PD drejt kandidimit të Ardian Mukës në Durrës, PR nuk tërhiqet nga Agron Duka

6 Prill 2015, 18:25Politika TEMA

Përplasja mes PD-së dhe PR-së duket se është përfundimtare.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar në Durrës, se kjo parti do të dalë me Agron Dukën si kandidat në këtë bashki.

Sipas tij, ka qenë vetë Basha që ka kërkuar nga Duka të kandidojë për Durrësin.

Ndërkohë, Basha ndërroi mendim më pas, dhe sipas Mediut, në këtë proces nuk ka pasur transparencë dhe korrektesë nga ana e PD-së.

Por, Mediu tha se Duka ka mbështetjen e PD-së në Durrës.

Me PD në Durrës kemi rënë dakord, nuk po biem dakord me PD-në në Tiranë.

Shpresojmë që ajo të mos dëgjojë zërin e manipulatorëve,” tha Mediu.

Ndërsa vetë Agron Duka u shpreh kjo garë nuk u kërkua prej tij, por iu servir:

Dua të sqaroj për të gjithë durrsakët, që sido që të shkojnë punët, nuk jam grindavec apo aventurier politik.

Për mua ishte e rëndësishme të fitohej Bashkia e Durrësit.

Kjo garë m’u servir.

Të gjejmë konsensus dhe të arrijmë tek një kandidat fitues“.

Ndërsa Mediu deklaronte nga Durrësi se Agron Duka nuk tërhiqet nga gara për Durrësin, PD duket se e ka gjetur kandidatin e vet.

ABC raporton se ai është Ardian Muka.

Pas kaq ditësh negociata PR, jo vetëm që nuk po merr Durrësin me kandidatin e saj Agron Dukën, por të pafrytshme për ta po rezultojnë edhe bisedimet për afro 14 bashki të tjera.

Në Elbasan kthehet më sfidën për ta rifituar djathtas bashkinë deputeti Ardian Turku, i cili e fitoi këtë njësi në vitet 2003-2007.

Në Korçë pritet kandidimi i Andrea Manos.

Në Kukës duket favorit është Bashkim Shehu, i cili drejton Departamentin e Sigurisë në PD, ndërsa në Pogradec Edmond Kapri.

Ende nuk dihet nëse në Shkodër përballë Keti Bazhdarit demokratët do të dalin me Voltana Ademin, pasi në listën prej 25 kandidaturave burrat po luftojnë fort.

Edhe Lezha ka depozituar një numër të madh emrash, mes të cilëve kuota të larta kanë Salvator Kaçaj i Shëngjinit dhe kreu aktual i komunës së Shënkollit, tashmë pjesë të bashkisë Lezhë.

Tre emra përfliten në Kavajë si mundshëm të për t’i rikthyer bastionin PD-së, ata janë Engjëll Cara, Isa Sakja dhe Mirazh Shkodra

Bashki kryesore si Vlora, Fieri apo Berati janë ende në pikëpyetje, Xhelal Mziu dhe Fiqiri Ismaili pritet të rikandiojnë për Kamzën dhe Vorën./b.l

6 komente në “PD drejt kandidimit të Ardian Mukës në Durrës, PR nuk tërhiqet nga Agron Duka”

  1. Miti says:

    Mendoj se Basha dhe PD po veprojne drejte ne lidhje me zgjedhjet lokale.
    Eshte krejt normale qe pas humbjes se thelle te 2013, ka ardhur koha qe PD te beje nje bilanc, te njohi gjendjen, Kjo i sherben per te hedhur hapa te sigurte ne te ardhmen.
    Basha duhet te dije ne radhe te pare ku eshte forca politike qe ai drejton. Basha nuk e ka luksin te mendoje momentalisht per particka, thene troc per particka parazitare , te cilat kane 24 vjet qe vec e grryen PD-ne.
    Fatmir Mediu duhet ti lere shntazhet, ai asnjehere nuk ka realizuar asnje nga pikat e programit te PR-se. Ai teper tinezisht i u shmang pergjegjesive te tijat ne lidhje me humbjen e thelle te PD-se dhe tani ka filluar te serviri idene se PR nuk ka pjese ne kete humbje.

    Mire vepron Basha. Le ta provoje Mediu forcen e PR dhe pastaj te matet mire per negociatat qe neser mund te beje me PD.
    Interesaxhinjte, matrapazet e huliganet mjaft kane ngrene ne kurriz te kesaj force politike dhe ne fund te kerkojne edhe kusurin.

    Se fundmi le te shohim ne se do mundet Mehdi bej efendiu te shtij ne dore Durresin.

    1. Petro says:

      O Miti, e di gjendjen ne Durres ti apo jo?Vete njerez te rendesishem ne kryesine e saj thone se s ka PD me.Atehere si do te mund te perballoj nje oligarke si Dako qe me favore dhe me para ka blere nje pjese te demokrateve qe jane krimba perbrendaAtehere i vetmi opsion mbetet Duka i cili perkthehet te levizi Bashkia nga Dako qe me 13 vite behet i gjithpushtetshem dhe te dakortesoj nje staf te rendesishem pas Dukes per Bashki.Vetem ai mund te fitoje ndaj Dakos.Cdo obsion tjeter eshte rrjedhoje e paditurise se situates ose sponsorizim i Dakos.

  2. Argita_B says:

    Basha i akuzuar per humbjen e 230 milion dollareve ne projektin e rruges se Kombit kur ishte minister i Transporteve, proçes qe u mbyll me kalim afati kohor dhe nuk u gjykua kurre ne thelb, i gjykuar per 21 janarin, si minister i brendeshem, u vrane 4 te pafajshem ne mes te Tiranes, ne mes te dites, me duar ne xhepa, proçes dhe ky ku nuk u denua asnje qeveritar.
    Fatmir Mediu i akuzur per shperthimin ne Gerdec ku gjeten vdekjen me dhjetara shqiptare, dhe u plagosen me qindra, deme materiale miultimiliona..
    Keto te dy sot nogociojne perseri per tu propozuar shqiptareve kandidate te cilet do tu a bejne jeten mùe te bukur, me te kendeshme, me te lumtur…
    Nuk mbroj te majtet, pasi po zhgenjejne shume qe kur jane ne pushtet, po zgjohu o popull e bolle me keta zgjebe qe po i nxijne jeten ketij vendi.
    Nese keta te dy do kishin nje minimum dashurie per vendin e tyre, nje minimum humanizmi, sot do kishin dhene dorheqjen, duhej te kishin kerkuar falje, dhe te ishion zhdukur nga jeta politike shqiptare (nuk po flas qe normalisht sot duhej te ishin te dy ne burg).

  3. Daniel says:

    Me meziun e ka qelb pd

  4. pukacov says:

    O PETRO si do tja bej GONI me akuzen e kahereshme te
    BERISHES ” DUKA I KRIMIT” .NE kete konteks P.D ja eshte per dekriminalizimin
    ne zgjedhjet qe po afrojne!!~!!!
    O PETRO DAKO eshte e vertete qe ka shume votues te djathte,
    kjo per nje arsye te thjeshte, ka sherbyer njesoj si te majteve
    ashtu dhe te djathteve(ne kete grup perfshihesh edhe ti)

  5. VETERANI says:

    O Lul fashisti e sali,serb- fashisti…..
    Populli ju nJeh mire e mos luani se fashizmin perfaqesoni,o antishqiptare te rrezikshem jeni vetem hajdut e kusave vrases e plackites…si pinjollet e zogolleve….qe shitet detin Greqise e pse?????? akoma nuk ju denon drejtesia shqiptare se e keni mbeshtjell dhe e shkelni me cizmen e fashizmit… tuaj k/prokurorin e gjyqetaret qe ju i emeruat????.Populli ju denon… me vdekje…dita po afron….
    Sot eshte 7 prilli,dhe jeni pjese ,DREJTONI ,PO,PO-Partise fashiste=PD.

    Sinjal i rrezikshem heshtja per diten e agresionit fashist!
    Italia fashiste, me 7 prill 1939, sulmoi dhe pushtoi Shqiperine! Ky agresion i saj ishte pjese e politikes se shteteve fashiste te skllaveruar popujt dhe per vendosjen e hegjemonise boterore, cka coi ne shperthimim e Luftes se Dyte Boterore. Po ishte edhe rezultat i qendrimit kapitullues, antipopullor e antikombetar
    i regjimit te Ahmet Zogut dhe i politikes se “mosnderhyrjes” se fuqive imperialiste te Perendimit, qe u lane shteteve fashiste dore te lire, me qellim qe t’i drejtonin ato kunder Bashkimit Sovjetik. Ahmet Zogu jo vetem nuk mori asnje mase per te perballuar rrezikun qe i kercenohej vendit, por beri te kunderten, sabotoi me dashje qendresen e armatosur popullore! Vet populli shqiptar e kuptoi rrezikun e agresionit fashist. Ai u ngrit ne kembe e nen drejtimin e grupeve komuniste u hodh ne demonstrata antifashiste te fuqishme, i kerkoi Mbretit te organizonte rezistencen e armatosur kunder agresionit fashist dhe, kur pa se u tradhtua prej tij, kerkoi arme te mbronte atdheun me lufte te armatosur! Ndersa Zogu me kliken e tij e braktisen dhe e lane vendin ne meshire te fatit, populli shqiptar s’u mposht, as e njohu regjimin e pushtimit te huaj dhe, me themelimin e PKSH nga Enver Hoxha me shoke, qendresa e tij u kthye ne LANC!
    Neser eshte 7 prill 2015! Po shteti e partite e borgjezise nuk ndjehen, kane frike te flasin kunder fashizmit, pse jo edhe e mbeshtesin me heshtjen e tyre, sepse fashizmi ishte kunder komunizmit dhe sepse komunizmi ishte ai qe e beri zap fashizmin! Sot pushteti i borgjezise i ka reabilituar thuajse te gjitha figurat kryesore te fashizmit e te nazizmit dhe i ka denuar thuajse te gjitha personalitetet antifashiste te vendit tone! Formalisht,
    7 prilli 1939, ka mbetur si date, por ne thelb fashizmi ne Shqiperi eshte i pranishem dhe i rrezikshem!
    Poshte fashizmi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje