Laguna e Patokut/ PD: Rama ia dha deputetit Armando Prenga

7 Prill 2015, 11:13Politika TEMA

Partia Demokratike denoncoi dhënien e lagunës së Patokut vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Në një deklaratë për mediat Sekretari për Çështjet e Sigurisë në PD Bashkim Shehu tha se me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit Prenga ka arritur të marrë lagunën e Patokut.

“Ndërsa dekriminalizimi është kthyer në nevojë jetike dhe në urgjencë kombëtare, Edi Rama, autori i inkriminimit masiv  të institucioneve e parlamentit, jo vetëm nuk po reflekton, por po bën të kundërtën, po bën edhe biznes me lidhjet e tij kriminale. 

Dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit Armando Prenga, është padyshim thellimi i inkriminimit. 

Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh. Kemi këtu dokumentat që tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë. 

Kështu, Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz dhe dhjetra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në Lagunën e Patokut. 

Ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsion e biznes qeveritar. Kjo është skema e inkriminimit në veprim dhe këtë po bën Edi Rama, me ndarje favoresh të majme me të inkiriminuarit që ka futur në administratë, në zyra, në partinë e tij e deri në parlament.

Partia Demokratike paralajmëron Edi Ramën dhe ortakët e tij se nuk do ta njohë këtë kontratë korruptive dhe do ta anullojë atë në momentin më të parë kur të marrrim përgjegjësitë për vendin”, tha Shehu /gj.k/

3 komente në “Laguna e Patokut/ PD: Rama ia dha deputetit Armando Prenga”

  1. kurbini says:

    Me perpara punonin dhe hani dhjetra familje tani do haj ky bytheqimi kjo esht rilindja e juaj me mond prengen deputet qija robt do kete mesuar ta shkruaj e tij valle

  2. aldo says:

    Te na rrosh sa malet o udheheqes, sa beri Sala ne 16 vjet ti po i ben ne 2 vjet !

  3. leci says:

    Sa cudi! Si ndodh gjithmone qe fitojne te afermit e ndonje politikani dhe me kompani te sapo ngrituara madje. Keshtu ndodhte edhe me Berishen kryeminister. Tradita vazhdon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje