PD mbyll negociatat me aleatët/Të vegjlit kërkojnë 25 bashki

6 Prill 2015, 16:34Politika TEMA

Partia Demokratike ka mbyllur fazën e parë të negociatave me partitë e aleate, të cilat kanë depozituar për gati 5 ditë propozimet e tyre, në lidhje me koalicionin për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Në total, aleatët i kërkojnë PD kandidimin e emrave të propozuar prej tyre në 25 bashki, ndërsa republikanët kryesojnë listën me 14 njësi vendore.

Përvec Bashkisë së Durrësit, PR kërkon të shkojë me kandidatët e saj në bashkitë e Sarandës, Kukësit, Gjirokastrës, Lushnjës, Devollit, Maliqit, Himarës, Mirditës, Memaliajt, Këlcyrës, Ersekës, Selenicës dhe Librazhdit.

Partia Demokristiane kërkon nga PD 6 bashki, të cilat janë Fushë Arrëz, Mirditë, Lezhë, Kurbin, Sarandë, Mallakastër.

Partia Bashkimi Liberal demokrat e Arjan Starovës kërkon bashkinë e Elbasanit, ndërsa Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon bashkinë e Matit.

Partia Ballli Kombëtar Demokrat kërkon Bashkinë e Këlcyrës ose Delvinën ndërsa Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kërkon bashki të nivelit të dytë në qarkun e Vlorës dhe të Korçës.

Ndërkaq negociatat vazhdojnë për të përcaktuar zonat e lira që PD do të japë për aleatët, të cilët i kanë bërë tashmë propozimet e tyre.

Burime nga PD theksojnë se brenda javës do të zyrtarizohen kandidatët, ndërsa vlerësohet raundi i parë i negociatave si pozitiv, megjithëse divergjencat e republikanët e Fatmir Mediut vijojnë për shkak se kushti i vendosur nga PR është bashkia e Durrësit. /gj.k/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje