Sekretet e Shtëpisë së Bardhë/ Si reagoi Hillary pas tradhtisë së të shoqit dhe nata e parë e Obamës si president

7 Prill 2015, 10:32Politika TEMA

Reagimi i Hillary Clintonit, bashkëshortes së ish- presidentit të SHBA, ndaj lajmit të tradhtisë së bashkëshortit të saj me stazhieren Monica Lewinsky, vështirë se mund të ishte i qetë.

Por, tani ka një zbulim më shumë në lidhje me atë episod: Clintoni u godit nga e shoqja me një libër, pas daljes së lajmit në lidhje me “Sexgate”.

Këtë informacion e ka nxjerrë një libër i sapobotuar në lidhje me sekretet e Shtëpisë së Bardhë: “Rezidenca: Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë”, shkruajtur nga gazetarja Kate Andersen Brower.

Në librin e botuar nga shtëpia botuese HarperCollins, shumë kamarierë, shërbyes, kuzhinierë dhe kopshtarë kanë rrëfyer atë që ndodh mes mureve të shtëpisë presidenciale.

“Çifti (Bill dhe Hillary) ndonjëherë grindej në mënyrë të fortë – shkruan Brower – duke e tronditur personelin me fjalë të pista, ndërkohë që herë të tjera kishte si një heshtje varri”.

Në libër flitet edhe për disa presidentë të tjerë.

Në lidhje me J.F.Kennedy, shkruhet se ndërkohë që Jacie nuk ndodhej aty, presidenti kalonte kohë me të dashurat.

Disa ishin sekretaret e tij, duke notuar lakuriq në pishinë.

Dhe për Barack Obamën, një portier rrëfen se natën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë e kish dëgjuar të thërriste: “Ia dola, ia dola!” dhe më pas muzikë me zë të lartë, një këngë e Mary J. Blige.

“Pasi nisi kënga Real Love, presidenti iu drejtua portierit: vë bast që nuk ke parë asgjë të tillë në Shtëpinë e Bardhë, apo jo?”

bota.al

8 komente në “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë/ Si reagoi Hillary pas tradhtisë së të shoqit dhe nata e parë e Obamës si president”

  1. astrit says:

    P.. me rigon.

  2. kulmaku says:

    Bill Clinton ka te drejt ,mbasi kur ishin student ai ishte i fundit dashnor i Hillarit mbasi ajo kishte kaluar mbi 10 shoke te tij.

    1. E di, says:

      kulmi,
      ti er lal flet sikur ke pas mcef ne garderoben e hillit aso-kohe

    2. Maryland says:

      I ke pare fotografijat e Hillarit kur ka qene studente ?
      Nuk duket nga lloji i vajzave me 10-dashnore.

  3. enter''" says:

    Tashme nga keta Yankees cdo gje mund te pritet. Njerez qe kane marre ne qafe nje planet te tere.

  4. abcdef says:

    Bravo Hilary! Nje grua dinjitoze, e cila diti te fale, me bindjen se ne kete bote nuk eshte ne dore te njeriut te rregulloje njeriun. Nuk ka si falja. Vetem nepermjet faljes fitohet qetesia shpirterore dhe ecet perpara pa u ndalur. Sepse kur fal, i jep te drejten vehtes te kerkosh te te falin kur dhe ti mund te gabosh. Por sa pregatitje shirterore dhe edukative kerkon kjo!…

    Tek ne vetem Berisha e ka arritur kete. Ishte ai dhe vetem ai qe i kerkoi falje Shoshorit per ate qe i kishte bere vite me pare ne nje salle te vogel gjyqi. Po ashtu, per nje cerek shekulli ai e fali shokun e lavdishem Enver, ndonese ky i fundit nuk kish bere ndonje hata te madhe, vetem se kish urdheruar per t’u vrare dhe burgosur disa mijra dhe dhjetra mijra vellezer te nje gjaku. Por, ama, te mos harrojme se kete veper madheshtore shoku yne i paharruar Enver e beri per te lulezuar Shqiperine tone te dashur dhe shume te respektuar nga bijte e saj.

  5. liri drejtesi says:

    E cfare rendesie ka reagimi i ciftit, ne nje kohe qe bota po perjeton nje perdhunum total moral dhe material?????????????????. Qi na na e qi na ne hoxhe apo krisht me rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje