Tronditja është e pamasë, por udhëtimi me avion është më i sigurti i mundshëm

25 Mars 2015, 20:05Bota TEMA

Fluturimi me avion ndërkohë është bërë diçka e vetëkuptueshme për shumë evropianë. Para shumë vitesh, fluturimi me avion shoqërohej me pamjen e një luksi. Por sot nuk duhet të bësh pjesë në ata që fitojnë shumë para, për të udhëtuar me avion për në pushimet verore. Dhe nuk duhet të jesh menaxher i fuqishëm, për të shkuar me avion në takime brenda dhe jashtë vendit. Fluturimi me avion është bërë prej kohësh pjesë e jetës sonë normale, e përditshmërisë sonë.

Evropa është rajoni më i sigurtë për fluturime në botë

Pikërisht për këtë shkak të trondit kaq shumë lajmi për rrëzimin e avionit të Germanwings-it në mes të Evropës. Një katastrofë ajrore këtu në mes të Evropës? Avioni i një shoqërie gjermane fluturimi? Nga kjo mund ta kishte pësuar secili nga ne. Sot e pësuan 150 vetë që ndodheshin rrugës nga Barcelona për në Dyseldorf. Midis tyre për shembull edhe një grup prej 16 gjimnazistësh me mësuesit e tyre, që po ktheheshin nga një këmbim me nxënësit në Kataloni. Edhe ime bijë ka udhëtuar me avion për shkëmbim me nxënës nga vende të tjera! Prandaj edhe lajmet nga jugu i Francës prekin kaq shumë njerëz dhe prandaj mban zi gjithë Gjermania dhe Spanja për viktimat me familjet e tyre.

Veç hidhërimit, në plan të parë është çështja e shkakut të fatkeqësisë. Por çfarëdo që të dalë herët apo vonë – thuajse askush nuk do t’i ndryshojë planet e tij dhe mënyrën e tij të jetesës. Po – ndjenja e turbullt që kanë shumë vetë gjithsesi në fluturime do të jetë në ditët e ardhshme më e fortë se herët e tjera. Po ne do të hipim edhe më tej në avion, do të ngrihemi me të në qiell dhe do të ulemi si rregull të sigurtë në tokë.

Udhëtimi me veturë – më i rrezikshëm se fluturimi

Sepse, sado cinike që të tingëllojë për dikë që humbi sot një njeri të dashur: fluturimi ishte dhe mbetet mënyra më e sigurtë për të udhëtuar në distanca të largëta nga pika A në pikën B. Fatkeqësitë me avion tërheqin kaq shumë vëmendjen, sepse para së gjithash në rast fatkeqësie e humbasin jetën një numër shumë i madh njerëzish, pra hapi drejt katastrofës është hap shumë i shkurtër. Viktimat e qarkullimit rrugor nuk marrin një vëmendje të tillë, sepse aksidentet me ta ndodhin në shumë vende të ndryshme.

Në qarkullimin rrugor, numri i viktimave vitin e kaluar, në krahasim me vitin 1970 u reduktua në vetëm 15 përqind – megjithëse dendësia e automjeteve që atëherë është shtuar shumë herë. Në qarkullimin ajror, ky reduktim domethenës deri tani është arritur vetëm një herë me përafërsi – në vitin 2013. Pra synimi duhet të jetë që fluturimi në parim të bëhet edhe më i sigurtë. Kjo nuk është vetëm një detyrë për ekspertët e antiterrorit, por para së gjithash për inxhinierët dhe teknikët e avionëve, për prodhuesit e avionëve dhe për linjat ajrore. Pavarësisht nga shkaqet që kishte katastrofa: kjo është porosia e viktimave të fluturimit 4U9525.

5 komente në “Tronditja është e pamasë, por udhëtimi me avion është më i sigurti i mundshëm”

  1. Albani says:

    Nuk e di a kam te drejte dhe a ndikon ajo qe une i kam frike fluturimet,por per mua eshte marrezi aeroplani.
    Do te preferoja qe distancen Athine-Tirane ta beja 100 here me makine se sa 100 here me aeroplan.
    Prodhuesit e kafese botojne statistika qe sa me shume kafe te pish me i shendetshem je.
    Prodhuesit e alkolit botojne statistika qe dhe ai eshte i domosdoshem per organizmin.
    Tani kemi degjuar qe dhe hashashi te mbron dhe eshte i rekomandueshem,kerkim shkencor i sponsorizuar nga Koco Kokedhimi.
    Marlbora e quan shume te shendetshme te pish nje paqete ne dite.
    Shoferet e furgoneve thone qe furgonet jane mjeti me i sigurte ne bote.
    Perse e bejne valle?

    1. Korabi says:

      Ne France cdo vit vdesin nga aksidentet rrugore rreth 3600 persona, ndersa nga aksidentet ajrore vdiqen 150 dhe normalisht per kete vit dhe te tjere te shpresojme te jete i fundit. Sa persona vdesin nga aksidentet ajrore? Aksidentet ajrore kane impakt se kur ndodhin, vdesin shume vete nje heresh, por ne te njejten kohe shume te tjere akoma por te shperndare gjithandej vdesin nga aksidentet automobilistike.

      1. Albani says:

        Po sa milione Franceze udhetojne ne nje vit me makinat e tyre ose me mire sa udhetime me makina bejne Francezet dhe sa me aeroplan?

  2. sky says:

    Keto te turkish airlines kane nje spot ne nje moment kur hipen ne avjonin e tyre qe thone ju jeni nje nga 18000 linjat ne 24ore. Nuk e di po sikur te marresh nje mesatare 60 persona, shkon te 100000 persona qe udhetojn. Nga disa statistika nje avjon bie nje here ne vite ose dy vjet. Tashi i beni vet llogarit sa eshte perqindja ne krahasim me automjetet…

    1. Albani says:

      Nje here ne vit ose dy vjet bie vetem ne Turqi,se ne gjithe boten bien 20 here ne vit,sa ne azi,sa ne afrike,europe,amerike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje