Bankers, një histori arrogance, pandershmërie dhe shantazhi  

7 Prill 2015, 19:46Editorial TEMA
Bankers, një histori arrogance, pandershmërie dhe shantazhi  

Nga Mero Baze

 

Kompania Bankers, e cila është përgjegjëse për një situatë të jashtëzakonshme në zonën e Marinzë-Patosit, ka shantazhuar publikisht deputetin Erion Braçe për shkak të reagimit të tij rreth transparencës së këtij rreziku nga kompania. Reagimi është arrogant, shantazhues dhe i pandershëm në raport me problemet që kanë shkaktuar.

Është arrogant, pasi në asnjë rresht të reagimit zyrtar nuk kërkohet ndjesë për situatën e krijuar, por sillen sikur banorët e asaj zone, që në të vërtetë po kthehet në një shkretërirë, duhet t’ua dinë për nder pronarëve të kësaj kompanie që për pak nuk i kanë hedhur në erë, por që u kanë shpërthyer fontanën e gazit dhe argjilës në dritare të shtëpisë, vetëm disa centimetra larg krevatit ku po gdhiheshin më 1 prill. Dhe nëse ajo do kishte ndodhur, sot do ishim në një situatë të ngjashme më të Gërdecit, ku në vend të Mihal Delijorgjit do kishim këtë Leonidha Çobon dhe në vend të Fatmir Mehdiut, Damian Gjiknurin dhe paraardhësit e tij. Në situata të tilla, minimalisht kërkohet ndjesë që ke hedhur në erë jetën normale të qytetarëve dhe i ke zbuar ata nga shtëpitë si në një situatë lufte, pa ndonjë shpresë reale për t’iu rikthyer jetës normale.

Arroganca e kompanisë është e justifikuar vetëm nga fakti që ata kanë kapur shtetin. Në një situatë normale, një kompani nuk ka pse merret as me një deputet dhe as me mediat që shkruajnë për këtë situatë, por me atë që ka bërë kontratën. E gjithë ajo arrogancë ngjante më shumë një aleancë e kompanisë dhe shtetit kundër një deputeti, sesa një shpjegim për atë që ka ndodhur.

Por, meqë jemi këtu, le ta kuptojmë dhe çfarë ka ndodhur.

Përfaqësuesi i Bankers, i cili nuk jeton në Marinzë, por tek vilat 700 mijë euroshe tek TEG-u në Tiranë, thotë që, ai që shpërtheu ishte Dioksid Karboni dhe vazhdonte me një cinizëm të paparë, duke shtuar se “Dioksidi i Karbonit (CO2) është një gaz pa ngjyrë, pa erë, vital për jetën në tokë dhe pjesë përbërëse e atmosferës 0.04% (400 ppm), dhe mund te blihet në supermarket për ata që e pëlqejnë në formën e “dry ice”. Me këtë shpjegim ne duhet ta falenderojmë Bankers, që u ka dhuruar pa lekë Dioksid Karboni dhe jo gazra helmuese banorëve të zonës.

Unë isha në Marinzë dhe Patos. Gjithë zona vinte era gaz, erë e ngjashme me atë të vezës së prishur dhe vazhdon të bjerë akoma këtë erë. Për aq njohuri sa kam unë (dhe kam mbaruar po atë shkollë që ka mbaruar ky administrator), fontana që shpërtheu aty ishte një përzierje ujërash që vinin nga thellësia e tokës, për shkak të rritjes së presionit në pusin, që është në aktivitet. Fontana të tilla, që vijnë nga thellësia dhe që hapin në mjedis erën e vezës së prishur, janë komponime squfuri, kryesisht acid sulfhidrik, i cili në gjendje normale është në gjendje gazi. Ky gaz, H2S, është një gaz helmues me efekt nervoparalizues dhe nëse shkojmë më tej, mund të përdoret dhe në industrinë luftarake. Zotëria në fjalë, thotë me arrogancë se sensorët e këtij gazi që ka vendosur Bankers, nuk u aktivizuan dhe ky, sipas tij, është fakt që nuk ka shpërthyer ky gaz. Era e këtij gazi është ende në ajër aty ku ka shpërthyer. Atë nuk mund ta ndjejë vetëm ajo pjesë e shtetit, që ka hundët, gojën dhe sytë e zënë nga Bankers. Për aq kohë sa sensorët e Bankers i ka vënë Bankers dhe jo AKBN-ja apo ndonjë institucion i shtetit tim, unë nuk kam si të ndjehem i çmendur pse më vjen era vezë e prishur dhe të besoj Bankers që thotë nuk është ashtu siç duket, pasi është gaz i shëndetshëm, që mund ta blesh në supermarket, por që ai na e jep falas.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për gazra të tjerë të rrezikshëm, që kanë shpërthyer në këtë fontanë. Këtu problem është pikërisht ajo me të cilën mburret Bankers, që në zonë ka vetëm njësi matëse të saj dhe jo të shtetit shqiptar, që është përgjegjës për jetën e banorëve dhe ka përgjegjësinë për territorin e tij. Pas kësaj, Bankers ka të drejtë t’i hakërrehet një deputeti, me bezdinë e dikujt që nuk i lë të punojnë të qetë. Aty shpërtheu fontana mes shtëpive, shpërtheu gazi në fushë, ka bërë të papërdorshëm ujërat e zonës dhe prodhimet bujqësore, ka bërë të pabanueshme zonën dhe në fund, duket sikur u ka bërë nder. Vetëm një kompani, e cila ndjehet pronare e shtetit shqiptar, mund të reagojë më ketë arrogancë.

Shpjegimet e mëtejshme, se nuk ka pasur për 90 vjet ndonjë fontancë të CO2, janë fyese, pasi bazohen mbi një gënjeshtër të shpikur prej tyre. Problemi që kemi me fontanën është a kishte apo s’kishte fontanë? E kemi të filmuar që kishte. E pamë me sy. U shpërtheu fshatarëve në oborret e tyre. Zona vjen erë gaz si vezë e prishur. Pra nuk bëhet fjalë për rrezik nga CO2, por një fontanë që buron nga metodat ekstreme të shfrytëzimit të pusit, që besohet se ka çliruar H2S, por që Bankers thotë që sensorët e saj nuk e kanë kapur. Para se Bankers të vazhdojë të bëjë histori bazuar mbi një gënjeshtër që thotë, është mirë të na bind një herë për gënjeshtrën. Askush nuk i ka shprehur shqetësim për CO2, natyrisht as falenderimin që po na e jep falas. Problemi është që duhet të shpjegojë atë që ndodhi dhe jo atë që ata duan të ndodhte.

Rreziku i dytë i madh që prodhon kjo situatë, është ndotja e ujërave nëntokësore në atë zonë nga ky fenomen. Bankers flet për ndihma për banorët duke u çuar ujë të pijshëm, ndërkohë që gratë e fshatit shkojnë kilometra larg të lajnë rrobat në puse të kontaminuara. Ende nuk kemi një raport qoftë edhe nga Bankers për nivelin e kripshmërisë së ujit të shpërthyer nga fontana. Për një situatë normale, ujëra të tillë kanë 5 deri 7 herë kripshmëri më të lartë se uji normal, duke asgjesuar praktikisht aftësinë riprodhuese të tokës për bujqësi, për shkak të rritjes së përmbajtjes së elementëve kimikë që dëmtojnë këtë aftësi. Derdhjet e këtyre ujërave asgjesojnë po ashtu nivelin e ujërave nëntokësore, që shërben si ujë i përdorshëm nga banorët e zonës për të larë dhe për të pirë. Çuditërisht Bankers flet për autobote me ujë në ndihmë të fshatarëve, por nuk flet për perspektivën e përdorimit të ujit në këtë zonë pas ndërhyrjeve të tyre. Ashtu si Stream Oil në Delvinë, që shkatërroi burimin historik të qytetit në mënyrë të pakthyeshme, ashtu dhe Bankers ka dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ujërat nëntokësorë të përdorshëm në këtë zonë.

Zoti ka qenë atë ditë me banorët e asaj zone, pasi fontana të tilla përveçse janë toksiske, janë edhe zjarrndezëse. Gazi që pulsonte nëpër ara ditën e 1 dhe 2 prillit, mund të ishte kthyer në një tragjedi të papërfytyrueshme, që do t’i ulte kokën jo ca biznesmenëve që s’dihet nga janë e kush janë, pasi dhe kompaninë e kanë regjistruar në zona “Ofsharë”, por do t’i ulte kokën shtetit shqiptar, kryeministrave që e kanë pranuar, që nga Sali Berisha e Fatos Nano e deri tek Edi Rama, që do të merrte taksën më të rëndë.

Së fundmi, reagimi ishte me tendenca poshtëruese për shtetin shqiptar. Administratori i kompanisë thoshte se “nga ky investim në këto 10 vite, financat dhe agjensitë shtetërore të shtetit shqiptar kanë përfituar rreth 500 milion USD direkt “cash”. D.m.th 50 milion dollarë në vit.  Ky në të vërtetë është thelbi i asaj çfarë ndodh. Për këtë kompani, ka një çmim arroganca e tyre dhe ata nuk përtojnë të na e kujtojnë. Madje, ky administratori përmend dhe fjalën “cash”, që për një moment mu duk sikur na i kishte futur në xhepa ato lekë.

Unë nuk dua të hyj sa duhet të paguanin dhe sa duhet të paguajnë, por di të them që ata kanë shkatërruar jetën e një komuniteti të tërë, të cilit nuk i duhen ribërë shtëpitë, por u duhen rrafshuar shtëpitë dhe duhen hequr andej për t’u shpëtuar jetën e brezave dhe pasardhësve të tyre. Aty le të punojë Bankers. Ata le t’i sigurojë të jetojnë si njerëz normal diku ku ata nuk i prek rreziku i gazrave helmues dhe helmimeve masive, siç po ndodh, dhe i mungesës së ujrave dhe prodhimeve bujqësore të kontaminuara. Nuk them t’u blejnë të gjithëve nga një vilë tek TEG-u në Farkë, në Tiranë, ku kanë marrë drejtuesit e kompanisë, por diku që të jetojnë si njerëz.

Pas kësaj, është mirë të jenë më të përulur dhe më të përgjegjshëm në qëndrimet e tyre ndaj jetës së shqiptarëve, dhe mos të na ngatërrojnë me ndonjë koloni të Afrikës Qendrore.

Arroganca dhe tendneca për të poshtëruar një deputet që ngre zërin, duket se vjen pas rrahjes së shpatullave nga dikush në qeveri, që u ka thënë “Vazhdoni përpara”.

Vazhdoni, por kujdes se jeni në buzë të greminës, dhe të ecësh përpara në këtë rrugë do të thotë të përfundosh në fund të saj.

66 komente në “Bankers, një histori arrogance, pandershmërie dhe shantazhi  ”

  1. ILIRET says:

    Z. Mero! Nuk na thua dot, pse nuk flet PD per kete krim dhe korrupsion qe po ndodh ne Marinez?
    Pse nuk punon facebook-u i Berishes per kete rast kriminal, kur ky nuk le budalliqe me krime e kriminele pa permendur ne fb e tij?
    Dhe e fundit, me kane thane se, ne Fier perflitet se ky administratori i Bankers, Leonidha Çobo, na qenka kandidati i PD per bashkine Fier.

    1. Pelasgian says:

      Ore kokrra palles carit …po cte duhet ty nese flet apo nuk flet derrisha aman ????

      kush eshte ne pushtet derrisha apo rilindja ??????

      per derrishen te gjithe e dime se cfare krimineli eshte , ska nevoje me t’vra me dioksid carboni ,,,te vret n’mes t’dites me arme zjarri .

      KrieCarin e ke pyt , kur e ka ndermend ta arrestoje ??? ah me fal ,,,harrova qe ka thene vet se sdo ta arrestoje kurre !!1

      1. cash says:

        Fakti qe sot Rama plas “bomba” te tilla si bashkimi i kosoves me shqiperine ne kohe dhe vend te gabuar…kur po i iken situata nga duart tregon se k/m Rama po komandohet me telekomande nga “kompetentet” qe kane tentakulat ne naften shqiptare ku shifra 2 miljard eshte me e vogla qe luhet.Pse ndodhin keto kataklizmo sot dhe opozita hesht ?

        1-Ndryshimi i pushtetit ne 23 qershor 2013 nga nje revolucjon modern ne vota per rrezimin dhe denimin e dyshes kriminale te Berishajve ,ka kohe qe eshte kthyer ne nje tallje makabre ku duket sheshit : tradhetia (impotenca biblike) e Edi Rames,mashtrimi kriminal i Ilir Muetes dhe hipokrizia 25 vjecareve e rajersoneve,wolfartet,sequite,arvizute dhe deri te Lu-te qe po prezantohet qe ne fillim si nje kripto- berishist

        2-Presioni i lexueshen i nderkombetareve ndaj dyshes Rama-Meta qe jane “urdheruar’ te bejne cdo reforme ne ate vend me perjashtim te nje detyrimi : Te mos preket asnje fije floku banda kriminale bash-berisha pra po kryhet nje poshtrim kombetar nga nderkombetaret duke mbrojtur nje bande me cdo cmim..

        3-Shoqeria civile dhe posacerisht mediat (ku perfshihet dhe zoti Baze) jo vetem qe po shplajne trurin e atij populli non stop 24/24 ore por nuk po shikojne qe operacjoni per rrezimin e Edi Rames nga perbindeshi Berishe ka filluar ne menyren me agersive te mundeshme duke na kujtuar 1991,1997,1998,2005,dhe 2011 dhe le te permendim disa sekunenca pikante:

        a-Dalja para 4 ditesh ne parlament e Ujkut Berishe ne paralmentin e Deleve duke kercenuar me jete direkt ministrin Tahiri tregon se Ilir Meta eshte nje kale i ndyre troje dhe Edi Rama nje frikacak legjendar…pa permendur deputetet dhe ministrat qe lane vetem ne balte zotin Tahiri parr krimineleve me kollare dhe atyre mamurrazakeve kanibale te rruges
        b- Dalja e Edi Palokes dhe Shkullakut ( cfare fytyre dhe mbiemri i frikshem) duke deklaruar se Ministri Tahiri ka lidhje me krimin dhe bombat jane lufte bandash qe i perkrah ministri tregon se shteti shqiptar jo vetem ka rene por kane filluar hijenat te ushqehen me qeverine e vdekur.
        c-Takimi i ambasdorit te ri Amerikan Lu me kriminelin Berishen per te zgjidhur “ngercin” e krijuar vecse nga ky perbindish tropoje ka lene me goje hapur dhe me proamerikanin ne Shqiperi dhe nuk ka nevoje per koment…kaq budallenj na dine keto nenpunes qe gabimisht i quajme ambasadore ?
        d-Tellalli qe foli dje nga zeri amerikes (ik) per hapjen e dosjeve ka bere nje xhest me te shemtuar se ikja e tij tragji-komike ne france ne 1990….Kush e urdheron kete shkrimtar ( te madh) qe te hape dosjet e boshatisura te sig. shtetit dhe te mos kerkoje dosjen e sherbimevet te huaja dhe te mos kerkoje hapjen e dosjes kriminale te berishes dhe bibereve per 1991,1996 dhe me rradhe ?
        e-Fletushkat-trakte te debatikaseve te tropojaneve te Vlores per rrezimin e qeverise Rama eshte nje tregues se Sali serbi qe eshte dirigjenti i tyre ka kaluar ne paranoje por e keqja eshte se kjo paranoje mbeshtetet nga shume kamikaze berishiste qe te kujtojne ISIS-IN e kalifatit te tropojes
        f-Akti terrorist i talebaneve ne fshatin Ferras ku salibanet sulmuan autokollonen e ndihmave humanatare dhe ministrat e qeverise nuk ndodh as ne Sudan me Boko Harram..vijon

        1. migjeni jr. says:

          O, si nuk kam një grusht të fortë
          t’i bij mu në zemër Bankersit që s’bëzanë,
          ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
          n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

          Unë lugat si hij’ e trazueme,
          trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
          endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
          dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

          Mali hesht. Edhe pse përditë
          mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
          kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
          Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

          Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
          E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
          Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
          Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

          O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
          Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
          Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
          E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

        2. lena says:

          einfach geil plako!

          1. shoku i koles says:

            O skypi sales

            me keto komentet e skypionit nqs dikush e urren tradhetarin e kombit saliserin nje here.. keto e shumfishojne 1 miljon here..por e keqja e edirames eshte se po tregohet I pafuqishem per te cuar ne burg kryekermen e viqidolit

            neper salla e foltore
            leh si qen dhe pjerdh si gorre
            nder ekrane e n’parlament
            her leh vet,e her ndersen qent

            edhe ktu ne ket forum
            asht dikush qe leh hum-hum
            dhe ketu Sala e ka qenin
            her Skypionin, e her Xenin

            sa pak Salen me ngacmu
            nuk len vend pa shkarrashkru
            me fol keq per Sal nallanen
            si me i ki baben dhe nanen

            Skypion bolja mos u ngut
            rri rehat dhe mos ha mut
            ti ndegjosh fjalet e shokeve
            se ka cof koha malokeve

            Sala= ujk I plagosur
            Luli = kobra e zeze
            Skypioni= artan hoxha papagalli I tyre

        3. Skypion says:

          Nderkohe qe flitet per shperthimet ne Marinze, vazhdojne shperthimet ne seri ne gjykatat e Kryeqytetit.
          Shperthimi i radhes ishte vecanerisht trondites.Te gjithe anetaret e familjes dhe fisit te kryetarit te trupes gjyqesore qe i dha pafajesine vrasesit te deshmorit te atdheut,Kryekomisar Lamaj,na dollen te punesuar,shumica prej tyre nga Edi Rama dhe disa nga Ilir Meta,si socialiste dhe lsi-ste.
          Eshte fakt rrenqethes!
          Tashme nuk ka mbetur shqiptar,duke perfshire edhe me fanatiket dhe trushpelaret,ndjekes te verber te ketyre dy Kryeqelbesirave te maxhorances,qe nuk eshte i bindur se keta te dy kane urdheruar lirimin e kriminelit.
          Por,vereni sesi reagojne qelbesirat ne pushtet.
          Kryeqelbesira Rama,i tmerruar nga permasat e skandalit,ka gjetur nje strehe qe kujton se e shpeton.Ajo eshte streha e perhershme e maskarenjve kur ndjehen ne rrezik.Ajo eshte streha e nacionalizmit.Kryekrimineli kryeminister na ben nacionalistin,duke kujtuar se keshtu do te perkedhele sedren e shqiptareve qe po i dhunon e poshteron cdo dite me poshtersite e tij.
          Kryesejmeni i Kryeqelbesires,Sajmir Tahiri,mjaftohet vetem me ca fjale boshe,ashtu i zverdhur si perhere nga ligesia,duke i’u shmangur ritualit te zakonshem,te shpikur nga ai vete ne keto raste.Besoj se te gjithe e kujtojne qe,sapo jepej nje vendim nga gjykatat per ceshtje te ndryshme,atehere kur qelbesirat i kishin shpallur lufte gjyqesorit per ta shtene nen kontroll ate,Sajmir Tahiri,ky bashibozuk besnik i Rames,kinse i indinjuar nga vendimet skandaloze te gjykatave,qendiste letra te gjata drejtuar Presidentit te Republikes,ku i kerkonte te vepronte.Keto letra,ky zuzar,i bente publike duke i shperndare ne media.
          Por,sot,po ky pis qe bertiste me te madhe me pare,nuk i drejtohet Presidentit,nuk i shkruan me letra te gjata plot indinjate atij!!!
          Skandalin e beri publik Berisha.Kjo i zuri ne befasi qelbesirat.Nuk dine si te reagojne.
          Berisha ka dhene fakte konkrete,te verifikueshme nga cilido.Te gjithe mediat e majta po heshtin.Po heshtin dhe po urrejne.Po heshtin ne mllef.Urrejtaj dhe mllefi eshte per demonin e tyre. Eshte rasti i dyte ne nje duzine muajsh,qe Berisha po ua cjerr masken.
          Rasti i pare ishte ai i avioneve me droge.Deshen ta perqeshnin ne fillim,por shume shpejt u ra avioni me droge mbi krye dhe i la si te dhjere.Ne rastin e dyte,kete te djeshmin,jane zene mat qe ne fillim.Akuza shoqerohet me fakte.
          Eshte pikerisht kurajoja denoncuese e Berishes qe ka shtyre shume analiste te majte,mercenare te pushtetit,qe te bejne thirrje publike per te bojkotuar Berishen.Nuk e paskan bere thirrjen kot qelbesirat!Berisha te denoncon,Berisha te cjerr masken!
          Megjithate,megjithe meriten e madhe te denoncimit te krimeve te pushtetit,edhe Berisha ka nje mekat.Eshte nje mekat per te cilin nuk flitet shume,por qe na ka kushtuar shume te gjithe ne shqiptareve.Na ka kushtuar kete maxhorance kriminale qelbesirash qe po qeveris vendin.
          Berisha ka bere mekatin e madh te mosprangosjes se dy krimineleve te protestes fashiste te 21 janarit 2011,Edi Rames dhe Sajmir Tahirit.Si ideatoret dhe organizatoret e se pares proteste fashiste ne Shqiperi ata duhej te prangoseshin qe ate dite.Si pergjegjesit kryesor per gjakun e derdhur te punonjesve te policise ,ata duhej te arrestoheshin qe ate dite.Si pergjegjesit kryesor kryesor per humbjen e jetes se kater qytetareve te pafajshem te mashtruar poshtersisht prej tyre,ata duhej te kapeshin per zhelesh e te plaseshin ne burg qe ate dite.
          Por,Berisha nuk e beri kete(nderhyrjet e nderkombetareve per te qetesuar gjakrat).Nuk e beri,dhe beri gabim.Beri gabim se do i kishte kursyer shume vuajtje ketij populli.
          Ja ku i kemi tani dy zuzaret RAma dhe Tahiri!Njeri Kryeminister e tjetri Min.i Brendshem;njeri me qelbesire se tjetri;njeri me kriminel se tjetri.
          C’duhet te bejme?C’duhet te bejme ne si popull?
          Pergjigjen e kane te gjithe.Ajo eshte te rrezojme kete qeveri banditesh.
          Une nuk mendoj keshtu.Ja i hodhem ca qelbesira,por do te vijne te tjera ne vend te tyre.
          Hidh qelbesira,ngjitu qelbesira.Eshte aleance qelbesirash.Njeqind qeveri te kesaj aleance te rrezosh,njeqind te tjera te qelbeta do t’ia zene vendin.
          Mendoj se ka ardhur koha per nje pastrim te pergjithshem.Per nje pastrim total.
          Duhet shembur vete sistemi kriminal i qelbesirave.Duhet shembur sistemi mafioz,banditesk,kriminal,oligarkik i tyre.Duhet sa nuk eshte vone.Sa nuk eshte vone per ta bere me mjete demokratike.

          1. Fati says:

            Mbas emrit tend fshihet i cmenduri i shekullit Sali Berisha. I njejte stili dhe gjuha e ndyre qe perdoret. Skypion – Sali ,ne jete te jeteve do te ndiqeni nga mallkimi i ketij populli!

    2. dori says:

      Donte Berisha te vinte Lonin kandidat, por Loni nuk eshte budalla. Ai paguhet me shume se 20 mije euro ne muaj, pse ta lere ate vend pellumbash qe te humbase bashke me Berishen.

    3. Luani says:

      Zoti Baze…keshe do te thote se: Sali Berish, Ilir Met dhe tani Edi Rame…, miliona euro dhe dollar jane me xhepat e ketyr antishqiptarve…

    4. fatmiri says:

      Dhe nuk lexoma asnje lajm PER 7 PRILLIN diten kombtare te pushtimit. Mos valle media shqiptare dhe politika e intelektualet shqiptare i jane bashkruar Musolinit dhe Hitlerit sot? Ketu duhet te kete diçka te vertete.

    5. cohu enver says:

      Welcome back Mero! Se na merzite me Saliun dhe me lulet per rilindjen.

    6. Beni ecen vete says:

      Ne fakt me sh na intereson te flasi Rama, se fundja ai ka ne dore te ndeshkoje gabimet qe behen, por as ai spo flet. dhe kjo eshte e rende, jo se nuk po flet saliu. ja e zeme se shkruajti saliu ne fb per kete rast, cfare u zgjidh??!!!!

    7. juji says:

      Nje miku im shqiptar qe punon ne Kanada erdhi per te bere nje studim gjeologjik . Ne takimin me Gjiknurin ky i fundit i kerkoi nqs kishte llog ne Vendet offshore. Miku u largua me zhgenjim jo sepse kuptoi qe ka korrupsion sepse sic thoshte ( kjo fushe e ka korrupsionin brenda) por kur ta kerkon direkt ministri ne sy pa pike frike eshte e rrezikshme.

    8. Askushi says:

      Pd dmth partia e doktorit vrases dhe kriminel nuk mund te flase se e ka bere vete pisllikun me genc fytyre vrare me pucra ruli por qe nje pjese te mire te fitimeve te tij prej miliona euro permes ketyre koncensioneve ja jepte zenit cdo muaj qe i conte avokatin me cante. Por edhe edi nuk po flet sic beri me fullhajnin. Nderkohe nje tjeter skandal eshte eshte edhe ai i kooperativistit bode qe nuk arrin te justifikoje burimin e 500 mije euro. Ne cdo vend tjeter devolliu dhe hajduti bode sot do te ishin ne burg. Ky vend do te behet kur te shkojne perpara drejtesise berisha dhe familjaret e tij bode imami medi plehra fatos nano ilir meta lulushi….po nuk u zhduken keta plehra vendi nuk do behet ndonjehere

  2. klubi i Selanikut says:

    U DESHEN 25 VJET QE TI O GAZETAR TA MARESH VESH QE NE JEMI KOLONI?PO PSE MEGJITHE MEND E KE TI SE KOLONIZATORET E SHAJNE ‘KOMUNIZMIN’ SE I MORI MALLI PER TE SHPETUAR POPULLIN SHQIPETAR?

  3. lena says:

    Ata horra jane duke aplikuar ‘fracking’, nje metode shume e rrezikshme e nxjerrjes se naftes dhe gazit. Eshte 100% e vertetuar se fracking eshte shkak termetesh dhe i ndotjes se ujerave te pijshem per popullsine. Mjafton te kerkoni ‘fracking earthquake and water pollution’ ne google.
    Kjo ngjarje eshte nje moment shume i mire per t’i vene frerin ketyre kuajve te terbuar. Ose me mire, t’i perzene nge Shqiperia, t’u konfiskohen asetet dhe te paditen ne gjykate nderkombetare (personalisht nuk besoj se eshte e mundur pasi ka mundesi qe kermat Nano & Berisha t’i kene formuluar kontratat ne dem te Shqiptareve por ne te mire te xhepave te tyre).

    1. Pelasgian says:

      vetem populli mund ta beje ,.,,,me protesta te dhunshme , me protesta paqesore …te formojne nje kordon te gjate njerzish ne zonat ku nxirret nafte nese skan bole per “lufte” ( meqe jan lalucar jo per gje ) megjithese ktu faji eshte i gjithe shqipKARVE qe nga vermoshi e deri ne konsipol !!!

      “Qevermoterqirat kan lidh lesht e bythes me kte kompani (gjoja kanadeze)”,.

    2. Claus says:

      Edhe une “lena” kete pershtypje kam.
      Kur Mero thote qe “gazi pulsonte arave” te krijon pershtypjen per “fracking”.
      Po ashtu dhe ndotja e ujerave nentokesore ate ide te krijon.
      Te presim, por deri tani me duket se kete skandal duan ta minimizojne.

      1. elinor,.,.,. says:

        Tjeta profesor Claus. Nga ke humbur keshtu? Ndonje leksion ekonomie qe te qeshim a ke? Te premtoj, une do te qesh me ze te ulet!

    3. elinor,.,.,. says:

      Une mendoj qe pervec sugjerimeve te lena-fena duhet qe drejtuesit e kompanise t’i nxjerrim ne rruget e Fierit dhe turma t’i vrase me gure!!! Brenda dites ne bejme hetimet, gjyqin dhe japim dhe me pas edhe ekzekutojme denimin… njelloj si talebanet!

    4. Alex says:

      Shume e vertete ajo qe thote “lena” ,,,hydraulic fracturing eshte nje metode tmerrsishte shkaterrimtare dhe me pasoja te pariparueshme per zonat ku aplikohet
      Problemi duhet te zgjithet nga populli sepse qeveria eshte ajo qe eshte
      Kushdo mund te kerkoje ne internet dhe te gjeje gjithe informacion e mjaftueshem per “fracking” por cedo shqiptaret jane vetem militante injorante politike

  4. Lefteri says:

    Fajin e ka qeveria qe ben sehir se i pelqen, dhe se dyti ne si popull nuk ngrihemi ne mbeshtetje te atyre te gjoreve banore qe po helmohen pak nga pak. Pangopesia salim meta, rama dhe gjithe pushtetaret majtas e djathtas s’paska te sosur. harram ta kene.

  5. tomorri says:

    Une duke lexuare kete shkrim,dhe duke menduare çfar ka ndodhur ne te vertete,po te ishja k/minister nuk e marr dote me mend se çfar mund te kishja bere,shkurte baterdine duke i varur nga administratori dhe deri tek ai qe ka firmosur letrat per te prodhuare keto tragjedi mbi popullin tim,pastaj do ja beja hallall edhe jeten time por kete menxyre ,kete do ta vendosja per 24 ore dhe jo me shume.
    I bej thirrje EDi Rames qe te sqaroje popullin ne pergjithesi dhe zonen e demtuare ne veçanti,ti leme menjane gazetaret dhe deputetet.

    1. berti says:

      Nese ka ndonje qe mund te mare pak hak jane ata njerez atje. Zoti mos ma dhente per fat po te ma prish dikush djersen dhe mundin qe kam vene tere jeten time ia mar jeten ketij dikushi. Le dhe te me vrasin me pas po te rroj fukara se del dikush te me mar djersen time jo nuk e du jeten. I bej thirrje tere fshatareve te zones ne fillim te ndalojne shqiptaret qe punojne atje pastaj te ndalojne punen e puseve e pastaj nese bankers do te punoje te bej nje fshat te ri te tere atyre te mjereve qe jane ne mes te helmit . Ne te kundert me mire vdekje se i helmuar dhe rrugeve me lluce. Shtet shqipateresh per shqiptaret nuk ka pase ndonjehere e nuk do te kete. Kete fiksojeni mire o shqiptare. Keta te marin jeten e ti duhet ti durosh ..Ngrihuni e bjeruni..Cfare prisni..?

  6. Damianova says:

    Damian Gjiknuri eshte plera me e madhe e asaj qeverie. Fatmir Mediu eshte lule krahasuar me te. Super gomar dhe super hajdut, i asistuar nga super mashtruesi Kokedhima dhe Pemet e tij. Nuk ka c’te flase Damiani e as Edi Rama se e kane gojen e zene…me shuka eurosh!!! Kjo eshte skllaveri…miliarda Euro te ardhura me pasurine e tjeterkujt dhe bejne arrogantin!! Duhet te kerkonin falje nate e dite, duhet te ndertojne nje fshat te ri per te gjithe banoret larg zones se rrezikut, te pastrojne ndotjen dhe te shpresojne nese pas kesaj do te lejohen te vazhdojne punen.
    Felliqesira na tregojne edhe kimine…po gropat gjigande ne toke mos ishin gje pishina?? Kane te gjithe shtete qeveri, kemi dhe ne!!!

  7. Damianova says:

    Propozoj qe Coca Cola te hape urgjent nje fabrike ne Marinze…te mos shkoje dem CO2 i mrekullueshem…dhe ta pije Bankers me gjithe Gjiknur!!! Super kafshe!! Po shume te na e bejne te gjitheve, kaq meritojme…

    Hidhemi ne histeri per arme kimike imagjinare dhe rrime si dele para detit me nafte!!
    Popull idiot e katunar!!

  8. Arben says:

    Te lumte o BRACE,te lumte o BAZE,e tere kjo histori teper e rende per ate popull te asaj zone…..A e mendoni ju o shtetar te ketij vendi çdo te thote te te shkaterrohet jeta ne ate shkalle sa atyre te mjereve dhe ju qe jeni zgjedhur ti mbroni po beni vetem sehir ? O PALLOSH EDI ne vend qe te meresh me politiken e Ballkanit meru me shtetasit e tu……..Si kudo edhe ketu vjen ere e piset…….Iken nje pale erdhet ju njelloj…e shisni bythen per pese leke dhe jeten e te tjereve ja falni gjakpiresve te tille.Fati juaj o shtetar qe ky popull eshte i tille,i fjetur,i perulur…..Ju zente mallkimi i vajtesve…..

  9. Realisti says:

    Sa per dijeni Leonidha Cobo ose Loni ka nje rroge te deklaruar te tatimet prej 38 milion lek te vjetera ne muaj.
    Inxhinieret 40 milion.
    Prandaj eshte e lehte te blihen vilat te Teg

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ku eshte kandidati per Tiranen,Sazan Guri?!
    Ka rastin me te mire per te mbrojtur ambientin,per te shtuar votat.

  11. ARGITA says:

    RAMA TE SQAROI POPULLIN TI LERI PORDHET JO KETU PO ATJE , ZOTERI TE BESUAM NE KRYE TE SHTETIT DIL DHE MER MASA

  12. era says:

    Jo vetem ate qe thote komentuesi tomorri, qe Rama duhet te dale dhe te jape llogari, por edhe shkrimi i Meros ishte me hile.

    Mbasi shume bukur tregon per arogancen dhe papergjegjshmerine e kompanise, i JEP LEJE TE VAZHDOJE PUNEN, banoret te shperngulen dhe kompania ti demshperbleje??????!!!!!!!!!!
    O Mero, a je ne metrooooo?
    Si mundet te lejohet te punoje nje kompani qe ka keto standarte te teknologjise se nxjerrjes, qe ka kete arogance ne komunikim dhe ajo qe duhet te ishte e para mungesen e transparences financiare( kompani qe deklaron fitim zero?)
    Dhe me kryesorja kompani anonime!!! ndoshta ne kontrata me privatin por jo me shtetin !!!!

    Kompania le te jete e dajSamit apo e xhajKanit nga perendimi ata qe e quajne veten politikane ne Shqiperi duhet te sillen me dinjitet te pakten ne rastet flagrante ku i gjykon edhe femija i fillores.
    E KANE DETYRIM PERPARA POPULLIT DHE MOS I MBUSHIN BREKET NGA PERENDIMORET.
    MERNI SHEMBULL NGA DREJTUESIT E POPUJVE ME DINJITET.

  13. Aty says:

    E merrni dot me mend se cfare do tu kishte bere ai xhaxhi ketyre, duke filluar nga ministri i tanishem, ata paraardhes e deri tek administratori me i fundit? Dhe te mendosh se ky shfrytezim barbar vazhdon njelloj si me naften, ashtu edhe me kromin. Hengshi koken tuaj, dhe Zoti jua kthefte tek femijet tuaj ate qe po u beni atyre banoreve, por edhe ne te tjereve si popull! Te gjithe, pa perjashtim.

  14. Mentor says:

    Po shyqyr qe e shkrepe o Mero !

  15. "BALASHI" says:

    Kjo do nje angazhim urgjent nga qeveria. Duhet te ngrihet ne kembe e t’ u vere kembet ne nje kepuce. Kushtrim e jo fjale. Masa e jo broçkulla…

  16. mira says:

    per komentuesin lena,
    Sido qe ti kene hartuar mareveshjet serbi i vucidilit dhe nano-grek-pijaneci, nese populli masivisht do te protestoje ose nese qeveria e Rilindjes do te ishte vertet RILINDJE dhe jo vazhduese e pazarave te mostrave te siperpermendura, atehere mareveshjet mund te ç’fuqizohen se jane ne dem te interesave kombetare dhe te popullit.

    Te gjithe palet ishin te ndergjegjshem ( edhe te papergjegjshem )se cfare katastrofe do te krijonin dhe kjo ishte dhe nje arsye me shume qe te kishin frike, dhe te mos regjistroheshin denjesisht me emrin e tyre por te fshiheshin si hajnat.

  17. naftetari veteran says:

    Nje katraure e vertete qe fillon ne kryeministri vijon në A.K.H .Ministri. Albpetrol dhe fundi tek Bankers. K/Ministria me keshilltaret janë duke pritur akoma Vjosa e krijoi problemin me ujerat nga shirat ketu problemet ka vite qe terrorizojne popullaten duke u rrezikuar jeten dhe pronen dhe ende pritet Ne se do te kishte ndonje problem per ndonje celje ekspozite arti apo teatri a tjeter gje te llojit të politike edhe qeveria do fillonte të levizte. Le të mos levize k.m.por ka plot të tjerë per ta bere kete pune.Nuk jane ata qe duhet të jene Ministria ben nje relacion te mjere qe dikur nje inxhinier sektori disa ore pas avarise do te kishte gjetur kohen ta mbaronte dhe te ndertonte programin per me tej Albpetroli ka një strukture kontrolli dhe te sig teknik e avaro-shpetuese te cilat në një rast te tille duhet të kenë të drejta inspektuese dhe bashkpunuese pernxjerrje perfundimesh dhe percaktimi masash detyruese për Banker’s ne interes te sigurise de jetés dhe prones Te gjithe apatike. ..

  18. shqipja says:

    lexoni hije qe duhet te mbeten pas tek gazeta sot. 5 prill 2015 e do te kuptoni kush eshte PD e berisha serbi greku.
    e pastaj mereni vesh ku jeni o shqiptare.

  19. Antonio says:

    Kjo kompani duhet te paguaje kripur demet e shkaktuara banoreve dhe ambientit! Duhet gjithashtu te paguaje demet per shkaterrim te vendburimeve naftembajtese, per perdorim te metodave te ndaluara ne shfrytezimin e hidrokarbureve!
    Te pergatitet nje ekip specialistesh te larte per te mbledhur provat e ketij shkaterrimi sistematik, ne menyre qe te llogaritet edhe shuma demshperblyese qe duhet t’i kerkohet kesaj kompanie te huaj!
    Nese do ta refuzonin, natyrisht, duhet te perdoreshin gjyqet nderkombetare!
    Te veprohet sa me shpejt kunder kesaj kompanie te futur ne Shqiperi nga banda anti-shqiptare e Berishoviçeve!

    A. Minga

  20. ed says:

    Turp për kryeministrin që po kthehet në vegël qorre të këtyre matrapazëve.
    Si mundet të pranojë që Loni i bankersit të tallë trapin me Shqipërinë dhe me të si përfaqësuesin më të lartë të shtetit në këtë vend.

    Nëse Rama e ka seriozisht rilindjen atëherë ti dalë krahë popullit të tij dhe jo fabrikave të vdekjes, qoftë në Gërdec, qoftë në Marinzë.

    Rrofsh Mero!

  21. Beni ecen vete says:

    ne kohen e shum te urryerit shokut enver, gjiknuri do ishte ne burg tani, familja e tij e degdisur diku ne ndonje fshat (dhe jo duke bredh me ML te re neper tirane), per te mos fol pastaj per njerezit e Bankers…….

  22. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, ajo toke u kthye ne shkretetire me kete qe ndodhi.. Qeverria dhe shteti mos te luajn “e lagu se lagu dhe te shpernguli te gjithe banoret qe andej.. Ajo zone nuk eshte funksjonale per standart jetese me.. Kaq e thjeshte.. Bankers te paditet per 1 billion dollare dem nda ana e banoreve dhe me e rendesishmja EKOLOGJIKE..

  23. Dashnor Kozaj says:

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

  24. gjergj Thanasi says:

    Me pelqen ne ekstrem arroganca e Banker’s. Me pelqen edhe qe deshiron te shantazhoje dhe t’i mbylle gojen deputetit te bezdishem Brace. Me pelqen, sepse ne shqiptaret duhet tu paguajme hajduteve te Bankersit sot dhe vrasesve te Bankersit neser shumen shumefish ne dollare apo paund sterlina, qe mori gruaja e Toni Blerit, qe keshillon falas Kryeminsitrin Rama. Doganat shqiptare me Spiropicken e rradhes (zv/ministren e finacave) apo me spiropickat, qe u largun me doreheqje apo me pjellje femije duhet te paguajne fature “BLAIR” te Crown Agents me “breke” angleze por me “hallate” d.m.th. personel polak, estonez, lituanez e gjithfare materiali njerezor te mbeldhur nga anglezet e C.A. sipas parimit te out-sourcing. Shqiperi do i pagoje Blereve burre e grua milionat e CEz-it qe per hajdutllek jane aty-aty me privatizimin e turpshem te OSSh-se te shnderruar n,e CEz ne kohen e Sales ndjese paste. Erion Bracja ish miku im mos bej derr-derr por te merret me Kryeminsitrin e vet qe e ka mbushur administraten ne pikat kyce sidomos ato qe kane lidhje me sigurine kombetare me karakurva, kakavice(sic shprehet Ngjela), pederasw, kokainomanë dhe kokainomane, lesbike, me hajdute me cizme e me kepuce Geox dhe madje hafieje thuajse deklare te “residenturas’, qe rrite ish vila e Bab Myslymit. Kete te beje Bracja jo te na caje derrasat. Erion Bracja te kete kurajon te denoncoje bashkepronarin e Kompanise OFf-shore FENIX me Harasan-Pahlevin, qe ka ardhur nga SHBA-ja ne Tirane per te zevendesuar Xenin me canten e zeze.Brcae mjag=ft llape e lehe more mik. Inglizi ka nje proverb: Actions speak louder than words. Arvizuja ndjese paste ka pas thene more Brace: Act Now! Une te them ore Brace Act Now se na mbyten B.Q. e lulishteve!!!!!!!!!!!!!!!

  25. Adriana says:

    po cti dhimset ketij Lonit vendi, nje coban arumun eshte, turp ti vije surratit te atij, qe me sa degjova, eshte banor i asaj zone dhe tu sjelle kaq fatekeqesi. Le ta nderroje ate banesen te Tegu me ndonje shtepi te zharrezes

  26. Drini says:

    Ju lumte pena Mero
    Mero shkelqyeshem ke bere edhe shpjegimet nga ana shkencore te gazrave demtuese, kuptohet per nje game te gjere njerzish.Kurse shpjegimi i Lonit per CO2 nuk mund te krahasohe as me nje shpjegim te nje nxenesi te klases 8

  27. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Albpetroli nuk ka me struktura ,ai eshte bere streha e miqve dhe shokeve te Endrit qe vijne nga Tirana per te punuar ne Patos ,shefat e sektoreve nuk kane lidhje me naften ,juriste ,oficere mesues,elloj lloj profesionesh vetem naftetare jo.Parulla e Endrit lufte veteraneve te naftes,Ne fund pse zoti kryeminister hesht ,pse nuk vete te pyese ate popull qe ka votuar ne shumice majtas per hallet,apo gjiknurka dhe Kocua e kane te mbyllur gojen me shuka eurosh.Prandaj edhe babane 70 vjec ka ne pune endri te kompanite e naftes ne nje kohe kur papunesia te te rinjte ne keto zona eshte e frikshme

  28. elinor,.,.,. says:

    Mero thote “…qe s’dihet nga jane e kush jane pasi kompanine e kane regjistruar ne zona offshore…”.
    Arsyeja qe e bejne kete eshte se duan t’i shmangen taksave. Cayman Islands nuk aplikojne takse mbi korporatat. Edhe Intel, Coca-Cola, Oracle perdorin ishujt si zyre qendrore per te shmangur miliarda ne taksa. Kur flet me emocione gjithnje gabon. Duhen perdorur faktet, jo t’i rrotullosh gjerat ne baze te bindjeve personale.

    http://www.bloomberg.com/apps/news?pid=newsarchive&sid=aWoQkk2WY1oc

    1. elinor,.,.,. says:

      Jo si zyre qendrore se e ngaterrova por si vend ku kane bere regjistrimin per operacionet jashte USA.

  29. moisiu says:

    O zoti Mero,po krijoje ate parti dreqi te mori, dhe ti qerojme keto qelbesirat e PS dhe PD qe vetem hajdute jane ,me perjashtime te vogla !

  30. Zeni says:

    Po te ndodhte kjo gje ne ndonje nga shtetet rreth nesh, reagimi i pare i popullsise do ishte venia e flakes ne ndertesen e Bankersit, pastaj do vazhdonte me ata qe majmen me pasurine evendit. Por myzeqareve iu mjafton nje kothere buke e lyer me gazin e embel CO2, ndaj une kam mendimin se mire iu behet.

  31. observer says:

    Sa turp…. per brezat… sa gjynah per hallexhinjte….
    Sa me shume njoh njerezit aq me shume dua qenin tim….

  32. Tili says:

    Pse vetëm këtu qëndron problemi??? Qëndrimi i shtetit me këtë compani super korruptive tregon në thelb që nuk kemi shtet por një tufë vrasësish mafjoz të cilët me parat e vjedhura mbajnë në kontroll pushtetin dhe shtetin në format më primitive në historin e Europës pas asaj të Hoxhës

  33. Tili says:

    Mendoni që kjo kompani duke dëmshpërblyer banorët e Marinzës edhe 100% ka dëmshbërblyer të gjithë dëmin që u ka bërë të gjithë shqipëtarve??? Dëmi është i pallogaritshëm dhe sikur ti kthej mbrapsht të gjitha fitimet e jashtë ligjëshme!!

  34. dori says:

    Bravo Mero! Investimet e Plakut antishqiptar…ja pasojat.

  35. ropize says:

    shoku mero baze.mund te kesh mbaruar te njejten shkolle me drejtorin e bankersit,por ke nje teknologji te viteve te b.r.s.sd.m.th te viteve60.nuk me intereson se ku jeton ky drejtor[keto spiunlleqe nuk i le re mero]por po te kthen nje pergjigje jo ty mero por hajvanitbrace.n.q.s largohet bankersi i di ti mero katastrofat ekonomike te asaj zone,rrethdhe vendit.ti kalon ne ate zone nje here ne 25 vjetdhe vjen era veze e prishurpo ne qe kemi nje jete te tere ketu.mos harro dhe dicka tjeter keto lojra jane lojra komunisteshqe nuk njohin kapitalizem dhe ligjet e saj[ne mes te atyre je dhe ti o mero]ne cdo vend qe nxiret nafte,e gjithe zona vjen ere veze e prishur mero djali ndodhin dhe gjera te tilla ne pune,te cilat bankersi pergjigjet.por ty nuk te dhemb populli por se drejtori i bankersit nuk u pergjigj mire trapit brace.kur ofendojne nje komunisto-enverist-socialist ti ngrihesh dhe merr hakun e partise se punes.bravo mero djali.te lumte se keshtu te do partia.

    1. Vjosa says:

      Te gjithe komentuesit me te drejte bejne fajtore QEVERINE, kreret e saj. Dakord. Vec , lexoni me pare SKYPION, per ta kuptuare me mire ku qendron thelbi i ceshtjes…Cila eshte zgjidhja?!

  36. Plaku... says:

    …Dikur, ne nje mbreteri, populli ishte shume i pakenaqur me mbretin e vet…Pas vdekjes se tij, populli u gezua shume, sa i ra ne vesh te birit, mbretit te ri, i cili u interesua, dhe mori vesh se i ati mbret, kishte urdheruar qe te vdekurit te mos varroseshin, por t’u hidheshin egersirave…Mbreti i ri ,u zemerua aq shume per mosrespektimin e te atit, sa nxori tellallin per te lajmeruar popullin,….se duke filluar qe ate dite , te vdekurit nuk do te hidheshim me,…por do t’u ngulej nje hu ne by..e, ne menyre qe egersirat t’i hanin me me “kulture”….

  37. shoku " Shpati " says:

    Ma bete Erionin per te qare !!!

  38. mira says:

    SHUME SAKTE, komenti i cash, lexojeni !

  39. SHQIPTAR says:

    Nese Tirana zyrtare, ka tenderuar nje studio avokatie per te mbikqyrur kontraten e Kajmanit, atehere pas fontanave kjo studio duhet te kishte bere menjehere deklarate juridike me kontrate ne dore. I kujtoj gazetarise qe fontanat ishin dy: njera e zeze, tjetra e verdhe.

    Mendoj qe duhet proceduar me ftohtesi ne kete ceshtje dhe nuk duhet nxituar per ti sheshuar gjerat me demshperblime. Nuk ka gje qe e demshperblen vdekjen e nje thele toke sovrane. Mund te krijohet nje precedent dhe neser mund te na vdese nje thele toke ne mes te detit, ne mes te pasurise turistike.

    Te lutem Z.Mero, mundohu ta shmangesh ne editorialin e rradhes titullin “Pse PD po mbetet vetem ne koalicion” apo “Pse Berisha nuk po e trajton ceshtjen Kajman”. I ka humbur interesi mases per keto ceshtje, per me teper qe PD sot eshte ne ditet me te mira: po zbaton katarsisin e vet, po centralizon edhe me tej pushtetin, dhe po merr me terezi gjith kohen qe i duhet ne kete proces. Vertete nuk po prodhon platforma politike, por realisht nuk ka humbur asnje beteje politike. Ato qe ne nxitohemi ti quajme deshtime: bojkoti parlamentar psh; ishin thjeshte metoda qe ajo i shfrytezoi per te testuar kompaktesine brenda vetes.

    Sa e largeeeet duket ceshtja Doshi sot?!
    Sec u be me farmacine e ministrit?!
    Eh more Fullan, te rrufsha pallen, per ty paska qene kjo jete!

    Nje flutur rreh krahet diku, dhe shkakton nje stuhi diku tjeter. Stuhija e trishtimit Evropian. Politikanet e Evropes kane harruar qe drejtojne popuj dhe tashme lepihen me njeri tjetrin si te pashprese.

  40. koloni gazmore..ne off shore says:

    Me kete artikull ku nje firme per shfrytezimi nafte ku nuk ka drejtues ( boss) ne menyre zyrtare por jane te fshehur sipas metodes “off shore” ku sipas deshmive gjysem “zyrtare ” aksionere kryesore jane Taci-dinastia berishajve-podesta-klark te cilet jane te maskuar ne emra “te medhenj te naftes” te Kanadase qe ne fakt letrat jane ne nje ishull republike oqeanike.

    Ajo qe eshte kriminale ne kete rast eshte sjellja e qeverise Rama,e parlamentit shqiptar dhe e opozites ( me perjashtim te nje Brace qe vetem kakaris ne Fuckbook) te cilet po veprojne ne nje menyre te tille sikur jemi thjesht nje shtet kolonial i shekullit te kaluar ku klasa politike i ka shitur pasurite ne menyren me te denueshme te mundur.
    Shqiperia eshte shnderruar ne nje kenete e ngjyrosur me gjak shqiptaresh ku gjallojne droga, dhuna, arbitrariteti, mashtrimi, , amoraliteti, korrupsioni, trafikimi, grabitja, krimi i organizuar. Kjo situate ka pothuaj nje cerek shekulli dhe ka ardhur koha ti themi gjerat hapur.

    E para;
    Te hapen letrat kush qendron legalisht pas Bankers

    E dyta:
    Te hiqet nga sekreti per kontratat e kesaj firme me shtetin shqiptar

    E treta:
    Te shikohet prodhimi i kesaj kompanie dhe sa eshte pefitimi i shtetit shqiptar.

    Nqs se keto do jene ” teper secret”

    Atehere shqiptaret ose duhen te cohen per clirmin e vendit me mjete demokratike..ose te kerkojne:

    A-Te njihen se kush jane kolonizatoret e vertete

    B-Te ringrihet permendorja e Enver Hoxhes me i madh se lartesia e flakes qe u ngrit ne “atomikun e Gerdecit”

    Te keqen e pushtimi fashist dhe sistemit komunist ne krahesim me kete pushtim mafjoz demonkratik…

  41. enter''" says:

    Sikur te behet nje revolucion si ai I Kucoves???

  42. Xen incesti says:

    plotesisht e drejte komentuesi ender””

    Te mblidhemi une ,ti marrim Skypionin,Xenin ate qenin,Mul Noken,tos lubonjen,saznn gurin.karstriot islamin,eduart sallamin,altin goxhen (koqen) dhe komisar pulitik Blendi Fe ziun. Do pyesin njerzit po komandanti i revolucjonit ?
    Mos u bej merak e ke ketu poshte kete trimin e shales”””

    Erzen Brecani: Të ngrihemi kundër ‘Enver Hoxhës’ së dytë, Edi Rama

    TIRANE, 2 korrik 2013 – Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Brecani i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.
    Teksa rezultati i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga të majtët nuk është certifikuar ende, Brecani nëpërmjet një postimi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, teksa përshëndet kryeministrin Berisha duke e etiketuar si liderin historik të shqiptarëve, etiketon Ramën si “Enver Hoxha i dytë” dhe “Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët”.

    “Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturën Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan komandanti i revolucjomit Brecani.

  43. Nikolla says:

    Pergjigje per konkluzionin: Arroganca dhe tendenca per te poshteruar… duket se vjen pas rrahjes se shpatullave nga dikush ne qeveri qe ju ka thene :vazhdoni perpara”

    -Irving Berkoviç- hebreu që drejtoi fushatën e Edi Ramës me 2000 dhe 2003 u soll ne Tirane dhe u financua nga Bankers Petroleum Ltd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje