Partia Kristian Demokrate e drejtuar nga Mark Frroku do të dalë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit si pjesë e koalicionit qeveritar të drejtuar nga Partia Socialiste.
Kjo të paktën sipas dokumentit që PKD ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ta regjistruar këtë subjekt politik për zgjedhjet vendore.
“Partia Kristian Demokrate është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit . Si Parti Parlamentare,kemi degët dhe strukturat tona në të gjitha rrethet e qarqet e vendit.
Sipas marrëveshjeve me forcat e tjera politike të koalicionit të shumicës do të marrim pjesë në zgjedhjet për pushtetin vendor që do të mbahen në Qershorin e këtij viti”, thuhet në dokumentin që është dorëzuar në 22 shkurt të këtij viti si një raport i përvitshëm financiar që i dërgohet KQZ.
Raporti në fjalë është dorëzuar nga PKD 9 ditë para se deputeti Tom Doshi të bënte akuzat e tij se Ilir Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.
Nuk dihet nëse Partia Socialiste do t’i përmbahet marrëveshjes me PKD apo jo, pas akuzave që i janë drejtuar Mark Frrokut nga Prokuroria shqiptare, por edhe ajo belge. Aktualisht deputeti Frroku ndodhet nën masën e sigurisë me burg në lidhje me akuzat nga drejtësia belge. /gj.k/
Drejtesia Belge bie ne kontradite me Diplomaten e vet ne Tirane e cila deklaron se nuk kemi marrveshje ekstradimi per Frrokun.Frroku asht ceshtje e brendeshme e shqiperise.Hajde e merrni vesht se kush rrene.Diplomatia apo drejtesia Belge.Njeri nga dy institucinet Drejtesi Belge Ambasad Belge ka shperdorim detyret.
Deputeti Mark Froku sa here do te kete komisone parlamentare dhe ne seance parlamentare me autorizim te prokurorise dhe me kerkese te avokateve
T’keqen e shqipes!
Apo mos asht gegnisht kjo?!
Pse hesht ambasada amerikan per kete koalicion te krimit.
Edi Rama ne asnjemenyre ,ne menyren me kategorike me njerez te tille nuk duhet te firmose nje aleance te tille me vrases,me njerez qe shesin femna
neper Europe,eshte e TURPSHME per Shoqerine e sotme nje gje e tille.
Te izolohen Parti te tilla duke i nzjerre te jashte Ligjshme…..!