në Perëndim mbrojtën bashkëpunimin me Gjermaninë Naziste kundër asaj që e panë një kërcënim sovjetik më të madh, ndaj sot disa mund ta mbështesin Putinin si një partner kundër rrezikut të islamit fundamentalist.
Aleatët perëndimorë të Rusisë nuk kanë nevojë të domosdoshme për ta pëlqyer regjimin – ashtu si shumë mbështetës të Gjermanisë i kishin neveri nazistët – por duket se nuk ka alternativë. Në kohë të vështira, sipas kësaj pikëpamje, dikush nuk mund të zgjedhë aleatët e dikujt. Rezultati mund të shihet në aleancën logjike të përkryer mes partive populiste të Europës – për shumë prej të cilave kërcënimi më i madh duket se është Bashkimi Europian – dhe imperializmi vulgar i Putinit.
Për tani, në përpjekjen për shpirtin rus, politikat e saj të korruptuara duket se kanë kontroll. Por, pavarësisht se shekulli mbetet i zhytur në dhunë dhe frikë, ka shenja të dritës në errësirë.
Në pasojën e menjëhershme të rënies së Bashkimit Sovjetik, unë kisha fatin të njihja rusë të rinj idealistë si Nemtsov. Ata besonin në demokraci dhe sundim të ligjit dhe nuk i konsideronin këto vlera si të papajtueshme me historinë dhe kulturën ruse. Me entuziazmin dhe guximin e tyre, ata më kujtuan gjeneralët e rinj të Revolucionit Francez. Por fushëbetejat e këtyre rusëve të rinj bëheshin në fushën e ideve dhe lufta e tyre bëhej për liri dhe jo territor.
Këta idealistë të rinj mund të kenë humbur shumë beteja, por lufta është larg fundit. Parullat e tyre u ngritën sërish, pak pas vrasjes së Nemtsov, kur qindra mijëra rusë morën rrugët në protestë. Pylli i flamujve rusë dha një simbol të fuqishëm, një premtim se një tjetër Rusi ishte e mundur – dhe mund të jetë ende.
*Project Syndicate- BIRN
Autori i shkrimit ,Dominique qënka një papagall i Luftës Ftohët . Asgjë e re nga Fronti Perëndimor , po ato dylbi , po ai fjalor , po ajo klishe , po ato llomotitje !
Vendosja e raketave ne Poloni dhe eksapansioni i Nato drejt lindjes eshte shkaku i perkeqesimit te situates nderkombetare dhe Rusia faktikisht mbron te drejtat e saj. USA, e ka arsenalin berthamor jashte kufijve te saj ndryshe nga Rusia. USA ka pushtuar Afganistanin , Irakun, Sirine tenton ta pushtoje dhe destabilizur krejt vendet e afrikes veriore ku nuk ka asnje kembe amerikani. Cilat interesa mbron USA me agresionin ndaj nje sere vendesh Ndryshe ndodh ne Ukraine ku u krye grusht shteti kunder qeverise se ligjeshme te ukraines dhe u vune nen kercenim interesat e ruseve te ukraines nga nazistet. Me keto te dhena, kush mund te quhet imperializem, USA apo Rusia ne kete rast?
Keto jane mediat langaraqe qe financohen nga buxheti i shtetit amerikan. Megjithse kane fuqi monetare pa kufi, John Kery u ankua se po e humbasim luften mediatike me Rusine ndaj na duhen me teper fonde. Por nuk eshte problem fondesh, fakti eshte se produkti qe duan te shesin eshte i kalbur, i rreme.
Po ti kerkosh ketyre ca shkruanin perpara luftres se pergjakshme ne Irak, me siguri do lexojme per djallin Sadam dhe lirine dhe demokracine qe duhet eksportuar me doemos per pollin liridashes iraken.
Nuk e besoj
Eshte shume shume e veshtire te konsilidohet nje regjim demokratik ne Rusi
Kurre gjate gjithe historise se saj si shtet nuk ka jetuar nje periudhe demokratike
Ka nxjerre personalitete dhe individe te fuqishem ne cdo fushe
Letersi shkence art sport
Por nga ana politike ka qene ajo qe shikojme edhe sot
Nje shtet qe urren cdo gje qe lidhet me sistemin perndimor te demokracise
Nje kopje e mesjetes bizantine
zoti Kisha cari kulti i individit perandor dhe populli si turme qe duhet te mbeshtese
Ashtu sic ndodh edhe me ballkanin i cili ka dy te keqija
pervec ndikimit mesjetar bizantin ka edhe ndikimin negativ otoman
Po nuk ka nje tradite eshte shume veshtire te aplikohet nje sistem demokratik
Diku duhet ta nxjerrë dhe ky farë Moisi, bukën e vet…???!!! Na llomotit broçkulla e gënjeshtra me bisht, por që TEMA jonë e dashur, i boton, sepse “i pëlqejnë”…
Futja pordhes qenka shkrimi,ne koncept.
Ketu ne Shqiperi u vran 4 veta dhe Europa dhe SHBA nuk ben gje,jo ne Rusi nuk do te bejn gje.
BRICS = (BRAZIL, RUSSIA, INDIA, CHINA, SOUTH AFRICA), NATO = (EUROPE E MARUME, AMERIKE ME 100 MILION PROBLEME DHE RUMANI BULLGARI DHE SHQIPERI) HAHAHAHAHAHAHAAH