Mark Frroku në burg, por kërkon që të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend

7 Prill 2015, 08:58Politika TEMA

Edhe pse është në burg, Mark Frroku kërkon që të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend dhe komisionet parlamentare ku ka bërë pjesë deri më sot.

Ai i ka dërguar një letër Prokurorisë së Përgjithshme, ku shpreh kërkesën e tij.

Ne kemi kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që Mark Frroku të lejohet të ushtrojë funksionin e tij public si deputet.

Mandatin ia kanë dhënë zgjedhësit dhe për sa kohë nuk ka një masë sigurie dhe pezullim të ushtrimit të funksionit publik, duhet të shoqërohet dhe të jetë prezent në çdo aktivitet politik.

Madje, Mark Frroku mund edhe të votojë në seancat plenare në Kuvend”, ka thënë për “GSH” avokati i Frrokut, Saimir Vishaj.

Frroku aktualisht ndodhet në burg, pasi akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur në Belgjikë gjatë vitit 1999./b.l

8 komente në “Mark Frroku në burg, por kërkon që të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend”

  1. Gyzel Hesapi says:

    Kjo do ishte gjeja me e bukur ne histori, nga burgu ne parlament dhe prap ne burg. Nejse me kulture gyzelsh ç’fare pret?, shtet?.

    1. Shprehja gjyzel nuk shkon,pasi gjyzelet vriten me njeri-tjetrin ,kurse keta
      Politikanet,Parlamentaret (qe biznesin n○1 eshte me shite motrat e shqiptarve dhe me vrare shqiptaret mundesisht te pafajshem) nuk vrasin njeri-tjetrin por bejne zhurme sorrash,prandaje gjeje nje shprehje tjeter.
      flm.

      1. aqifi (po i verteti ama) says:

        Normal, si mund te privohen nga ky perfaqesues i denje shtresat e vrasesve, protektoreve, bixhozxhinjve, intriganteve…

    2. vezhguesi says:

      Duhet patjeter qe ai te marrë pjese ne seancat e parlamentit. Personalitete si ai i duhen parlamentit!!! ?

    3. Taulant/Tirane says:

      Sidomos ne ndonje séance per ligjet e prostitucionit dhe vrasjeve me thike.Eshte ekspert I vertete.

  2. Alkidi says:

    Patjeter kete Mark duam ta shikojme ne parlament vetem per intelektin qe ka, per mencurin e tij…shpresojme se shpejti ta ndigjojme zerin qe per sa kohe i mungone atij hauri.

  3. ortodoks + musliman = bektashjan ...KATOLIK + PROTESTANT = EUROPJAN says:

    O gjyzel hesapi

    Perketheja shqipetareve cfare do te thote “gjyzel” se ne mos qenc turk ju pelqeka shume turqishtja.

    Beni mor ndonje lek pune dembela stambolli, se ju ngelen syte femijeve tuaj se cfare do tu sillni ne shtepi.

    Ngelet duke share fete e njeri tjetrit.

    Shqipetaret s’pjerdhin fare per fe dhe ti kete e di shume mire.

    Shqipetarit tek leku i rri tepeleku.

  4. Shkelzen Alushi says:

    Ore keta avokatet jane pjerdhur nga mendja per para cfare nuk thone.Nuk ju vjen turp te nxjerrin nga goja mungesa te tilla.Nje person ne gjendje arresti nuk mund te dale nga qelia per te shku ne pune, ene President i vendit me qene, ai eshte nen akuze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje