Partia Demokratike po vijon negociata me aleatët për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe shumë shpejt do të ketë rezultatet.
Kështu u shpreh në një prononcim për mediat kreu demokrat Lulzim Basha, partia e të cilit po përballet me kërkesat e shumta të partive aleate në lidhje me njësitë vendore që ata kërkojnë për të kandiduar emrat e përzgjedhur prej tyre.
Basha tha se PD-ja po negocion me të gjitha partitë vullnetmira, për të bashkëpunuar në funksion të ringritjes së vlerave
.
“Negociatat vijojnë. Po bëhet përparimi i duhur me gjithë ata që kanë vullnet të mirë. PD ka vullnet të mirë të bashkëpunojë në funksion të ringritjes së vlerave në aleancë me qytetarët”, u shpreh Basha. /gj.k/
Jo o Basha jo,nuk ke gje,te ka ikur zeri.Ik falu te Sali Berisha,se do te vere dinamitin.Ai eshte me i forte se ty,dhe ti nuk ben dot pa te.