Autoritetet franceze kanë deklaruar se kërkimet për trupat e udhëtarëve që humbën jetën gjatë përplasjes së avionit të Germanwings në Alpet franceze kanë përfunduar .
Identifikimi i viktimave do të bëhet nëpërmjet analizës së ADN-së ndërsa mbetjet nga avionit do të largohen nga vendngjarja.
Nderkohë gazeta Wall Street shkruan se autoriteteve të aviacionit të kompanisë gjermane të Luthansas (LBA) u ishte thënë në nëntor se duhet t’i zgjidhnin problemet e tyre ,duke përfshirë edhe mungesën e stafit, e cila mund të kufizonte mundësinë për të kryer kontrolle mbi avionët dhe ekuipazhin.
Një zëdhënës i LBA tha se autoritetet u ishin përgjigjur disa prej kritikave të bëra gjatë auditit dhe tashmë ato po vlerësohen nga Agjensia për Sigurinë e Aviacionit Europian (European Aviation Safety Agency)
Autoritetet franceze për aksidentet ajrore thanë se investigimet do të përfshijnë një studim të plotë për dobësitë e sistemit, të cilat mund të shkaktojnë tragjedi, përfshirë këtu edhe profilin psikologjik të ekuipazhit.
Luthansa, kompania mëmë e Germanwings tha se piloti Andreas Lubitz, u kishte treguar autoriteteve se ai kishte vuajtur nga depresioni në vitin 2009 kur po trajnohej për të marrë liçensën e pilotit.
Andrea Lubitz, i cili përplasi qëllimisht avionin dhe vrau 150 personat në bordin e tij, mësohet se kishte pasur probleme me depresionin dhe se ditën para përplasjes kishte bërë kërkime në internet për sigurinë e dyerve në kabinën e pilotëve./j.h
kerkime ne internet per te mesuar se si sigurohen dyert e kabines se pilotit i bej un qe nuk jam pilot,jo ai qe nuk paska mesuar akoma qe se si mbyllet dyert.ketu vjen era loje…duan tja hedhin fajin pilotit…