Prokuroria vazhdon të besojë tek dëshmitari kyç për vrasjen e Dritan Lamajt

5 Prill 2015, 17:57Politika TEMA

Prokuroria është e vendosur të apeloj vendimin e Gjykatës për vrasjen e komisarit Lamaj, duke i qëndruar dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur. S

ipas Prokurorisë, vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk ndryshon asgjë në lidhje me dëshmitarin.

“Procesi nuk ka përfunduar, jemi në fazën e pritjes së vendimit të zbardhur për të paraqitur kundërshtimet tona në Gjykatën e Apelit, ku gjykimi do të vazhdojë”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, dëshmitari Arben Ndoka do të vazhdojë të jetë nën mbrojtje.

Organi i akuzës theksoi se ka një marrëveshje me dëshmitarin në fjalë ku një nga pikat e saj është edhe statusi i këtij personi.

2 komente në “Prokuroria vazhdon të besojë tek dëshmitari kyç për vrasjen e Dritan Lamajt”

  1. Me jep ca lek se jam lypes Grek. says:

    Arben dhe Mark Frroku duhet te jene vetem ne vend: Ne burgun me te zi te mundshem. Maskarenj te pashpirt. Njerez qe kane perdorur prostituta ne Belgjike si rralle kush ne bote.

  2. emigrantii says:

    Kush eshte motivi i vrasjes sipas prokurorise? Nese komisari e ka dhunuar, ska pse te behet kaq mediatike dhe politike kjo histori. Vrasesi duhet te denohet, por me prova jo me hamendje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje