Veç kandidatëve të propozuar nga baza e Partisë Demokratike, dhe që tashmë janë bërë publikë, si Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku e Arben Ristani, selia blu po sheh mundësinë që opozita të kandidojë Besnik Aliajn, urbanist dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
Aliaj përmbush kriteret e një kandidature me profil të ulët politik, çka mund ta ndihmojë atë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, thotë gazeta Shqip.
Aliaj mund të shihet edhe si një kandidaturë komode si teknicien i cili edhe nëse humb, rëndësi ka të performojë mirë.
Në një format të ngjashëm u kandidua ai përballë ish kryeministrit Nano në Sarandë, ku megjithëse nuk fitoi në vitin 2005, kreu lançimin drejt fushës politike.
Ndërsa në kampin tjetër gazeta sheh si kandidaturën më të avantazhuar ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko, pavarësisht se me shumë mundësi, sipas mjaft mediave të tjera, do të jetë Erion Veliaj kandidati i PS-së.
Nga pd-ke kandidati me i mire do jete Arben Ristani.Ky ka qene dhe do jete besnik i pd-ke.I ka sherbyer edhe ne kohe te veshtira pd-ke.
..PD qeka ul me kemb ne toke dhe jo si kta tipat e PS qe po presin rezultatin e sondazhit qe do nxjerri si figuren me te votuar ne PS pikerisht Lulushin e PS-se qe eshte Velushi
E çrendesi ka ne te gjithe SHqiperine se kush do jete kryetar Bashkie. Kushdo qe behet kryetar bashkie behet per te fituar pare me ane te vjedhjes per vete dhe per rrethin qe e rrethone. Populli vendos me ane te votimit se ke do bejme milioner.
Desha te shoh komentin e Skypionit apo Mark UK tani qe PD-ja kandidon te birin e instruktorit te komitetit te partise, nje ‘bir komunisti’ si Besnik Aliaj. Fakt eshte qe Jaup Aliaj nuk ka qene burre i keq dhe Besniku nuk ka qene asnjehere komunist. Me vjen mire qe artikulli nuk merret me biografine e Besnik Aliajt sepse keshtu kthehemi prapa tek Enver Hoxha. Besniku ka te drejte te bashkohet me cilen parti te doje. Eshte kandidatura me e besueshme nga PDja kur e krahason me figura te djegura si Ristani apo Duma. Por kjo duhet t’ju mbylle gojen idioteve te ashtuquajtur demokrate qe mbeten duke permendur Kristaq Ramen dhe Sulejman Bushatin ne vend qe te merren me Edi Ramen dhe Ditmir Bushatinsi persona dhe jo si te bijte e komunisteve. Pse i jati ka qene instruktor ne komitetin e partise nuk e ben Besnik Aliajn as me te mire as me te keq.Ai ka patur dhe do kete mundesine te beje biografine e vet. Qytetaret e Tiranes kur te votojne me mendimin se prej cilit kandidat mund te presin me teper- nga Besnik Aliaj, Erion Veliaj apo Gjergji Bojaxhiu, dhe t’a hedhin voten pa paragjykime idiote apo si partiake te semure, por per meritat petsonale te secilit kandidat.
Besniku eshte njeri shume i mire, dhe profesionist, padyshim eshte kandidaturen me e mire per PD dhe do ti jepte nje imazhe tjeter. Problemi qendron se ska fuqi te ndryshoj gjerat ashtu siç mund ta bente Bojaxhiu pasi sdo te jet shume i pavarur!
Seriozisht e keni ! Nje njeri qe pyet vetem per pushtetin e tij dhe per pasurimin e biznesit qe ka ….. Mendoj qe duhet nje figure e paster pa biznese e servilizma te teperta … Besniku mund te jete i afte po ne fushen qe ai pretendon por ka edhe me te afte se ai…thjesht eshte ceshtje promovimi dhe leku sigurisht, si dhe pak si shume servilizem nga ana tij tipike !
I jati I Besnikut ka qene per shume vite shefi I kuadrit ne komitetin e partise . I biri I takon nje brezi tjeter dhe kuptohet eshte bir besnik i Saliut kurse i jati ka qene bir besnik I Enverit.per mendimin tim do te deshiroja nje ekonomist dhe te kete nje familje qytetare dhe jo aventurier.Te gjithe kryetaret e bashkive nder vite nga 90 e sot e kane mjele kete vend dhe te gjithe e dine dhe bejne sehir. Dhe per sa kohe do te vazhdoj ky sehirllek asnje gje nuk ndryshon.