Prokuroria: Arben Ndoka zbuloi targën, si nuk i ka parë autorët?!

6 Prill 2015, 14:46Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që të martën të dorëzojë në Gjykatë apelimin e pafajësisë së biznesmenit Arben Frroku, ndërsa burime për A1 Report bënë me dije se ky apelim do të bazohet në tre pyetje të cilave gjykata e shkallës së parë i la pa përgjigje.

Burimi sqaroi për A1Report se gjykata është kontradiktore me dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka, pasi nuk pranon dëshminë e tij por pranon se ai ishte personi që dha i pari targën e automjetit BMW të vjedhur në durrës dhe u përdor nga autorët për vrasjen e Dritan Lamaj.

Sipas akuzës fakti që Arben Ndoka ka identifikuar targën e DR 19 44 F konfirmohet dhe nga dëshmia e dhënë para gjykatës nga dy zv.Drejtorët e policisë Agron Kulicaj dhe Tonin Vocaj të cilët kanë drejtuar hetimet më 24 shkurt 2013 kur u vra lamaj.

Një tjetër provë thotë prokuroria e rrëzuar pa argument nga gjykata është dhe ajo e përgjimit të telefonit të Arben Frrokut, pasi nuk është transkiptuar gabim por gjykata e cilëson padrejtësisht sit ë pavlefshme.

Të njëjta burime sqaruan se trupa e gjyqtarëve kryesuar nga anëtari i KLD-s Dritan Hallunaj nuk ka marrë parasysh faktin e raporteve që Enver Stafuka i cili u përfshi në vjedhjen e makinës BMW me të cilën u krye vrasja ka patur me biznesmenin e dyshuar Arben Frroku.

Arben Stafuka prej më shumë se 1 muaj është rrëmbyer dhe zhdukur pa lënë gjurmë në Fushë Krujë, ndërsa prokuroria hetimet i ka përqendruar në pistën se Stafuka është eliminuar për të zhdukur një provë të rëndësishme siç është dhe personi për llogari të cilit Stafuka vodhi automjetin në Durrës.

15 komente në “Prokuroria: Arben Ndoka zbuloi targën, si nuk i ka parë autorët?!”

  1. safeti says:

    Osht myll ai muhabet, Frroku bon vota n’fushat per babloket e rilindjes, ka vra ska vra, kto jan gjona tvogla qi skon bereqet.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      ? ? ?
      Ta marrin vesh
      Tan Shqiptaria
      Nji ky ash
      Ansambli Qiftelia.
      “””
      Ta marrin vesh
      Tan Evropi
      Nji ksi lloj mostrash
      Ka pjelle gopi.
      “””
      Cfare shteti esht ky?!!
      Nje shtet barbar
      Qe tallet ( pas vrasjes)
      Me nje KOMISAR ?
      “””
      Zgjohu Edvin
      Mjaft me si burrec
      Mjaft u rrahe krahet
      Si dikur ne Gerdec.
      “””
      Zgjohu Edvin
      O kurre, O Tani
      Neser, eshte vone
      Do e hash dhe Ti!
      :- ( ? ?

      1. andi says:

        Komisarin e vrane koleget e vet, ato ja dhane dhe targen e makines deshmitarit. (banda e Sali Berishes), deshmitari eshte i manipuluar nga ajo bande, Stafuga u zhduk nga e njejta bande per te mos u zbulu e verteta. Arbeni munde te kete ba krime te tjera por ate jo. Sali Berisha e ndeshkoi Arben Frrokun per kualicionin qe nuk pranoi me ba me te para zgjedhjeve Parlamentare.

  2. h says:

    GT na keni çare trapin me termin “bisnesmen” ky eshte kriminel, vrases, tutor femrash, kontrabandist, mafioz por kurre asnjehere bisnesmen!
    Nuk behet dot kokrre malokut bisnesmen sepse bisnesi do tru jo dhune e maloket nuk kane tru por vetem dhune!

    1. mira says:

      jam shume dakort me komentuesin h

      1. Qytetari says:

        Ju flisni gabim.

  3. Alfonsi says:

    Cja fusin trapit kot keta prokuroret? Pse qenka e cuditshme qe te shohesh targen por jo fytyrat? Te gjitheve na ndodh te mos shohim fytyren e femrave neper rruge por targen ja shohim ama …

    1. shkodra says:

      …..dhe momenti i pamjes se targes menjehere mbas vrasjes verteton se deshmitari ka qene prezent ne momentin e vrasjes dhe jo kater min.mbrapa,sic pretendon gjykatesi miljarder,i shituri Halluni….dmth,deshmia e targes verteton momentin e vrasjes dhe njerezit qe kane pare skenen….ne te kundert,mbas kater min,sic deshmitari shfaqet ne kamera,do te thote qe BMV ka qene disa km larg vendit te krimit,pra ku mund te shihej targa kur BMW ishte disa km.larg…!!??
      TRUPA E GJYKIMIT,E GJITHA NE BURG…!!

  4. Qytetari says:

    Ju flisni të gjithë gabim.
    Ai nuk eshte i vetmi që quhet bisnesman.
    Ai eshte një nga ata që duhet të bënte diçka. Dhe bëri. Shkruajtën gazetat, foli tv, folii radioja foli saliu, pd etj. Ai u konfirmua si bisnesman dhe tani do bëhet deputet.

  5. fredi says:

    Turpi i madh për drejtesin e ketij vendi, ketu ne Shqipëri nuk ka drejtesi shteti esht inekzistet drejtohet nga krimi, mire do ishte te mos ekzistoj fare Shqiperia se ky vend ka marre fund kush eshte intelektual po largohet nga ky vend ketu esht vendi i kriminelave duke perfshi dhe shumicen e politikaneve

  6. Saimir says:

    Prokuroria pasi ka paraqitur prova paçavurre kunder Frrokut vazhdon te kacavirret me deshmitarin e djegur.
    Nuk do te jete çudi sikur edhe apeli te japi pafajsine. Prandaj te dashur bashkelexues e komentues te inatosur, ndaloni nje moment dhe reflektoni. Gjykata nuk ben gjyq opinionesh por faktesh. Dhe kur faktet e paraqitura jane te dobeta atehere nuk ka se si te nedose ndryshe. Me fjale te tjera “I pafajshem deri sa te provohet e kunderta”.
    Pyetja “Sa para kane e marre gjyqtaret?”, nese do te arsyetonim me ftohte dhe nese do te njihnim mire dosjen dhe faktet e paraqiture, do te duhej te formulonim nje tjeter pyetje “Sa para kane marre prokuroret?”

    1. FREDI says:

      Si quhesh, Sajmir Frroku?

      1. going says:

        Ai eshte saimir frocio

  7. TNT says:

    Gjykata duhet ta filloje gjykimin se kush ka qene dhe eshte Frroku. A mundet nje njeri i perkryer si Ai te kryente nje vrasje? Edhe pse Komisari e kishte prekur aty ku nuk mban…. Ndofta i biem ne qafe kot se Ai nuk ka as fytyre krimineli, por te nje Killer…..

  8. salikoqja says:

    sipas teje Saimir,njerezit duhet te denohen vetem po i gjykata,se te tjere jane denuar me me pak prova se keto ,po thuaj bejne ligjin kriminelet e paraja e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje