Meta uron besimtarët katolik për Pashkët: Më shumë dashuri dhe mirëkuptim për shoqërinë tonë. Pas kryqëzimit vjen ringjallja

5 Prill 2015, 14:37Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolik për festën e Pashkëve. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja  Monika Kryemadhi, Meta zhvilloi një vizitë në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës.

Në një prononcim për median pas vizitës, Kryetari i Kuvendit u shpreh se në këtë ditë të Pashkëve ai u uron të gjithë besimtarëve katolik dhe qytetarëve shqiptarë më shumë paqe, dashuri dhe qetësi në familjet e tyre dhe në shoqërinë shqiptare.

“Në këtë ditë të shenjtë do të dëshiroja të uroja të gjithë besimtarët, të gjithë shqiptarët dhe natyrisht që është një moment për të reflektuar. Ngjitja e Jezusit në qiell është një ftesë për të gjithë për tu ngritur në lartësinë e besimit, të shpresës dhe të mirësisë, sepse pas kryqëzimit vjen ringjallja, sepse e gjithë jeta është sakrificë, por ringjallja, rilindja dhe rikthimi, vinë vetëm përmes sakrificës së epërme. Ndaj do të doja sot në këtë ditë të  veçantë t’i uroja të gjithë besimtarëve katolik dhe të gjithë qytetarëve shqiptar më shumë paqe harmoni, dashuri, qetësi dhe mirëkuptim në familjet e tyre dhe në shoqërinë tonë”,- tha  Meta./j.h

5 komente në “Meta uron besimtarët katolik për Pashkët: Më shumë dashuri dhe mirëkuptim për shoqërinë tonë. Pas kryqëzimit vjen ringjallja”

  1. tfgs says:

    teper e besueshme,kur kete e thote nje peder i sulltan Muratit……..

    1. Kacaki Junior says:

      tfgs, ta pshurrsha hunden po pse e fute edhe ketu? Pashket tuaj, me sa di une jane nji jave ma vone, njikohesishte me ato te qetnikve!

  2. onufri says:

    cfare ironie! pas kryqezimit vjen ringjallja thote llozhura, ska faj ai.

  3. lol says:

    Cit derrash,qe plasin nga vjami!

  4. analist-politolog Nurellar-Beu says:

    palaco prift qe pret kete palaco politikan…
    pthu… fare e keqe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje