Partia Demokratike pritet të përcaktojë gjatë javës kandidatët për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave duket se është i vështirë, ndoshta po aq sa edhe negociatat që partia më e madhe opozitare po vijon dhe pritet t’I përmbyllë me aleatët e saj. Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë për TemA se në dilenë kjo parti është edhe për kandidatin e Bashkisë së Tiranës, për të cilën përfliten disa emra, ndërsa shumë të tjerë po tentojnë t’I imponohen kësaj partie për tu përzgjedhur si kandidat.
Kandidatët
Prej disa javësh strukturat e PD janë përfshirë në procesin e propozimeve të kandidaturave për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, emra të cilët pasi depozitohen në kryesitë lokale të partisë i nënshtrohen një testimi dhe më pas përcillen në qendër bashkë me rezultatet e mbledhura. Burime nga PD theksojnë se tashmë secila degë ka depozituar kandidatët e saj, ndërsa në Tiranë duket se ky proces do të vijojë edhe disa ditë.
Gjithsesi nga Partia Demokratike mësohet se kandidati për Tiranën do të përzgjidhet mes Gerti Bogdanit dhe Arben Ristanit, edhe pse si emra të propozuar janë edhe Halim Kosova, Florion Mima, Majlinda Bregu, Eduard Selami apo Jorida Tabaku. Gjithashtu nga seksionet e PD-së janë propozuar edhe disa emra periferikë, të cilët më shumë sesa kandidatë potencialë për t’u përzgjedhur, krijojnë idenë e një procesi të gjerë propozimesh.
Sipas burimeve nga PD, një pjesë e kandidatëve të propozuar kanë deklaruar moskandidimin, si në rastin e deputetes Majlinda Bregu, e cila kryeson Komisionin Parlamentar për Integrimin. Po kështu ish-Kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami ka deklaruar se nuk ka ndërmend një kandidim në Tiranë, edhe pse ai bashkë me emrin e Ristanit dhe Bogdanit rezultojnë ndër emrat më të propozuar nga seksionet e PD-së në kryeqytet.
Burime konfirmojnë se emrat janë diskutuar edhe në negociatat e zhvilluara mes demokratëve dhe partive aleate, të cilat nuk kanë nguruar të japin edhe të tjera alternativa. Në këtë kuadër mësohet se janë propozuar emrat e Dashamir Shehit, Kryetar i LZHK apo Kujtim Gjuzit. Gjithashtu edhe emiri i Florion Mimës është propozuar nga një prej partive aleate të PD-së.
Por duket se shumë nga seksionet e PD-së janë udhëzuar në lidhje me emrat që do të propozojnë, cka e bën procesin të diktuar. Nisur nga ky fakt duket se edhe shumë nga propozimet që do të shkojnë në qendër janë fictive, duke mos ditur saktësisht se cilët nga emrat janë propozuar realisht nga baza dhe cilët të tjerë në bazë të udhëzimeve.
Negociatat
Partia Demokratike rrezikon të hyjë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit pa një prej aleatëve të saj kryesorë, Partinë Republikane, e cila në Kuvend ka 5 deputetë. Pas largimit nga koalicioni opozitar i PDIU-së, demokratët e drejtuar nga Basha duket se po përballen me raportet ndoshta më të vështira me republikanët e drejtuar nga Fatmir Mediu për shkak të mos mbështetjes që partia më e madhe opozitare nuk i jep kandidaturës së Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit. Emri i Dukës duket se ka mbështetjen e Bashës, por jo të ish-kreut demokrat Sali Berisha, i cili mësohet se ka vendosur veton e tij për të mos lejuar një kandidim të deputetit republikan. Nuk dihet nëse qejfmbetja e Berishës ndaj republikanëve ka të bëjë me faktin nëse Fatmir Mediu ka vendosur përpara faktit të kryer demokratët duke propozuar ish-ministrin e Bujqësisë në Qeverinë Nano, apo ka lidhje me akuzat e forta që ka artikuluar para 2005-ës ndaj Agron Dukës.
Nga takimet e zhvilluara deri më tani, mes PD dhe PR nuk është arritur asnjë akord, ndërsa afati për mbylljen e tyre është në datën 6 Prill.
Gjithashtu negociata të vështira për demokratët paraqitet edhe me demokristianët, të cilët pretendojnë Bashkinë e Lezhës, për të cilën kanë propozuar Eduard Ndocaj. Ky i fundit në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në listën e kandidatëve për deputet në Partinë Socialiste, ndërsa më pas iu bashkua PDK ku mban edhe postin e zv.Kryetarit. Burime nga PD konfirmojnë se edhe në këtë rast nuk është pranuar kandidatura e propozuar nga PDK e Nard Ndokës, ndërsa nga dega e Lezhës është propozuar si kandidat kryesor për këtë bashki Salvador Kacaj, i cili aktualisht drejton komunën Shëngjin./gj.k/
Ristani kandidat dhe gropa e PD do behet 10 fish me e thelle.
Ne jemi ndryshimi. Perpara!
EDUART NDOCAJ per lezhen….
O perendi…….
Nje injorant I pashprese….E meriton postin si zv.kryetar I PDK…..
Por ka gjasa te qendroje gjate ne ate pozicion.
Nuk besoj se mund t’ja marre ne kuadrin intelektual “Kubanit” Ndoka…….
Ristani kandidat?Turp e faqe e zeze!
Ne se doni te konkuroni me dinjitet ne Tirane, vendosni zonjen Bregu!!
…Vetëm çanta e dorës i ka kushtuar 8 ooo euro! Se makina,pastaj,…100 000 euro!
Harrove emrin e pare “Kodra pas”
Ristani eshte me i pershtatshem, se fitoren e tij do ta festojme me qofte, kukurece dhe plendesa dhe me dolli rakie per 4 vjet rresht.
Tirana do te shnderrohet ne nje “Qebaptore Gjigande”, te cilen do ta marre shembull e gjithe Shqiperia dhe me pas edhe Europa. Menuja per cdo Qebaptore do te vije me posten e Bashkise se Tiranes. Rakia do te jete falas deri ne dy dopjo me fonde nga buxheti i Bashkise.
Pastaj Bashkia do te hape nje kurs per “Specializimin” e antareve te Komisioneve Zgjedhore ne shkalle vendi.
Per risi te tjera do flasim mbas zgjedhjeve.
Kandidatura e Ciljetes mund te jete shume e mire dhe e sigurte qe fiton.
PD=partia dudumave
me pijanecin dhe burgaxhiun
Ristani kandidat ne kryeqytet
hajde hajde ca debilash
Bujar Kulufi vellai i Gezim Kulufit do te ishte kondidatura me e mire per PDne
Edhe une e mbeshtes Ciljeten. Qejf i madh. Do te bahet Tirona jone akses turistik per seks si Tajlanda.
Ju jeni te paret!
Halim Kosova e fiton Tiranen , me keta kandidate qe po degjojme deri tani.
Ristani e fiton se vete shkruan vete vulos, ia ka mare doren. Kur nxorri Lulken fitues, si te mos nxjerri veten?
Bashes i ka ardhe nje rast i mire per te kandidue per Bashkine ndonje qe nuk ka si e heq qafe, vec ne kete menyre, pasi dihet se e majta fiton thelle.
Psh ben mire te kandidoje kete burgaxhiun Ristani dhe me kete rast ben edhe nje pjese te dekriminalizimit te grupit te PD-se.
Ky shans i erdhi Bashes, le ta shfrytezoje.
Edhe Saliu te vihet kandidat,PD-ja nuk fiton jo ne Torane por ne asnje bashki ne Shqiperi.Iku koha e “arte” e PD-se kur njerezit besonin si idealiste
PD-es,ne qoftese I ka mbetur, sadopak moral politik,kandidatin per kryetar bashkije te Tiranes,duhesh te mendohesh mire Z Basha..Mendimi im personal eshte,se pervecse Z Bogdani,as kerkush nuk i ploteson kriteret,dhe vetem atij i takon te kandidoje per tiranen…
Harrojeni Ristan Pijanecin,se zoterija e tij nuk ploteson asnje kriter.
Z Basha; Ju jeni kryetar I PD-es Vetem juve ju njihet ,firma dhe vula e
e ligjit. Mos beni gabimin me fatal te jetes tuaj si politikan,se te emrosh si kandidat Ristanin,eshte njesoj si te marrish
nje pijanec rruge,dhe ta gradosh si [general] rrugesh..
vetem po ti kete lene mendja fareeeeeeeeeeeeeeeeeeee i jepet vota PD.
nje sugjerim. ne komentet tuaja ju lutem mos shkruani keq per ristanin (talebanin). une shpresoj qe pedet ta kantidojne, e keshtu kryhet puna. ata shkojne per lesh, dhe nje goje e ndyre me pak ne parlament. keto pune duan edhe pak kalkolime. ndersa per ate bogdanovin si kallup misri, ai si te jete si te mos jete, nuk leviz as gjethja ne peme. gerti eshte sikur te mos kete shtylle kurrizore. thjesht peme pa kokrra.
i vetmi kandidat qe mund ta fitoje lezhen dhe qe ka punuar me shume se gjithe tjeret eshte salvador kacaj kryetari i komunes shengjin qe e ka bere shengjinin sikur te ishte dubai