Kërkesa e republikanëve për të kërkuar 13 bashki, kanë ngjallur pakënaqësi dhe në radhët e deputetëve brenda PD-së.
“Partia Republikane kërkon 13 Bashki,ndër to edhe Mirditën.Partia Republikane edhe deputetët që ka në parlament i ka nga votat e PD-së. Aleate ndër vite e PD-së, e vogël në struktura dhe numër votash, por me frone të mëdha. Edhe lideri i saj me gjithë respektin që kam si koleg dhe politikan, sot është me vota të PD-së realisht dhe juridikisht në parlament….
Meqë do Mirditën …, Kukësin….etj nuk “çuditem” të kaloje dhe më tej Kukësit me shantazhin e saj ndaj Partisë Demokratike.
Partia Demokratike Mirditë ka kandidatë potencialë për ta fituar Bashkinë dhe është çështje ditësh dalja e kandidatit apo kandidates”, shkruan në profilin e saj deputetja Albina Deda./gj.k/
Ka thene te verteten kjo malokja.