Kandidatja e majtë për Bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari thotë se e ndjen veten si kandidate të koalicionit qytetar. Ajo ka bërë të ditur se ka besimin edhe të kreut të LSI-së, Meta, i cili i ka ofruar mbështetje për fushatë.
Roland QAFOKU: Përse vendosët të kandidoni për të qenë kryetare e Bashkisë së Shkodrës?
Keti BAZHDARI: Kjo vjen si një ëndërr e hershme. Fillon që nga fëmijeria e hershme, dëshira për të bërë diçka per qytetin tim. Nuk ka qen e rastësishmë, ka qenë shumë e lidhur me zhvillimet ekonomike, social-politike në Shkodër, në vitet e trazicionit. Pak nga pak kjo ëndërr ka ardhur, duke u forcuar dhe sot është kthyer një vizion. Për sa kohë ekziston dëshira për ta bërë, vullneti, dëshira dhe vizioni… Përse jo?!
Roland QAFOKU: Ke pasur një datë të veçantë u ke thënë që po dua të kandidoj?
Keti BAZHDARI: Ka shumë kohë që e kam pasur këtë dëshirë. Edhe pse më janë ofruar dëshira të tjera, të shprehurit në politikë unë kam dëshiruar të jem te kjo linjë e të pres momentin e duhur për të kandiduar si kryetare e Bashkisë.
Roland QAFOKU: Përse keni zgjedhur pushtetin lokal?
Keti BAZHDARI: Për shkak të një lloj autonomie për bërjen e gjërave. Sepse jetoj në Shkodër dhe dua të vazhdoj të jetoj në Shkodër. Ka shumë gjëra që mund të bëj dhe janë më afër tipit dhe natyrës së punës që jam bërë më parë. Edhe bashkia ka një për kreativiterin që merret me biznes. Në këtë fushë kam njohuri më të mëdha dhe mund të kontriboj.
Roland QAFOKU: Të qeverisësh Shkodrën, është një sifë e madhe. E keni menduar se me këtë lehtësi do të qeverisni katër vite?
Keti BAZHDARI: Lehtësia për të thënë fjalë, nuk vjen si pasojë e mosmbajtjes së peshës së përgjegjesisë, por e një përvoje në drejtim. Një staf i madh i është bashkangjitur kësaj nisme dhe të gjithë së bashku do ta rindërtojmë Shkodrën.
Roland QAFOKU: A është model i mirë, që nga biznesi një person të përfshihet në politikë?
Keti BAZHDARI: Në fakt, në Shqipëri është kthyer në një lloj tabuje, personat që janë marë me biznes shihen me skepticizëm. Kjo sepse bën fjalë për abuzimet me tenderat. Është krijuar një profil biznesmeni, që nuk kalon pa shkaktuar debate dhe hije dyshimi. Unë vij nga ajo fushë e biznesit, që s’kemi pasur asnjë mbështetje te përfitimet publike dhe përfitimet e nëndheshme. Unë vij nga ajo fushë e biznesit që ka të bëjë me prodhimin dhe në Shqipëri, në këto vite, biznesi është parë ose si lopë për t’u mjelë ose si tigër për t’u vrarë. Ne kemi qenë ata që i kemi mbijetuar.
Roland QAFOKU: Çfarë do bëni me biznesin tuaj, nëse zgjidheni kryetare bashkie?
Keti BAZHDARI: Biznesi im ka vite që ka hyrë në funksion. Ka vite që i jam përkushtuar politikës dhe biznesin e ndjek në distancë. Në fakt, e ndjekin persona të tjerë.
Roland QAFOKU: Personat e familjes?
Keti BAZHDARI: Jo, unë nuk kam pasur konceptin, thjesht me njerëzit e familjes. Ka shumë persona të kualifikuar.
Roland QAFOKU: Shumica janë gra apo burra?
Keti BAZHDARI: Shumica janë gra, si në biznesin e fasonit.
Roland QAFOKU: Mos më thuaj që edhe bashkinë, do ta mbushësh me gra dhe vajza?
Keti BAZHDARI: Po të ecim sipas udhëzimeve të Kryeministrit, besoj se po. Ndoshta ka nevojë për më shumë mbështetje ndaj grave që nuk kanë gjetur hapësirë për të dhënë më të mirën e tyre.
Roland QAFOKU: Zonja Bazhdari, në gjithë historikun e Shkodrës nuk ka pasur asnjë grua në krye të bashkisë. Si do ta kapërdini këtë sfidë në një ambjent mashkullor që nuk ka parë ta qeverisin gratë?
Keti BAZHDARI: Në radhë të parë, duhet bërë një dallim. Sikur publiku t’i afrohet sistemit që duhen përzgjedhur njerëzit për të punuar në biznes, do të ishte shumë herë më mirë dhe frytdhënës. Si grua, është një favor edhe për faktin se, në komunitet gratë kanë një reputacion që lidhet me faktin se janë më paqësore në konflikte, më të kujdesshne dhe më të përgjegjshme për punën, si dhe më të pavarura në planet ekonomike dhe kriminale.
Roland QAFOKU: A ke frikë se i zhgënjen qytetarët?
Keti BAZHDARI: Nuk është se zhgënjimi karshi elektoratit vjen sepse ke bërë disa premtime, që nuk mund t’i mbash. Nëse premtimet kanë ardhur si pasojë e një studimi të thellë të situatës, besoj se mundësia për të devijuar nga ajo që premtohet është e ulët dhe është e pranueshme nga publiku. Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri, prej vitesh, është marrja përsipër e gjërave nga njerëz që nuk kanë qenë kompetentë për çështje të caktuara. U është premtuar punë dhe kjo punë përkthehet në punë në shtet, çfarë ka sjellë edhe zhgënjim. Nuk është folur për reforma, sipërmarrje që të sjellin punësim. Unë premtoj se premtimet e mia do të jenë me këmbë në tokë.
Roland QAFOKU: Nga e dinë shkodranët, se dini ta bëni këtë punë shumë mirë?
Keti BAZHDARI: Besoj se lidhet me informacionin që kanë, me përvojën time në biznes. Kjo gjë është reklmuar shumë vitet e fundit.
Roland QAFOKU: Çfarë biznesi keni ju?
Keti BAZHDARI: Unë kam një fabrikë që prodhon veshmbathje, që operon në Itali, Izrael dhe Rusi. Në Izrael dhe Rusi, janë lidhje të drejtpërdrejta me markat tona. Por kemi dyqane tonat edhe në Shqipëri.
Roland QAFOKU: Përveçse jeni kandidate femër, keni edhe disa sfida të tjera. Një prej tyre është që në një bastion të së djathtës ju përfaqësoni të majtën. PS nuk ka fituar anjëherë në Shkodër në pushtetin lokal. Si do ta arrini ju këtë?
Keti BAZHDARI: Keti është kandidate i koalicionit të majtë, por unë e ndiej veten kandidate të koalcionit qytetar. Kemi ndërmarrë një udhetim të vështire dhe nuk duhet të ndihet i përjashtuar asnjë qytetar. Ne kerkojme krijimin e një modeli të ri. Shumë premtojnë modele të reja, por rrugën e ndjekin njëlloj. Ne mendojmë që të mos kemi kurrë varësi nga qasje të caktuara. Nuk do jemi peng i të fortëve dhe planeve ekonomike, por të qytetarit. Qytetarët kanë mundësi të zgjedhin, duan modele hibride ku ka rol edhe qytetari edhe tipi “i fortë”, apo duam një model tipik qytetar, që i ka dhënë shembujt që ka qenë konseguent i kësaj rruge. Së dyti, përse modeli ynë ka më shumë mundësi të jetë model i pastër, larg pengmarrjes. Edhe për shkak se, pushteti qëndror është i majtë. Shkodra ka nevojë që njëherë në histori, ta provojë kur të dy pushtetet të bashkërendohen. Është një bashki që nuk do të jetë e bashkërenduar vetëm në kufijtë e qytetit, ka nevojë për një kryetar bashkie, që do të ketë mbështetje të madhe nga pushteti qëndror. Kjo të mbron nga mundësia e të ardhurit në pushtet përmes elemnteve dytësore ose tretësore. Duke qenë se kemi sot pushtet, kemi më shumë mundësi të bëjmë më shumë për Shkodrën.
Roland QAFOKU: A mund të na tregoni për babanë tuaj që ka qenë i dënuar politik gjatë regjimit komunist?
Keti BAZHDARI: Babai im futet te një grup i pastër politik. Ai ka ardhur nga bankat e shkollës dhe së bashku me disa miq të tij kanë krijuar lëvizjen “Breznitë Kastriote” dhe ishte në solidarizim me revolucionin hungarez, ku i kërkohej shqiptarëve të coheshin në një revolucion. Babai im ishte vetëm 17 vjeç. Ai studionte violincel në Tiranë dhe shpërndante trakte kundër komunizmit.
Roland QAFOKU: Kush ishin miqtë e babait tuaj?
Keti BAZHDARI: Karlo Çefa dhe Nikolin Pavaci.
Roland QAFOKU: Babai juaj u arrestua në Tiranë?
Keti BAZHDARI: Jo, ai u arrestua në Shkodër. Madje atë ditë do të shkonte të luante në korin e Kishës Katolike dhe nuk e lanë. E arrestuan. Ai u dënua me 14 vjet heqje lirie, për agjitacion propagande. U dënua në Burrel, në një nga burgjet fatkeqe.
Roland QAFOKU: Kur e keni mësuar historinë e babait?
Keti BAZHDARI: Unë e kam mësuar historinë e babait nga miqtë e tij. Babai nuk preferonte të fliste. Ajo që ka realizuar më së miri, është një lloj hezitimi që ne të mos indoktrinohemi në jetë.
Roland QAFOKU: Cfarë ndjen kur e mëson të plotë historinë e babait?
Keti BAZHDARI: Kur unë e mësova të plotë historinë, isha 11 – 12 vjec dhe rastësisht e degjova nga miqte e babait. Unë kërkova sqarim nga babai dhe më tregoi sesi ka funksionuar ai sistem. Shumë nga brezat e rinj që nuk kanë rrjedhje të drejtpërdrejtë nga familje të persekutuarisht, tentojnë të mbajnë në këmbë sistemin e luftës së klasave. Në Shkodër, ky realitet ka qënë shumë i përhapur duek qënë se shumë nga pasardhësit e familjeve që e trajtonin veten si të djathtë, kanë tentuar të zhvillojnë këtë lloj mentaliteti antikomunist. Jo se ka dicka të gabuar. Ka filozofi komuniste, një filozofi që tentoi ta conte luftën deri në ekstrem.
Roland QAFOKU: Cili ka qënë momenti më I vështirë për babain tuaj?
Keti BAZHDARI: Nuk më ka treguar kurrë për detajet. Por unë kam dëgjaur për torturat, kushtet e vështira në burgje.
Roland QAFOKU: A patët instiktin e hakmarrjes?
Keti BAZHDARI: Jo. Sepse nëse dikush ta tregon dicka në mënyrë racionale, përcjell tek fëmija një ndjenjë paqe.
Roland QAFOKU: Ështe meritë e babait apo e juaja?
Keti BAZHDARI: Meritë e babait.
Roland QAFOKU: Është babai juaj, heroi juaj?
Keti BAZHDARI: Mendoj se po.
Roland QAFOKU: Nese persekutori i babait, do t’ju vinte në bashki për t’ju kërkuar një të drejtë të tij, si do reagonit?
Keti BAZHDARI: Persekutori ka shumë rëndësi sesi ndjehet. Përballja e persekutorit dhe viktimës ndodh shpesh kur viktima deri diku nuk është koshiente drejt asaj që po shkon. Në rastin e babait tim, behet fjalë për individe që kanë qënë koshientë për atë që po ndërmerrnin. Asnjëherë nuk ka jetuar si viktimë. Unë kam shumë vështirë ta përjetoj. Unë jam shumë krenare për atë që ka ndërmarrë ai.
Roland QAFOKU: I bie sot violicelit babai juaj?
Keti BAZHDARI: Po.
Roland QAFOKU: Dicka për nënën tuaj?
Keti BAZHDARI: Nëna ime ka mbiemrin Beltoja. Është martuar shumë e re dhe ra në dashuri, vajze e re me babain. Ajo ka qënë studente ne stazh.
Roland QAFOKU: Ka një moment interesant në historinë e Shkodrës dhe familjes tuaj. Në meshën e 4 nëntorit të vitit 1990, e para pas ndalimit të besimit fetar, ka marrë pjesë edhe babai juaj Ndrek Bazhdari. Cfarë do të thotë kjo për ju?
Keti BAZHDARI: Faktikisht kjo përkon edhe me hapjen e Kishës Katolike sepse në atë meshë kanë marë pjese edhe shumë besimtarë të tjerë, që donin që besimi të rikthehej. Unë nuk mund të them se jam një praktikante e mirë. Unë jam njeri që besoj tek zoti. Besimi eshtë një nga shprehjet themelore të lirisë. Dhe babai im e kerkonte lirine derisa privohej.
Roland QAFOKU: Si e konsideroni bashkejetesen fetare ne Shkoder dhe cili eshte plani juaj per nje perfaqesim real te tre njesive te medha komunitare?
Keti BAZHDARI: Bashkëjetesa fetare është e ekzagjeruar si term. Bashkëjetesa ndodh pasi ndodhin disa ndarje në jetesë. Ne jemi qytetarë të Shkodrës dhe mënyra e besimit është individuale dhe nuk ka përse të jetë kriter dallues, aq sa të vendosë rrethanat mbi të cilët këto individë të krijojnë besimet e tyre.
Roland QAFOKU: Kur ju vendosët të angazhoheshit në politikë, a e pyetët babain dhe a ju dha ai ok që të ikuadroheshin në Partinë Socialiste?
Keti BAZHDARI: as njëra as tjera. Babai nuk ka qënë një individ imponues. Unë vendosa të angazhohesah dhe ai kishte problemin infrastrukturor të gjësë. Por jo paragjykimin a janë të majtë apo të djathtë.
Roland QAFOKU: Babai juaj e miratoi që të jeni kandidate për Kryetar Bashkie?
Keti BAZHDARI: Po. Ai është njeri I lidhur ngushtë me politikën.
Roland QAFOKU: Cfarë mendojnë në Shkoder për ju, që një familje antikomuniste përfaqësohet nga një forcë e majtë?
Keti BAZHDARI: Në zgjedhjet për Bashki, ke mundësi të votosh për kandidatin dhe për koalicionin partiak. Koalicioni partiak ka testuar disa kandidate dhe në bazë të ketyre testimeve, për emrin tim duket se ka patur një kuotim më të lartë. Jo, se nuk ka kandidatura në Shkodër.
Roland QAFOKU: Një qytet që i ka dhënë emër historisë së Shqipërisë. Që ka nxjerrë korifejtë e mendimit shqiptar. Që ka qenë djep i kulturës, muzikës, këngës, fotografisë, e deri djep i futbollit. Cfarë gjurme synoni ju të lini gjatë mandatit nëse zgjidheni kryetare e bashkisë piëkrisht lidhur me këto cilësi?
Keti BAZHDARI: Eshtë shumë e rëndësishme që të mësojme të mos jemi euforik. Cdo program i bazuar në eufori ka shumë mundësi të ofrojë pak ose aspak. Kemi ngritur një staf që përbëhet nga shumë specialist, më shumë se 40 persona që vijnë nga sektorë shumë specific. Ka qënë e nevojshme të krijohen disa fasiliteti për të ardhur tek ky produkt që do të nxjerrim.
Roland QAFOKU: Cilat janë disa nga pikat kryesore?
Keti BAZHDARI: Ne kemi gjashtë prioritete krysore.
I pari, është turizmi. Turizmi i kësaj bashkie të permbahet në katër shtylla kryesore: Turizmi detar, në Velipojë; turizmi liqenor, turizmi hitorik, kulturor si dhe turizmi malor. Shkodra fillon nga Alpet dhe mbaron në Velipojë. Kjo është pika kryesore.
E dyta, bujqësia dhe blegtoria. Agrobiznesi dhe agroturizmi. Po vlerësojme pjesë për pjese bashkinë sepse është shumë heterogjene. Ka zona që janë tejet të urbanizuara dhe kemi orientimin drejt krijimit të qëndrave të urbanizuara.
E treta është industria e lehtë. Ne kemi në Shkodër një park industrial i cili duhet të akreditohet dhe ka nevojë për suport lobingu.
E kartërta, arti dhe kultura që lidhet ngushte me turizmin. Në këtë rast, e shohim në dy funksione, në funksionin infrastrukturor dhe në funksionin e nxitjes dhe zhvillimit të këtij sistemi që në hapat e para të fëmijëve.
E pesta, sporti në tre niveli: sporti në nivelin garues, sporti në nivelin edukues dhe argëtues.
E gjashta, infrastruktura për të mbështetur krijimin e cerdheve, shkollave.
Keto prioritete do të kenë ndikim të madh tek punësimi, duhet të rritet niveli i punësimit. Ka shumë rëndësi të ndërtohet një strukturë e vecantë, e cila e siguron mbarëvajtjen e transparencën e këtij procesi.
Ka shumë mënyra për ta realizuar këtë në marrëdhënien bashki – publik. Ne kërkojmë të arrijmë nxitjen e shoqerisë civile për tu bërë pjesë e përbashkët e drejtimit të bashkisë. Do të ketë borde të mirëfillta, që së bashku me ne do të drejtojmë këtë bashki. E para, ka nevojë për nxitjen e vullnetarizmit me njerëzit dhe kur qytetarët ta shohin ndryshimin e bashkisë patjetër që do të japin mbështjetjen e tyre ne borden qytetare. Bashkia është një element ekzekutiv edhe politikbërës. Shenjë në bashki, mund të lësh nëse arrin të përfshish qytetarin në drejtimin e Bashkisë.
Roland QAFOKU: Cfarë do bësh në Shkodër, që të mbetet?
Keti BAZHDARI: Ideja e lavdisë nuk lidhet shumë e personalitetin tim.
Roland QAFOKU: Je e bindur që do fitosh?
Keti BAZHDARI: Po, sepse shoh sesi njerëzit e kanë pritur këtë kandidim. Mendoj se edhe për shkak të konsumit politik, që ka pasur forca e djathtë pa ndonjë produkt të prekshëm. Si dhe për shkak të rrotacionit politik.
Roland QAFOKU: PD mund të ketë Voltana Ademin në Shkoder si kandidaturë. Si ndjeheni përballë kësaj kanditature?
Keti BAZHDARI: Mendoj që Shkodrës ti afrohet edhe një kandidaturë tjeter, do ta realizojë politikën në nivel qytetar. Duhet të ofrojmë një model të vecante edhe në mënyrën e garimit.
Roland QAFOKU: Në Shkodër thonë që një nga arsyet përse Tom Doshi doli kundër Ramës është vendimi i Ramës ëpr tu shpallur ju kandidate për bashkinë e Shkodrës. Përse nuk ju donte ju Tom Doshi?
Keti BAZHDARI: Është shumë e rëndësishme që në Shkodër të realizohet një fushtatë që në bazë të saj të ketë civilizim. Dhe duhet të jepet si mesazh për komunitetin, për të djathtët, të majtët e për e për persona të caktuar që ndoshta nuk e kanë perceptuar në momente decisive se Keti mund të ofrojë një mesazh civil për komunitetin. Unë jam shumë e hapur, do të bashkëpunoj me çdo qytetar të Shkodrës, I majtë apo I djathtë qoftë ai.
Roland QAFOKU: Zonja Bazhdari si mendoni ju, a dëmtoheni nga mbështetësit e zotit Doshi dhe mund të merrni më pak vota pas asaj që ka ndodhur me përjashtimin e tij nga PS?
Keti BAZHDARI: Besoj se unë ua sqarova atë që mendoj për këtë temë që po pyesni ju.
Roland QAFOKU: Nëse fitoni cfarë do të bëni ndryshe nga paraardhësi juaj?
Keti BAZHDARI: Aspekti urban nuk konsiston vetëm në dy qëndra që kanë marrë njelloj zhvillimi. Kemi shume zona informale që nuk gëzojnë fare aspect urban e rural dhe mungojnë kanalizimet e qëndra shëndetësore. Mund të jetë 40 për qind e qytetit. Nuk janë parë në aspektin e zhvillimit. Nëse duam ti referohemi një pedonaleje në Shkodër, ajo nuk ëshët produkt i angazhimit të Bashkisë.
Roland QAFOKU: Me këtë detyrë që pretendoni të votoheni, a keni informacione te sigurta se sa te pa pune ka ne harten e re te Bashkise se Shkodres,sipas grup moshave dhe profesioneve ?.C fare do ti premtosh qytetarit shkodran per te minimizuar pa punesine dhe cilat do te jene rruget e zgjidhjes se ketij problemi jetesor ?
Keti BAZHDARI: Vetëm në zyrën e punës në Shkodër, ekzistojnë 9 mijë persona të papunë. Mendoj se ky numër eshte dy herë më i madh, sepse jo të gjithë afrohen te zyra e punës për të kërkuar punë por një mbështjetje sociale.
Roland QAFOKU: E keni numrin e personave që kërkojnë ndihmë sociale?
Keti BAZHDARI: 12 mijë familje, në nivel qarku. Por në këtë numër, duke qënë se bashkia e re zë gjysmen e qarkut si numër populate, nesë marrim nivelin e varfërisë ose koeficentin të njejtë i bie të jetë gjysma e kesaj shifre.
Roland QAFOKU: Ju thatë që jeni përfaqësuese e koaliconit të majtë, që janë disa parti. A mund të na thoni kush janë këto parti dhe a e keni mbështjetjen e LSI?
Keti BAZHDARI: Koalicioni i majtë është në rrugën në ndërtim sepse ka ende negociata. Por përsa i përket LSI, është një nivel shumë i lartë bashkëpunimi në Shkodër dhe interesi nga ana e tyre që fitues të jetë kandidati i koalicinonit.
Roland QAFOKU: Cfarë ju tha konkretisht Z. Meta?
Keti BAZHDARI: Me ka ofruar suportin e tij përsa i përket pjesës së kandidimit, infrastrukturës së nevojshme, mënyrës së organizmit së fushatës elektorale dhe ruajtes së votës në qëndrat e votimit. Është disponibël edhe deputeti i LSI, zoti Agron Cela. Në garën për bashki do të jetë një slogan i përbashkët, po më pas secila nga partitë do të bëjë fushatën e saj.
Roland QAFOKU: Po marrëdhëniet tuaja me Kryeministrin Edi Rama?
Keti BAZHDARI: Marrëdheniet tona kanë qënë shumë të konsodiduara në bashkëpunim. Gjej rastin të falenderoj kryeministrin në të gjithë besimin e dhënë ndaj meje, në mundësinë që të jem kandidate dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës. Një punë që do e coj përpara me shumë vullnet e zemër.
Roland QAFOKU: Si mendoni ju, perse zoti Rama ju besoi ju kandidimin për Kryetar Bashkie?
Keti BAZHDARI: Kjo është një pytje “Alla Qafoku”. Marrëdhenia e besimit në shumë raste ëshët subjective dhe në shumë raste objective. Mendoj se në rastin tim, janë bashkuar pjesë të dy kritereve.
Roland QAFOKU: Shkodra ka spikatur për politikanë shumë të spikatur.Cili është mendomi juaj për Jozefina Topallin? Madje me humor po ju theme se kur unë ju kam intervistuar herën e parë më thanë se ju ishit Jozefina e PS-së.
Keti BAZHDARI: Në jetën time edhe për shkak të talentit tim personal në fusha të caktuara, nuk jam pozicionuar as si kopje as si idhtare e dikujt. Edhe kur isha në moshën e rinisë, i thoja me humor miqve, idhulli im ishte i vdekur. Përsa i përket të qënurit grua në politikë, te gjitha gratë që kanë arritur të mbijetojnë megjithë presionit, përplasjes, intrigës, do t’i përgëzoja për forcën që ka treguar.
Roland QAFOKU: E keni takuar ndonjëherë Jozefina Topallin?
Keti BAZHDARI: Po, në raste kortezie.
Roland QAFOKU: Keni ndonjë model në punën tuaj?
Unë jam tip që puënn e bazoj tek kreativiteti. Dhe është e vështirë të kesh modele. Unë nuk kam një model fiks, por modeli im është modeli europian i të bërit të gjerave. Ne do të bejmë të pamundurën ti afrohemi modelit europian, të vepruarit. Ne veprojmë në Shqipëri me modelin “Shohim e bëjme” dhe ne duam “Të bëjmë e të shohim”.
Jeni kandidate e shkelqyer,por Ju lutem mos permendni Ilir Meten sepse ai eshte kryeshefi i ,te forteve,.
Keti,do jeshe pengu i kapove,shume me e rende!
Pengu i malokeve se kapot ia kane leshu vendin te forteve! Marku, Toma e larot e kriminelat e Dobracit kane me ba ligjin sa te jeta ne Shkoder!!
Nje rekomandim per Znj Bazhdari! Nuk eshte pune e mencur te angazhohen strukturat partiake pasues te verber te Tom Doshin te cilet jane instaluar si struktura kriminale nga nje kriminel i njohur nderkombtarisht e me te kaluar kriminale! Keto struktura kane per detyre te imponohen ne cdo kohe per qellimet e tyre, para dhe pas zgjedhjeve. Pastrojini rradhet tuaja nga keto individe nese doni te fitoni, sepse nese populli i thjeshte sheh se perdoreni ne menyre te ndersjellte, nuk ju bejne dobi asnje nga ato vota qe do merrni nga ata me leke apo me dhune! Sic thote Saddi: Kur rri ndenjur ne balte, mos prit te te mos behet preheri pis…!
Me thane se je vajza e Nrekes.
Kjosh me jete! Bani te fala babes prej shokut te qelise!
E kam pase me dale prej burgut para tij e i bana edhe do vjet ma teper.
Te fala pac; Tha Ndreka e mos u merzit se ato vjet tu shtun prej rraces tuj malcorhaneje qe dojshit me fitu pik me servilellek e tash prap po rrini bashke mbas Sali Serbit si idhull i juji. Qytetare si Ndreka kane dit e din me ken dikushi ne kete jete. Nuk shiten per nje Garuzhd sup ma teper.
Ky eshte premtimi me i rendesishem!! Mbaje mend dhe do ta mbajme mend. Do ishte mire, nese ky trap gazetar do dinte te ishte me kerkues dhe jo kaq “kompiacent”, qe te na argumentoje qe tani se si mendon me i shpetu kthetrave te te forteve, ne princip dhe jo ne detaj kuptohet. Sepse ato kthetra e kane mberthy qytetin e per me teper jane “zgjatime” pikerisht te pushtetit kriminal qe LSI dhe mandataret e saj ushtrojne mbi Shkodren. Dhe pikerisht kjo, duke qene se ti i pershkruan si aleat me ben te jem i ndjeshem (nuk them mosbesues sepse te akordoj te drejten per ta provuar, apo pretendeuar, apo premtuar) ndaj nje premtimi te tille solemn. Per me teper kur nuk shoqerohet nga nja argumentim, te pakten ne parime, ose ma mire me thane nje pershkrim i strategjise.
Kam pershtypjen qe kete do duan te degjojne edhe votuesit e qytetit.
e para meso si shkruhet emri Ndreke e jo nreke o anonims i vogel, qe duket se ke degjuar kurre kete emer. e dyta po te ishe ti ne burg, nga menyra sesi shpif pa ta kerkuar kush tregon se do i kishe kalb te tjeret per te nxjerre vehten. une se njoh kete zoterine, por besoj se qysh kur e bija doli hapats kunder shefit tend do te thoe se eshte ne rregull nga ajo ane ku ti po ben diversion. megjithate sot gjithkush mund te disponoje dosje te personave publike dhe keti mund tua vere ne dispozicion
Nuk e di se si ashte Iliri por ne radhet e partise se tij, te pakten – te pakten, horra nuk ka.
Ku shoku i burgut i “Nrekes” eshte nje pordhaman anonim, pse sot duhet te kishte 90 vjet,e duke qene se nuk ka mesuar as se si shkruhet emri Ndreke, pak si zor te kete mesuar kompjuterin. Futja pordhe ne uje o shoku i burgut, maksimumi ke qene gardian ne kohe te Sali mutit.
@ Shoku burgut Nrekes. Une jam nga Tirana dhe e lexova me interes kete zonje ,qe i futet nje rruge te veshtire. Nga gjerat me interesante eshte e kaluara e familjes se saj dhe spektri politik ku kjo ben pjese. Ky eshte nje mesazh i madh per gjithe Shqiptaret, por jo per ca krimba si ty qe ,shetisin te veshur anonim dhe ju duket sikur bejne dritë.
Bravo Keti urime! Ketij vendi i duhen qytetare ta qeverisin dhe qytetarise shkodrane t’i i ben nder dhe meriton ta qeverishesh. Sikur te kishim ca Keti me shume. Urime!