INTERVISTA/ Keti Bazhdari: Shkodra ka nevojë të bëhet kryeqendër, jo të ngelet bastion

5 Prill 2015, 16:16Politika TEMA

Zgjedhjet lokale të qershorit po afrojnë, ndërkohë është fakt zyrtar se ju do të përfaqësoni PS për Bashkinë e Shkodrës. Çfarë do të thotë për ju kjo zgjedhje?

 

Do të thotë realizim i gjysmës së ëndrrës sime. Pjesa tjetër mbetet tani. Por rruga është hapur. Dua të them se frymëzimi im në politikë ka qenë dëshira për të kontribuar për qytetin tim. Dhe pozicioni më i mirë për ta bërë këtë është administrimi i tij me ide dhe projekte ambicioze.

 

Qyteti i Shkodrës, njihet si një bastion i së djathtës. Ju jeni e para femër që kandidoni nën siglën e një partie të majtë që aktualisht është në pushtet. Sigurisht, futeni në zgjedhje për të fituar, por çfarë pakete keni për t’i ofruar votuesve, qofshin këta të majtë ose të djathtë?

 

Termi “bastion” sikur është vjetruar dhe i fyen shkodranët. Shkodra është bastion i vetvetes, i historisë dhe krenarisë së saj. Ajo që ju e quani “paketë” është një program i detajuar që përfshin reformimin e të gjitha shërbimeve të bashkisë, është ringjallja e një qyteti kryelartë në histori me një program ekonomik, infrastrukturor, kulturor, një ringjallje për arsimin, shëndetësinë dhe sportin që përfshin një territor tashmë të zmadhuar nga Alpet e Dukagjinit në bregdetin e Velipojës. Detajet konkrete do t’ia parashtrojmë publikut gjatë fushatës.

Bashkia Shkodër dhe ajo e Tiranës qeverisen aktualisht nga e djathta dhe janë dy nga synimet e mëdha të së majtës në zgjedhjet e 21 qershorit. Pse besoni se qytetarët duhet të votojnë majtas në këtë zgjedhje?

 

Për Tiranën besoj se arsyetimi juaj tashmë ka rënë. Ajo fitore që nxori Ristani për Bashën, ku gara shkoi për 10 vota, u përmbys me mijëra të tilla në zgjedhjet e 2013. Kurse për Shkodrën them se një masë e madhe qytetarësh janë mërzitur duke votuar djathtas. Këtë po e shoh çdo ditë në takimet që zhvilloj me njerëz të ndryshëm. Por unë e mendoj se mazhoranca e bashkisë së dyfishuar të Shkodrës do ketë një mijë arsye për të votuar për kandidaten e Partisë Socialiste.

 

A i druheni faktit se dy vjet pas ardhjes në pushtet të koalicionit PS-LSI qytetarët mund të jetë të zhgënjyer dhe për një qytet si Shkodra, fitorja do të bëhet edhe më e vështirë për ju?

 

Ashtu siç mund të këtë “të zhgënjyer” siç thoni ju, mund të ketë edhe të tjerë që i entuziazmon fakti se në Shqipëri po fillon të funksionojë shteti. Por, meqë folët për të zhgënjyer, kam një plan ambicioz që përfshin edhe të zhgënjyerit. Edhe ata do ta gjejnë veten në programin e kandidates së koalicionit të majtë për bashkinë e Shkodrës. Por, që ta ezaurojmë problemin me “të zhgënjyerit” janë mijëra të tillë, të zhgënjyer nga keqadministrimi i Bashkisë së Shkodrës. Dhe natyrisht kërkojnë ndryshimin për kreun e kësaj bashkie.

 

Për herë të parë në këto zgjedhje lokale, do të zbatohet reforma e re territoriale. Për sa i përket Shkodrës, a mendoni se do të ketë impaktin që pritet kjo reformë?

 

Do të ketë impakt pozitiv. Gjithë kjo hapësirë që përfshin bashkinë Shkodër, që nga malet e Thethit deri në bregdetin e Velipojës, shihet si një e tërë dhe si e tillë përshtatet më mirë në projekte të avancuara zhvillimi. Zgjerimi i hapësirës gjeografike është edhe zgjerim idesh e projektesh, është zgjerim i mendjeve kreative. Kam fatin të jem e para që kandidoj për një hapësirë të tillë.

 

Zhvillimet e fundit politike brenda PS-së kanë qenë tejet dinamike. A mendoni se kjo do të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale në tërësi?

 

Zhvillimet politike në PS tregojnë hapësirën e kësaj partie për debat dhe vetëpërsosje. Elektorati është shumë më i hapur se një strukturë partie dhe i sheh me mendje të kthjellët zhvillimet.

 

Një nga arsyet e kritikave të para të z.Doshi ndaj mazhorancës, sipas mediave, ishte edhe kandidimi juaj. Sa e vërtetë është kjo?

 

Nuk e di si mund të kritikohet mazhoranca për këtë gjë. Çdo individ, deputet apo jo, ka patur lirinë të shfaqë ambiciet e veta për të konkurruar për bashkinë e Shkodrës. Unë nuk ia kam kufizuar askujt këtë liri, as që më ka shkuar ndërmend. Natyrisht, as ambiciet e mia pozitive nuk ka pse t’i kufizojë kush. Pastaj çdo forcë politike apo koalicion forcash vendos kritere dhe përcakton përfaqësuesit e vet.

 

Mendoni se largimi i deputetit Tom Doshi nga Partia Socialiste do ta dëmtojë partinë në Shkodër?

 

Partia Socialiste ka një elektorat solid dhe me vlera, ka mjaft figura me integritet, profesionistë dhe përfaqësues për shtresa të tëra të elektoratit. Nuk ka pse të dëmtohet nga largimi i asnjë individi. E vetmja gjë që mund ta dëmtojë një parti politike është frenimi i rregullave të lojës dhe konkurrencës.

 

Intervistoi Sidorela Lepuri

34 komente në “INTERVISTA/ Keti Bazhdari: Shkodra ka nevojë të bëhet kryeqendër, jo të ngelet bastion”

  1. Shkodrani says:

    Me keqardhje dua te te them moj zonjushe e nderume se nuk fiton. Do te kisha votu me shum deshir por je rradhitun me nje qeveri bandite, me Ilir Meten kriminel. qe pervecse asht idnetike me qeverin e qelbun te berishes, asht dhe arrogante e pashembullt e na ka sjell shum mjerim e varfni.

    1. Toni says:

      Shikoje pak se car po te propozon partia ne Shkoder,mesila doda sapo ka prononcur se per Shkodren kandidate e pershtatshme per PD eshte+duhet te jete voltana ademi e kupton ti sesa tallje eshte kjo per Shkodren apo jo nuk u ngopet 25-vjet me flangat e jozefina coba-topallit,KETI BAZHDARI ehte nje epoke e re per Shkodren nje vajze+familje e shkelqyr SHKODRONE..

      1. Burhani says:

        Me KetiBazhdarin Shkodres do ti kthehet Buzeqeshja
        E pershendesim kete kandidature sepse mbart Fisnikeri,
        Energji,Dashuri dhe Respekt per te gjithe qarkun e Shkodres.
        Keti eshte Ikona Shkodrane.

    2. XUME PROTOPAPA says:

      ILIRI, KETI dhe EDI KRISTAQ MULLETI

      “Eshte e vertete qe…ë..ë..ë zoti Meta , dha shfaqjen me te keqe, sepse gjith’ shqiptar’t e dinim, nuk kishte dyshime, por ai kristalizo(j) ate çfare dinim, ne kamerat dhe ne televizionet e sh’pijave tona. Eshte n’fakt ë, e turp’shme dhe sje(dh)je shum’ jo dinjitoze e..e…e kry’ministrit, i cil(l)i po tregon se koalic(j)oni qe ato kan’ ndertu’ dhe te cilin ne e kemi akuzu’ prej kohesh, esht’ i ndertuar vetem mbi bazat e afer(r)ave… e aferave k(u)rruptive edhe e veprimeve ekonomike te jasht’ ligj’shme.”

      Jane pike per pike fjalet qe tha goc’e Ndrekes, pas videos Meta-Prifti. Si duket ndryshoi mendje shume shpejt, sepse i themi ne Kokedhjeret nga Vunoi – “oreksi vjen duke ngrene”.

      U pa qarte edhe ne kerkesat qe i parashtroi zogistja Bazhdari, te korruptuarit te perjetshem, porositesit te vrasjes me pagese te dy deputeteve, sipas akuzes se Tom Doshit, çunit te Rexhes, shitesit te zarzavateve tek Pazari i Ri, ne takimin dy-kokesh ne ambjentet ku shfrytezimi I grave dhe vajzave shkodrane eshte ngritur ne art.
      “Duam ndryshime ne ligjet per “fazonet” – kembenguli zogistja Keti – qe keshtu te skerlaqe edhe me shume shkodranet qe pretendon ta votojne me forcen e bukes se gojes.

      Thuhet qe engjejt nuk kane seks, edhe beratasit jane quajtur dikur “mistrece” nga Qazua, pa dallim seksi.
      Ne Kuvend, çuni i Kristaqit (jo) nga Mulleti, foli per pleshtat e ngordhur, me seks te dyshimte, ne duart e .. nuk arritem ta kuptonim se per cilat duar e kishte fjalen ai, qe, pasi “i kishte hequr nje vize” (droguar) sipas deshmitarit Halimi, kercenoi “kotecin e njerezve” (sipas gangsterit Tahiri) me perdorimin krijues te fjalorit te Konices, te quajtur ndryshe “fekalet e Rames” nga nje tjeter i persekutuar, rrahur me rrypin e pantallonave e kapur per fyti me thonj enkas te pa prere, nje fare Strazimiri, aktor i talentuar ne filmat e Xhanfizese.

      Pas gllaberimit te zogistes Bazhdari nga kurrizthyeri thas-mbushur me shtateqindmije euro, shqiptaret kryesisht dhe shkodranet ne veçanti kuptuan me se fundmi dy te panjohurat qe vertiteshin ne mendjet e tyre: seksin e “pleshtit te Rames” dhe vete ate, “plesht(e)n” e ngordhur ne duart e çunit te Rexhes, zogisten e perbetuar (me urdher te Ndrekes) Keti Bazhdari alias Mulleti.

    3. muki says:

      Keti thoshte dikur qe Meta eshte e keqja e ketij vendiu bashke me Berishen. Ka genjyher atehere apo tani se spo e kuptoj.

  2. kryeqender nga bisnesmenet informale me te ardhura te dyshimta,deri dje barkthare e bythgrisur dhe te zgjuar nje dite te pasur

    1. tani says:

      Me fillimin e fushates me ilir meten e tregoi qarte se kandidatja e kujt force eshte!nuk eshte e ps por e edit dheilirit, eshte nje pazar mes te dyve per te kandiduar nje person neutral si keti per skenen politike, nderkohe qe poshte fijet do ia levizin grupet e metes ne shkoder per interesat e tyre, ndersa rama do kenaqet se do ia japi nja dy fonde per te ngjyrosur pallatet e shkodres si ne tr dhe per te shtruar ca rruge, kaq! Nuk ka as vizion, as strategji konkrete, as qellim per te punuar realisht sepse eshte vetem nje kukull e ilirit dhe edi rames asgje tjeter

  3. Toni Hafizi says:

    Bravo Keti,

    Koncize, e qarte, me vision, me ambicje, me Kulture, gjitheperfshirse per te cilen Shkodra jone ka shume nevoje.
    Bravo bravo
    Keni mbeshtetje edhe te gjithe emigranteve kudo qe jane.
    Shkodra nuk ka me nevoje per hafije.
    Intelektualet, por edhe populli shkodran nuk kane nevoje te drejtohen nga profanet.
    Suksese Keti

    Tani
    Saint Petersburg Florida USA

    1. ju shkoi jeta tuj shit ..pordh me rigon dhe shkodra ska pa nji dit te bardhe ,te gjithe hajna jeni

  4. basilius says:

    Shkodrani, na…pla…by…se nuk po voton ti zonjushen e nderuar.

    1. shkorani says:

      zonjusha e nderuar do merrte me shume vota po te dilte e pamvarun

  5. shkodra says:

    Caty,je e humbur pa filluar….
    E nise shume keq….e fillove me kryehajdutin dhe kryemashtruesin Ilir Meta….shkodra e di se cfare po ben LSI me Agron Celen e Ilir Metes…Mendoni te vidhni dhe te bleni si ne 2013..!!?? Caty,pse keshtu do te fitosh ne shkoder..!!?? Kaq trupeshk te duken qytetaret e shkodres,Katolik apo Musliman qofshin…!!?? nuk te paska mesuar asgje babai yt…!!

    JE E HUMBUR DHE KE DESHTUAR !!

  6. Teo says:

    Per kete zonje te ardhurat i di gjith Shkodra dhe jo vetem qe ka bere biznes qe para 13 vitesh por me ardhurat e saj personale ka kontribu dhe kontribon prej verferise ekstreme deri te arti , kultura etj. Personalisht mendoj qe nje pjese e madhe e shoqerise nuk do te zgjohen ndoshta ma te pasur mas fitores se Keti Bazhdarit por sigurisht ma te buzeqeshun.

  7. Uji i ftohte says:

    Me Keti Bazhdarin drejt shekullit te Ri,Shqiperia drejt Europes vetem permes Shkodres se qyteteruar.

  8. Boll mer ju ,qe dini vetem me prodhu helm nga tru .
    Kte zonje te nderuar se ka prur ne ate skene konkurimi nji shkerdhat si meta apo nji kriminel si berisha apo bishtat e tyre basha e jozi ,
    por aftesite e saja vet ,si nji sipermarrese e denje .
    Vetem njerez te cilet jane mesuar te jetojn ne maskarallik e mizerje te tipit anadollak ,qe s’e duan te rene dhe zhvillimin mundet te jen kunder
    Keti Bozhdari-it .
    Nqs shkodranet i duan te miren atij qyteti duhet me zgjedh pamedyshje
    Keti Bozhdari-in.
    Suxsese …

  9. agim vocka says:

    ky popull sipas kokes festen e ka ne rregull. behen tifoze me nje parti dhe kenaqen qe te zgjedhurit e tyre jane mire, fryhen perdite, e s’kane te ngopur! Po ju o te mjere cfar fitoni nga kjo ? Ju ndopeni me luge bosh ! Sa te shkoni me keto mend te pakten lutjuni Zotit te mare dite nga tuajat e tua jap lidereve te partive se keshu do ju kenaq edhe juve!

  10. Albann says:

    Si shpirt eshte…Rezaton dashuri,ngrohtesi,siguri dhe qartesi ne te shprehur…Shkodra e shkodranet kane me se te mburren…

  11. Shkodrani1 says:

    Shkodra e ka per nder te perfaqsohet prej Ketit, dhe Keti ashte nji vlere e mungume ne ate bashki qe i shtohet Shkodres
    Boll me vegla te vume ne ate karrige qe sditen asnji gja veq me fry xhepat e vet dhe te zhelefines

  12. nje tirans tjeter(ose me sakte tironc) says:

    Sikur 10% te potencialit ta realizoni ju zonje e nderuar, dhe vertet ta ri-ktheni ne krye-qender Shkodren e tregtise (te keq-perfaqesuar sot nga malsori-kapadai)Shkodres te kultures Europjane (sot te humbur prej se paku 15 vitesh) dhe Shkodres te mrekullive natyrore (te cilat per fat jane ende deri diku te riparueshme.
    Sdq, fakt eshte se ne pergjithsi “bastioni” e ka kthyer Shkodren ne provincjale, ne vend te perfaqesuar nga tom Doshi!!
    Nga ajo gjendje, zonjusha qe kerkon bashkine, mund te jete vetem lajm i mire, nuk do sihte hera e pare qe Shkodra qeveriset nga nje grua, Teuta ishte shkodrane.
    Per ju qe banoni ne TR, DR apo edhe EL, Shkodra me Rozafen 3500 vjecare, Vilunin e Velipojen, Shiroken e Buna/Drinin, pedonalen e lagjet e vjetra qytetare jane vetem 1 ore larg! Them kete se kjo mendesi thellesisht shqipfolese ka zene rrenje sikur Shkodra eshte se paku 10 ore larg! Shko hidh nje sy o shqiptar, kur vijne angleze, gjermane, polake e franceze me autobuse( nga Mali i Zi) po ju cfare prisni te njihni vendin tuaj?

  13. sherifi says:

    Mendoi se eshte kandidatura me e mire per shkodren keto 25 vjet,urime.

  14. Piter Pan says:

    Keti nuk po i shet shkodraneve Rilindjen e Rames si histori suksesi, shkodranet zor se e pertypin ate. Ajo po shet backgroundin e saj dhe aftesite manaxheriale qe zoteron si histori suksesi, dhe ketu askush nuk mund ta kundershtoje sepse faktet flasin vete. 600 punetore, 600 familje dhe nje zot e di sa eshte numri i personave qe ka ndihmuar fale filantropise ne keto 13 vite. #ShkodraVotonKetin

    1. shkodra says:

      Piter,”Caty”duhej te dilte vetem qe shkodra te besonte historine e saj te suksesit por,doli me Ilir Meten dhe Agron Celen…Kaq mjafton…!!

  15. astrit says:

    Grua zonje qe do t’i bente ndere gjithe qytetareve shkodrane.

  16. Skorpions says:

    Kjo goca me buzeqeshjen e saj (vallaj me duket e sinqerte) rrezaton shprese. Sigurisht qe s’ka shkopin magjik te ndryshoje kete hajni qe ka kaplu Shkodren dhe tan vendin, por ne kete rast thjesht shpresa mund te jete nje pikenisje per nje epoke te re.

  17. arben says:

    Kjo duket normale dhe rob qe din te mendoje por me horrat e LSIse vec hajdutllek me bollek ka. Skkodra eshte katandisur pak keq dhe si ka ngel shume pervec fjaleve te medha te ‘identitetit qytetar’ te madh qe se di kush ku ka perfundu. Deputetet e shkodres per momentin jane o horra o idiota qe luajne fijet e horrave se sknane tru per tjeter. Gjynah po dhe qytetet perendojne e me keq se ka perenduar ky qytet veshtire ta mendosh. Por kjo shkodra jone pak rrebele e shume hore djeg dhe shume njerez. Kjo zonja digjet shpejt nese nuk u ve pragun horrave sidomos ketyre me nam te lsi-se

  18. ... says:

    Pa asnje lloj plani konkret per Shkodren pervec fjaleve me vjen keq e dashtun keti vota jeme shkon kundra per shume arsye… 1. Po hyn ne ket gare si biznesmene dhe jo si nje person me nji background dhe aftesi politike por edhe me vizion 2. U meshtete ne shkoder nga Iliri publikisht para disa diteve ne nji kohe qe deklarata juaj per ilirin ka qene goxha e rende …apo thuaj kur vjen puna te karriga nuk pysim per gja…. 3. Do jesht thjesht nji kukull qe merr urdhna nga lsi shkoder dhe ti thjesht do pasunosh biznesin tand qe per hir te se vertetes dihet cfare jane fasonet shrytzim total i njerezve me ore te sterzgjatuna dhe paga minimale….

    1. Tipi says:

      Luan Harusha ishte kandidat me i mire: 1 i pashkolle, 2 . Pordhac, 3. Mashtrues,4. Kurva e Doshit, 5. Pijanec,6. Hor,7. Kurvar, 8. Kriminel, 9 Tutor, 10. Drogaxhi.
      Megjithate votojeni Keti se mrapa i ka kto tipa zagaresh qe e trathtojne te zotin( Tomen) per nje kafshate buke ( ose per te vazhduar keto pislleqet ma siper.

  19. Murlani says:

    Shkodra ka shansin e fundit per te shpetuar nga pergjumja dhe prapambetja 25 vjeçare qe u perdor keqas nga politika e mbrapsht tuj majte ne pushtet shkatrrimtaret e saje ,.
    Po votoj per Ketin do te shpetoje e do te behet kryeqender siç e meriton .
    Kush don Shkodren voton KETIN .

  20. shqip hesapi says:

    Te dashur shkodrane (kam respekt te madh per Shkodren ku u rrita dhe u arsimova )ne se Keti eshte e afte dhe e ben kete pune mire mos pyesni se c’parti perfaqeson,por shikoni personin.Ne se Keti del me siglen e PS-se eshte ende me mire per Shkodren se do te thithe financime nga Qeveria.Per mua ka rendesi personi ne keto zgjedhje.Une ne Tirane do te votoj personin dhe jo partine.

  21. Petro says:

    Shkodranet jane dricimi i vendit.As mos e mendoj kush se do te votojne Ketin nga Puka, qe luan per llogari te padrinos se Shqiperise.

  22. joel shkodra says:

    Po si do t’ia beje me biznesin e saj kur te jete kryetare bashkie?

  23. GAMORI says:

    SHKODRA DUHET TE KTHEHET NE KRYEGJENDER TE KULTURES , KENGES , ARTIT :ZEJTARISE SHKODRANE ,FOTOIGRAFISE ; HUMORIT : TRADITES VOLKLORE TE VESHJES SHKODRANE ; TE QYTETARISE SHKODRANE TE FESTUARIT E KARNAVALEVE ;TE PERDORIMIT TE BICIKLETES NE QYTET NGA SHKODRANETDHE TE MOS KETE VEND PER MARRINAT E MALOKEVE SI NE SJELLJE DHE JETESE DHE MENDIM !

    PAQE ;GEZIM ; SHKOLLIM ; PASTERTI DHE MIKPRITJE DHE SHUME DASHRI PER QYTETIN E LASHTE TE ” ROZAFES ” !

    BOLLKENI VRA NJENI TJETRIN, TASH DUHET PAQE DHE PUNE!

  24. Robert says:

    Suksese Keti,je nje vajze shkodrane e mrekullueshme,bije e nje familjes te shkelqyeshme dhe Shkodra do te kete fatin me te pase Ty kryetaren e saj. Jena shume e ma shume me Ty,ec perpara se Ti do te fitosh. Suksese pa fund per Shkodren.

  25. Ira says:

    Komente shume folklorike si; 1) Vota per Ketin shpetim i Shkodres, qe me kujton vitin 1997, kur ne murin e nje pallati ne Shkoder, ishte shkruar:- Minarolli dhe Shaban Memia jane shpetim i kombit. 2)Vota per Ketin, do ta beje Shkodren kryeqender etj. Shkurt, kjo zonje eshte kandidatja me e dobet qe ka nxjerre PS ne te gjitha zgjedhjet per Kryetar Bashkie, por me e keqja eshte se nese zgjidhet do te jete nen diktatin e Metes dhe LSI-se ne Shkoder. Veshtire te mos e kuptosh se çdo te thote te jesh nen diktatin e LSI-se ne Shkoder. Ata qe nuk e dine do te thote se nuk e njohin Shkodren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje