Ja ku prokuroria dhe gjykata nuk bien dakord për versionin e vrasjes së Dritan Lamaj

5 Prill 2015, 18:03Politika TEMA
Ja ku prokuroria dhe gjykata nuk bien dakord për versionin e vrasjes

Qëndrimi i Prokurorisë është diametralisht i kundërt me atë të Gjykatës jo vetëm në vendimin përfundimtar të dhënë, por edhe në argumentet e përdorura nga trupi gjykues në deklarimin e pafajësisë. “Nuk jemi njohur ende me vendimin e plotë të zbardhur dhe me mënyrën si është argumentuar shpallja e të pandehurit si i pafajshëm. Por, sapo vendimi të na vihet në dispozicion, aktet e dosjes do të rishqyrtohen dhe mbi bazën e provave të paraqitura në gjykim do të paraqesim ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda”, kanë thënë dje burimet e Prokurorisë, shkruan Panorama.

Të njëjtat burime theksuan se nuk dëshirojnë të bëjnë komente mbi vendimin e Gjykatës, i cili mund të atakohet vetëm me anë të rrugës ligjore të kundërshtimit në gjykatat më të larta. Megjithatë, burimet e Prokurorisë shtuan se vendimi i dhënë nga Gjykata, të paktën me aq argumente sa janë paraqitur në seancën e fundit gjyqësore, konsiderohet i padrejtë.

GABIMI ME PAMJET E KAMERAVE

Sipas Prokurorisë, Gjykata ka interpretuar në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë provat e marra gjatë hetimit gjyqësor në lidhje me pozicionin e dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka në vendin e ngjarjes. Tri kamerat e sigurisë që kanë filmuar në skenën e ngjarjes, sipas prokurorëve nuk shfaqin gjithë zonën në fjalë pranë vendit ku ka ndodhur vrasja e Dritan Lamajt. Sipas Prokurorisë, për këtë arsye, Gjykata aludon, kur shprehet se dëshmitari ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes pas largimit të trupit të Dritan Lamajt. “Në vendimin e saj, Gjykata deklaroi se thëniet e dëshmitarit nuk janë të besueshme pasi nga kamerat e marra në shqyrtim ai nuk duket të ketë qenë pranë vendit të krimit. Nëse marrim të mirëqenë këtë shprehje të Gjykatës, atëherë trupi gjykues aludoi se dëshmitari nuk është fiksuar nga kamerat, por nuk përmendi asnjë provë apo fakt që të provonte se Arben Ndoka nuk ka qenë në një kënd tjetër të pakapur nga kamerat pranë vendit të ngjarjes”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, argumenti i përdorur nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda për përjashtimin e dëshmitarit okular dhe pavlefshmërinë e dëshmisë së tij, nuk përbën provë katërcipërisht përjashtuese. Nga ana tjetër, Prokuroria pretendon se në aktet e dosjes ndodhet një video në të cilën është regjistruar në kënd të largët prania e dëshmitarit në zonën ku ka ndodhur atentati ndaj komisarit të Policisë. Prokuroria tha se kjo video është paraqitur në Gjykatë në seancën e datës 9 korrik të vitit 2014.

KUNDËRSHTIMI PËR PROVAT

Një tjetër argument i Gjykatës së Krimeve të Rënda në vendimin e pafajësisë së Arben Frrokut ishte fakti se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur nuk ishte e harmonizuar me provat e tjera në proces. Por, sipas Prokurorisë, dëshmia në fjalë është provuar se është e vërtetë, pasi mbështetet edhe nga prova të tjera të cilat u administruan gjatë gjykimit. “Dëshmia gjen mbështetje për sa i përket mekanizmit të ngjarjes, pozicionit të makinave të autorëve dhe viktimës, mënyrës së të larguarit nga vendi i ngjarjes i autorëve, distancat e rrugëve, përshkrimi i tyre, ndriçimi, pozicioni etj., nga procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, skica e vendit të ngjarjes, tabela fotografike, procesverbali i rikëqyrjes së vendit të ngjarjes, tabela fotografike e rikëqyrjes së vendit të ngjarjes”, theksoi Prokuroria.

PERPLASJA PROKURORI- GJYKATE

Gjykata

Nga pamjet filmike konstatohet vetëm një çift të ketë kaluar pranë trotuarit të një marketi pranë vendit të ngjarjes. Nuk konstatohet kalimi i ndonjë çifti tjetër.

Prokuroria

Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se në aktet e ndodhura në dosje ka një material filmik nga njëra prej tri kamerave që kanë filmuar në vendin e ngjarjes. Në atë material, sipas Prokurorisë, është përcaktuar gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit vendi ku ka qenë dëshmitari i mbrojtur në zonën ku ka ndodhur ngjarja. Prokuroria pretendon se një video të tillë e ka lënë në administrim të Gjykatës në seancën e datës 9 korrik 2014. 

Gjykata

Nga pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes nuk konstatohet që ndonjë nga anëtarët e çiftit të ketë prerë rrugën kur një automjet “BMW” kalon me shpejtësi aty. Në dëshminë e tij, dëshmitari Ndoka ka pretenduar se automjeti i vrasjes ka ardhur me shpejtësi drejt tij dhe gati sa nuk e ka marrë përpara. Nga pamjet filmike nuk konfirmohen thëniet e dëshmitarit të mbrojtur.

Rezulton se nga koha e ndodhjes së ngjarjes deri te shfaqja në pamjet filmike të çiftit ka një diferencë kohore prej 3 minutash e 53 sekondash. Referuar pamjeve filmike, çifti afrohet te vendi i ngjarjes rreth 1 minutë pasi automjeti me trupin e viktimës ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pamjet filmike nuk zbulojnë qartë identitetin e çiftit. Dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur, Arben Ndoka, nuk përputhet me dëshminë e bashkëshortes së tij, Liza Ndoka dhe dëshmitarit Ylli Memia në lidhje me vendin se ku është takuar dëshmitari i mbrojtur me zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit pas ngjarjes.

Ndoka ka pretenduar se është takuar në shtëpinë e tij. Ndërsa bashkëshortja e tij, Liza Ndoka, ka dëshmuar se ditën e ngjarjes, pasi bashkëshorti e ka përcjellë në shtëpi, ai ka dalë dhe është kthyer shumë vonë. Ajo ka rrëfyer se bashkëshorti i kishte thënë se i kishte takuar zyrtarët e policisë në shtëpinë e Ylli Memisë. Sipas saj, në shtëpinë e tyre nuk ishte biseduar për vrasjen dhe nuk kishte ardhur asnjë zyrtar i lartë i Policisë.

Prokuroria

Sipas Prokurorisë, dëshmia provohet se është e vërtetë, pasi mbështetet edhe nga prova të tjera, të cilat u administruan gjatë këtij gjykimi, ku po i ndajmë në vijim në disa momente:

Së pari, kjo dëshmi gjen mbështetje për sa i përket mekanizmit të ngjarjes, pozicionit të makinave të autorëve dhe viktimës, mënyrës së të larguarit nga vendi i ngjarjes i autorëve, distancat e rrugëve, përshkrimi i tyre, ndriçimi, pozicioni etj, nga procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, skica e vendit të ngjarjes, tabela fotografike, procesverbali i rikëqyrjes së vendit të ngjarjes, tabela fotografike e rikëqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pamjet filmike të siguruara nga tri drejtime e konkretisht nga pamjet e supermarketit “K….”, të lokalit “xxxxx” dhe kamera e shtetasit S.D. 37.

19 komente në “Ja ku prokuroria dhe gjykata nuk bien dakord për versionin e vrasjes së Dritan Lamaj”

  1. shp says:

    Me ka than frroku, thote doshi,frroku thote, nuk i kam than. Tash gjykata thot deshmitari rren,prokuroria thot nuk rren. Kjo asht nje metod e bukur qe faji me mbet kopil.

  2. toni says:

    Prokuroria flet kot. Nuk mund te denohet nje person pse ka qejf prokurori.
    Gjykata po kthen shpresen ne shqiperi. Nuk mund te denohen njerez te pafajeshem.
    Bravo Gjykates ne lidhje me kete vendim gjyqesor te drejte.
    Prokurorie nuk arrestoi dhe ndershkoi personat qe qelluan dhe vrane me 21 janar 2011 qe i pane te gjithe kamerat ne qender te Tiranes me , dhe kerkon “qiqra ne hell” me kete ngjarje pa patur asnje prove.
    Turp.

    1. d.gorezi says:

      Prekuroria eshte bere si ato skuadrat e futbollit qe kerkojne nje rrezultat pozitiv ,qofte dhe apo ofsajt apo vendim te gabuar te agjyqtarit.

    2. seleni says:

      Gjykata nuk mund te provoje ne se Froku eshte i pafajshem, ajo qe beri ishte qe i konsideroi deshmite e paraqitura kunder Frokut ishin te pamjaftueshme per ta fajesuar ate. Kjo dmth se Froku mund te jete krimineli i kesaj vrasjeje, por prokuroria nuk ka mundur te provoje akuzat e saj.

    3. Arben,mark tutori,mafioze says:

      Kta jane kriminele si vellezer dhe duhet te denohen perjetesisht,tutore,kriminele,mafioze,hajdute,te pa fe dhe te pa karakter.Ne burg legenat.

  3. bajo says:

    Sikur bie pak ere kjo puna e prokurorise, jo e kapte kamera jo se kapte kamera !?

  4. viktor says:

    o toni ja fute pordhes ky arben frroku duhet te kalbet brenda jam i sigurt qe e ka vrare ky dhe ky prape do perfundoje ne burg

  5. fani says:

    Sa maskarej qe jeni more bandita aty humb jeten njeriu komisare qe ne fund te fundit punon te broje shqipetaret nga kriminel. Dhe ju vika gjynah per nji kriminel a thua se ky Frroku nuk ka lidhje me krimin po kush e vrau pra baba im.o Ky soi banditash e ka pas hallall xhaxhin Enver demokraci cka ktu por mafie o Toni me duket se Frroku te paska prure paret e motres tate qe punon rrugeve te Brukselit

  6. Mesuesi says:

    Arbeni mund ta kete vrare komisarin ne nje menyre tjeter, por ne rastin konkret prokuroria nuk ka as nje fakt . Kurrsesi nuk mund te denohej Arben Frroku vetem se i do qejfi prpkurorise. Duhen fakte dhe jo hamendje. Per mendimin tim gjykata ka vendosur drejt.Deshmitari falso duhet te arrestohet dhe te tregoje se kush e detyroi te jepte deshmine e rreme.

  7. tan says:

    Tregoni perse ju qep ky polici ketij maiozit
    perese u hoq nje here nga Komis.6 dhe u soll prapre ,
    sa para pagoj qe u kthye prap ne Komis.6
    Trogoni perse ai nuk u soll sipas ligjit por e kthey detyren ne personale se po ti kishte paguar gjoben nuk do te ndodhte gjithe kjo.
    perse u soll si bandit nje polic por nuk zbatoj ligjin,
    Perse rrihte njerez kur detyra e tij ishte te mbronte jeten e qytetaeve dhe te vendoste ligjin.
    Perse nuk thuhen keteo gjera
    qe nuk duhte ti hiqte asnje gje veprimtarise se kundraligjeshme te kujdo edhe Rrokut nqs se ka bere nje aktivitet te till.por brenda kornizave ligjore dhe procedures sepsa po dole nga kjo ke nje polic qe sillet si kriminel, nje kriminel qe sillte si deputet e bisnesmen,dhe nje Prokurori qe sillet si zi zot.

  8. tata nga tirona says:

    shume lemsh puna, duhen hetime me te thella perndryshe cdo gje del fllucke sapuni

  9. Agim Hamiti says:

    BINJAKËZIM APO LLAK AMERIKAN MBI KRIMET E POLITIKËS (ANTI)SHQIPTARE?
    Në seancën parlamentare të 02 prillit, kryeministri Rama njoftoi me pompozitet arritjen e një marrëveshjeje binjakëzimi midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe FBI, një delegacion i lartë i së cilës kreu një vizitë pune në Tiranë ditët e fundit. Këtë «letër të fortë» (për naivët) ai e hodhi në lojë në një kohë që prestigji i (pa)drejtësisë shqiptare dhe i palo-parlamentit janë fekalosur keqas nga skandali «Doshi-Frroku», rrënjët e të cilit nuk kanë dalë akoma në dritë.
    Më tej, Edi Rama ilustron efikasitetin e FBI me fjalët:
    «Drejtuesi i delegacionit, një nga zyrtarët më të lartë të FBI, ndër të tjera më tregoi që FBI përmes një hetimi të saj ka futur në burg të vëllain e tij. Pra, i vëllai i njërit prej zyrtarëve më të lartë të FBI është në burg në SHBA falë hetimit të FBI».
    Kush e vuri në diskutim efikasitetin profesional të FBI në Amerikë, që kryeministri nxitohet të na sigurojë për këtë? Por atje respektohet rigorozisht ligji, ndërsa në rrumpallën Shqipëri ligji është viktimë e përhershme e mafies politike. A nuk ishte po ajo FBI që i bëri ekspertizën dhe deklaroi autenticitetin e videos së famshme të Dritan Priftit, ku Ilir Meta bën një pazar korrupsioni prej 700 mijë euro? Pse nuk e respekton sot Rama atë video të ekspertuar nga FBI dhe ta çojë para drejtësisë «vëllanë e tij politik», Ilir Metën, ashtu siç ka çuar vëllanë e tij zyrtari i lartë i FBI? Mirëpo mafia politike shqiptare ka kodin e saj të marrëveshjes pozitë-«opozitë»: atëherë Ilir Metën e mbronte aleati Berisha ndërkohë që Rama bënte sikur e sulmonte, ndërsa sot po ndodh e kundërta: është Berisha që bën sikur kërkon ndjekjen penale të Metës, ndërsa Rama e mbron. Binjakëzimi i arritur midis dy Byrove Hetimore është një ide djallëzore e mafies politike të Tiranës, për t’i dhënë ngjyra «amerikanizimi» hetuesisë së diskredituar shqiptare – si hallka e parë e sistemit të drejtësisë së kapitulluar prej kohësh. Drejtësia shqiptare ka vdekur dhe më parë duhet bërë varrosja e saj, pastaj të mendohet për organizimin e një drejtësie të vërtetë. Por, që të ndodhë kjo, duhet çrrënjosur mafia politike e Tiranës që e përdor atë për të shkatërruar drejtësinë «në emër të drejtësisë».
    Aktualisht para FBI shtrohen dy urgjenca lidhur me hetimin e Megakrimit Shqiptar, nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë akt sado modest, për të justifikuar prestigjin e saj në sytë e popullit mirëbesues shqiptar:
    1 – T’i imponohet Prokurorisë së Përgjithshme që të marrë patjetër në konsideratë videon e Dritan Priftit (për pazarin e Metës) si edhe materialet filmikë e regjistrimet lidhur me vrasjet e 21 janarit 2011, që janë ekspertuar nga vetë FBI,
    2 – T’i kërkojë qeverisë shqiptare të rikthejë në mender-parlament «Ligjin Antimafia», një nen skandaloz i të cilit ndalon hetimin për korrupsion dhe procedimin e kupolës qeveritare, duke filluar prej zv/ministrave. Ky është një nga ligjet e rrallë që u miratua me vota të plota nga kusarët-deputetë të mafies politike dy-ngjyrëshe, sepse i pajis me imunitet edhe kupolat e qeverive të mëparshme.
    Nëse nuk do të vërë dorë në këto plagë të infektuara, FBI vjen në Shqipëri si avokat-mbrojtëse e tërthortë e mafies politike shqiptare – beniamine çerekshekullore e Washingtonit.
    http://kohajone.com/…/binjakezim-i-fbi-se-me-byrone-kombeta…

  10. demi says:

    prokuroria deri tani nuk na ka dhen ndonje arsye se eshte e zonja peer te luftuar krimin korupsionin dhe ka treguar paftesi maksimale , shqiperia ka nevoj per njerez shtete formus e zbatus por jo per njerez te koruptuar , dhe te lidhure fort me krimin kush do qofte ky .

  11. turk osman grek serb fack you says:

    une nuke i besoj prokurorise dhe hetusis dhe ketu ne Angli jam arestuar mbi 6 here nga bastardat e policise Angleze me akuza fallco fale zotit ketu ka drejtesiqe me ka nxjere te pa fajshem dhe ne nje raste i ka thene prokurores se ke ketu beje une ligje dhe po fole pa vende do te deboje nga salla kjo eshte drejtesi qe i thot prokurorit fack you une jam gjykates dhe vendos une ne se eshte i fajshem apo i pa fajshem mos flisni budalleqe lerjani drejtesis te vendos prandaj jan gjykatat ju budallenje te Shqiperise se ne Shqiperi jam denur se i shkela ne autobuse kemben njerit ne kohen e merumit Enverit gjykatsit dhe policet ishin nje skishte drejtesi tani eshte demokraci ne se besoni ne drejtesi le ta vendosi gjykata

    1. Xon tironsi says:

      Duhet te jesh ndonje tutor edhe ti se ska mundesi te arrestojne kot,duhet te jesh ndonje tutor nga fieri,lushnja,laci,vlora,berati,elbasani,spe-qini,korca apo mall-a-kastra a kukesi se nuk ka mundesi tjeter

  12. ago says:

    Zoti madh çfarë bëjnë këta gjyqtarë.

  13. agamenoni says:

    Nqse pamjet që kanë fiksuar kamerat në momentin e ngjarjes ( psh pozicioni i makinave të autorëve të mundshëm) shpjegohen edhe nga dëshmitari atëhere vajmedet për gjykatat.

  14. Niku says:

    O mero,? ke mare ndonje lek nga froket?

  15. Ardian says:

    Shum e rend te vritet nje njeri por esht shum me e rende te vrasesh shpresen e nje populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje