Laguna e Patokut/ Prenga: Akuzat e PD shpifje, e kanë nipat e Paulina Hotit

7 Prill 2015, 12:48Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës Armando Prenga ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike, sipas të cilës laguna e Patokut i është dhënë vëllait të ligjvënësit socialist nga Qeveria.

Por deputeti Prenga i ka cilësuar shpifje akuzat e PD-së, ndërsa ka sqaruar se laguna është marrë në mënyrë klienteliste nga nipërit e ish-deputetes së PD Paulina Hoti.

Ai ka kërkuar nga Partia Demokratike që të faktojë akuzat dhe nëse ata të dalin të vërteta atëherë vëllai i tij të përgjigjet para drejtësisë. Por në të kundërt, t’i jepet fund këtyre shpifjeve të vazhdueshme të opozitës.

Nuk merrem me biznes, por me politikë. Vëllezërit e mi janë të ndarë nga unë, kanë punët e tyre.  Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste nipat e Paulina Hotit , përmes firmës “Cali”.

Akuzat e PD nuk qëndrojnë. Nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet. Nëse është marrë në rregull, PD t’i japin fund shpifjeve.

I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq keq që ende nuk kemi dalë nga një llumnajë e vjetër e PD”, reagoi ndaj akuzave ligjvënësi socialist. /gj.k/

6 komente në “Laguna e Patokut/ Prenga: Akuzat e PD shpifje, e kanë nipat e Paulina Hotit”

  1. br.a.ho says:

    Nuk ka rendesi se kush e mori,leket e Sigurimit jane… Nje parti kemi.

  2. aqifi (po i verteti ama) says:

    Mire me biznes qe nuk merresh me, po me kurva a merresh???!!!

  3. filani says:

    Po mire ore traper, 3 milion e keni gjithe Shqiperine. Nese merresh me politike, do e kesh nje te aferm, familjar apo shok qe merret me nje biznes. Kjo s’do te thote automatikisht qe te jene te implikuar apo favorizuar ata.

    Punoni o te mjere se ngelet si grate llafazane.

  4. Web says:

    e kane nipat e paulina hotit apo vellai yt se s’te mora vesh?

  5. albano says:

    O Aqif, pa shiko nje cike se mos ka dashnore gruan, motren apo vajzen tende. Verifikoje nje here pastaj shkruaj. Haj tung.

  6. mondi says:

    O ske faj ti,fajin e ka edi qe thote se po sjellim ligjin ne shqiperi,por me duket se ky ligj eshte per interesa te atyre qe jane ne pushtet,nje nga ata je ti deputeti i lacit.Sa per lagunen ta kishe marre me tender te lumte,por e ke marre partine qe ke ne pushtet,se tenderi nuk eshte hedhur online sic behej gjithmone.Sa per firmen CALI nuk ke ca te thuash pyet sa kohe gjujne,dhe si e kane mirembajte ate lagune,qe ti apo vellai jot nuk jeni te zotet as ta shikoni,Sa per ish deputeten PAVLINA eshte turp i madh per ty edhe te tjere si ti te flisni per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje