Këshilli i Mandateve për heqjen e mandatit për Kokëdhimën, Ristani: Ka përfituar fonde nga buxheti në 150 raste

6 Prill 2015, 19:12Politika TEMA

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot rreth orës 18:30 për të diskutuar kërkesën e Partisë Demokratike  për heqjen e mandatit për deputetin socialist Koço Kokëdhima.

Mbledhja u zhvillua me dyer të hapura dhe me praninë e medias.

Deputeti Kokëdhima nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje, por përfaqësohej nga avokati i tij

Opozita ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, pasi sipas tyre Kokëdhima ka përfituar nga fondet publike për kompaninë e tij Abissnet gjatë kohës që ka qenë duke ushtruar funksionin si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas nenit 70 të Kushtetutës në pikën 3 të këtij neni, thuhet se “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor, dhe as të fitojnë pasuri prej tyre”.

Arben Ristani, u shpreh se Kokëdhima ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit  në të paktën 150 raste.

Rasti i deputetit Kokëdhima është më i rëndë se ai i deputetit Beqaj pasi janë me qindra raste. Në analizat e kryera rezulton se deputeti Kokëdhima përmes shoqërisë “Abissnet sh.a” ka përfituar fonde publike në kundërshtim me ligjin. Kokëdhima ka shprehur se këtë kompani e ka shitur. Në fakt kjo përputhet nga QKR. Ne kemi dyshime të arsyeshme se shitja është bërë me anë të një kontrate jo noteriale dhe është bërë pas bërjes publike të skandalit të vjedhjeve të fondeve publike. Është e provuar nga Thesari i Shtetit se “Abissnet” ka përfituar fonde nga buxheti në më të paktën e 150 rasteve”,  tha Ristani.

Reagon avokati

Avokati i deputetit Koco Kokëdhima tha përpara anëtarëve të Këshillit të Imunitetit se kërkesa e opozitës nuk qëndron dhe është e pabazuar në prova.

“Ne nuk kemi përfituar asnjë fond në shkelje të ligjit dhe të marra nga fondet publike. Duhet saktësuar periudha e zotit Kokëdhima kur ka qenë deputet dhe kur jo. Në kohën që zoti Kokëdhima u bë deputet e shiti kompaninë “Abissnet”. Kushti i parë është që deputeti të mos ushtrojë funksion tjetër publik apo privat dhe kushti i dytë të mos përfitojë fonde publike. Ndërkohë që vetë dispozita, e ka referuar te ligji i posaçëm”, theksoi ai.

28 komente në “Këshilli i Mandateve për heqjen e mandatit për Kokëdhimën, Ristani: Ka përfituar fonde nga buxheti në 150 raste”

  1. dosja says:

    Aferat e dhe skandalet e Lulzim Bashës
    Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    7 pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.
    6. Reprezaljet në administratë
    Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi stafin e Këshillit Bashkiak dhe nisi emërimet e reja.

    1. buffon says:

      Sali Berisha- Dogji Shqiperine ne vitin 1997, hodhi ne ere njerez ne “Gerdec”, vrau me 21 janar.
      Lulzim Basha- Vodhi ne rrugen “Durres-Kukes”, kunati i tij eshte kthyer ne Bej i Tiranes teksa gllaberon çdo tender.
      Ristani- thjeshte nje pijanec ordiner, kaq.

    2. ardi says:

      PD ja kete pune ka te shpifi te mashtroje te prishe imazhin e figurave te rendesishme te politikes. U mesuam me kete retorike te felliqur te pd se

    3. marinela says:

      ky njeri ngjan gjithe kohes shume hangover komplet pa lidhje si deputet.

    4. ani says:

      Mendoj se ka te drejtè tè mos ballafaqohet me pèrbaltèsit e p.d.-ès.Ka dokumenta dhe eshte shumè e lehte verifikimi ne se ka abuzime .E kundèrta èshtè padi pèr akuzè tè rreme ose e padrejtè.

    5. KLAUDIA says:

      Ja keto jane fakte, dhe keto duhet te gjykohen, jo shpifjet e “pijanecit” ristani kundrejt deputetit qe punon per ne Koco kokedhima

    6. ina says:

      Skandal sa rende ky komplete tape dhe pa piken e argumentave.

    7. Argita_B says:

      @Dosja,
      Keto qe ti shkruan me siper jane mese te verteta, dhe i kam shkrojtur ne nje artikull tjeter dhe pse jo kaq te detajuara.
      Problemi eshte se fakti qe Lulezim Basha mund te jete i korruptuar nuk mund te çdoganoje deputetin Kokedhima nese ka shkelur ligjin.
      Nese Kokedhima ka perfituar nga tenderat apo fondet shteterore gj

    8. Argita_B says:

      @Dosja,
      Keto qe ti shkruan me siper jane mese te verteta, dhe i kam shkrojtur ne nje artikull tjeter dhe pse jo kaq te detajuara.
      Problemi eshte se fakti qe Lulezim Basha mund te jete i korruptuar nuk mund te çdoganoje deputetin Kokedhima nese ka shkelur ligjin.
      Nese Kokedhima ka perfituar nga tenderat apo fondet shteterore gjate periudhes qe ka qene deputet, per kete duhet te pergjigjet perpara ligjit dhe nuk ka asnje lidhje me prpblemet qe ka Basha me drejtesine shqiptare.

    9. elga says:

      flit me fakte more zoteri leri keto mashtrime.

    10. lona says:

      i lutem PD nese here tjeter kerkoni te beni ndoi kerkese idiote si kjo e heqjes se mandatit dmth pa baza te zgjedeh dike tjeter e jo nje pijanec qe i merret goja e nuk di cflet si puan e ristanit

    11. KokdhhjemiK says:

      Shume mire me ke mbrojtur o dosje, eja te te marresh parat te selia e PS, sille edhe plaken te ta bejme antare me te drejta te plota (se keshtu benin edhe baballaret tane) por nese nuk eshte e re mos e sill, se nuk kemi ce beme.ju qifte koco ju, ju qifte.

    12. neljon says:

      Pa fakte pa asgje dhe dalin kerkojne te tilla absurditete.

    13. e po pastaj o zoteri dosja cfare do te thuash ti se keto qe na shkruajte nuke i ditka ky i gjati apo si shtyti vete ky i gjati protestuesit qe te mernin bllokun e ilir floririt me 21 janar ,e shikon ti apo se shikon si eshte rilindja E MBANE PENGE ILIR FLORIRI META ME SPARTAK BRAHON dhe ky gjatoshi yne vetem sa i i bene sehir ato qe permende ne komentin tuaj PRA E KEQJA ME E MADHE DUHET KERKUAR TEK TRADHETIA QE PO I BEHET HAPTAS FARE PREMTIMEVE TE RILINDJES SE MADHE ,ky i gjati i tanishem duhet shkundur per te mose thene duhet te hape krahun per nje tjeter qeveri, mbase me te vertete per nje qeveri pa ministra te koruptuar si keta te sotmit qe na dolen te pa zevendesuashem dhe miratojne mareveshje me te huajt ne dem te shqiperise sice jane koncesionet qe mbase pase 10 apo 15 viteve shqiperine do e boshatisin duke e kthyer ne nje vende te shkrete dhe te pa vlere. me te vertete ne shqiperi duhet bere revolucion ku te shkaterohet kjo lloje grykesi hajduterish qe si japin llogari askujte .

  2. Romeo says:

    Ik o Ristan o qelbesire o burgaxhi pijanec se nuk e lani dot mutin me shurre. S’keni goje ju te flisni per nje zotri si Koco! Vazhdo perpara Koco!

    1. Arbeni says:

      O Ristan o langaraq hahahah po ik o mut mu*i ke goje ti me kriminelet e saliut vqe keni vrare njerez e fituar miljarda, tu ftoh supa ty dilni aty per therrime. Shkoni ore vdisni

      1. Diedoni says:

        Foli ky shurraqi hahqhahahah… pse nuk shtriheni dhe vdisni o horrat e saliut. Vrate e prete sa ju desh qejfi ndyresira

  3. DENISA says:

    Po ku ka goj te flas ky ristani, qe ka vjedh e ka vra, biles eshte denuar edhe me par.. Koco smerret me gjera te paverteta…..

  4. KOMBI says:

    Te pamoralshmit kerkojne heqjen e mandatit deputetit Kokedhima. Ristani i pire ligjeron i pavetedijshem. Sa poshte ka rene opozita.

  5. samuela says:

    Korrektja do te ishte qe Keshilli i Mandateve te fillonte gjykimin pikesepari nga vete Ristani dhe kompania qe perfaqeson te cilet kane dosje dhe akuzohen per shume shkelje e skandale pa fund, ndaj eshte e tepert te degjosh argumentat pa fakte te Ristanit.

  6. lela says:

    o risto a kthyer ndonje gote mo burri dheut ,po pislliqet e juaja pse si vini njehere ne shqyrtim

  7. talo says:

    Flet Ristaniiiiiiiiiiiieshte njelloj sikur flet nje nga ata burrat e rendomete te lagjes time qe rrine te klubi i lagjes gjithe diten duke pire raki e ngrene qofte .. si mund te merret seriozisht ky tipi

  8. lorela says:

    beni njeher testin e rakis ristanit, sepse ky edhe kur eshte esull shpif… Jepini nje got raki se kerkon kete, po per Kocon skan goj te flasin keta qe kan dosjet ne gjykat per krimet qe kan bere..MJAFT me keta kriminelat e PD.

    1. Argita_B says:

      Lorena,
      Degjova me vemendje komisionin dhe me thene te drejten pyetjet e Ristanit drejtuar avokatit te Kokedhimes jane me sens.
      Kokedhima ka qene drejtues i asamblese se ortakeve gjate periudhes qe ishte deputet , dhe kjo eshte e ndaluar nga kushtetuta e Shqiperise.
      Se dyti, administratore e Abissnet eshte gruaja e Kokedhimes.
      Kokedhima eshte ne konflikt interesi pra eshte ligjerisht i denueshem dhe moralisht i denueshem pasi kompanine ja ka lene ta drejtoje e shoqja si admnistratore. Kokedhima nuk eshte administrator “de droit” po eshte administrator “de fait” dhe kjo eshte e provueshme dhe nga juristi me i pa kualifikuar.

  9. jonii says:

    Lulezim Basha eshte ai i cili duhet te jete ai i cili te vihet perpara drejtesise per mega-vjedhjen ne rrugen e Kombit. Basha personi i cili iu shmang drejtesise duke u justifikuar me raporte shendetesore.

  10. OOOOOO Ristan te q!fshin gjithe burgaxhinjt cte permban

  11. Z/Kallami says:

    Ristani duhet urgjent te baje vizite tek okolisti se i rrijne dite e nate syte e skuqun.Kjo asht shqetesuese per nji politikan impulsive shperthyes si shkak i te ushqyerit vetem me fasule.Ose mund te kete virus ne gryke,stomak,ne tru,sintoma qe dyshojne skuqjen e syve.Asht mire qe llomotit ndenjur.Sepse karburanti qe e mban ne stomak,ne kambe do bente luhatje teper plastike si te ishte nji balerin i vertet.Ku levizjet e duarve e shpetojne me vbetmbrojte nga aksidenit ne skenat qofshin rrugore ne natyre apo ne holle dhe zyra te komeditume.Gjithmone ne kushtet kur nuk e rrimorkion kush perkrahut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje